Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Petro Luarasi Mbrojtja e idealeve tė LANĒ-it (jo vetėm me vargje satirike)

    Petro Luarasi
    Mbrojtja e idealeve tė LANĒ-it (jo vetėm me vargje satirike)
    Artikulli ‘’Njė pėrgjigje nė vargje … pėr sulmet ndaj LANĒ’’ mė detyron tė analizoj dhe tė pėrballem me pėrgjegjėsi politike (si trashėgimtar i dy familjeve antifashiste) historike dhe morale, pėr tė sqaruar ēėshtje dhe ngjarje me interes publik, pa patur qėllim tė pėrgojoj aktorėt pėrkatės, tė cilėt preferoj t’i shėnoj me (…) . Mbi tė gjitha uroj qė qytetarja shqiptare (…) e cila mbron lavdinė e LANĒ nėpėrmjet poemės satirike tė poetit tė saj tė zemrės – bashkėluftėtarit antifashist, tė ketė jetė tė gjatė, forcė fizike dhe kurajo tė zbardhė disa nga ngjarjet me personazhe tė palavdishėm qė kanė nėpėrkėmbur tė vėrtetėn e idealin, por rrėmbyer edhe jetėn, edhe nderin e plot njerėzve, tok me farefis dhe miq tė tyre.
    Lufta antifashiste ēlirimtare ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme e heroike nė historinė e popullit shqiptar, por qė pėr fat tė keq nuk arriti tė realizojė ēlirimin nacional, ideal tė cilin e hartuan dhe luftuan pėr ta realizuar mjaft personalitete tė shquara, ndėr tė cilėt edhe disa nga paraardhėsit e mi tok me babanė, Skėnder Luarasi. Ai qe i pari qė u nis vullnetarisht nga Shqipėria, nė dhjetor 1936, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin me mercenarėt e tij qė donin tė pėrmbysnin Republikėn Spanjolle dhe pėr tė parandaluar pushtimin fashist tė Shqipėrisė, por edhe pėr realizimin e parimit tė vetvendosjes sė kombeve nė rang botėror dhe nė trojet e pushtuara shqiptare nė Ballkan. Kjo qe propaganduar nga fronti antifashist nacionalēlirimtar dhe iu shtrua pėr zgjidhje shtetit spanjoll ndaj kombėsive baske e katalonjase.
    Nė revistėn ‘’Vullnetari i Lirisė‘’, nėntor 1937 dhe emisionet radiofonike shqip S.Luarasi, pėrfaqėsues i vullnetarėve shqiptarė, deklaroi platformėn: ” tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri… Me anėn e tij do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional…Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit, tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku, tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane, borgjezia progresive antiimperialiste, doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt, tė gjithė, qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė, dhe, pa as mė tė voglėn mungesė, e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė…”(S. Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė”, nr. 1, nėntor, 1937, f. 20) Pėr mė gjerė lexoni: Petro Luarasi , Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė… https://atunispoetry.com/2014/11/29 Pra bashkim nė luftėn kundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Kjo qe platforma qė u shpall vite mė vonė edhe nga Konferenca e Pezės.
    Pra vullnetarėt e kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve nė trojet e tyre tė pushtuara. …Me keqardhje kujtojmė se nė Shqipėri nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre antifashiste e kombėtare, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės! Si mund tė shpjegohet ky paradoks 75-vjeēar nė njė vend antifashist qė synon bashkimin kombėtar?
    Antifashisti S. Luarasi kthehet i zhuritur nga malli nė atdhe nė qershor 1945 pas 9 vitesh lufte e vuajtjesh nė kampet e pėrqėndrimit. Takon shumė miq e shokė ideali, e fton nė takim edhe Udhėheqėsi- Kryeministėr, i cili ‘’meqė ra fjala’’ i pėrmendi si e kishte ‘’instruktuar’’ dhe dėrguar tė luftonte nė Spanjė. Kur S.Luarasit ‘’i shkau mendja e gjuha’’ se nuk e kishte dėrguar njeri por kishte shkuar vetė (madje edhe Udhėheqėsin tė parėn herė ia shihnin sytė) u nda ‘’miqėsisht’’ duke e kuptuar mė mirė demokracinė popullore shqiptare: ‘’o me ne, o kundėr nesh, rrugė tė mesme s’ka!’’.
    U pėrmendėn vetėm pak ngjarje qė ndihmojnė tė mirėkuptohet edhe skandali qė ndodhi nė njė diskutim shkrimtarėsh tė realizmit socialist, nė prani zyrtarėsh tė lartė, kur po diskutohej mbi romanin e Kadaresė ‘’Gjenerali’’. S.Luarasi tha: ‘’Nga gjithė episodet e bukura mė mahniti qėndrimi i plakės Nicė dhe humanzimi i saj i lartė kur ua pėrplasi gjeneralit dhe priftit thesin me kockat e kolonelit: “Merri tė mallkuarat, se edhe kėto kockat e birit tė njė nėne janė!”. Pershkrimi im qe i shkurtėr dhe e mbarova me fjalėt: “Kur mbarova sė lexuari kėtė roman, mė kapi malli e mė erdhi keq qė nuk u ndodha nė atdhenė tonė gjatė Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare, se do tė kisha njohur Shqipėrinė duke ecur nė gjurmėt e partizanėve...Sa ndenja shesh, u ngrit kryesonjėsi i mbledhje (…), e pėrballė 200-300 vetėve, mė tha: “Ti, po tė kishe qenė kėtu gjatė lėvizjes sonė, do tė kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit!”… Ndėrsa ktheva sytė ndėr tė mėngjėr pėr tė vėnė re pėrshtypjen qė bėnė ato fjalė tė mallkuara nė fytyrėn e dėgjonjėsve (dhe vura re me kėnaqėsi se ato fjalė i ēuditnė si njė rrufe nė njė qiell tė kaltėr), veshėt mė zunė nė tė djathtė fjalėt e F.P. i cili rrinte nė fronin nė tė djathtėn time, qė tha: “Ja ēasti”. .. K. V. pėrveshi llėrėt dhe m’u drejtua me fjalėt: “Nė ē’brimė miu ishte futur ti kur ne luftonim!…Nė ato ēaste njė personalitet u ngrit nė kėmbė dhe doli jashtė sallės, pas tij edhe tė tjerė…!’’
    Shkrimtari qė ‘’do t’i jepte plumb prapa kurrizit’’ kishte qenė nxėnės i S.Luarasit nė Shkollėn Tregėtare tė Vlorės mė 1931, familje atdhetare, nė biseda e korespondenca, pra privatisht, kishte shprehur konsideratė pėr personalitetin dhe veprimtarinė e gjithanshme tė mėsuesit tė tij, por nė rrethana e pėr interesa tė caktuara politike e bėri ‘’lajthitjen’’ qė pėr ‘’burrėri’’ donte ta ēonte deri nė fund me gjithfarėlloj metodash e klanesh, madje edhe me kėrcėnime pėr gjyq. Nė kėto kushte, pėr mbrojtje morale, politike e fizike, profesori u detyrua tė mbrohej duke e akuzuar nxėnėsin publikisht, pėr njė aferė qė kishte kryer me pushtuesit fashistė nė prag tė 7 prillit 1939. Pastaj iu pėrgjigj edhe me vargje satirike tek drama ‘’Stuhi nė Prill’’ qė u ndalua tė botohet.
    Drama nė vargje ''Stuhi nė prill'' u shkrua mė 1969 e bėn fjalė pėr ngjarje e personazhe realė para e pas pushtimit tė Shqipėrisė nga fashizmi. U shfaq mė 26-28 nėntor 1972, nė teatrin ''Andon Zako Ēajupi''- Korēė, me regji nga Dhimitėr Orgocka, nė role kryesore luajtėn Pandi Raidhi, Minella Borova, Dhorkė Orgocka,Dhimitėr Grabocka,etj. Kur e pyetėn S.Luarasin se cili qe shkaku qė ia ndaluan shfaqjen ''me urdhėr nga lart'', ai tha: ''Dikush pa fytyrėn e tij nė pasqyrė dhe u tmerrua!

    Fragmente nga drama: Samuraj - Punonjės i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, i cili me shpėrblim strehoi familjet italiane nė prag tė sulmit fashist por mė pas doli nė mal ku punoi nė shtypin partizan. I pėlqente tė publikonte artikuj dhe poezi satirike nė pėrkujtim tė 7 prillit.

    NEQEFI: Mund tė tė pyes pėr njė gjė -

    DREJTORI: Veē pyet.

    NEQEFI: Rrogėn peshqesh a bėn ta marr?

    DREJTORI: Non olet. (Pas njė pause.)
    N'odėn e mirė mė mungon qilimi,
    Po ta shtroj bukur shtohet dhe gėzimi
    I familis dhe i krushqisė.
    Pasnesėr martoj ēupėn m'italian
    Rudin, kasjer i Bankės Kombėtare,
    I zoti fort pėr punė tregtare;
    Shpejtohem mos mė marrė mysliman.
    Me kėto pare do ta blej qilimin -

    NEQEFI
    A do ta ftosh nė dasmė Samura Trimin? -
    Ta dish se ai si punonjės i Bankės,
    I mbrojti mė 6 prill italiant' e legatės;
    Rudi ia dha bakshishin - nuk qe e udhės; -
    I rrėmbeu qeratai asprat e Judės.

    DREJTORI: Fitoi plot para, ka lindur me baft…

    NEQEFI: A ka njeri tė thotė: "Tani kam mjaft"?
    (Hyn Samuraj dhe i takon).
    NEQEFI (Samurajt)
    Ti i sigurove tė tridhjetėmijėt -
    I pėrcolle nė ambasadė ata fėmijėt -

    SAMURAJ: E di, kam bėrė faj - ndihmova armiqtė.

    MEJTEPI: Hė! hė! Kaqė shpejt i hėngre fiqtė!

    SAMURAJ: Qe urdhėr. E bėra nga pahiri -

    MEJTEPI: Tani na thua se tė vret fiqiri?

    SAMURAJ: Po e laj gabimin - do tė shkoj nė mal -

    NEQEFI: Unė do bėj si Samuraj, pr'atė zot!

    MEJTEPI : Ē'tė bėj unė i ziu qė jam i ēal’
    E malit tė pėrpjetė nuk ngjitem dot.

    NEQEFI (Mejtepit)
    Ti bėj harakiri; a rri tek asnjėanėt.
    Meqė t'interesojnė tė dy anėt -
    Mua partizanėt do tė mė falin;
    Prandaj po shkoj bashkė me Samurajin.
    (Tė tre dalin duke qeshur.)

    Mendime pėr dramėn ''Stuhi nė Prill'' nga Gaqo Sotir Peci,
    Korēė, mė 11.V.73
    I nderuari mik,
    Para sė gjithash ju uroj shėndet tė plotė e gėzime tė mėdha nė jetėn tuaj private e letrare.
    Mė erdhi shumė keq qė nuk e pashė nė skenėn e kėtushme veprėn tuaj (‘’Stuhi nė prill’’) e qė nuk munda t’ju pėrshėndes e t’ju shtrėngoj dorėn pėr vlerat e saj tė mėdha, pavarėsisht se qėllimisht u mbajt njė heshtje fajtore, pėr tė mos pėrdorur fjalėn kriminale.
    Ishte komploti i heshtjes organizuar nga njerėz keqdashės qė nė redaksitė - e jo vetėm aty – u pret kordha nė tė dy anėt.
    Pavarėsisht nga kjo heshtje, si trupa teatrale, si ata qė gjykojnė drejt e me kokėn e tyre, tė gjithė ditėn t’i japin hakėn njė vepre tė bukur tė shkruar me mend e me art.
    Nuk di me se po merreni, i vyer mik, por ju nė jetė sigurisht kini ngrėnė grushte tė pabesė po kaq tė rėndė e, megjithatė, s’kini dashur t’ia dini. Ju jini kockė e fortė. Provojuani Arielėve e Co se me kė kanė tė bėjnė. Kjo do tė gėzonte tė gjithė miqtė e dashamirėsit tuaj, qė janė aradhė, e do tė bindnit tė gjithė se intriga, dallaveria, meskiniteti e ligėsitė e xhuxhmaxhuxhėve tė letėrsisė (‘’tigra prej letre’’) s’e zėnė dot diellin me shoshė. Kėtė e presim, kėtė e kini detyrė...
    Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht e ju uroj gjithė tė mirat
    Gaqo Peci, Rruga Sotir Peci, 21, Korēė
    Mėsuesi Gaqo Sotir Peci, mbi 25 vjet punoi me pėrkushtim si mėsues deri sa doli nė pension duke u vlerėsuar me fletė lavdėrimi. Nė vitin 1976 u dėnua me dhjetė vjet heqje lirie ''pėr agjitacion dhe propagandė''. Pas lirimit jetoi pranė tė bijės nė Berat deri sa u nda nga jeta. Mban titullin ''Mėsues i Merituar''. Para se tė ndahej nga jeta arriti tė shkruante librin ''Nė panxhat e sigurimit''- kujtime, i botuar nga sh.b. “Luarasi”, 1997
    Kėto kujtime Gaqo S. Peci ua kushtoi:
    ''Atyre qė kanė dashur lirinė dhe atdheun mė shumė se sytė e ballit;
    - atyre qė vdiqėn ose u vranė nė birucat e Sigurimit;
    -atyre qė vdiqėn ose u vranė nė burgje, nė kampe, nė miniera, nė kėneta, nė kanale, kudo ku punonin si skllevėr dhe mė keq se skllevėrit;
    - atyre qė vranė veten nėpėr biruca;
    - atyre qė mbetėn gjallė dhe dolėn nga burgjet dhe kampet me trauma tė thella psiqike;
    - gruas sime qė qėndroi si burrėreshė.

    Lavdi dėshmorėve tė kombit shqiptar!
    Petro Luarasi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga petrol : 25-05-2019 mė 17:26 Arsyeja: gabim

  2. #82
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Petro Luarasi

    Morton Frederik Eden: ''Shqiperia...''
    Ky nuk eshte thjesht nje liberth me dy pjese studimore, por nje busull orientuese per cdo atdhetar shqiptar qe ne pak faqe te kuptoje shume enigma, komplote, madje percakton me largpamesi edhe shkaqet per situaten qe po vuajme sot. Ky diplomat britanik me eksperience te madhe, na skanon brinje me brinje, diagnostikon dhe na jep receten tok me ilacin sherues. Nese duam ta perdorim, shpetojme!
    Kontributi madhor i Morton F.Eden dhe paradoksi i heshtjes! Nė pėrkujtim tė 95-vjetorit tė Kongresit Kombėtar tė Lushnjės, ndėr programet festive u shfaq edhe njė film dokumentar ku ndėr delegatėt shqiptarė tė kongresit u publikua edhe fotoja dhe kontributi i konsullit anglez Morton Frederik Eden.
    Bashkia e qytetit tė Lushnjės e vlerėsoi me titullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin: “Misionar i Shqipėrisė nė kohė tė vėshtira, dha kontribut tė veēantė nė mbrojtjen e Kongresit tė Lushnjės”. Nga ana e tij Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Shqipėri, Nicholas Cannon, tė cilit iu dorėzua ky titull, u shpreh: “Shteti im ka qenė prezent me trupin diplomatik pėr tė stabilizuar fatet e Shqipėrisė. Ndėrsa Konsulli Eden ka njė kontribut tė veēantė personal nė ruajtjen e punimeve tė Kongresit nė momentet kur ekzistenca e shtetit shqiptar vihej nė rrezik.”
    Ndėr ata qė ndihmuan kėtė publicitet veēoj studjuesin Engjėll Zerdelia me librin e tij tė suksesshėm ‘’Kongresi Kombėtar i Lushnjės’’, qė i kushtoi vėmendjen e duhur edhe kontributit dhe nderimit tė miqve tė huaj me nė krye Morton F. Edenin.
    Sikurse nė raste tė tjera harrese, pėr personalitete dhe ngjarje tė rėndėsishme kombėtare, atdhedashėsit shqiptarė shqetėsohen pėrse do tė duhej tė kalonte rreth njė shekull pėr ta pėrmendur dhe vlerėsuar konsullin anglez qė jo vetėm ‘’ka njė kontribut tė veēantė personal nė ruajtjen e punimeve tė Kongresit’’, por dhe pėr shumė e mė shumė vepra bamirėsie ‘’nė ditėt e sterrosura’’ pėr shqiptarėt?!
    Dritė-hijet e kėsaj enigme: rrethanat, tjetėrsimi i tė vėrtetės, atentatet dhe kėrcėnimet deri nė nivelet mė tė larta ndėrqeveritare, qė ēuan nė largimin e tij nga detyra dhe pėrpjekjet pėr t’ia shuar pėrjetė emrin dhe veprėn, i qartėson mė sė miri studjuesi grek Lampros Psomas, edhe pse bazohet nė interesave politike te caktuara.

    Petro Luarasi

    Emri:  20190517_184720.jpg

Shikime: 4812

Madhėsia:  28.0 KB

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •