Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë

    Viti 1595 është data që dokumenton vendosjen e shqipëtarëve në trojet rumune. Kjo datë vërtetohet nga një dokument i Simon Movilës më 1602-shin, në lidhje me vendosjen e disa shqipëtarëve në fshatin Këlinesht të rrethit Prahova

    Nga REZARTA DELISULA

    Një histori e lashtë 406-vjeçare e Rumanisë, lidhet me vendin e vogël në juglindje të Evropës - Shqipërinë. Sot në shekullin e ri shqiptarët e Rumanisë përbëjnë një minoritet të konsiderueshëm: me një gazetë, shoqatë që mbron të drejtat e tyre dhe kanë të drejtën të kenë përfaqësi në Parlament. Janë të shumtë ata që kanë jetuar aty disa breza radhazi, por edhe më shumë ata që, së fundmi, kanë prefeuar të jetojnë në qytetin gjigant që ndryshe e quajnë ,Parisi I vogël". Në hyrje të Bukureshtit, duke ardhur nga aeroporti, duket Harku i Triumfit, përmasat e të cilit janë më të vogla se ai francezi, por madhështinë e kanë të njëjtë. Pas Luftës ruso-turke, po në këtë vend u ndërtua një hark druri më 1877-1878, ndërsa pas Luftës së Parë Botërore, u ndërtua harku që është sot apo indipendenca e Rumanisë. Çdo gjë duket uniformë në rrugët e kryeqytetit rumun, që nga pllakat e trotuareve e deri te ndërtesat që kanë pothuaj të njëjtën arkitekturë dhe ngjyrë gri. Përmes Bukureshtit rrjedh lumi I Dëmbovicës që përshkon 24 kilometra. Shumë vite më parë lumi ka qenë i thellë, ndërsa në kohën e Çausheskut u zgjerua shtrati, duke e ulur kështu thellësinë. Edhe pse gjatë 10 vjetëve të fundit Rumania ka kaluar në një regjim tjetër udhëheqjeje, tranzicioni nuk e shkatërroi qytetin gri. Figura më e spikatur politike mbetet ende Çaushesku. Si vend kristian, rumunët gjykojnë negativisht ekzekutimin e padrejtë të diktatorit më 25 dhjetor 1989, pikërisht në ditën e Krishtlindjes, madje disa njerëzve i mbushen sytë me lot kur kujtojnë gjyqin që zgjati vetëm 30 minuta dhe ekzekutimin në ditën e lindjes së Krishtit.

    Të parët në Rumani

    Viti 1595 është data që dokumenton vendosjen e shqipëtarëve në trojet rumune. Kjo datë vërtetohet nga një dokument i Simon Movilës më 1602-shin, në lidhje me vendosjen e disa shqipëtarëve në fshatin Këlinesht të rrethit Prahova dhe rolin e kësaj diaspore në zhvillimin e qytetërimin rumun. Po në lidhje me këtë, në fund të shekullit XVI, më saktë më 14-24 mars 1595, i dërguari I perandorit habsburg Rudolf II në trevat rumune, Giovani de Marini Poli dërgon nga Alba Julia për Bartolomeu Pezzen këshilltar perandorak në oborrin e Rudolf II, një raport interesant në gjuhën italiane, në të cilën, mes informatash të tjera, shkruante: "Shqiptarët nga Cërvena Voda dhe nga fshatrat e tjera fqinje të banuara nga shqiptarë, duke dërguar tek ai vojvodin Trevës Romune, që t'i kërkojnë leje të vendosen me familjet dhe me pasuritë e tyre në trevën Rumune dhe t'i braktisin banesat e tyre në tokën e turqve." Ai vojvod ua premtoi menjëherë këtë dhe së shpejti erdhën dhe kapërcyen Danubin rreth 15.000 shpirtra me gra e fëmijë, me gjithë pasurinë e bagëtitë që banojnë në trevat rumune, nga të cilët mjaft të rinj luftuan kundra turqëve. Një nga përkrahësit e shqiptarëve të Rumanisë ka qenë Mihai Trimi, sundimtar i trevës rumune në 1593-shin, i cili deri në vdekje mbroi interesat e tyre nën presionin e islamizmit. Të gjithë sundimtarët pas tij trashëguan të njëjtin respekt për shqiptarët e vendosur në Rumani. Kështu, sundimtari I Moldovës, Vasile Lupu, (1634- 1653) adhurues i kulturës, ndërtues kishash, ai që themeloi Akademinë Vasiliane, është quajtur Vasil Shqiptari. Një histori e gjatë që mban shumë emra të tjerë, duke filluar me Dora D'Istrian, Aleksandër Stavre Drenovën (Asdreni) e shumë njerëz të shquar që kanë dhënë kontributin e vet në zhvillimin e shtetit rumun.

    Koha e diktaturës

    Gjatë viteve të regjimit të Çausheskut, përreth 40 vjet pati një ndërprerje të aktivitetit të etnisë shqiptare në Rumani, që u organizua më pas më 24 maj 1990 me themelimin e "Bashkimit Kulturor të Shqiptarëve të Rumanisë". Kjo është e vetmja organizatë e kësaj etnie, trashëguese e ligjëshme e flamurit të shoqërive të hershme kulturale shqiptare që kanë ndihmuar në mrbojtjen e trevave e popullin rumun gjatë viteve 1880- 1953. Gelcu Maksutoviç, presidenti i "Bashkësisë kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë", thotë se edhe gjatë viteve të regjimit komunist lidhjet mes shqiptarëve janë ruajtur. "Mblidheshim një herë në vit për ditën e festës kombëtare", - thotë Maksutoviç. Shqiptarët e Rumanisë janë integruar plotësisht në jetën e vendit që i priti, madje edhe ata që kanë migruar së fundmi, kanë gjetur mbështetje të plotë.

    Një histori e rrallë

    Fatime Alieviç (Alia) është e moshuara që tregon historinë e veçantë të jetës së saj. "Familja e babës ka qenë nga Laçi e, më pas u shpërngul në Tetovë, mbasi pat luftra", - thotë Fatimja, duke folur një shqipe të avashtë, por të qartë. Janë 270 vjet që familja e saj banon në Rumani, por nënshtetësia në pasaportat e tyre përgjatë më shumë se dy shekujve e gjysmë është shqiptare. Familja Alia ka ruajtur me kujdes zakonet, traditat shqiptare, madje edhe emrat e fëmijëve, që nga të parët e deri më sot janë shqiptarë. Fatimja është e martuar e ka dy fëmijë, Xhelalin e Xhemilen, emra këto të rrahur shpesh në listat emërore shqiptare. "Edhe fmijëve të mi jam munu me i fol shqip", - thotë e moshuara, duke shtuar me keqardhje se gjuhën shqipe s'e flet mirë. Mes mikpritjes së ngrohtë të shqiptarëve të Rumanisë, një burrë i hijshëm flet shqip shumë rrjedhshëm. Ilia Mërzaku është shqiptari që ka banuar 22 vitet e para të jetës së tij në Tiranë. Mërzaku, me origjinë nga Elbasani, në vitin 1959 bashkë me familjen u vendos në Rumani, pasi kishin shtetësi rumune. I ati i tij ka pasë punuar në Ministrinë e Jashtme rumune, pas mbarimit të studimeve në këtë shtet e, më pas, është kthyer për të punuar në ambasadën rumune të akredituar në Shqipëri. Aty i ati i Ilias fitoi shtetësinë rumune. "Kam qenë 22 vjeç kur baba, moma, dy motrat dhe unë u shpërngulëm në Rumani", - thotë Ilia Mërzaku në dialektin e Shqipërisë së Mesme, duke shtuar se në atë kohë ka qenë vetëm 22-vjeçar. Ai shton që, pasi ka mbaruar Institutin e Fizkulturës, filloi punë si profesor, duke vazhduar aty deri në daljen në pension. Pothuaj të gjithë shqiptarët e rinj të Rumanisë janë stabilizuar. Luan Topçiu është një tjetër shqiptar i cili ka vetëm 5 vjet që banon në Rumani. Ai është professor në Katedrën e Bukureshtit si dhe redaktor i gazetës së shqiparëve të Rumanisë "Albanezul".


    Miku i shqiptarëve

    George Miku, ish-ambasadori rumun në Shqipëri për vite me radhë, duket se nuk shkëputet lehtë nga vendi ku ka kryer studimet e larta dhe punën si ambasador. Miku një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e ka kaluar në Shqipëri, duke u bërë mjaft i afërt me ta. Edhe sot që ai është në pension, nuk i shkëput lidhjet, madje ka krijuar edhe shoqatën miqësore shqiptarorumune. Ish-ambasadori rumun nuk mungon në mbledhjet e shqiptarëve, madje edhe kur ata kanë probleme ligjore, ndihmon në zgjidhjen e shpejtë të çështjeve të tyre me sugjerimet e vlefshme. Në çdo aktivitet që kanë shqiptarët e Rumanisë, George Miku është I pranishëm. Miku thotë se lidhja e tij me shqiptarët është shumë e fortë. Me shqipen e tij të mirë, Miku thotë: "Kam një afeksion shumë të madh për shqiptarët dhe Shqipërinë, madje, sikur të më jepej mundësia, sërish do të vija si ambasador në këtë vend mikpritës."

    Deputetja mashtruese

    Problemi i vetëm i shqiptarëve të Rumanisë është deputetja mashtruese që përfaqëson shqiptarët në Parlamentin rumun. Uana Manaresku, e cila iu afrua shqiptarëve si një simpatizante e tyre, duke hedhur më pas kandidaturën për debutete e minorancës shqiptare. Me një veprim të jashtëligjshëm, ajo mundi të depërtojë në Parlament, duke marrë postin përkatës. Që prej 4 vjetësh shqiptarët nuk kanë përfaqësuesin e vet në Parlamentin rumun, madje rrezikohen për t'u shpërbërë nga deputetja që gjoja përfaqëson këtë minorancë. "Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë" ka denoncuar veprimin e deputetes mashtruese, madje ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga Ambasada Shqiptare në Rumani, që të ndërhyjnë zyrtarisht për të larguar "simpatizanten" e tyre, por deri tani s'është bërë asgjë. Kështu është gjendja e shqipëtarëve të Rumanisë, mes përpjekjeve për një jetë më të mirë dhe luftës për të ruajtur me forcë identitetin e tyre.

    mare nga Koha Ditore, gazette nga Prishtina
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    NQs shqiptaret atje kane struktura apo organizma ( tip shoqata apo OJF ) duhet ta zgjedhin perfaqesuesin e tyre prej ketyre organizmave, se nuk ka si ti perfaqesoje nje karrieriste qe u vjen gjynah per ta. Eshte e njejta gje si ne Shqiperi, ka grupe te tera interesi te cilat kane jo vetem forcen e votes por edhe te revolucionit, por kthehen ne dele dhe ja delegojne te drejtat e tyre Askujt, presin 4 vjet pastaj pas nje fushate elektorale ekzotike , e cojne fuqine e tyre brenda te njejtit sistem.....nejse u zgjata u shume

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shume artikull i bukur, qe i ben qejfin historianeve rumune qe jen ne nje llogore me ate sllave. Me perjashtim te faktit se te paret jane Thrakasit origjinale ndersa te dytet, iliret!

    Shqiptaret na qenkeshin "vendosur" ne Rumani. Mbase zonja mund te kishte shkuar me tej dhe te kishte shtuar se gjate rruges se shpernguljes ca shqiptare ndalun dhe u "vendosen" ne Kosoven e banuar na Iliret sllave!

    Me sa di une, shqiptaret (per mungese te nje termi me te pershtashem per ta ne kohen e lashte) shtriheshin ne territoret e tyre autoktone deri ne Hungari, e ashtuajtuara Pannonia. Madje edhe Shen Martini per te cilin R. Elsie te hidhet ne gryke se eshte megalomani te quhet ilir, pasi eshte lindur ne toke Hungareze, specifikohet qarte ne nje dokument francez qe nuk eshte perkthyer me ndihmen e autoriteteve historike, si i lindur ne nje fshat te Hungarise nga prinder Ilire!

    A jeni ne vete me keto botime corientuse edhe per ne, pa le per audience e huaj. Apo puna eshte se keshtu garantoni viza dhe hikni nga Shqiperia!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shume artikull i bukur, qe i ben qejfin historianeve rumune te cilet jane ne nje llogore me ata sllave. Epo perse te mos i ndihmojme ne hulumtimet e tyre qe te paret jane Thrakasit origjinale ndersa te dytet, Iliret!

    Shqiptaret na qenkeshin "vendosur" ne Rumani. Mbase zonja mund te kishte shkuar me tej dhe te kishte shtuar, se gjate rruges se shpernguljes nga Shiperia ne Rumani, ca shqiptare ndalun dhe u "vendosen" ne Kosoven e banuar nga Iliret qe sipas kesaj i bie te jene sllavet!

    Me sa di une, shqiptaret (per mungese te nje termi me te pershtashem per ta ne kohen e lashte) shtriheshin ne territoret e tyre autoktone deri ne Hungari, qe quhej atebote Pannonia. Madje edhe Shen Martini per te cilin R. Elsie te hidhet ne gryke se eshte megalomani te quhet Ilir nje person i lindur ne toke Hungareze, specifikohet qarte nga nje dokument francez qe nuk eshte perkthyer me ndihmen e autoriteteve historike, si i lindur ne nje fshat te Hungarise nga dy prinder Ilire!

    A jeni ne vete me keto botime corientuse edhe per vete shqiptaret, pa le per audience e huaj. Mademoisselle Delisula ben mire te gjeje menyre tjeter per te marre viza, apo per te botuar disertacione me mesime te marra nga katadra qe shtemberojne te verteten historike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    sa per rumanine : rumania ka qene toke ilire dhe ne te banonin fise ilire te cilat u asimiluan shume dhe ne fun rumanise i dha profil legjionet romake te cilat u plaken aty dhe sot e kesaj dite rumanishtja eshte me shume latinisht ku ka edhe fjalle sllavisht edhe shqip
    Psh : kalit ata ithone cale , cymyr ,balte .
    keshtu qe me rumunet ne kemi mardhenie shume te mira ne pergjithsi

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •