http://1.bp.blogspot.com/-C8SbQWUFyU...apped+Keys.png

Sot telefonat e menҫur janë me shumë senzorë të lëvizjes, siҫ janë senzori i akselometrit, xhiroskopit dhe senzorët e orientimit.Këta senzorë janë të dobishëm për programe, lojra dhe komanda që shfrytëzohen keta senzorë. Sidoqoftë këta senzore janë edhe rrezik ptencial, pasi që këta senzore lejojnë që programet e palës së tretë të kontrollojnë këta senzorë dhe në këtë mënyrë edhe të rrezikohen infromatat private të shfrytëzuesit.
Një ekip kërkimor nga Universiteti shtetëror I Pensilvanis (PSU) dhe IBM kanë krijuar një aplikacion trojan për platformën Android, I cili përdorë senzorët e lëvizjes për të thyer fjalëkalimet.
Ekipi krijoj një aplikacion eksperimental të quajtur TapLogger i cili punon në kushtin që kur shtyp nje buton ne telefon në ekran, ju nuk po klikoni vetëm me ekran, por lëvizni të gjithë telefonin.Kshtu që nëse shtypni një buton në anën e djathtë lartë, atëherë në këtë mënyrë edhe telefoni lëviz pak në atë anë, dhe kjo levizje sado e vogël të jetë lexohet nga akselometri, senzori i lëvizjes në telefonat e menҫur.
TapLogger është krijuar nga Zhi Xu një PhD kandidatë nga Shkencat Kompjuterike në PSU, Kun Bai një kërkues nga qendra e kërkimit IBM T.J Ëatson dhe Sencun Zhu një asistentë profesorë në Shkencat Kompjuterike (PSU).
Akselometrat dhe senzorët e orientimit nuk janë të mbrojtur nga sistemi i sigurisë i Android, dhe kjo do të thotë që janë të ekspozuar tek ҫdo aplikacion, pavarësisht lejimit të ҫasjes nga sistemi në këta senzorë, kërkuesit lëshuan këtë dokument gjatë ACM conferences në Sigurimi dhe privatësia në rrjetat pa tela dhe Rrjetat mobile.
Ne gusht 2011 një grup tjetër kërkuesish nga Universiteti I Kalifornise kanë propozuar një sulm të ngjashëm dhe patën dizajnuar një aplikacion të quajtur TouchLogger për të demonstruar sulmin.

/Zyklon