Close
Faqja 1 prej 8 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 156
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Nje poezi vetetimthi.

    Pesha e saj

    M'u zhduk si hija pas muzgut
    dhe terri gjurmet ja perpiu:
    ashtu si loteve neper faqe,
    qe s'u ngelet gjurme nga shiu.

    Seē kish nje duf te brendshem,
    urtesisht te papermbajtshem.
    Kryelarte me syte e ulur,
    per nje falje te pafalshme.

    Nje heshtje-varr me pushtoj,
    me erdh nga klithma e vonuar:
    Heshtja klithmen ma deboj
    se klithma heshtjen pat liruar.

    Qé nje gjendje e perhumbur
    si e deshirave nga mplakja.
    Nje turm' mendimesh per t'i zhdukur
    ja i vrisja,ja i flakja!

    Perbrenda breja ēfare nuk ishte:
    ajo qe s'qé me ishte qasur.
    Pra mungesa 'sht' m'e pranishme,
    te kujton se ēfare ke pasur.

    "Me ndiznin flaket e deshires
    per t'marre fryme nga fryma jote."
    Ai epsh qé krejt gjakpires:
    dy gjokse t'kisha t'mi shkallmonte.

    Ne dremitje enderrimesh
    humbisja e rigjendesha,
    ku mes shpresash e kujtimesh
    N'vegim te saj rimekembesha.

    Por ja,vegimi mori forme:
    hena e pa dhe pastaj
    zemra nisi t'me rrahi fort
    kur era me solli aromn' e saj.

    Me syte njomur nga ves'e majit,
    me tha gjithēka me ate kthim.
    Dashuria ben qe faji
    te zvogelohet ne gabim.

    "Nuk flas dot dhe po te dua,
    goja fjalet m'i gremis.
    Bota 'sht' m'e leht' nen kembt'e tua...
    ato mbajne peshn'e dashurise."

  2. #2
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,917
    Faleminderit
    348
    197 falenderime nė 109 postime
    Shume poezi e bukur,do ju keshilloj te kerkoni nga Moderatoret ta hedhin ne vendin e duhur,po ashtu shpreso se do vazhdoni me te tjera.
    Respekt.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Te falemnderit Xhenet,me behet qefi qe te pelqen.Gjithe te mirat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Dhurate per Zotin

    Kur Zoti te me marri,
    S'di ē'do t'mendoje;
    Se do shohi se pari
    Me ē'fare po i shkoje.

    Do marr' me vete
    Nga kjo toke,shkulur,
    Stuhira neper dete,
    Arsyen e pergjumur:

    Termete mortore
    Qe shkulin dhe ishuj;
    Dhe qarje njerezore
    Bashke me idhuj.

    Ka shume mundesi
    Me helme ta ngop,
    Keshtu dhe Ai perseri
    Do me shpjeri ne toke.

  5. #5
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,685
    Faleminderit
    166
    171 falenderime nė 123 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Pesha e saj

    M'u zhduk si hija pas muzgut
    dhe terri gjurmet ja perpiu:
    ashtu si loteve neper faqe,
    qe s'u ngelet gjurme nga shiu.

    Seē kish nje duf te brendshem,
    urtesisht te papermbajtshem.
    Kryelarte me syte e ulur,
    per nje falje te pafalshme.

    Nje heshtje-varr me pushtoj,
    me erdh nga klithma e vonuar:
    Heshtja klithmen ma deboj
    se klithma heshtjen pat liruar.

    Qé nje gjendje e perhumbur
    si e deshirave nga mplakja.
    Nje turm' mendimesh per t'i zhdukur
    ja i vrisja,ja i flakja!

    Perbrenda breja ēfare nuk ishte:
    ajo qe s'qé me ishte qasur.
    Pra mungesa 'sht' m'e pranishme,
    te kujton se ēfare ke pasur.

    "Me ndiznin flaket e deshires
    per t'marre fryme nga fryma jote."
    Ai epsh qé krejt gjakpires:
    dy gjokse t'kisha t'mi shkallmonte.

    Ne dremitje enderrimesh
    humbisja e rigjendesha,
    ku mes shpresash e kujtimesh
    N'vegim te saj rimekembesha.

    Por ja,vegimi mori forme:
    hena e pa dhe pastaj
    zemra nisi t'me rrahi fort
    kur era me solli aromn' e saj.

    Me syte njomur nga ves'e majit,
    me tha gjithēka me ate kthim.
    Dashuria ben qe faji
    te zvogelohet ne gabim.

    "Nuk flas dot dhe po te dua,
    goja fjalet m'i gremis.
    Bota 'sht' m'e leht' nen kembt'e tua...
    ato mbajne peshn'e dashurise."

    Vertet poezi e bukur Ke-ler...

    komplimente!
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Shpikjet e njerzve

    Te medhenj kinezet qe shpiken barutin,
    Te medhenj hebrenjt qe shiten hirren,
    Romaket qe diten ku te cojne m***n,
    Asnjeri si egjiptianet qe shpiken birren.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Zili

    Kohes i kam zili njerzimin,
    Qiellit i kam zili shqiponjen,
    Shpirtit i kam zili frymezimin,
    Henes i kam zili ulkonjen.

    Koha me ka zili vdekjen,
    Qielli me ka zili Token,
    Shpirti me ka zili tretjen,
    Hena me diellin s'takohen.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Njerzimi i epshit demoniak

    Ky epsh ne ngerdheshje shkrihet,
    Ne mua rri, ze pret naten:
    Ngerdhesja e tij esht' qenerishte,
    Parajses ia kallin daten.
    Viktima e tij e vetedishme
    Nguron nguron,te ngjise shkallet:
    Me dhurohet,sa harron te zhvishet
    Dhe engjejt ndalin vallen.
    Yjet zgjohen-dhe ju o engjej-
    Jetoni ne nje gjithesi jetime.
    Ne dashurine lidhim me premtime,
    Ndaj ju vereni sy-venger.
    T'ia keni kete cmire njerzimit
    Dhe ta veshtroni nga lart!-
    Ku dhe ti ndeze frumezimin
    O epsh i pakohe demoniak.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    KUSHTIM

    Tokes qe me fali afshin,
    Maleve te shqiponjes se lire
    Dhe gureve,u thash' mirupafshim
    Qe tjeter s'qč veē lamtumire.
    Atij qe iku e s'u kthye kurre,
    Kujt iku djale e u kthye burre:
    Asaj nene qe pret ne porte
    Me trup te lodhur e zemer t'forte:
    E pritjes pritjes pritjes...!
    Seē u mplakem me ket' fjale
    Qe vitet shekuj ben ngadale,
    A prej ardhjes e prej ikjes.
    Qysh ngjame kaq shume me valet
    Q'u sulen shkembit me rrembim!
    Apo kur vijne,kujtojme vellane,
    E na duket shpesh si perqafim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    MONOLOGU I FOSHNJES 1986

    Diten qe separi mberrita
    Kendej shtatori ndizte vjeshte:
    S'e di,Engjellin ma zuri frika
    Apo djalli nisi t'me qeshe?!
    Erdha ne kete toke te lagur
    Qe qarjen te paren ta mesonte.
    Kujtoja me pak nga kisha ardhur
    Sa me shume mesoja prej kesaj bote.
    Dhe kur qeshe ende ne bark,
    Pa ditur gje per hijen dhe driten,
    Zeri i nenes me vinte nga lart...
    Perpara jetes me dhuroj muziken.
    C'krahe te ngrohta kish kjo grua!
    Nuk e di se pse me qeshte!
    E rrinte me shikonte,a thua
    Kish c'do gje dhe tjeter s'deshte.
    Me pas nje burre me dha nje emer
    Qe mandej ashtu do t'quhesha.
    Ky kish mustaqe dhe pak mjekerr
    Ku shpesh me perkedhelje kruesha.
    Me mijra te qara,britma e zgjime,
    Dikush me bente t'pushoja vaji.
    Pandehja se ishte gjysma ime,
    Me vone kuptova qe qé vellai.
    Dita e dyte,m'u be cudi
    Kur e pashe se erdhi prap!
    Frika s'kish emer vec qe ndjesi,
    Kur mbuloje e dyta nate!
    Ja,keshtu m'u njoh gjithe bota
    Ne ditet-netet e mevonshme:
    Kur dielli,qielli,era e toka
    Filluan t'me beheshin t'zakonshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 24-04-2012 mė 13:55

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Jam dy

    Me nje te lehur te larget
    e ndjen naten kembeve.
    Me klithmen me te afert
    lufton luften tende.

    Shpirti flet per ty:
    -eshte ne brigje te matanshme!
    Ti flet me shpirtni:
    -te jen’ te mijat t’ardhshmet?!

    Tjetri ,ate buzeqeshje
    Po ta kthen ty:
    ti brenda je n’perleshje,
    Trup-Shpirt,je dy.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Nuk kemi kohe-Vegim

    Dhe pyesnise shkelen trupa?
    Fantazi,shpresa,deshira
    Tek ajo qe s’mund te arrihet.
    Kur trupi i rrenqethet…
    Gati sa nuk e arrite.
    Dora mes kembeve.
    Klithme shurdhe,
    Gati renkim.
    Renkimi eshte deshira ne piken e fundit.

    “Gati renkim.”
    Njeriu lind.
    E di qe do dashuroj
    Dhe femije kercen,
    Hidhet perpjete
    Gjithmone me lart.
    Me vone ajo te le shenja ne trup.
    Epsh.
    Zemra qe bredhin.
    Te dehura.
    “Ti siper,
    Pushtoma trupin…
    Beje dashurine tenden,
    Nuk kemi kohe.
    Une te mberdhej nga beli,
    Ta kap gjoksin,
    Ta puth spinen.
    Je pejsazh ne erresire.
    Ti e ndjen frymen.
    T’i kap floket.
    Nuk kemi kohe!
    Floket mi ndane gishtrinjt.
    Dora tjeter rreshqet lekures…
    Ti ngre koken lart
    Per te pare asgje.
    Nuk kemi kohe!

    Te tjerat vijne pas.
    Me tej
    Do hajme dhé.
    Atje do shkojme,
    Drejt dheut.
    Pa shprese.
    Do hajme dhé.
    Cdo gje mbaron duke rene:
    Si gjoksi yt,
    Si penisi im,
    Si klitori yt,
    Si trupat qe kerrusen:
    Shih pleqt me kocka te rrudhura.
    Cdo gje kerruset,
    Bie,
    Shkon drejt dheut.
    Une e di!
    Kur te vije rradha ime,
    Kur i Padukshmi te me misherohet
    Do t’i buzqesh,sepse…
    Ti do te behesh i Padukshmi im…
    Sepse ti do te behesh Zot per mua
    Dhe trupi yt tempull.
    Do ta zboj friken sepse…
    E di sec kam patur.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Per ERIONA FRASHERI-n

    E ra udheton me emrin tend,
    R ete e shkujdesura gjurmojne pas.
    I lodhur Dielli,prej tyre i zene,
    O rvatet i lodhr te te qas’.
    N ese ato nuk dine as vete nga vijne,
    A i ka kohe te mendoj per ku.
    F ryu pak,ato moren arratine
    R evan per ne harrese,hedhur kuturu.
    A h,ky Diell i dashuruar qe ēmendet,
    S ‘esht’ e vertete qe te do te zeshket:
    H enes i dha ngjyre-lekuren tende,
    E nderr dashurie pa ku hedhin heshten.
    R ete, ne dashuri me te,rikthehen pas nje zenke:
    I nat nuk mban veē sheh ne heshtje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Kulla e dashurise

    Kulle harrimi eshte dashuria:
    E larte,hijerende e pakohe qendron.
    Ti para saj kokengritur mendon:
    -Cfare tmerri do t'ishte pavdeksia!

  15. #15
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Mosha
    37
    Postime
    4,276
    Faleminderit
    123
    72 falenderime nė 64 postime
    shume te bukura, thanks for sharing
    I LOVE GOD

    j&g

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mbreti Bark

    Ne kete bote seē na rrojti nje mbret
    dhe qé i tille qe pa lindur akoma.
    Barku s'emes sa vinte behej kacek,
    njerzia ia shihte e thoshrdherona!

    Na vinin ambasodore e diplomate
    per te folur me te per ēeshtje zyrtare
    dhe merrnin keshilla nga mbreti Bark
    qe fliste nga nje e ēare poshte,si dritare.

    Kur mbremjeve me feste muzika buēiste,
    secili nga te ftuarit me defrime u velte,
    ai,nga dritarja poshte,ēirrej therriste;
    asgje s'degjohej e ia fillonte me shkelme.

    Nje dite na kerkoj qe t'i vinin kurore,
    se pa te nje mbreti s'i kish hije aspak:
    keshilltare e oratore u mblodhen n'oborr
    e ne fund i vun' kurore s'emes ne bark.

    T'emen e shkrete nisi ta bezdise
    ēdo gje,e madhe a e vogel te ishte,
    per shembull:i kruheshe ne kerthize,
    ai shkelmonte ndersa ajo pelliste.

    Asaj i dukej vetja e mbyllur ne burg
    se,mire qe s'pati hiē nga ēkish dashur,
    por,sa here mbreti fliste,per te ish turp
    t'i rrinte degjuesve me kembet hapur.

    Keshtu nena filloj te luse ēdo Zot
    s'e degjonte dot ate ze prej te mituri:
    -Qysh u prish fare keshtu kjo bote...!
    Nga i pa-linduri na merrka urdhra i rrituri?!

    Por ja,mberriti dita e mrekullise:
    -Do dal,tha-trumpeta veshet le t'ēaje!
    Zeri i s'emes shkoj n'vesh te Perendise
    dhe ky sapo doli ja nisi te qaje.

    Njerzit perreth shtangen,nuk flisnin!
    Te hapte goje nuk guxonte askush!
    Pra ky na qé mbreti qe t'gjithe prisnin...
    mbret,qe mes kembeve s'kish bibilush.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Gjendje

    Nuk kam provuar kurre
    nje mjerim shpirteror si ky.
    Nena me thae burre!
    Une kalama...mezi marr' fryme.
    Ne lufte me vetveten
    dhe me jane shpifur deshirat.
    Sa here enderroj per jeten
    poshte zezojne rrepirat.
    Friksohem dhe zgjohem,
    por syte nuk me hapen.
    Bota po me largohet
    pa nje vend ku te kapem.
    -Une syte s'i pata mbyllur?!
    Frika e nje ndjesie faji
    e zymte si toka e qullur,
    andej nga fundi i majit.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Dite pa kripe

    Gelbaze e dale vete
    e cila lavamanin e felliqur
    e ben te paster.
    Fundja gjerat nuk jane,
    veē duken.
    Tre ore nga mesnata.
    Njezetekater vjet nga lindja.
    Dhe kater shishe.
    Kudo qe kam qene sot,
    ne rruge,ne kafene,ecur,ndenjur,
    nuk pashe dot larg.
    Nuk m'u lejua.
    Ku qente rrine me njerzit.
    Sot pashe buzeqeshje...
    ishin te teperta.
    Ua kishin mesuar.
    Fatkeqsi e diteve tona!

