Tekstet e historisë dhe gjuhës shqipe në arsimin e mesëm e të lartë duhet të ndryshojnë. Historianët dhe drejtuesit e Institutit të Studimeve të Çamërisë kërkojne rishikimin e historisë, ku çështja çame të pasqyrohet me gjerë dhe më saktë.

"Tekstet tona prej 17 vjetësh janë tekste që e fusin për herë të parë elementin e Çamërisë në programet në pjesët e tyre arsimore. Por mendoj që proporcioni është akoma i vogël, p.sh në 500 faqe tekst janë 13 deri 18 faqe për Çamërinë. Eshtë një dimension shumë i limituar, për shkak të peshës specifike që ka si Çamëria si popullsi në popullsinë shqiptare", thotë profesor doktor Beqir Meta.

Ndërsa Gjergj Xhafa, drejtues i Institutit tha se ndryshimet e propozuara do të prekin figurat e shquara çame që duhet të zënë vendin e duhur në histori, në panteonin e kulturës dhe historisë shqiptare. "Tekstet shkollore prekin më shumë anën historike dhe nëqoftëse rreth 500 faqe, 13 faqe janë vetëm për Çamërinë dhe sigurisht më shumë i përkasin traditës dhe anës kulturore", tha Xhafa.

Në këte takim profesore dhe historiane kane evidentuar se shume ngjarje te rendesishme nuk jane pasqyruar ne tekstet e historise dhe para vitit 1994 te gjitha faktet, qe lidhen me çështjen çame nuk jane pasqyruar. Ne kete takim u kerkua te punohet me shume me arkivat e huaja britanike, italiane e franceze per t'i dhene drite ngjarjeve te reja.

http://www.youtube.com/watch?feature...&v=TmgHD5_eEtE

T-CH