Tiranë, ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

Tema: Tiranë, ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

  1. drague said:

    Tiranë, ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

    TIRANE- Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjecare, në orët e para të mëngjesit të sotëm kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi.

    Milloshi ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, pasi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare.

    Së fundi në zgjedhjet e 8 majit 2011, Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe mori 1400 vota.

    JETA DHE VEPRIMTARIA
    Milloshi ka lindur në Berat në 8 nëntor 1941. ishte themeluesi dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.

    Gjatë regjimit komunist, Milloshi ishte anëtar i Partisë së Punës. Shkrimtari disi i panjohur për kohën themeloi më 12 shkurt 1991, në Berat Bashkimin e Aktivistëve Vullnetarë “Enver Hoxha", një organizatë besnike ndaj parimeve komuniste.
    (ma.ar/BalkanWeb)
     
  2. Maska e Station

    Station said:
    Të ketë lënë uratën Drague.
     
  3. Maska e Lexuesi_

    Lexuesi_ said:
    E paska mbyt Edi Rama qe ja mori 1 mij e diqka vota dhe e la pa pushtet I ka pas friken ne zgjedhjet qe po afrohen.
     
  4. 2043 said:
    Lavdi kujtimit te tij.
    Kandidimi i tij per kryetar bashkie, ishte vendimtar per fatet e Tiranes.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.
     
  5. Maska e ermela sweet

    ermela sweet said:
    ngushellimet e perzemerta familjes
     
  6. Maska e pranvera bica

    pranvera bica said:
    Ngushellime djemve se edhe gruaja i ka nderruar jete, gjynaf ,ishte njeri ne radhe te pare!
     
  7. violativo said:
    Nje kuriozitet , Hysni Milloshi eshte autor i vargjeve lapidar :

    UNE JAM USHTARI I MADH POPULL ,
    NE TRUALLIN TIM MIJRA VJECAR ,
    VETEM NJE HERE NE GJUNJE ULEM ,
    KUR PUTH FLAMURIN KOMBETAR !

    I ndjeri ka qene njeri i mire dhe i ndershem , prandaj vdiq i varfer ! Bindjet politike dhe vizionet sociale , jane teresisht personale dhe njeriu nuk mundet te gjykohet per to ! Per veprimet ne dem te vendit , nuk i njohim ndonje !

    Per pikpamjen time , integritetin e tij vitet e fundit e vuri ne dyshim .....

    Megjithate ndjese paste dhe ngushellime familjes ...
     
  8. Maska e Bel ami

    Bel ami said:
    na radhe te pare ngushellime Partise sepse humbi nje bir te devotshem dhe te shquar.Nje ushtar te denje per te mbrojtur parimet e marksizem -leninizmes si edhe nje luftetar te pa epur kunder borgjezise revizioniste.Hysniu na la, por mesimet e tij do te jene frymezim per brezat qe do te vijne.vepra e tij do te mbetet e skalitur ne mendjet dhe zemrat e atyre qe e deshen dhe i deshi,sepse punoi,mendoi, jetoi dhe vdiq si nje komunist, bir besnik i Partise dhe i Popullit.Kavdi vepres se shokut Hysni!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
     
  9. drague said:
    drite paste i ngrati se ka qene burr i mire.

    para disa vitesh e pashe ne Tirane me bustin e enverit ne krah.
     
  10. murik said:
    ndjese paste