    Ngre nje dolli per shishen:
    qe fantazia me perfytyrimin
    te mos shkerdhehen.
    Kjo qé nje dite si pa kripe.
    Tre ore nga mesnata.Edhe
    kur duheshin dy per ne mesdite
    e dija
    si do te shkonte.
    Neser
    do tregoj te pardjeshmen.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Refimi

    -Po iki grua,do vish?
    Ne s’do,shpejt kthehem.
    Shkoj gjysme ore ne kishe
    te prifti,te rrefehem!

    Ajo me pa me habi,
    Dhe pse shtrire mbi bark!
    -Po shkoj te pakten ta di
    si falet nje mekat!

    Dola ne rruge,dhe moti
    Me tha:”dil me ēader”.
    Shyqyr qe shtepine,Zoti,
    me tonen e ka afer.

    Port’ e kishes qé e larte,
    hyra,u gjegj prifti:
    -Erdhet t’rrefeni mekat’
    a t’i luteni Krishtit?

    -Te paren,zoti prift,
    se fjala mund te na piqet:
    se une nga zoti Krisht
    nuk di si t’marr’ pergjigje!

    -Mire pra,urdheroni,
    virtytin do ta rigjej
    se ēfaredo qe t’me thoni
    Perendise do t’ja rreffej.

    -Per virtytin as dyshoj
    qe do te rigjehet,
    por une nuk po kuptoj
    cili nga ne rrefehet?!

    Nejse po filloj,por…
    nuk di se nga t’ia nis.
    Per shthurje t’flas m’vjen zor
    ne shtepi te Perendise.

    Une gruan kam trdhetuar
    me gra e prostituta.
    E di,feja s’e ka lejuar,
    pa dyshim as kushtetuta!

    Pastaj kam shvirgjeruar
    vajza tetembedhjet’ vjeēare
    qe ju mund t’keni pagezuar
    e uruar “Fat te mbare”.

    Gra qe kishin bere llafe
    me burrat…e sy-nxire,
    une i ftoja per nje kafe
    e u jepja vere per t’pire.

    Sa here gruaja shkonte
    te prinderit per vizite,
    ky burre e tradhetonte
    dhe me nga tre ne dite.

    Shpesh kur merrja rrogen
    s’fusja lek ne shtepi.
    Ne hotel merrja nje dhome
    per te shuar fantazite.

    Ka shume mundesi te kem
    femije gjithandej,
    qe s’kane vend ku t’flene
    dhe enden si hebrenj.

    Jam kenqur shpesh-here
    nga keto peripeci.
    T’kisha lindur dhe nj’here
    do t’i ribeja perseri.

    Pendohem per nje gje
    dhe jo pse jam naiv,
    por mund te kasha vene
    me shpesh preservative.

    -Une s’i imagjinoj dot
    e jo t’bej ēkeni bere ju!
    -E di,se do t’ishte e kote
    qe ju te ishit ketu!

    -Zoti i fal mekataret
    Te cilet pendohen pastaj.
    -Por a s’ju thash pak me pare
    qe do rikryeja ēdo faj!

    Po shkoj,gruaja me pret
    e ajo pa mua s’ha
    dhe une jam tip korrekt.
    A mund t’ju them diēka?

    Ka njerez ne kete bote
    qe e jetojne keq jeten,
    se nje fé a ide u thote
    do ta kene mire me vdekjen!

    Ndaj une nuk di asgje
    ēdo ndodhi kur te vdes,
    veē di nje tjeter gje:
    njeri s’rron dot pa ves.

    Mbase,do vete ne shtepi,
    do rikryej mekat t’vjeter,
    n’ju thente gje zoti Krisht
    ma rrefeni t’djelen tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 29-04-2012 mė 13:41

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    56 falenderime nė 48 postime
    Urime per poezite interesante qe deshmojne talentin tuaj.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 1 prej 8 123 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •