Shqiponjat
Per te pare kush u vjen pas shpine,
Shqiponjat iu kthyen njera tjetres
Ne jane miq u hapin shtepine,
Po qene armiq i meshojne kthetres.
Kete nuk na e treguan te paret,
Askush s’ia tragoi as Skenderbeut,
E dine nga djepi gjithe shqiptaret,
Nga jehon’e malit,nga dum’i dheut.
Keto perndesha te hapesires
Iu turren fluturimit te paane,
Njera i fut kthetrat humbetires,
Tjetra syte folese nuk ia ndan.
Ndaj ne betohemi “pasha Qiellin”,
Ku Ato fluturojn’e na rrine mbi koke:
Largojne rete te na puthi Dielli…
Te puthi dhe te paret qe jane nen Toke.
Dhe tani pas kaq shume shekujsh,
Dhimbjet e t’parve na dhane lirine,
Dy shqiponjat jane ende qiejve:
Njera puth Kosoven,tjetra Shqiperine.
Krijoni Kontakt