Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Louis Aragon

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Louis Aragon

    Vij ku jam i huaj


    Asgjė s’ėshtė mė e pasigurtė se sa tė jetosh
    Asgjė s'ėshtė mė kalimtare se sa tė jesh
    Ėshtė paksa si bryma tė shkrihesh
    Dhe pėr erėn pupėl tė bėhesh
    Vij ku jam i huaj

    Njė ditė ti kalon kufirin
    Nga po vjen po ku po shkon
    Nesėr ē’rėndėsi e ē’rėndėsi ka dje
    Zemra me gjembaē ndryshon
    Gjithēka ėshtė pa rimė dhe pa pardon

    Kaloje gishtin aty nė tėmthin tėnd
    Prek femijrinė e syve tė tu
    Mė mirė vlen fikur llampat t’i lėsh
    Nata mė gjatė na pėrshtatet mė shumė
    Ėshtė dita me epėrsine e saj qė e vjetėr u bė

    Pemėt nė vjeshtė janė tė bukura
    Por fėmija nė ēfarė ėshtė shndėrruar
    Vėshtroj veten i habitur
    Nga ky udhėtar i panjohur
    Nga fytyra dhe kembet e tij zbathur

    Pak nga pak , ti vendosesh nė qetėsi
    Por megjithatė jo shpejt sa duhet
    Pėr tė mos ndjerė tėnden pangjashmėri
    Dhe mbi veten e sė shkuarės
    Te bjerė pluhuri i kohės

    Ėshtė gjatė tė plakesh nė fund tė fundit
    Rėra ndėr gishtat tanė rrėshket
    Ėshtė si njė ujė i ftohtė qė ngrihet
    Ėshtė si nje turp qė rritet
    Njė lėkurė pėr klithma qė prej nesh regjet

    Ėshtė gjatė tė jesh njė njeri njė diēka
    Ėshtė gjatė tė heqėsh dorė nga gjithēka
    Dhe a i ndjen ato metamorfoza
    Qė brenda nesh marrin forma
    Dalėngadalė duke pėrthyer kocka

    O det i hidhur o det i thellė
    Cila ėshtė ora e baticave tė tua
    Sa duhen vite-sekondė
    Njeriut pėr njeriun qė tė heqė dorė
    Pėrse pėrse keto huqe

    Asgjė s’ėshtė mė e pasigurtė se sa tė jetosh
    Asgjė s'ėshtė mė kalimtare se sa tė jesh
    Ėshtė paksa si bryma tė shkrihesh
    Dhe pėr erėn pupėl tė bėhesh
    Vij ku jam i huaj
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Duart e Elsės

    Mė jep duart e tua pėr merakun
    Me jep duart e tua qė kaq shumė i kam ėndėrruar
    Qė kam ėndėrruar nė vetminė time kaq shumė
    Mė jep duart e tua qė tė jem i shpėtuar

    Kur i marr nė kurthin e ngritur nga unė
    Nė shastisje dhe frikė , nxitim dhe emocion
    Kur i marr si dėbora e shkrirė ujė
    Qė nga ēdo anė prej duarve tė mia shpėton

    A do ta dish ndonjėherė se ēfarė mė pėrshkon
    Qė mė tronditi e qė mė pushtoi
    A do ta dish ndonjėherė ēfarė mė tejshkon
    Atė qė kam tradhtuar kur mė fėrgėlloi

    Atė qė thotė kėshtu gjuha e thellė
    Kjo e folur memece e ndjesive te kafshėve
    Pa gojė dhe pa sy , pasqyrė pa imazh
    Kjo drithėrimė dashurie qe fjalė nuk ka

    A do ta dish ndonjėherė atė qė gishtat mendojnė
    Pėr njė pre ndėr ta , njė ēast tė mbajtur
    A do ta dish ndonjėherė atė qė heshtja e tyre
    Njė vetėtimė do te ketė njohur te panjohur

    Mė jep duart e tua qė zemra ime tė marrė atė formė
    Tė heshtė bota tė paktėn njė sekondė
    Me jep duart e tua qė shpirti im tė flejė
    Qė shpirti im tė flejė nė to pergjithmonė..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 27-04-2012 mė 02:28
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Sytė e Elsės

    Sytė e tu janė aq tė thellė sa duke u perkulur pėr tė pirė
    Pashė tė gjithe diejt tė vijnė tė pasqyrohen
    Tė hidheshin pėr tė vdekur tė gjithė tė dėshpėruarit
    Sytė e tu janė aq tė thellė sa mė humbin kujtesėn

    Nė hijen e zogjve ėshtė oqeani i trazuar
    Mė pas koha e bukur papritmas vjen dhe sytė e tu ndryshojnė
    Vera copėton renė nė sofrėn e ėngjėjve
    Qielli nuk ėshtė kurrė mė blu ashtu siē ėshtė mbi drithėra

    Erėrat pėrzėnė mė kot brengat e kaltėrsisė
    Sytė e tu mė tė kthjellėt se ai kur njė lot i ndrit
    Sytė e tu bėjnė xheloz qiellin e pas shiut
    Qelqi nuk ėshtė asnjėherė aq blu sa nė thyerjen e tij

    Mėmė e Shtatė dhimbjeve o dritė e njomur
    Shtatė tehe kanė ēarė prizmin e ngjyrave
    Dita ėshtė mė therėse se vjen mes tė qarave
    Irisi i shpuar me tė zezė mė blu sesa tė jesh nė zi

    Sytė e tu ne fatkeqsi hapin tė ēarat e dyfishta
    Nga ku ndodh mrekullia e Mbretėrve
    Kur me zemrėn qė rrihte ata erdhėn qė tė tre
    Pėlhura e Marisė nė grazhd e varur

    Njė gojė i mjafton muajit Maj tė fjalėve
    Pėr tė gjitha kėngėt dhe pėr tė gjitha ngushėllimet
    Shumė pak nga njė qiell pėr miliona yje
    U duheshin sytė e tu dhe sekreti i tyre binjak

    Fėmija i tėrhequr prej imazheve tė bukura
    Zgurdullon tė tijtė me mė pak tepri
    Kur ti i hap sytė tė mėdhenj , unė nuk e di nėse gėnjen
    Duket si rrebeshi qė hap lule tė egra

    Fshehin shkrepėtima nė atė lule livandoje
    Ku insektet ndahen nga dashuritė e tyre tė dhunshme
    Jam i ngecur nė rrjetėn e yjeve qė bien
    Si njė marinar qė vdes nė det nė mes tė gushtit

    Kam nxjerrė kėtė radium prej peshblendit
    Dhe dogja gishtat e mi nė kėtė zjarr tė ndaluar
    O parajsė njė qind herė rigjetur e rihumbur
    Sytė e tu janė Peruja ime Golkonda ime India ime

    Ndodhi qė njė mbrėmje tė bukur universi u thye
    Mbi shkėmbinj bregdeti qė anijembyturit pėrflakėn
    Unė shikoja tė shndrisnin mbi detin
    Sytė e Elsės sytė e Elsės sytė e Elsės




    Aragoni , autor surealist , pėrmbledh ne njė vėllim tė titulluar Sytė e Elsės , poemat qė gruaja e tij dhe muzė Elsa Triollet i frymėzoi nė vitet 1941-1942. Kėshtu , ai fsheh angazhimin e vėrtetė nė tė cilin merr pjesė. Poema e parė , qė i jep titullin vėllimit , ėshtė njė pėrshkrim i koduar i syve tė Elsės .


    I. Sytė e Elsės
    II. Vuajtja
    I. SYTĖ E ELSĖS



    a) Teknika pėrshkruese


    Sytė e Elsės janė tė pėrshkruar me metafora qė janė nė raport me dy elemente :

    ~ Bluja e syve tė saj :
    - liqeni (strofa e parė)
    - qielli (strofa 2)
    - qelqi("Qelqi nuk ėshtė asnjėherė aq blu sa nė thyerjen e tij ")
    - lulja e livandos (strofa 8)

    ~ Shkėlqimi :
    - yje , fikse("miliona yje ") ose qė bien (strofa 8)
    - radiumi , qė ėshtė njė metal i bardhė i shkėlqyeshem dhe radioaktiv , zbuluar nga Marie Curie mė 1898, kjo fjalė vjen nga latinishtja qė do tė thotė "rreze" (peshblendi ėshtė oksidi i uraniumit).
    - vende tė pėrmendura pėr pasuritė ("Peru... Golkondė... Indi") Golkonda ėshtė njė qytet nė Indi , i shkatėrruar mė 1687, dhe qė mbante njė thesar tė mrekullueshėm sipas legjendės .
    - Fari ("tė shndrisnin mbi detin")

    ~ Metaforat qė anojnė nga bluja ndodhen mė shumė nė pjesėn e parė , ndėrsa ato qė flasin pėr shkėlqimin ndodhen nė tė dytėn . Kalimi realizohet me kėtė varg :
    " Irisi i shpuar me tė zezė mė blu sesa tė jesh nė zi "

    E zeza kujton zinė , qė do tė thotė vuajtjen e pushtimit . Kjo ėshtė e kompensuar nga shkėlqimi i syve : ėshtė ylli qė udhėheq .

    ~ Bluja i referohet gjithashtu tė kaltrės (strofa 3), qė simbolizon idealin e paarritshėm . Nė fakt e kaltra ėshtė ngjyra e detit dhe e qiellit , por ėshtė e pakapshme , sepse kur marrim pak ujė apo pak ajėr , ngjyra nuk ėshtė e njėjtė . Kjo temė ėshtė shumė e pėrdorur nga simbolistėt .

    b) Simbolizmi i syve

    ~ Aluzionet biblike :

    - parajsa e humbur nga Adami dhe Eva : " O parajsė njė qind herė rigjetur e rihumbur " . Duke qėnė poema e koduar , Elsa pėrfaqson Francėn dhe ky varg bėn fjalė pėr luftrat e shumta , nė veēanti pėr dy Luftrat Botėrore qė ai ka pėrjetuar.

    - mbretėrit magė , sipas gojėdhėnės popullore , magėt e pėrmendur nė ungjillin e Mateut ishin mbretėr" mrekullia e Mbretėrve ". , qė i drejtoi deri nė grazhd , simbolizon shpresėn , dhe fėmija Jezus pėrfaqėson shpėtimtarin . Elsa e shtyn autorin tė shkruajė , tė luftojė pėr Francėn.

    ~ Aluzioni i ylberit : simbolizon pajtimin , kalimi nga shiu nė kohėn e mirė , qė do tė thotė armėpushimi , paqja pas luftės.

    ~ Aluzion pėr fizikun e Elsės : ngjyra bjonde e flokėve tė saj nė imazhin e drithėrave , bluja e syve .

    ~ Aluzioni pėr temėn e dashurisė sė zėnė nė kurth : " Jam i ngecur nė rrjetėn e yjeve qė bien " apo " Si njė marinar qė vdes nė det nė mes tė gushtit ". Pėrsėritjet nėnvizojnė se ai ėshtė i mbėrthyer nė kėtė dashuri , ai ėshtė skllav . Ka dy pėrsėritje , qė nėnvizon temėn e ēiftit .

    ~ Aluzioni pėr muzėn : " sekreti i tyre binjak " tregon , me njė lojė fjalėsh , qė ėshtė Elsa qė frymėzon autorin . Nė fakt , tingėllimi ngjason me "sekreti i tyre kam fjalė ", gémeaux (binjak) dhe j'ai mots (kam fjalė) shqiptohen njėsoj – zhemo- qė do tė thotė se sekreti i Elsės ėshtė qė t’i tregojė nėn zė ato fjalė .

    c) Vlerat e ndryshme tė Elsės

    ~ Elsa si femėr ėshtė pak e pranishme : njohim vetėm emrin e saj , ngjyrėn e flokėve dhe tė syve tė saj .

    ~ Elsa si Muzė : E dallojmė nė raportin qė Aragoni mban me kohėn : " mė humbin kujtesėn ". Duke shikuar sytė e Elsės ai harron kohėn nė tė cilėn jeton .

    ~ Elsa simbol i Francės : ajo personifikohet nga Maria , qė solli nė botė shpėtimtarin . Ajo shtyn Aragonin qė tė shpėtojė Francėn.

    Ėshtė pra njė poezi dashurie , por gjithashtu e angazhuar .

    II. Vuajtja

    ~ Aragoni evokon vuajtjen e tij personale , pėrshembull problemet e martesės : ", unė nuk e di nėse gėnjen" " Fshehin shkrepėtima " ose " dashuritė e tyre tė dhunshme ". Aragoni dhe Elsa kanė kaluar periudha tė vėshtira , sidomos pėr sa i pėrket besnikėrisė sė Elsės . Kėto vargje tregojnė se ai ėshtė i lėnduar nga tradhtia .

    ~ Vuajtja e luftės ėshtė shumė prezente , siē e tregon fjalori shumė i pasur : "tė vdesėsh... i dėshpėruar... hidhėrimė... lot... thyerje... dhimbje... tehe... tė qara...nė zi ... fatkeqsi... sa keq... i mbushur... therės... vdes... tė dhunshme... zjarr... tė djegur... u pėrflakėn"

    ~ Vuajtja prej luftės.
    "Nė hijen e zogjve" Behet fjalė pėr evokimin e bombardimeve tė bėrė nga aviacioni
    "anijembyturit" pėrshkruan nazistėt.
    "Universi u thye" evokon faktin qė lufta ėshtė botėrore.
    "Maj" Ėshtė njė aluzion pėr Majin e 1940 , pra e kapitullimit francez.

    ~ Dėshpėrimi prej pushtimit.
    "e prerė... e thyer... e shpuar... e ēarė... thyen" evokim i asaj qė ėshtė thyer ...

    - Po ashtu nė menyrė gjeografike . Nė fakt , Franca ėshtė e ndarė nė dysh , njė zonė e lirė dhe njė zonė e pushtuar.

    - Apo nė menyrė kronologjike, me kalimin nga liria nė pushtim .
    " Shtatė tehe kanė ēarė prizmin e ngjyrave " pėrshkruan gjithė dhimbjet e pėrjetuara nga Franca.
    " Mėmė e Shtatė dhimbjeve " ėshtė njė shprehje qė pėrdoret zakonisht nė njė lutje , 7 dhimbjet fillojnė nga lindja e Jezusit deri nė vuajtjen qė Maria e pa tė kryqėzuar . Ketu , lutja i drejtohet Francės.

    ~ Vuajtja e poetit : Elsa ėshtė frymėzuesja e tij , burimi i tij i shkrimit . Por bėhet fjalė pėr njė shkrim tragjik : ėshtė njė dėshmi e humbjes . Kėshtu , "zjarri i ndaluar " pėrshkruan ndalimin pėr tė folur pėr humbjen . "Zjarr" tregon qė ėshtė njė ēėshtje e nxehtė .

    Pėrfundim

    Kjo poemė pėrbėn njė provė dashurie pėr Elsėn dhe pėr Francėn . Ai arriti qė te publikonte dhe tė shkruante gjatė luftės . Kjo shpjegohet nga fakti qė poema ėshtė e kuptueshme vetėm nėse kemi ēelėsat : nėse dimė kush ėshtė Elsa dhe ēfarė pėrfaqson ajo , tė njohim datėn . Ky tekst mund tė kuptohet vetem nėse lexuesi do ta kuptojė (sigurisht qė edhe duke dashur , ka qė nuk e kuptojnė ).
    Kėshtu , ėshtė gjithashtu e mundshme qė disa Gjermanė e kanė kuptuar kėtė poemė, por qė nuk thanė gjė, sepse ata nuk deshėn tė shkatėrrojnė kulturėn franceze . Siē ndodhi pėrshembull nė Paris : Hitleri kishte vendosur tė shkatėrronte monumentet kryesore tė Parisit, sasitė e eksplozivit ishin vendosur, por pėrgjegjėsi refuzoi ta ekzekutonte kėtė urdhėr.

    Kjo poemė e parė pėrgatit gjithashtu pėrfundimin , qė do tė thotė rolin e trefishtė te Elsės (grua, muzė dhe Francė) qė bashkohen nė tekstin e fundit tė vėllimit , nė vargun e fundit , nga fjalėt " Dashuria ime ka vetėm njė emėr"

    Teksti origjinal

    Louis ARAGON, Les Yeux d'Elsa, (1942)

    Tes yeux sont si profonds qu'en me penchant pour boire
    J'ai vu tous les soleils y venir se mirer
    S'y jeter ą mourir tous les désespérés
    Tes yeux sont si profonds que j'y perds la mémoire

    Ą l'ombre des oiseaux c'est l'océan troublé
    Puis le beau temps soudain se lčve et tes yeux changent
    L'été taille la nue au tablier des anges
    Le ciel n'est jamais bleu comme il l'est sur les blés

    Les vents chassent en vain les chagrins de l'azur
    Tes yeux plus clairs que lui lorsqu'une larme y luit
    Tes yeux rendent jaloux le ciel d'aprčs la pluie
    Le verre n'est jamais si bleu qu'ą sa brisure

    Mčre des Sept douleurs ō lumičre mouillée
    Sept glaives ont percé le prisme des couleurs
    Le jour est plus poignant qui point entre les pleurs
    L'iris troué de noir plus bleu d'źtre endeuillé

    Tes yeux dans le malheur ouvrent la double brčche
    Par oł se reproduit le miracle des Rois
    Lorsque le coeur battant ils virent tous les trois
    Le manteau de Marie accroché dans la crčche

    Une bouche suffit au mois de Mai des mots
    Pour toutes les chansons et pour tous les hélas
    Trop peu d'un firmament pour des millions d'astres
    Il leur fallait tes yeux et leurs secrets gémeaux

    L'enfant accaparé par les belles images
    Écarquille les siens moins démesurément
    Quand tu fais les grands yeux je ne sais si tu mens
    On dirait que l'averse ouvre des fleurs sauvages

    Cachent-ils des éclairs dans cette lavande oł
    Des insectes défont leurs amours violentes
    Je suis pris au filet des étoiles filantes
    Comme un marin qui meurt en mer en plein mois d'aoūt

    J'ai retiré ce radium de la pechblende
    Et j'ai brūlé mes doigts ą ce feu défendu
    Ō paradis cent fois retrouvé reperdu
    Tes yeux sont mon Pérou ma Golconde mes Indes

    Il advint qu'un beau soir l'univers se brisa
    Sur des récifs que les naufrageurs enflammčrent
    Moi je voyais briller au-dessus de la mer
    Les yeux d'Elsa les yeux d'Elsa les yeux d'Elsa



    E vėnė nė muzikė dhe e kėnduar nga Jean Ferrat

    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    ASHKLA

    I
    Rreshte pra dėnesėn. S’ka gjė mė qesharake
    Se njeriu qė rėnkon
    Nė mos qoftė njeriu qė qan

    II
    Nėpėr rrugė endem me
    Njė thikė hijeje ngulur nė trup
    Nėpėr rrugė endem me
    Njė mace nė mendje
    Nėpėr rrugė endem me
    Njė vazo lulesh tė vyshkura
    Dhe foto tė zverdhura
    Nėpėr rrugė endem me
    Njė veshje tė pandreqshme
    Nėpėr rrugė endem me
    Njė plagė tė thellė nė zemėr

    III
    Mė beso
    Asgjė nuk dhemb aq sa mendohet

    IV
    Sa mė e shkurtėr poezia
    Aq mė thellė ngulet nė trup

    V
    Ky poet duhet pėrzėnė nga qyteti
    Nė qytet nuk duhet lejuar
    Mishėrimi i dhimbjes

    VI
    Pėr ata qė lėngojnė gjithēka kemi bėrė
    Gjithēka pėr ata qė hapėsirė kėrkojnė
    Dritare natės i kemi hapur
    Ngritur kudo dispanseri
    Na i kurseni detin e ankimeve

    VII
    Asgjė s’ėshtė aq e bukur sa buzėqeshja
    Madje dhe kur je shpėrfytyruar
    A s’ke dėshirė tė jesh i bukur

    VIII
    Largoji kėndej ato hapa tė plagosur

    IX
    Sa mirė bėni kur vėshtrimi juaj
    Shmang gjithė ēka pikon gjak

    X
    Nė vendin e vet pėrsosmėrisht ēdo gjė
    Ose tė paktėn do jetė

    XI
    Lypės
    Laje dorėn e nderė

    XII
    Kush thotė kam dhimbje
    Harron tė tjerėt

    XIII
    Nuk mjafton tė heshtėsh
    Mėso tė thuash tjetėr gjė

    XIV
    Bima qė nuk t’i gėzon sytė
    Mallkuar qoftė
    As poeti nuk ka tė drejtė
    Tė mbesė njėsoj pa lulėzuar

    XV
    Nuk mund tė ketė plagė
    Tė cilėn pak pudėr
    Tė mos e mbulojė
    As britmė qė tė mos zbutet
    I vetmi krim ėshtė mospėrputhja

    XVI
    Unė flas dhe pėr ata qė gjumi s’i zė
    Nėse ngjaj me ta atėherė nuk janė vetėm
    Unė flas dhe pėr tė tjerė plagosur pėr vdekje
    Paskėtaj thoni dot se jam egoist

    XVII
    Jeta plot ashkla dhimbjesh mbushur
    Por sidoqoftė ėshtė jetė

    XVIII
    Ndonjėherė lehtėsohesh kur nėpėr natė ti klith

    XIX
    Mes teje dhe pasqyrės sėrish
    Tanimė janė sytė e fėmijėve tė vdekur

    XX
    O njeri cili ėshtė vallė emri i turpit
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    EPILOG

    Buzė jetės dhe vdekjes sypėrtokė e duarzbrazur kam mbėrritur
    Dhe deti qė thellė meje ushton tė mbyturit kurrė nuk i nxjerr
    Shpirtin do ma shpėrndajnė pas vdekjes nė ankand do m’i shesin
    ėndrrat e thėrrmuara
    Teksa ndiej tė mė vyshken fjalėt si gjethe nė buzėn e lagėsht

    Gjoks hapur do thur vargje tė ndihet si zemra rrėmbyer mė gulēon
    Madje sikur tė vdes do klith mė fort se gryka zėri fryma e kėnga ime
    Kositės jam nga kositja dehur rrėnues i arės dhe i jetės sime
    Qė si i marrė dihat pėr kohėn qė humb dhe kosėn vėrtit i xhindosur
    Kėtyre vargjeve vendosa t’u jap gjatėsinė e rrugės sė kryqėzimit
    Le tė bjerė ku tė zerė mbi trupin tim thika e ēensurave
    Me hir a pahir do mė duhet njė ditė marrėzisė ti gjej cakun.
    Dhe trillimeve tė mia t’u pres njė mantel me pėrmasat e jetės.

    Jeta paska kaluar si njė kala e trishtė nga gjithė erėrat pėrshkuar
    Pėrplas veriu dyert veē pėr ēudi asnje dhomė s’ėshtė e mbyllur.
    Vijnė tė panjohur mjeranė e tė drobitur disa nuk dihet pėrse me armė
    Barishtet ndėr gropa pėrpjetė janė lėshuar dhe porta e hekurt nuk ulet

    Veē nė kėtė ngrehinė tė rinj a tė moshuar njėsoj tė huaj jemi
    Askush nuk di tė thotė pėrse ndodhet aty apo mos vallė ėshtė ėndėrr
    Tė ftohtė kanė disa e tė tjerė uri thuajse tė gjithė diēka i bėn tė vuajnė
    Mbretėr fytyrėhumbur heraherės kalojnė Para tyre nė gjunjė biem
    Kur isha i ri tregonin se shpejt do tė vinte fitorja e ėngjėjve
    Oh sa shume i besova sa shumė i besova dhe ja njė ditė u gjenda i plakur
    Pėr tė rinjtė koha ėshtė cullufe mbi sy qė pėrherė zė shikimin
    Ndėrsa pėr tė moshuarit tepėr e rėndė dhe e shkurtėr qė gjėrat
    tė ndryshojnė
    Veē kryesorja i mundon ajo ēka ende t’i kushtohesh e vlen
    Shohin sa pak kohė kanė bėrė nė kantierin pėrbindėsh qė janė
    duke braktisur
    Ku hija pėlqehet mė shumė se preja o mjeranė tė ardhmen askush
    s’e ka nė dorė
    Vogėlushė qė luani rrugėve keqardhja ime pėr ju fėmijė nuk njeh kufi

    Sa brenga sa gjak sa zhgėnjime fare qartė nė jetėn tuaj pėrfytyroj
    Asnjė mėsim i nxjerrė nga iluzionet tona asgjė nga hapat tanė tė gabuar
    Pėr asgjė s’do u kemi vlejtur do t’ju duhet dhe juve tė paguani ēmimin.
    Shoh si do u thyhen supet Mbi ballė dalloj rrudhėn e shfaqjes sė rutinės.

    Padyshim padyshim kėshtu ngjet pėrherė do mė thoni ju por pikėrisht
    Mos harroni gjithė ata qė nė ingranazhe gishtat dhe duart gjakosėn
    Qė bota tė ndryshonte ndėrsa tė tjerėt as emrin nuk i pėrmendnin
    kafazit
    Si mund tė mos kesh vallė tė drejtėn e dėshpėrimit si dhe njė ēast
    tė ndalesh
    Ardhtė dita tė keni dhe ju mbi krye diellin e marrė tė fitores.
    Mos harroni dhe ne e kemi pėrjetuar se dhe tė tjerėt janė ngjitur
    Nė Akropol flamurin e skllavėrisė tė shkulnin e mė pas i vėrtitėn
    Nga lavdia ende dehur nė tė stėrmadhen gropė tė historisė
    Mos harroni lufta asnjėherė nuk rreshtet se fitorja thuajse s’ka vlerė
    Dhe se gjithēka nė pikėpyetje vihet pėrderisa njerėzit tė lidhur
    janė mes tyre
    Bėma tė mėdha kemi parė porse kanė ndodhur dhe gjėra tė llahtarshme
    Se s’ėshtė gjithmonė e lehtė tė dish tė ndash tė mirėn nga e keqja.

    Si nė njė libėr tė hapur shoh tek shkelni dhe ju nėpėr tė njėjtat shtigje.
    Dėgjoj si vrullshėm u rreh zemra si dikur mė duket nė gjoksin tim
    ajo rrihte
    E di se do ta lodhni e se vrulli juaj do bjerė e do fashitet
    Di si zvenitet vjeshta e si e mbyt heshtja trėndafilin e dimrit
    Nuk kam ndėrmend tė dėshpėroj askend Para Hiēit duhet tė jesh
    syēelėt
    Nė se kėrkon ta mundėsh Kėnga kur shuhet nuk ėshtė mė pak e bukur
    Tek rilind gjetiu tė dimė ta dėgjojmė njėsoj si jehona nė kodrina
    Nuk jemi ne tė vetmit kėngėtarė dramėn e bėjnė gjithė zėrat.

    Rolin e tij secili tė luaj e nėse ndodh qė ndonjė nga zėrat hesht
    Dijeni kėngėn e ndėrprerė pėrherė e rimerr kori i thellėsive
    Dhe nė qoftė se deri nė fund gjithė ē’ka mundur kėngėtari ka bėrė
    ē’rėndėsi ka po qe se nė rrugė e sipėr si njė hipotezė ju mė braktisni
    Erdhi koha dhe pėr mua tė ndahem valltarit qė pėr tė fundit herė
    ngrihet
    Mos i mbani mėri nėse ndėr sy nuk e fsheh dot lėndimin
    Tjetėr dhuratė nuk kam pėr ju pėrveē kėsaj drite tė mekur
    Fryni mbi prush o njerėz qė pas meje vini
    Tani u takon juve tė flisni.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #6
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Mos i mbani mėri nėse ndėr sy nuk e fsheh dot lėndimin
    Tjetėr dhuratė nuk kam pėr ju pėrveē kėsaj drite tė mekur
    Fryni mbi prush o njerėz qė pas meje vini
    Tani u takon juve tė flisni.

    Flm.daniel00 qe solle keto shkrime me vlera shum te medha,me pelqyen te gjitha keto qe postove,por zgjodha kete si permbledhje mendimi....
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Gezohem e panjohura qe keto vargje te flasin shpirterisht .
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Elsa

    Kur ti fle nė krahėt e mi mundem gjatė tė pėrkėdhel shpirtin tėnd
    Kėshtu ti nuk mė ke braktisur , unė te mbajta gruaja ime
    Kaq e lehtė nė krahėt e mi e rrethuar qė fle me frymėn tėnde tė lehtė
    Ti nuk mė ke lėnė pėr njė ėndėrr ti nuk e ke ėndėrruar
    Kaq e lehtė sa unė frikėsohesha se puhiza mė e lehtė tė merr me vete
    Dhe qė unė i mbyllja mirė krahėt e mi nga frika se shpirti yt tė del
    Ti nuk mė braktise shpirtin tim dhe krahėt e mi o e shtrenjta ime
    Mbetėn rreth teje tė mbyllur si njė unazė e shtrėnguar
    Sa e lehtė qė je , e lehtė nė gjumin tėnd fėminor
    E braktisur dhe me vetėbesim e braktisur nė rreziqet e tua
    O frymė e lehtė e jetės time o e ėmbla qė tė lė pa gjumė zemėr qė nuk ndihesh
    I mrekulluar qė tė ruaj e tė vėshtroj natės
    E shoh tė vijė me ngadalsi nė tavan rrezen e zakonshme
    Gishtin e agimit nė gojėn e saj pėrpara muzikės sė pėllumbave tė egėr
    E zbehtė e bardhė si ēarēafėt akoma tė errėt ku ne lėvizim
    Qė depėrton pak nga pak perdet me gugatjen e pėllumbave
    Vjen nga jashtė nė dhomė njė pėshtjellim gjėrash njerėzore
    Kėrcitja e qartė e njė kanati , dita qė rimerr vendin e saj
    Hapa asfalti , njė ngjirje brutale e rrugės dhe e rrotave
    Frena , zėra , njė troshitje plehrash qė shkrofėtihen
    Pastaj gjithēka tėrhiqet , mbytet dhe shuhet pėrveē dikujt atje qė kollitet
    Nuk ndodh asgjė pėr ne , veē asaj qė ndodh pėr tė gjithė
    E ndajmė me tė tjerėt fatkeqsinė si njė lloj haraēi
    Por lumturia jonė ėshtė njė verė qė gjithė tė tjerėt s’e kanė pirė
    Me lumturinė asnjėherė nuk jam mėsuar
    Dridhem pėr tė ēdo ditė nė kėtė orė kur dita fillon
    Kėtė ditė pa ty deri tani qė nuk mund tė thuhet e filluar
    Kjo ditė e shkretuar pėrpara se tė nisė dita si njė ėndėrr pėrpara mendimit
    Dhe siē ėshtė dita qė ndjek ėshtė tek e fundit veē nė detaj
    Nėse dashuria ēdo ditė rritet nė anėn tjetėr ėshtė si njė plagė
    Dhe ēfarė ėshtė dashuria qė ėshtė vetėm nė fillim
    Kur tė kesh gjithė kohėn pėr tė parė sytė e tu tė hapen pafundėsisht
    Koprraci deri nė fund nė krahė ka ndėrmend tė shtrėngojė thesarin e tij
    Ai nuk mundet tė imagjinojė pėr fatin e tij tjetėr fund
    Si ai unė shoh qartėsisht fytyrėn e shortit tim
    O ari im ndėrmjet krahėve tė mi nė bardhėsinė e mėngjesit tė fundit
    I lumtur ai qė pėrgjumet nė pėrmbushjen e vesit tė tij
    Do tė bėj me vdekjen time kryeveprėn time , njė kryevepėr koprracie
    Do tė hyj nė natė si njė njeri nė mahnitje tė plotė
    Dhe mos tė vijnė tė thonė pastaj qė nuk kam ditur se si
    Ai nuk ėshtė parė tė ikė , Jeta ime ėshtė njė shtepi e qelqtė
    Dhe do ta pėrjetoj vdekjen siē kam pėrjetuar dashurinė me sytė hapur
    Ah nuk ėshtė qė dje qė e shoh tė mė vijė pėrballė
    Dua ta shoh dhe me gishtat e fundit tė prek krahun tėnd me jetė
    Si ai qė ka vetėm forcėn tė arrijė nė majė
    Provon hapat e tij tė fundit nė gjunjė dhe rrokulliset nė humnerė
    Dhe nėse nuk ėshtė pėr asnjė zot qė kjo detyrė ėshtė pėrmbushur
    Ai nuk e ka mberritur mė pak atė majė ku zemra e tij humb fuqinė
    Ėshtė vetėm atėherė qė pėr ty qė do tė mė shohėsh e para
    Pėr ty do t’i mbyll qetėsisht sytė e mi ndaj dritės
    Do tė jetė njė nga ato mėngjese kur unė fle mė shumė se ti
    Ti do tė mė presėsh siē bėn shpesh kur gjumi nuk mė del
    Dhe pėrmes kanateve do tė vijnė tė vallėzojnė nė mure dhe nė retinėn time
    Grimcat e arta tė njė dite tė nisur qė tashmė ledhaton ēatitė
    Ti do tė mė presėsh siē ndodh nganjėherė kur zvarritem brenda mjegullave tė mia
    Lehtazi do ta lėvizėsh kokėn nė jastėkė
    Do tė rrotullosh butonin e radios qė syri i blertė i ndizet ngadalė
    Do t’ia ngresh zėrin paksa qė tė mos mė zgjosh
    Dhe duke mė lėnė nė shkretėtirėn time do tė dėgjosh muzikė
    derisa tė flasė dikush qė qesh humbet ia nis prapė
    Me hamendje dora jote kėrkon gjetiu njė tjetėr hijesi murmuritėse
    Njė arėsye pėr tė qėndruar nė njė gjendje pavetėdijeje
    Mė pas padurimitė vjen nga ajo kohė qė s’ka tė sosur
    Dhe inatosesh me mua qė vonohem kaq shumė pėr tė kthyer bashkė me ty
    Fletėn e njė romani qė do ta kishim lexuar tok nė shtrat por jo njėherazi
    Ngaqė unė ndalem pambarimisht duke soditur tė njėjtin imazh
    Edhe mua mė ndodh tė qėndroj nė zgrip tė mendimeve
    Si njė kupė plot qė pėr tu derdhur me hidhėrima hijesh e me zhurma
    Si njė det qė vdes te moli moskokėēarės
    Pėrfytyroj fare mirė si tė rėndon pėrsipėr pesha e natės sė shkuar
    Tėrė ėndrrat e bėra grumbull Gjakun qė tė zhurmon nė veshė
    Qielli jashtė i bardhė e i kaltėr ballkonet tė lara me diell
    Dhe tjetri qė nuk ndan mė shumė se njė gur nė fund tė ujit
    Nė shungullimėn e rrugės dhe nė zhurmėn e nxituar tė veturave
    Ndoshta nėse do tė hiqte dorė nga ajo vetmi e errėt
    Nėse do t’i hapte sytė gjithēka do tė ishte pėrsėri e mundshme si mė parė
    Por nėse nuk do t’i hap sytė Do tė kem kėtė fytyrė tė palėvizshme
    Qė nuk e njoh e qė nuk do mundja veēse pranė teje ta rikrijoj
    Sipas kėtij agimi tė ballit tėnd dhe kėsaj goje bri meje
    Dhe sipas lulėkuqeve tė ulura nėn vėshtrimin e mėndafshtė tė qerpikėve
    Do tė kem atė fytyrė tė panjohur qė asnjeherė nuk mu dha
    As nė ujė as nė pasqyra pėr ta njohur si fytyrėn time
    Do tė kem atė fytyrė vetėm pėr ty , njė fytyrė qė egziston vetėm pėr atė qė dua
    Do tė kem atė fytyrė tė fshehtė qė egziston pėr jetėn nė tė cilėn e desha.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •