Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Buka e Pashks

    Fiori, me duket se kemi folur per kete , por po pate ndonje recete te provuar me pare per Buken e Pashkes ( apo yrek...si quhet), te lutem postoje, se kam deshire ta bej kete jave.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Challah

    Nuk mbaj mend te kem folur sepse nuk jam shume e sigurt vete si e bejme ne Buken e Pashkes. Une zakonisht e ble ne dyqan gati dhe buka ka brenda edhe veze te kuqe. Nq se jemi duke folur per te njejten buke sepse pastaj eshte dhe 'mesha'...?!

    Megjithate kete vit kam ndermend te provoj te bej 'challah' eshte buke qe bejne cifutet per raste festash fetare. Planin e kam ta bej nga e merkura (neser) ne darke dhe nq se me del e mire do te sjell dhe fotot. Nje shoqja ime nga Israeli e ben shpesh vete dhe ne vazhdim po vendos receten qe perdor ajo (pra e provuar por jo nga une ).

    • 1 1/2 luge gjelle maja
    • 1 dhe 1/2 gote me uje te ngrohte (gote matese)
    • 2/3 gote me sheqer (mund te shtosh ose zevendesosh gjysmen e sheqerit me mjalte)
    • 3 veze
    • 1/2 gote me vaj perimesh
    • 1/2 kafeje me kripe
    • 1/2 luge gjelle me kanelle
    • 5 gota me miell


    Fillimisht perzje majane, ujin e ngrohte dhe sheqerin ne nje ene dhe leri deri sa masa te filloje te shkumezohet. Shtoji kesaj mase vezet, vajin kripen dhe kanellen dhe perzieji mire. Ne fund shto dhe miellin dhe perzieji.

    Tani ka dy menyra si mund te vazhdosh, mund ta lesh brumin te vije dhe pastaj ta ndash ne tre masa e ta gershetosh, ose ta ndash tani ne tre masa, ta gershetosh dhe me pas mund ta lesh te vije brumin per 1 ore e gjysem ose dy.

    Pasi ta kesh gershetuar dhe brumi te kete ardhur, perzje nje veze te verdhe nje luge kafeje vaj dhe nje luge kafeje sheqer dhe lyeje buken siper. Ne fund mund ta pjekesh per 30min (ose me pak kontrolloje) ne furre me nxehtesi 375F.

    Fotografija eshte perseri foto e bukes qe kish bere kjo shoqja javen e kaluar.



    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Antarsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    U bera kurioze nga titulli i temes : Buka e pashkes.
    Qenka si nje lloje embelsire :-)
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Ne shije me doli e mire, por nga pamja nuk e godita.

    Duhet ta kisha lyer mire me veze te verdhe etj siper...Keto te pjekurat s'jane te preferuarat e mia, plus isha duke bere tre kater gjera ne nje kohe dhe brumi sa vinte e po me derdhej nga tasi
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,241
    Buka e pashkes?
    yrek, Challah? lol

    Kendej nga katundet tona, thjesht "maje buke" i thone , dhe e gatuajne per Bajram.

    Kur e gatuan gjyshja ime, une vetem me eren e kesaj bukes ngopem. lol
    Sa eshte e ngrohet kam qejf ta haj nje cope te vogel, eshte e lezetshme , a si te ftohet se dua me. :P
    Ndryshuar pr her t fundit nga no name : 15-04-2012 m 00:06
    #VamosArgentina

  6. #6
    Buk Pashke

    Tsoureki (Greek τσουρέκι), rek (Turkish), panart (Arbrisht), choreg (Armenian չորեկ), rək (Azerbaijani) or kozunak (Bulgarian козунак)


    Perberesit:
    (1 filxhan = 250 ml)

    3/4 e filxhanit qumesht
    2 1/2 luge gjelle maja
    4 filxhane miell
    2/3 filxhan sheqer
    1 luge caji kripe
    1 luge caji mahlepi
    8 luge gjelle gjalpe te shkrire
    2 veze
    1 1/2 luge gjelle lekure te grire portokalli
    1 veze te zier te lyer me boje te kuqe
    3 te verdha veze
    2 luge gjelle fara sesami

    Pergatitja:

    Ne nje ene ngrohim qumeshtin dhe mbi te sperkasim majane dhe i leme ashtu per 15 minuta derisa sa majaja te aktivohet.
    Ne nje ene tjeter sitim ( lol,,,se mu kujtua thirrja...siiiitaaaa te miraaa te liraaaa) miellin , sheqerin, mahlepin dhe kripen . I leme aty.
    ne nje ene tjeter shkrijme gjalpin dhe pasi te ftohet pak i shtojme vezet dhe lekuren e grire 9 ne rende0 te portokallit. Kete permbajtje e perziejme me majane e tretur ne qumesht.
    Marrin enen ku kemi miellin dhe e perziejme me permbajtjen e mesiperme, duke i shtruar ne siperfaqe te sheshte dhe duke i ( mbrujtur?), derisa te formohet nje mase e bute.
    E veme brumin ne nje tave dhe e mbulojme me nje qese plastike te lyer me gjalpe. E leme ashtu per 2 ore.
    Pastaj heqim letren plastike dhe marrim brumin dhe e ndajme ne tre pjese te barabarta. Secilen pjese e punojme me duar deri sa te kemi tre shirite te gjate rreth 40 cm secili. I gershetojme shiritat duke i ngjeshur fillimin dhe fundin ne menyre qe te mos hapen gjate pjekjes. e mbulojme perseri me leter plastike dhe e leme ashtu per nja nje ore . Pastaj heqim qesen plastike, e lyejme siperfaqen e bukes me tre te verdhat e vezeve , e sperkasim me fara sesami dhe ne nje ane gjejme nje vend, ku te vendosim vezen e kuqe.
    E veme te piqet per 30 minuta ne furren e ngrohur me pare ne 350F (~180C).

    Gzuar Pashkt!
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •