Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Bujqesia greke ne duart e shqiptareve

    Nga Robert GORO/ Sipas nje studimi, 70 % e ekonomive bujqesore greke kane te punesuar emigrante, shumica derrmuese e te cileve jane shqiptare. Per nje pjese te madhe te fermereve vendas, kjo eshte nje zgjidhje e detyruar, teksa, sic pohojne vete greket, nuk pranojne te punojne ne bujqesi. Specialistet vene ne dukje se kontributi i emigranteve ne ekonomine bujqesore eshte shume i rendesishem, jo vetem per jeten ekonomike te zonave rurale, por edhe per mbeshtetjen demografike dhe shoqerore te popullsise. Para pese vjetesh, kur policia greke kishte nisur nje nga operacionet e zakonshme per kapjen dhe deportimin e emigranteve shqiptare, kryetari i bashkise i nje zone te rendesishme bujqesore i kishte derguar nje leter ministrit te rendit, ku kerkonte pezullimin e ketyre operacioneve. Arsyeja qe kryebashkiaku kishte marre mundimin te dergonte kete leter pergjeruese, nuk qendronte nderkaq ne solidaritetin ndaj emigranteve. Arsyeja shpjegohej ne perfundim te letres, ku ministrit i premtohej se sapo te perfundonte fushata e mbledhjes se asparagusit, fermeret do t'i dorezonin vete ne polici emigrantet e paligjshem.

    Si per t'u plotesuar edhe me shume paradoksi, drejtues te pushtetit lokal te zones, i kishin pohuar atehere BBC-se, se ndersa papunesia ne te gjithe qarkun kapte shifren 47 %, fteses per te punuar ne punet e stines ne bujqesi i ishin pergjigjur vetem dy te papune vendas.

    Studimi
    Eshte thene vazhdimisht gjate ketyre dhjete vjeteve edhe nga anetare te Keshillit te Ministrave, se pa kontributin e emigranteve te huaj, bujqesia greke do te kishte vdekur me plot kuptimin e fjales. Ky pohim perfshihet edhe ne studimin me te fundit, te zhvilluar nga universitetet greke te Patras e te Janines, ku shqyrtohet kontributi i emigranteve ne sektorin e bujqesise. Sipas studimit, 70 % e ekonomive bujqesore greke mbijetojne vetem ne saje te punesimit te emigranteve. Shumica e tyre, per saktesi 90 %, jane shtetas shqiptare dhe ky fakt i ka shtyre gazetaret vendas qe me nje fjali te vetme te kumtojne: "Bujqesia greke ndodhet ne duart e shqiptareve". Gati gjysma e fermereve greke e konsiderojne si teper pozitiv punesimin e emigranteve ne sektorin bujqesor, ndersa me shume se nje e treta e te pyeturve thone se pa aktivizimin e emigranteve nuk do te mund t'i mbanin ekonomite e tyre bujqesore. Per sa i perket perzgjedhjes se krahut te huaj te punes, kjo duket se ka qene nje zgjidhje emergjente, teksa 60 % e fermereve deklarojne se per sektorin ne fjale gjenden vetem emigrante, ndersa 40 % pohojne se nuk mund te bejne ndryshe, perderisa greket nuk pranojne te punojne ne bujqesi.

    Te tjera kontribute
    Sic theksojne autoret e studimit, kontributi i emigranteve ka qene i rendesishem jo vetem per jeten ekonomike te zonave rurale, por edhe per mbeshtetjen demografike dhe shoqerore te popullsise. Ne te vertete, nje fakt qe eshte vene ne dukje eshte, per shembull, se shume prej shkollave neper fshatra nuk do te mund te funksiononin po te mos ishin femijet e emigranteve. Madje autoret e studimit theksuan se prania e emigranteve perben nje rilindje te vertete te zonave bujqesore. Studimi u paraqit ne nje sesion me teme "Emigracioni ne Greqi, fakte, pasoja dhe politika", ku nder te tjera u tha se emigrantet e huaj, shumica e te cileve vijne nga vendet ballkanike, me te paret shqiptaret qe perbejne 65 % te numrit te pergjithshem, perfaqesojne nje te dhjeten e fuqise punetore te Greqise.
    BBC
    Marre nga Korrieri

    Dhe akoma ka njerez qe mendojn se Greqia po i ben nder Shqiptarve duke i mbajtur si emigrant. Le te flasin faktet....

  2. #2
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Shume e drejte le te flasin faktet. Une qe jetoj ne greqi dhe shume te tjere ketu nuk kane nevoje per studime se e dime kete gje dhe e themi cdo dite neper institucionet vendase. Por kur eshte per tju ardhur ne ndihme emigranteve lutjet dhe kerkesat bien ne vesh te shurdh, kurse ne anen tjeter bluhen e zihen nder vete nga frika qe nje dite emigrantet do fitojne te drejtat e tyre dhe shume fshatra veqanerisht ne zonat malore nuk do te keteme greke. Ky merak ka kohe qe i ka zene greket dhe prandaj dhe nuk kane nje pilitike te qarte per emigracionin. Sepse llogjikisht ata emigrante qe kane 10 vjet ne greqi dhe e vertetojne me fakte duhet te marrin nenshtetesine ose nje leje pa afat skadimi.
    Kurse sa per tjetren te rinjte greke jo vetem ne bujqesi por edhe ne pune te tjera te renda nuk punojne, por edhe ne shkolle femijet greke duhet te bejne per cdo mesim ore nxitese shtese ne shkollat private kurse femijet shqipetare dalin ne shumicen e rasteve te paret edhe pa ore mesimi shtese.
    Keto dhe shume te tjera i bejne greket qe ta shikojne me frike qeshtjen e emigracionit.
    Me respekt Fredi.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk ka si shqiptaret ti ndihmoje greku dhe nuk ka nevoje per fakte pasi te gjithe ne jemi rritur me politiken greke dhe menyren si ata i trajtojne shqiptaret (pergjithesisht).

    Ky trajtim vjen :

    1. Kur nje vend nuk ka shtet qe ti mbroje te drejtat e popullit te vet emigrant (sic ndodh me shqiptaret). Pasi jam e sigurt me gjermanet apo te tjere emigrante, greket nuk sillen keshtu, jo sepse nuk duan apo sepse gjermanet jane me te zgjuar, por sepse nuk munden, gjermanet e te tjere kane shtet qe i mbron.

    2. Duhet gjithashtu njohur dhe fakti se shumica e emigranteve shqiptare ne Greqi, jane nga fshatrat shqiptare fqinje me Greqine. Dhe eshte e llogjikshme qe fshataret te synojne te punesohen ne pune bujqesore.


    Cfare duhet bere :

    Shqiptaret DUHET te bashkohen. Krijimi i organizatave te cilat mbrojne te drejtat e vete emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilat do tu japin "zerin" shqiptareve per tu degjuar nga institucionet greke, jane te domosdoshme.


    Fioralba

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    E drejte fjoralba por duhet krijimi i nje organizate per te mbrojtur te drejtat e emigranteve Shqiptare por a i le greku se ? A i intereson grkut kjo gje ? me duket se jo. per faktin se akoma qeveria greke po i zvarrit shqiptaret ne marrjen e atyre palo dokumenteve . Une personalisht njeh emigrante Shqiptar qe megjithese prej 8 po edhe 10 vjetesh ne Greqi akoma i marrin dokumentat 6 mujorshe , dhe nuk dine se cdo te behet 6 mujorshin e dyte . Ketij muhabeti i thone terhiq e mos e keput ///
    God Bless

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Jo bujqesia greke ne duar te shqiptareve, por shqiptaret ne duarte e pameshirshme te grekeve!!! Shqiptaret trajtohen si skllever atje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Dua ta di se ne cillat zona te grqise jane konsetruar emigrantet shqiptar? Sa eshte numri tyre ne ato zona dhe me e rendsishme a mesojne shqip femijet shqiptare apo jane ne rrugen e helenizmit.....Urime
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema tė Ngjashme

  1. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •