Për gjendjen e tensionuar në Maqedoni sot kanë reaguar asociacionet politiko-kombëtare SHSHA-ja dhe KKSHA ne Çikago. Në reagimet e tyre thuhet se orët e kurdisura nga qarqet antishqiptare në Beograd, Shkup, Athinë dhe të dirigjuara nga dora e diplomacisë në Moskë, tregon më së miri se tashmë po shpalosen skenarët e vjetër tash e një shekull kundër popullit shqiptar. E kemi thënë edhe më herët se shteti maqedonas për këto qarqe është bërë strehë e aktivitetit të tyre karshi çeshtjes shqiptare në Ballkan, thuhet në regimin që vjen nga Çikago.

Duhet thënë shtruar se gjuha e urrejtjes ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nuk është e rastit apo emocionit për rastin e vrasjes së pesë te rinjve maqedonas në Shkup. Me gjuhën e urrejtjes shqiptarët janë mësuar tash e një shekull nga qarqet pansllaviste. E gjithë kolovajza politike në Maqedoni dhe rrugët e tensionuara tregojnë se janë aktivizuar top matrialet sekrete që janë përpunuar gjatë vizitës së delegacionit rus me S. Lavrov, i cili në fjalimin e tij në Ohër pati thënë se ky vend (aludim për popullin shqiptar) eshte ,, Jerusalemi i Ballkanit,,.Po kësaj rruge për në Shkup erdhën edhe krerët serbë Millorad Dodik dhe Ivica Daciq për sëndërtimin e ,,marrëveshjeve rajonale,, e që shkonin ndesh çeshtjes shqiptare në këto hapësira etnike.

Ata që kurdsen orën vrastare dhe të gjakderdhjes për popullin shqiptar janë të papranueshme, thuhet më tej në reagimin që vjen nga Çikago. Për gjendjene krijuar të gjitha subjektet politike dhe segmente të caktuara të shtetit duhen të marrin masat e duhura që ky përshkallezim të parandalohet. Këto që po shohim nëpër rrugët e Shkupit na kthen mbrapa para njëzet vjetësh luftën dhe gjakderdhjen ne Bosnje. Kujt i shërben kjo dhe këso kohe, thuhet më tej në reagimin e asociacioneve politiko-kombetare nga Çikago. Populli shqiptar në Maqedoni dhe mërgimtarët e shumtë nëpër botë i kontribuojnë më së shumti për politikën taksapguese për këtë vend. Po bëhet një shekull kur shqiptarët të shkelur nga çdo e drejtë për liri, dinjitet dhe punë u detyruan që të marrin rrugët e mërgimit. Tërë ky mllef dhe gjuha e urrejtjes ndaj popullit shqiptar ka për qëllim që përmes dhunës të shkatërrojnë pasurinë shqiptare të fituar me mundin e madh dhe punë krahu nëpër meridianet e botës.

Përmes reagimit do të shprehim indinjatën tonë se organet qeveritare të N. Gruevskit dhe subjekti politik shqiptar po rrijnë indiferent karshi çështjes së tensionuar. Kush po i armatos qytetarët maqedonas në pikë të dites, thuhet zeshem nga Çikago duke shtuar se tensionet ndëretnike mund të marrin kahje tjetër që do të dëmtojë dhe do të bëjë të pamundur bashkëjetesën e dy popujve. Gjuha e urrejtjes dhe skenarët pansllavistë duhen mbyllur nëse shteti i Maqedonisë dëshiron të qëndrojë në këmbët e veta. Duhet sa më parë të vlerësohet gjendja politike dhe gjithë mesionarët (ushtarako-policor) që kanë ardhur nga Serbia në emër të ,,marrveshjes rajonale,, të dëbohen sa më parë dhe misonin e sigurisë të mbajnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit.

Përmes perdes së hapur mund të shihet fare lehtë aktet se kah po shkon ky shtet i brishtë. Nëse vazhdon kështu paranoja e jetës nën ethe dhe pasiguri, atëherë populli shqiptar duhet hapur letrat e ndarjes në mënyrën si vepruan dy popujt çek dhe sllovak (dikur shteti i përbashkët çekosllovakia). Mirë e pati thënë diplomati amerikan R. Hollbruk se kjo i ngjane thënies amerikane ,,Martesë me pushke,,! Kjo që po ndodh në Maqedoni tregon edhe një herë se sa janë të gatshëm segmnete të caktuara të shtetit të mbajnë si duhet rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët si të barabartë. Po theksojmë para opinionit të gjerë se populli shqiptar në trojet e veta nuk është mysafir në këtë vend dhe as që ka zënë hisen e huaj për çka po mallkohen kaq shumë me gjuhën e urrejtjes maqedonase, thuhet në fund të reagimit që na vjen nga Çikago.

Skënder Karaçica