Sipas meje
"berisha" shkruhet me te vogel,
"Bisha" shkruhet me te madhe,
tjetri si e kish emrin s'me kujtohet!...
Me mire s'po e shkruaj fare.
Sipas meje
"berisha" shkruhet me te vogel,
"Bisha" shkruhet me te madhe,
tjetri si e kish emrin s'me kujtohet!...
Me mire s'po e shkruaj fare.
Rrethi
Zoti eshte mosnjohje,
mosnjohja eshte vdekja,
vdekja eshte frike,
frika eshte shprese,
shpresa eshte besim,...
besimi ne Zot.
Vetes
Mos druaj kurrsesi te gjykosh veten,
Se ti edhe mund te jesh krejt i paanshem:
I kthjellet ne pendim e siper.Dhe ecen...
Mund te ecesh ne gabimin e pastajshem.
Paragjykimin do kesh persiper,si sy
Mosbesues ne kerkim te nje te mete.
S'eshte vetem i tjerve paragjykimi mbi ty:
Drojtja jote e pare ish paragjykim i vetes.
Shfry sa te mundesh,me cmire e me inat,
Se ndoshta edhe fati paragjykon e zgjedh.
Plot te tjere ēaluan ne rrugen e gjate,
E ka gjasa qe ti t'u kesh hedhur monedhe.
Lere kohen ne pune te saj,nuk te perket,
Ajo me perjetesine i ka punet ēorap!
Per mua,gjykon drejt veten ai qe therret:
"Te beja ndryshe!" e jo "Ah,te kthehesha prap".
Te bukura janeendimi,kryelartesia,mburrja,
Lutja,kerkesa e te falurit,dinjiteti:do te thote
Se gjykim mbi veten ke bere.Ngritja a tkurrja,
S'kane rendesi,ke rendesi perderisa ti rron.
Hakerreju vetes me dhembe e me grushta,
Nga bamires i nje kohe kthehu ne dreq,
Por do te jem une i pari qe do te vras,po munda,
Neqofte se guxon per veten te te vije keq.
Heshtja e debores
Dhe shoh qe ēdo gje po hesht,
Sidomos debora.
S'e di kujt i flet por s'resht
Se foluri kambanorja.
Une tallem me dimrin e vrazhde,
Me ka hije tallja.
Sillem neper dhome bythperjashte,
E shoh nga dritarja:
Debora vazhdon te bie pareshtur,
Shtegtaret nuk vijne:
Eshte m'e keqa e natyres,se heshtur,
Pa zhurme ēdo gje ngrin.
Dhe palltoja e varur ne mur
Shplodhet qete-qete,
Dhe thote:s'tregon qe je burre
Qe sillesh pa breke!
Fryu me fort,dritarja u hap,
Era s'beri zhurme:
U drodh flaka e zjarrit n'oxhak,
U fika fare une.
Mbetur ne shtrat me temperature,
Me zerin e meket:
Dhe palltoja e varur ne mur
Qeshte me breket.
Dhe ndjej qe ēdo gje po hesht,
Sidomos debora:
Siē duket na duhet nje termet,
Te heshti kambanorja.
........
Je i madh a je i vogel,
Kjo s'ka fare rendesi!
Pa mua s'ka Zot per boten,
S'ka gjithesi pa syte e mi.
-Diell,te bera Zot!
-Zot,me bere rob!
Takova dreqin ne mes te nates
Pashe dreqin ne mes te nates,
dike terhiqte tokes zvarre
me ate hapin e ngadalte
po e shpjente drejt gropes-varr.
Pashe dreqin ne mes te nates,
kundermonte ajri qiparis.
Nga dor' e te gjorit mori unazen...
u lidh me te perjetesisht.
Pashe dreqin ne mes te nates,
kish kohe qe me kishte vene re:
u mbeshtet ne bisht te lopates
e me tha:-ēfare dreqin ke?
I thashe dreqit ne mes te nates:
-ē'dreqin ben e ē'dreq kujton
se te vdekurit i dhe uraten
dhe tani ēfare...po e marton?!
Me tha dreqi ne mes te nates:
-me shpirt te tije merret Zoti,
mua me duhen,pas lengates,
trup e kocka te me ngopin.
Takova dreqin ne mes te nates
e m'u duk si gjithe te tjeret:
-ē'dreqin do mor barkthate?
Me tha-veē meje askend tjeter.
bravo keler..
qenke vertet poet vetetimthi..
shum te bukura poezite..
.
Ju falemnderit,eshte kenaqsi per mua qe ju pelqejne.Falemnderit.
Vetmi
Vetmi e shurdher kjo e imja,
Degjon nje zhurme te paqene:
Sikurse naten te smbrapset hija
E ti e kerkon me hene.
Vetmi memece kjo qe mbaj,
Fjala ne shpelle t'gojes oshetine...
Por s'paska veshe zemr'e saj,
E ma vu gurmazin ne gijotine.
Ylber njengjyresh i dukem,
Ia kam vene doren mbi sy:
Se dashurise njerez i duhen
Edhe vetmise te pakten dy.
Gjithe keta njerez qe kam afer,
Hiēgje e tyre s'me perket!
Si dimri qe s'duron dot vapen,
Kerrkend nuk dua te prek.
Te jete vetmi qe kaperdihet?
Kur dhemb nengjoksi e perkulesh.
Meqe me ngjan vetmi pa shije,
Po vete te marre shoqeri nga lulet.
S'te kuptoj kur habitesh
Psé jam i pafré ne epshe.
Eshte sikur une te kerkoj te me pergjigjesh,
C'te degjojne veshet ne heshtje?
Pra,mos me merzit,...ate dreq fustani e hoqe?
Me ke perpara lakuriq e ben pyetje idiote!
Perqafimi
Pubisi i saj me buzqeshi.
Une anova pak koken.
Buzqeshja vertikale i kishte buzet me te kuqe.
Ia putha me epsh te shthurur...
Seē me perqafoj me kembe.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 06-06-2012 mė 06:58
Nė forumin shqiptar, kam njohur shumė poetesha e poetė, qė tani i kam mikesha e miq tė mėdhenj, me gucim tė shprehjes sė fjalės sė bukur e nė mėnyrė natyrale... pa paragjykime, pa frikė nga opinioni, lexuesit e kritika (tė gjithė ata i kam pėrkrahur maksimalisht), edhe pse nė fillim, shumica prej tyre janė paraqitur me pseudonime, mė vonė kanė marrė guximin, janė paraqitur me emėr e mbiemėr, kanė botuar vepra...nė kėtė drejtim, edhe ju bėni pjesė nė kėtė grup petėsh...
Vazhdoni, vazhdoni edhe mė me guxim, edhe mė transparent...
Suksese tė reja...
Falemnderit zoti Agim,ju me jini perkrahes.Une nuk druaj sepse i them me vetedije ato qe shkruaj dhe kur e bej kete dua te them diēka.Une emrin e kam me te vertete Keler Mullaraj por nuk e vendosa te plote sepse mendova te hidhja vetem poezine e pare dhe ndaj shkuajta "Nje poezi vetetimthi".Ju falenderoj perzemersisht,ju me perkrahni gjithmone...falemnderit.
...dhe kerkoj
C'do te isha sikur ti dija te gjitha?!
Sa bukur qe s'di asgje!
Sikur te kuptoja ē'eshte poezia,
S'do shkruaja kurre me.
Nuk rresht se kerkuari asnjehere,
Sikur diē kam lene pa bere...!
Se dikur kerkoja diku nje shpelle
E zbulova nje pyll te tere.
Tronditje
"...dhe te thashe ateheree dashuro!
Ti me puthe pa thene kurrgje...!
E tani s'jam i tronditur se ti nuk me do,
por sepse ti nuk me do me."
Une i teri
…edhe pse zemra me rrahu fort
e pash krejt kthjellet.
Mishi s’m’u rrenqeth e trupi s’m’u drodh
nga trupi saj i zhdervjellet.
Se zemra me dridhej e kish frike nga vetja,
e frike prej gjykimit te mendjes.
Si ne enderr dora me zgjatej ta prekja,
e ta njihja prej prekjes.
Por syri ia kish kaluar gishterinjve
dhe tash ish mbi te.
Dhe nje kenge i kendova me peshperitje,
si ne mekje,gati pa ze.
Por prap nuk e dija ē’do thoshte mendja,
ē’te ish per te dashuria?!
Por,kur pash se shqisat me vlonin perbrenda,
mendja u josh nga shija.
Do te jem
Perjetesisht dhé...
era do me pluhurosi
dhe do te behem rere.
Krijoni Kontakt