Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Aktuale edhe pas 100 vitesh:"SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE ... "

    SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE SI MUNT
    TË SHPËTOJË NGA KJO VARFËRI



    * Ç'bën, pra. miku ynë, që të nxjerë pakë të holla? - Del kusar! Vështroni qysh:
    Me qënë që rroga nuk i del çdo muaj, miku ynë ka synë të dalë të mbledhë të dhjetat (të dalë tahsildar); kur del për këtë punë, vete nëpër fshatra. ngrënjen' e tij si dhe të kalit e merr me pahir nga fshatarët;shtrëngon njerëzit e varfërë që të paguajnë; i shtrëngon e i rreh gjer sa t'i japin gjë!

    * Një shkronjës Frances-' duhet të ketë diturë mirë punërat e Shqipërisë, kur thotë: "Shqipëtari sa është i butë e i mirë kur s'ka ndonjë punë në qeverit. aqë bëhetë i keq e i lik kur mer ndonjë memurijet".

    * Po dhe faj i këtyreve te ne është, se në vënt që të lidhemi gjithë në një brez e t'ja mbledliim rripat qeverisë, ne bëhemi një me të dhe i ndihim të shtypnjë vendin dhe vëllezërit dhe vehtenë tonë, duke shpresuar të marrim ndonjë copë teneqe a ndonjë memurijet; në vënt që të kërkojmë fitimnë tonë n'udhë të drejtë, arratisemi dhe dëmtojmë vehtenë tonë e gjithë gjindjen...Shqipërisë, - shpëtimi dhe fatbardhësija i ka për t'i ardhurë duke zënë njerësit tregërinë, mjeshtërinë dhe të heqin dorë nga dashurija që kanë te buka me helm e qeverisë. Mbani në ment fjalët e Adam Smitit: "Tregërija dhe mjeshtërija e ndritoi Ingliterenë."

    Lumo Skëndo

    1. Nxjerë nga "Kalendari Kumbiar" i vitit 1900.
    1. Lexo librin frëngjisht "A quoi tient la superioritë des Anglo-Saxous, par
    E.Domolins, F.Didot.
    2) Hahn "Albansische Srudien", f.49 V.I. '"
    3. Hequard, La Heute Alhanie, f.332
    4. Adam Smith (1723-1790), autor i librit "Kërkime mbi natyrën e mbi shkakun
    e begatisë së Kombeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-04-2012 më 20:35
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE SI MUNT
    TË SHPËTOJË NGA KJO VARFËRI


    (Ekonomi politike)


    Në Kalendar të motit që shkoj, në faqe 75 e poshtë. nënë emrë: "Ç'jan' Ata që shkojnë zallit", qërtonim mëmëdhetarët tanë, pse s'punojnë ejanë përtacë. Shumë njerës që kishin kënduarë atë artikllë. na thonë se ish e padrejtë se edhe Shqipëtarëtë punojnë. të mjerëtë gjithënjë pa prerë.
    Vërtet Shqipëtarët e gjorë punojnë! Vërtet heqin njëmijë mundime për të nxjerë një copë bukë' Oh, kush nuk ka parë shqipëtarin në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që bredh andej e këtej duke patur shpresë të bëhet një zaptie, a një kollçi e të hajë një copë bukë! Kush nuk e ka parë shqipëtar'
    e gjorë të dergjetë nëpër qytetet e mbëdhenj duke priturë bukënël Kush nuk' e di që Shqipëtari vete në Jemen dhe në vende më te largët e shkruhetë z.aptie, për të ngrënë bukë?

    Këto që themi janë të vërteta dhe tregojnë sa vuan dhe sa punon i varfëri djal' i Shqipërisë për të nxjerë bukë'. Kam njohurë një Shqipëtar që të këputte shpirtin; s'kish as ç'të hante, as ç'të vishte. E pyeta a kish gjësend në shtëpi; m'u përgjigj se kish një familje, që vuante urije. - A ke tokë për të punuarë? - i thashë. - Kam disa pendë tokë, po s'ka kush t'i punojë; unë kam dalë në kurbet, tjatrë njeri s'kam në shtëpi, as të holla që të ze ndonjë njeri të punojë!A e kupëtuatë? 1 bir' i botësë kish dalë në kurbet për të fituarë të holla, po vetë si dhe e shoqeja e djemtë s'kishin bukë të hanin; arat i linin pa punuarë, se s'kish kush t'i punonte.

    Nukë do t'ish vallë më mirë sikur, ay shqipëtar i gjatë sa një hosten, të rrijë në shtëpi, të punojë arënë e të shkojë një jetë të lumturë midis të fëmijësë, se sa të aratiset andej e këtej dhe të mos ketë bukë të hajë?

    Një vent, ku dheu nukë punohetë, ku bota s'është lidhur pas dheut, kurrgjë s'munt të vejë mbarë, se çdo njeriu ay dhë ku ka lindurë, do t'i duketë si i huaj. Shumë të mençim kanë thënë që Inglizët venë mbroth se gjindja, në çdo gjë që ka ngjarë, gjithënjë ka ndenjur e lidhurë dhe e pandarë nga dheu. Inglizët, sado që kanë tokë shterpë më të keqe se neshqipëtarët.e kanë dashur dhenë dhe shtëpinë e tyre, edhe sa herë kan' ardhurë të huaj. inglizët kanë punuarë të mbajnë arën e të jenë zot shtëpie'Shqipëtarëtë bëjnë liksht. fare liksht qëjanë lidhurë pas qeverisë (turke) e që çdo njeri shpreh të gjejë bukë në punë të qeverisë (të hyqymetit)...Të mejtohemi pakë: a bën mirë një shqipëtar që le plenk shtëpinë, arën a fëmijën dhe vete kërkon memurijet, apo shkruhetë zapne"? Mbase thoni se i gjori shqipëtar vete nga e keqja. se nukë munt të rrojë në shtëpit të tij;është pra i shtrënguarë të dalë në kurbet të nxjerë bukënë! Po vallë qysh e fitojnë atje këtë të pakë bukë?Ay i injerë që le ënibëlsin' e shtëpisë. që le fëmijën e dashurë të tij, që le vendin e bukurë ku ka shkuarë djalërinë e tij..., le plenk shtëpinë e del për kësmet. vete në një qytet të huaj, gjen një bej e i lutetë t'i gjejë bukë; shkojnë disa muaj, disa vjet pa gjeturë ndonjë vent: në këtë kohë fëmija i ka mbeturë shkretë se vuan urije; ay i gjorë m'anë tjatrë dergjet, krimburë në borxh... Ah. më në funt u-hap fati: miku ynë u-shkrua zaptie me gjashtë mexhitka të bardha në muaj! Oh, sa i lumturë! Ja ku u-mvesh me roba të
    zeza: një kordhë i varet m'anë të mëngjërë!Të gjorit zaptie rroga një herë në tre muaj i del dhe të hollat që merr nuk' i arrijnë as për vete as për në shtëpi, pa le që ka dhe një barë hua.

    Ç'bën, pra. miku ynë, që të nxjerë pakë të holla? - Del kusar! Vështroni qysh:
    Me qënë që rroga nuk i del çdo muaj, miku ynë ka synë të dalë të mbledhë të dhjetat (të dalë tahsildar); kur del për këtë punë, vete nëpër fshatra. ngrënjen' e tij si dhe të kalit e merr me pahir nga fshatarët;shtrëngon njerëzit e varfërë që të paguajnë; i shtrëngon e i rreh gjer sa t'i japin gjë! Kemi parë e kemi dëgjuarë. që shumë tahsildarë japin rryshfet te mylazimi a tejyzbashi. që t'i nxjerrin nëpër fshatrat, se ashtu gjejnë të hanë e të pinë pa të holla e të mbledhin para.
    Sa mylazimë a jyzbashë, duke dalë disa muaj nër fshatrat, mbledhin një tok të holla për veten e tyre! Edhe vjet nëjyzbash në Janinë, emri i të cilit nis ine H.. në dy muaj e siprë mblodhi 35 lira!Kuptohet mirë qysh vjedhin zaptietë a mylazimët...E kush nuk e di sa paudhësi punojnë ata që dalin për taksim? Kujt nuk' i kanë rjedhurë ca pika lot nga sytë, kur ka dëgjuarë qysh taksildarët
    rrjepin shtëpin' e bujkut, rrahin të mjerin fshatar, i marrin edhe kusinë dhe e lënë kërcu! Këto të këqija i bëjnë taksildarët shumë herë për të marë disa grosh nga fshatari. Mos pandehet se këto ligësi i bën vetëm zaptie-ja;jo, të gjithë sa janë në punë të qeverisë, të gjithë sajanë në bukën e saj, që nga zaptieja e gjer te valiu, gjithë memuret e sulltanit, të tërë vjedhin e bëjnë një mijë turpe. Edhe prapë ndonjë prokopi nukë kanë, se të gjithë të këputin shpirtinë...

    Nukë do t'ish vallë më mirë të punojë arën shqipëtari, të shikonjë kopenë a të bëhetë tregëtar e të nxjerë bukënë me djersën' e ballit. sesa të dalë hajdut nënë robët e një zaptieje, të një mylazimi a të një qatibi?Hahni ka të drejtë kur thotë "Sa të muntnjë shqipëtari të lërë shtëpinë e të përpiqetë të fitonjë hukën në vende të huaj, s'shprehet ndonjë përmirësim"' d.m.th.s'munt të vejë përpara vendi kur le shqipëtari plenk shtëpinë dhe aratisetë andej e këtej për të nxjerë bukën.E thamë më lart dhe e themi prapë: ay që lidhet pas qeverisë. Do me thënë ay që merr një punë në qeveri. është ay që i bën më të mbëdhatë e të ligavet Shqipërisë. Se. një njeri që ka shkuarë mirë me fshatarët e tij. posa bëhetë zaptie e bëhet armik i fshatarëvet me të cilët gjer dje kish shkuarë vëllazërisht. hiqet i rëndë. bën ç'të dojë se ka krahë hyqymetin (qeverinë), dhe, duke munduarë vëllezërit' e tij. shikon të fitojë qeverija a vetë ai, pa në djall Shqipëria!Ata qëjanë lidhurë pas qeverisë na kllasin në grindje dhe ndarje midis tënë; se ay njeri dolli nga Shqipëtarija e u-bë njeri i sulltanir. Duke dashurë të fitojë, se rrogë nuk ijapin, mundon të dobëtit dhe kështu gjindja thotë që "nuk na mundon turku, po na mundon shqipëtari!" Me qënë që të krishterëtë janë shumë herë të dobëtë. zaptijeja a mylazimi e gjejnë më lehtë të bëjnë të këqija te shqipëtarët të krishterë dhe kështu hyn grindja dhe mërzitja midis myslimanëve e të krishterëve.Pra, shqipëtarëtë që hyjnë në punë të qeverisë, punojnë, heqin shumë mundime, rrinë në vende të liq për shëndenë, mezi gjejnë bukë të hanë, nobat i kanë copë-copë. gjithnjë ndodhen në rrezik e siprë se mos vritenë, se bëhen armiq me gjithë botënë. Me qënë kështu. këndonjësit munt të pyesin: Shqipëtarëtë nukë dinë të punojnë^Një i diturë n'ekonomi politike, Dety de Trasi. ka thënë: "Gjithë fathardhësi e njerëzvet është në të përdorurit inirë të punës, e gjithë e keqja vjen nga të përdorurit më kot të punësë!"Kështu, pra. shqipëtarëtë, në vënt që të lodhenë tërë kohënë, të shkojnë njëjetë të ndyrë e të mos nginjin dot barkun në punëra të qeverisë,do t'ish shumë më mirë të vështronin të fitonin duke punuar bujqësinë a tregërinë dhe, në vënt që të nxjerin bukën duke bërë të ligë botësë e duke i sjellë dëm kombit dhe vehtes së tyre, do t'ish shumë gjë e pëlqyerë ta nxirnin atë bukë me një mënyrë t'urtë, të nderçme e me djersën' e ballit.

    Nga të paturit synë në punërat të mbretërisë, na gjen të d ibëtë qeverija e na lot si të dojë; se, të themi. që ca fshatra duanë, për shëmbëll, të qahenë nga pagesat e rrugës ose tjatrë gjë. Për këtë punë duhetë që të| gjithë njerëzija të jenë të bashkuarë... Qeverija. gjithënjë, me ca të qelburë memurijetë a me ca nishanë të teneqejtë, gjen anën të ndanjë e të bënjë me-vehte ca nga neve, të cilëtë bëhenë shushunja dhe pinë gjakn' e gjindjesë..

    Një shkronjës Frances-' duhet të ketë diturë mirë punërat e Shqipërisë, kur thotë: "Shqipëtari sa është i butë e i mirë kur s'ka ndonjë punë në qeverit. aqë bëhetë i keq e i lik kur mer ndonjë memurijet".Gjer më tani thamë që të qepurit pas qeverisë, të pasurit syne n( memurijet është një fatkeqësi për shqipëtarët. po këndonjësi munt të më thotë: "Këto janë të drejta. po qysh të bëjnë shqipëtarëtë për të fituarë të holla? Me ç'anë të gjejnë pakë para të flamosura?Pa të shohim vallë. nukë ka ndonj' udhë për të fituarë të holla, veç memurijetit? Nukë munt. vallë. njeriu të nxjerë para pa bërë zaptie, mylazim. kajmekam a mytesarif? Nukë munt. vallë, njeriu të bëhet' i pasurë, pa rrjepur botënë e pa pirë gjakn' e vëllezërët? A nukë munt më mirë njeriu të fitojë të holla me bujqësi, me tregëri, me mjeshtëri (zanat)? Munt të themi që: Shqipëria do të shpëtojë kur të nisinë Shqipëtarëtë të merenë me tregëti, me mjeshtëri e me bujqësi, dhe të heqinë sa të mundinë dorë nga memurijetet.Pa më thoni sa merr një zaptie q' i pëlcet koka në djell. në shi. në dëborë e në baltë? Sa merr një kajmekam, sa merr një mytesarif? Rrogat që marrin nuk' u japin as sa për duhan! Me aqë mundime, të merreshin me tregëri. me bujqësi e me mjeshtëri, do të fitonin më tepërë, do të rroninmë të ndershëm dhe, në vent që t'i bënin dëm, do t'i bënin shumë të mira Shqipërisë.

    Pa na thoni, këndonjës të dashurë. a kini parë ndonjë njeri që të jetë në bukë të mbretit e të jet' i
    pasurë? Jo, jo! Pa më thoni si u-bë i pasurë Averofi nga Meçova, Hirsi, Roshildi, Vanderbildi. dhe kaqë të tjerë që kanë fituarë me milionë lira, me memurijetë të qelburë i kanë fituarë të hollatë, a po me tregëri e duke punuarë me nder?

    Bujqësija, domethënë të punuarët dhenë mirë dhe me ment, tregërija dhe mjeshtërija, na kanë për të shpëtuarë; ahere shqipëtarëtë do të bëhenë të pasurë, do të rrojnë si njerës, do të duanë shoku-shokun, se tregërija gjithnjë sjell dashurinë. Duke hequr dorë nga qeverija e duke zënë tregërinë,
    do të ngrihenë paudhësitë që punon sot parësija, se ahere në vent që ta ketë synë në vjedhje e në rrëmbim, do ta ketë në tregëri e në mjeshtëri.

    Adam Srnithi', i madhi themelonjës i ekonomisë politike, ka thënë: Tregërija dhe injeshtërija kallën dalëngadalë n 'Ingiltere rregullën në punërat dhe qeverine e mirë; bashkë me këto dhe sigurinë dhe lirin' e gjindjesë, e cila më parë rronfe në luftë të paprerë në mest të tyre dhe si sklievër nën të fortëtë.

    Duke rënë bota pas tregërisë, do të gjejë shpirt vendi ynë; se bujku i varfrë. që sot nukë punon me dëshirë, se s'ka ku të shesë drithën q'i tepëron a viçin. a dhentë. Kur të lulëzojë tregërija e të dale jashtë Shqipërisë plaçka. ahere fshatari e di që do-mos-do shitet plaçka dhe zë e punon me zjarr e dëshirë. Ahere bujku lehtë do të gjejë në Shqipëri maqinën q'i duhetë për të punuarë më mirë dhenë. Ahere do të hyjnë e do të dalin mallrat në të katrë anët të Shqipërisë dhe të hollatë do të lëvrijnë nëpër duar, se paraja sa herë të shkojë nga një dorë më një tjatrë, aqë më shumë punë bën. Duke shkuarë, të themi. një lirë një mijë herë, nga një njeri më një tjatrë, ajo lirë bën punën e zë vendin e një mijë lirave.

    Andaj, pra. bejlerët e Shqipërisë sa të dërgojnë djemt' e tyre të mësojnë në shkollat për të dalë memurë, do t'ish shum' më mirë për vethen' e tyre e për mëmëdhenë, t'i mësonin për tregëri, bujqësi a mjeshtëri e të vininë të punonin për dritën e për fitimn' e vendit tonë e të tyren.I madhi Adam Smith, kur kërkon se me ç'anë vjen kamja, gjen se "burimi dhe shkaku i kamjesë është puna"...

    Duhet të themi që kamja nuk është me të patur copëra ergjent a flori. Dhe me qenë se floriri a ergjendi (do-me-thënë paratë) na duhenë për të prishurë e për të blerë me to gjërra të nevojshme për të rrojturë mirë, themi se çdo gjë që na bën të shkojmë një jetë të prehurë, është kamje, edhe në mos paçim fare të holla. Ejani të vemi bashkë te një fshatar; kasolleja është mos më keq, mënt rëzohetë; dera ësht' e thyerë; era hyn më çdo anë; brenda kasolleja është e pafshirë, e ndyrë; s'ka asnjë fron për të ndenjurë, asnjë mësallë ku të hanë bukë; shtrati për të flejturë është i fëlliqurë dhe napa copë-copë;robat e fëmijërisë janë të lyera dhe të shqepura. Themi që i zot i kësaj kasolleje është fort i varfërë dhe, që të bëhetë pak i pasurë e të rrojë si njeri, i duhenë të holla.Unë them se, ky njeri bëhet i pasurë edhe pa të holla.Burri i shtëpisë sa të rrijë përtac, le të marrë spatën, të vejë në pyll të
    bëjë ca dhoga; me këto dhoga të ndërtojë kasollenë, të bëjë ca frone për të ndenjur dhe një mësallë (sofrë) të bardhë; e shoqeja le të shpjerë në lumë të tëra plaçkat e shtëpisë e të fëmijësë e t'i lajë mirë; çupat le të tjerrinme leshn' e dhënve ca napa. të cilatë t'i shtrojnë a të bëjnë roba; pastaj rreth
    e rrotull shtëpisë të pastrojnë kopshtin. të qërojnë barërat e egëra, të mbjellin ca lule... Kështu, kur të kthehemi pa.s ca muajsh. do të gjejmë kasollenë të mirë, era s'ka për të fryrë nga vrimatë. një pastërti duketë më çdo anë. mësalla, fronet. napat dhe çdo gjë janë të pastra, kopshti është zbukuruarë. tufë-tufë lulesh japin erë të mirë q'i gëzojnë shpirtin e i ëmbëlsojnë jetënë njeriut. foshnjat janë të pastra si pëllumba. Si u-bë tani shtëpi e fshatarit. themi q'ësht' i pasurë dhe i gëzuarë.

    Për të bërë kështu. fshatarit nuk i duhen as fare të holla: dhogat i bëri në pyll, napat i endi rne leshn' e dhënvet. i cili kish kaqë kohë që rrinte më një çip. robat u-lanë në përrua: për t'u bërë i pasurë, arriti të përveshin llërët njerëzit e shtëpisë e të punojnë. Pra Adam Smithi, ka të drejtë kur
    thotë: Kamja është të punuarët.

    Po dëgjoj një nga këndonjësit që thotë: "Janë të vërteta këto fjalë, po ç't'i bësh qeverisë që s'na le të lirë, që s'na bën rrugë, që na rrjep e s'na le asnjë grosh, dhe veç që s'na bën asnjë të mirë, po na le në duart të hajdutëvet".

    Po dhe faj i këtyreve te ne është, se në vënt që të lidhemi gjithë në një brez e t'ja mbledliim rripat qeverisë, ne bëhemi një me të dhe i ndihim të shtypnjë vendin dhe vëllezërit dhe vehtenë tonë, duke shpresuar të marrim ndonjë copë teneqe a ndonjë memurijet; në vënt që të kërkojmë fitimnë
    tonë n'udhë të drejtë, arratisemi dhe dëmtojmë vehtenë tonë e gjithë gjindjen...Shqipërisë, - shpëtimi dhe fatbardhësija i ka për t'i ardhurë duke zënë njerësit tregërinë, mjeshtërinë dhe të heqin dorë nga dashurija që kanë te buka me helm e qeverisë. Mbani në ment fjalët e Adam Smitit: "Tregërija
    dhe mjeshtërija e ndritoi Ingliterenë."

    Lumo Skëndo

    1. Nxjerë nga "Kalendari Kumbiar" i vitit 1900.
    1. Lexo librin frëngjisht "A quoi tient la superioritë des Anglo-Saxous, par
    E.Domolins, F.Didot.
    2) Hahn "Albansische Srudien", f.49 V.I. '"
    3. Hequard, La Heute Alhanie, f.332
    4. Adam Smith (1723-1790), autor i librit "Kërkime mbi natyrën e mbi shkakun
    e begatisë së Kombeve"
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çfarë dmth fjala "VARFËRË" dhe "MUNT" se spo kuptoj tanzanisht :s
    Sui generis

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Çfarë dmth fjala "VARFËRË" dhe "MUNT" se spo kuptoj tanzanisht :s
    shqiptaret e diaspores kanë problem me shqipen.

    poshte JUVE

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Çfarë dmth fjala "VARFËRË" dhe "MUNT" se spo kuptoj tanzanisht :s
    besoj e di kush është autori Lumo Skëndeo ( nëse je shqiptar )

    e kjo e VARFËRË dhe MUNT besoj edhe këtë e di ( gjithashtu nëse je shqiptar)!

    ose nëse ke kryer të paktën një shkollë fillore ( tetëvjeçare)!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-04-2012 më 12:39
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shqiptaret e diaspores kanë problem me shqipen.

    poshte JUVE
    diaspora më mirë e flet gjuhën shqipe se fshtarësia vendore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-04-2012 më 12:39
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    projekt..

    ke hap tem te bukur shum e sidomos me shkrimet e te madhit lumo skendo..

    te lumte..

    rrap..
    ti e kupton varferi cdo te thote..

    fukarallik..


    munt-mund..
    si mundet te..

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Çfarë dmth fjala "VARFËRË" dhe "MUNT" se spo kuptoj tanzanisht :s
    Lumo Skendo eshte Mithat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit, por ti s'ke si ta dish. Ska faj njeri qe ti s'kupton shqip por vetem arabisht, qe mos te te duket tanzanisht.


    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    e kjo e VARFËRË dhe MUNT besoj edhe këtë e di ( gjithashtu nëse je shqiptar)!

    ose nëse ke kryer të paktën një shkollë fillore ( tetëvjeçare)!
    Nuk ma merr mendja se e ka kryer

  9. #9

    Eseja e plotë e atdhetarit Mithat Frashëri

    Po të shikojmë me vëmendje Shqipërinë do të shohim se ajo është shumë më e pasur nga ç’e pandehim. Gjithë pjesa fushore, gjithë ultësira që zgjatet përgjatë bregut të Adriatikut, ka një klimë shumë të butë; që nga Shkodra e deri në Prevezë rritet ulliri me kokrra dhe vaj të mirë; ky dru i bekuar rritet edhe në thellësi të vendit gjer në Elbasan, Mallakastër, Berat. Portokallet, limonët, mandarinat dhe qitrot rriten shumë mirë në jug të Shqipërisë, që nga Himara e deri në Prevezë, duke formuar kopshte parajse në Pargë e në Prevezë. Që sot, një tregti e madhe bëhet me këto agrume. Portokallet rriten dhe në Elbasan, që formon kufirin e largët të brezit të ullirit. Ata që njohin ullinjtë dhe merren me tregtinë e tyre, thonë se drurët e Shqipërisë janë shumë prodhimtarë dhe më të mirë se ata të Italisë meqenëse nxjerrin më shumë vaj. Kjo duhet të na jap kurajë që të shtojmë këta drurë, dhe të mbushim me ullinj gjithë vendet që rrinë sot të zhveshura dhe shterpë anës detit.
    Kjo pjesë e Adriatikut ka një të ardhme të mirë dhe për kulturën e duhanit: toka e kuqe e Tiranës dhe e Elbasanit prodhon që tani një duhan të cilësisë së mirë; ata që kanë shkuar në Elbasan e dinë sa tregti të madhe bëjnë qytetet dhe fshatrat me këto fletë të hidhura. Pak punë, pak dituri dhe pak kapital do të arrijë të përmirësoj këtë kulturë. Mjafton të dish si ta mbjellësh dhe kultivosh, atëherë fitimi do të bëhet 10 herë më i madh nga ç’është sot.

    Po pjesa malore e Shqipërisë, vendet që janë mbi male, si janë? Një autor i huaj shkruan këto fjalë: “Në qoftë se Shqipëria sot është e varfër, kjo nuk vjen nga varfëria e tokës, por nga shkaku që kjo tokë s’punohet sa dhe si duhet”.(30)
    Sot malësia na duket e varfër, toka e saj na ngjan shterpë; shkaku është se ne prej tokës presim misër dhe grurë, dhe po nuk na dha drithë, themi se është shterpë. S’dimë të kërkojmë gjë tjetër, s’dimë ta bëjmë tokën që të na jap prodhim, presim që vetë toka të na sjellë mirësinë e dëshiruar.

    Atje ku nuk bëhet drithë, bëhen patate, bëhen vreshta, bëhen dru frutor si arra, gështenja, lajthi, mollë, qershi... Bëhet mani dhe ushqehet krimbi i mëndafshit. Toka i thotë njeriut: Punomë dhe unë kam për të të dhënë prodhim. Po njeriu shumë herë tregohet i shurdhër dhe nuk kupton. Pra, nuk është çudi kur sot shohim vende të varfra si Mirdita, Luma, Lura, Martaneshi, Vërça, Skrapari. Pak punë, shumë vullnet, pak dituri dhe mjaft durim, mund të na i bëjë të këndshme viset që sot na duken të varfra dhe shterpë. Padyshim, ka dhe vende si Malësia e Mbishkodrës që janë prej natyre ku puna do të jetë shumë e rëndë dhe pak fitimtare.

    Sot i vetmi shërbim që na bëjnë malet është ushqimi i bagëtisë, dhenve e dhive; dhëntë prej racës që njihet nën emrin këvërxhëk, janë vërtet të vogla, por me një mish shumë të shijshëm; dhitë janë më pak fitimprurëse nga shkaku i pakicës së leshit dhe të qumështit. Megjithëse malet tona nuk kanë kullotat e majme të Alpeve, në shumë krahina bari është i hollë e i mirë. Po dhëntë që ushqejnë malet tanë janë vetëm për në verë; në dimër duhet që të ushqehen në jug dhe deri tani kanë zbritur në fushën e Selanikut dhe në Greqi. Gramozi dhe Sharri ushqejnë pjesën më të madhe të kopeve; Labëria dhe Çamëria meqenëse kanë edhe male edhe fusha, dhëntë mund ta kalojnë gjithë vitin në vend.

    Të dëgjuara janë dhëntë që mbajnë shqiptarët e Peshterit në veri të Pejës dhe Rrozajit.

    Veçanërisht meriton të përmendim racën e kuajve të Myzeqesë, e njohur që në kohë të lashta në gjithë Rumelinë për bukurinë, shpejtësinë e ecjes dhe huqet e saj; edhe tani vazhdon të bëhet një tregti mëzash me Evropën, po nga pakujdesia, hijeshia dhe bukuria e racës po vjen gjithnjë duke u zbehur. Njëqind vjet më parë, Pouquevilli, konsull i Francës pranë Ali Pashës në Janinë, shkruan se, afër fshatit Karbunar ishte një vend për të ushqyer “kuajt e bukur të Myzeqesë”. Disa gjëra në këtë botë, janë si zogjtë e korbit: sa venë e nxihen.

    Mbase të ushqyerit e bagëtisë dhe moskujdesi i njerëzve janë bërë shkak që kanë rralluar dhe pakësuar pyjet në Shqipëri. Sot vetëm në veriperëndim të vendit tonë nga Puka e në Martanesh, duke shkuar prej Mirdite, Malësi e Lezhës dhe Krujës, Bregu i Matit dhe i Ishmit, janë mbajtur pyje të bukur, me drurë të mëdhenj shekullorë, dhe që bëjnë një burim fitimi dhe pune padyshim mjaft të madh. Po përveç kësaj pjese veriperëndimore, malet në përgjithësi edhe gjetkë janë pak a shumë të veshur: më të rrallë gjenden male fare të thatë dhe shterpë; të shumtët kanë nevojë që të ruhen prej bagëtisë dhe prej sëpatës së druvarit; përveç kësaj mbrojtjeje, shtoni dhe pak punë, mbillni fara bredhi, dushku dhe ahu, sipas vendit dhe klimës dhe në pak vite do të kini një thesar të madh dhe të sigurt. Atë që do të humbisni prej dhive shikoni ta fitoni prej lopëve duke u kujdesur për kullotat dhe duke siguruar ushqimet si jonxhë, panxhar etj.

    Kur jemi duke bërë fjalë për pyjet, s’mund të lëmë në harresë metalet. Mundet që Shqipëria të ketë një të ardhme të mirë prej pasurive që flenë dhe presin nën tokë. Sot prodhohet pothuajse vetëm sera në Selenicë afër Vlorës, një nga më të pasurat e më të mëdhatë miniera të serës në botë. Në Kosovë në shumë vende si Prishtinë, Mitrovicë, etj del pak krom; mali i Korçës nxjerr një qymyr guri mjaft të mirë, i cili shtrihet deri në Kolonjë.

    Një studim serioz mbi gjeologjinë e Shqipërisë mungon akoma, po kërkimet e sipërfaqshme na japin shpresa të mëdha, meqenëse disa vende si afër Elbasanit, ku janë sot banjat dhe në Mallakastër të Fierit janë zbuluar burime nafte. Por, dhe burime qymyri gjenden në luginën e Drinit dhe afër Tiranës. Kohë më parë duket se janë shfrytëzuar tri miniera argjendi: në Fan (Dukagjin), Bulgeri (ndërmjet Lezhës dhe Kurbinit), në Malësi të Lezhës. Në këtë të fundit ka pasur edhe flori; i cili duket se është nxjerrë në Pirusten, tek bashkohen të dy Drinat (31), si dhe në Tomorricë të Beratit (32).

    Klima e butë dhe e ngrohtë e bregut të detit, era e shëndetshme dhe pastër e krahinave malore, e bëjnë Shqipërinë një vend të shëndetshëm, me çdo mirësi dhe bukuri, pa lënë jashtë edhe disa banja të ngrohta e të mira që kemi.
    Me ardhjen e paqes, me fillimin e një kohe pune dhe aktiviteti, kur të ëmbëlsohet njerëzia jonë me rrojtje e me gëzim, atëherë s’ka dyshim që vendi ynë do të mund të ushqejë disa herë më shumë njerëz dhe shqiptarët në pak kohë do të shtohen dy dhe tri herë më tepër nga ç’janë sot.

    Për të arritur një të ardhme të mirë dhe që të shohim të çelet një fatbardhësi e shkëlqyer, do të kemi nevojë që të punojmë dhe të përpiqemi pak më shumë nga ç’kemi punuar dhe jemi përpjekur deri më sot. Kemi një mëmëdhe të mirë, një tokë të begatë, por duhet derdhur punë dhe djersë që të përparojmë.

    Shoqëri të vogla, punë të veçanta, përpjekje të bashkuara. Çdo degë e aktivitetit po pret punën që do të japim. Shqipëria mund të japë çdo gjë, po sot s’do harruar që nuk ka asgjë. Një gjë që më ka habitur është mungesa e anijeve dhe e vaporëve shqiptar: kemi një bregdet të bukur që nga Shkodra e në Prevezë, dhe s’kemi asnjë detar, veç ca ulqinakë të vendosur në Shkodër dhe himarjotët. Dalmacia dhe Greqia, a nuk na bëhen shembuj me mijëra anije dhe vaporët e tyre? E tërë fusha e Myzeqesë nuk ka një gur; shtëpitë bëhen prej kallamash dhe nuk del njeri që të ndërtojë një fabrikë tjegullash.

    Për të shtypur ullinjtë dhe për të nxjerrë vajin s’mund të numërojmë më tepër se pesë mullinj me motor; mullinj mielli me zjarr edhe ata numërohen me gishtërinjtë e të dy duarve. Sharrë me zjarr ka vetëm një në Mitrovicë, e madhe, moderne; gjetkë s’gjen veçse sharra primitive.

    Që të shprehim trashëgiminë e një mëmëdheu të lulëzuar dhe një jetë të lumtur, duhet që kujdesin më të madh ta japim në mësimin dhe në studimin e diturive praktike: industri, mekanikë, inxhinieri, tregti. Dituria do të na hapte sytë dhe të na mësonte si të punojmë e si të fitojmë vetë, pa pritur që të vijë bota e të marrë për veten e saj, ajkën e fitimit.

    Padyshim Qeverisë i bie barra më e rëndë në kujdesin për arsimin. Shkollat duan një vëmendje të veçantë, që të përhapet një arsim i shëndoshë dhe me themel të mirë. Një pjesë e madhe e buxhetit këtu do harxhuar, kësaj dege i do dhënë përparësi, nga e cila pritet fitim i madh.

    Buxheti në një pikë, mbi të cilën Qeveria do të ketë një vështirësi dhe një barrë të madhe! Shqipëria indipendente që njohu Konferenca e Londrës, nuk mund të ketë më tepër se gjashtë a shtatëqind mijë lira (13-15.000.000 franga) të ardhura. Sot janë shumë pak; nesër padyshim do të shtohen, do të bëhen dy, tri, dhjetë herë më shumë. Sot duhet një ekonomi dhe kujdesje e fortë; s’do harruar se çdo harxhim i panevojshëm i sotëm do të na lidhë këmbë e duar në të ardhmen, dhe huaja që merret është një barrë e rëndë nën të cilën shumë herë shtypet e shtrydhet një shtet.

    Huaja! Po kush do ta paguaj fajdenë e saj dhe qysh?
    Me ekonomi të madhe në të harxhuar, të mos hedhim të hollat nga dritarja, me një administratë të zgjedhur dhe ekonomie, si një komb i varfër dhe malor që jemi, dhe duke u mbrojtur nga sistemi më shumë nëpunës dhe rroga të mëdha, atëherë, sigurisht mund të lidhen të dy çipat, të mbarojmë punë me dhjamin tonë, duke kursyer nga mund të kursehet dhe duke qenë më të kujdesshëm për shkollat e për gjëra të nevojshme si arsimi.

    Me huan që të merret, duhet që të bëhen vetëm punë me fitim, prej të cilave nesër të shprehet shtimi i begatisë dhe sigurimi i së ardhmes. Në mes të këtyre kemi rrugët, limanet, tharjen e kënetave, kanalizimet. Të gjitha këto janë për t’u krijuar, meqenëse sot nuk ka gjë fare. Mungesa e mjeteve, të marrëdhënieve na kanë shkaktuar varfërinë tonë morale e fizike, duke na ndarë prej shoku shokut, duke na ndaluar të njihemi, të vëllazërohemi, duke na rrethuar në malet ku vuajmë prej urisë.

    Pas ndërtimit të rrugëve, urave, rrugëve të qerreve e të kuajve nëpër male, rrugëve automobilistike, do të vijë çështja e rrugëve të hekurta, të cilat do të kenë dy qëllime: shërbimin e brendshëm të vendit tonë dhe shërbimin e jashtëm për lidhjen me shtetet e tjera.

    Vendi ku është vendosur Shqipëria jonë, është një pozicion i tillë gjeografik që i siguron një të ardhme të mirë. Bregu i Adriatikut mbi të cilin shtrihet, të qenit në perëndim të gadishullit të Ballkanit dhe në pikën jugore të Evropës, afërsia me Italinë, të gjitha këto i sigurojnë Shqipërisë dhe tregtisë së saj, një rëndësi dhe një të ardhme të madhe; një rrugë hekuri nga Durrësi apo nga ndonjë skelë tjetër, që ta lidh me rrugët e tanishme, në Tunë dhe në Det të Zi, do ta bëjë vendin tonë bulevardin e një tregtie dhe të një lëvizjeje mjaft të madhe, prej së cilës nuk do të kemi veçse fitime, si një vend qendror dhe si një shtet transit. Atë dobi dhe fitim që ka sot Zvicra si shtet qendror në Evropë, do ta kemi dhe ne nesër, në mënyrë të ndryshme, por jo më të pakët.

    ***

    Nëse është e vërtetë që këto punë dhe detyra priten prej Qeverisë, domethënë prej atyre shqiptarëve që formojnë Qeverinë, nga ana tjetër janë dhe shumë vepra që varen nga iniciativa private e çdo shqiptari, në të cilat çdo njeri, çdo gjymtyrë e këtij kombi ka një shteg dhe një detyrë aq me rëndësi sa e kujtdo tjetër.
    Sot është e pamohueshme, se nga organizimi dhe zhvillimi kombëtar jemi në një shkallë mjaft të ulët. Shumë prej nesh, çdo vit, në qindra dhe mijëra, po humbasin për kombin dhe mëmëdhenë, sikundër edhe nga ata që mbeten s’del dot fitimi që mund të shprehet; të gjithë e shohim, e dimë dhe na vjen keq që shumë djem shqiptarë duke harruar dhe duke mos e mësuar gjuhën, largohen nga Shqipëria, treten në kombe të huaj. Gjenden me mijëra njerëz në të cilët kujtimi i kombësisë dhe i gjakut ka mbetur vetëm në një emër, në një kujtim, po në mendje dhe në zemër të tyre ndjenjat e vërteta janë gjysmuar.

    Në qoftë se deri më sot kjo gjë ka formuar një rrezik për ne, paskëtaj do të jetë një mënyrë dhe një rrezik akoma edhe më i madh, sepse të shpërndarë në tre shtete deri më dje, tani gjendemi të shpërndarë në gjashtë, mbase dhe në shtatë shtete pa numëruar kolonitë e shumta në të gjitha anët e botës.

    Pra, që të mund të ruajë kombësinë dhe të mos humbasim identitetin tonë, kemi nevojë për organizime të forta. Shembulli i shteteve të tjerë duhet të na tregojë e të na ndriçojë rrugën e duhur: hebrenjtë kanë shoqërinë aleanca izraelite, italianët kanë Dante Aligerin, grekët kanë sillogjet, turqit tani po bëjnë dernekët, bullgarët kishin Matcen, sikundër që e kanë akoma sllavët e përparuar që jetojnë nën monarkinë austriake. Me anë të këtyre lidhjeve dhe shoqërive, këta kombe po përpiqen të ruajnë kombësinë, ta ngjallin atje ku është në të shuar e sipër, të sjellin afërsi dhe bashkim midis njerëzve të tyre.

    Deri tani e vetmja punë e bërë, i vetmi organizim pak i fortë, duket në koloninë e shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: këtë ia kemi hua federatës Vatra që lidh dhe bashkon më tepër se dyzet degë. Kolonive të Rumanisë, që padyshim janë me rëndësi të madhe, nga shkaku se gjymtyrët e tyre janë bërë vendas, fatkeqësisht u mungon një organizim i vërtetë dhe i fortë, megjithëse ka afër një vit që është njohur zyrtarisht në Bukuresht një “Koloni Shqiptare”. Kolonitë e Egjiptit, ku zgjimi ka filluar që në kohën e të ndjerit Thimi Mitko, pesëdhjetë vjet më parë, sot për fat të keq ndodhen fare të shkatërruara dhe të çorganizuara. Nga të dy grupimet e mëdhenj të Italisë dhe Greqisë, i pari është në një gjendje mjaft të lulëzuar, meqenëse kultura e gjuhës dhe gjallimi i ndjenjave nuk është harruar kurrë, dhe kur kujtojmë shërbimin e bërë prej shkrimtarëve shqiptaro-italianë kemi të drejtë që edhe të ardhmen ta shpresojmë të mirë.

    Ata të Greqisë mund të themi se janë në rrezik të greqizohen dhe të zhduken, meqenëse deri më sot, megjithë dritën e pakët të hedhur prej Anastas Kullorotit dyzet vjet më parë, nuk është treguar ndonjë shenjë lëvizjeje.

    Një organizim, një shoqëri e fortë sipas emblemave të shoqërive të huaja që përmendëm më sipër, është nga nevojat më të para që të përkujdeset për “dhëntë e arratisura”, që ndodhen në rrezik të humbjes. Ajo shoqëri, që do t’i duhen shumë të holla, shumë njerëz dhe akoma më shumë punë, do të ketë për barrë hapjen e shkollave, shpërndarjen e librave e gazetave.

    Probleme të reja e të shumta kemi përpara nesh. Në Serbi dhe në Mal të Zi, gjysma e numrit të gjithë shqiptarëve po presin që edhe ata të mund të kenë të drejtat e çdo kombi e të çdo njeriu. Në Turqi koloni të shpërndara presin një organizim që të bëhen të dobishëm. Stambolli ka një koloni të madhe në të cilën nuk mungojnë elementë të zgjuar dhe të mirë, me një tregti të zhvilluar. Në shumë qytete të Anadollit, tani ose qysh disa vjet më parë, janë vendosur koloni të reja, të cilat duke qenë të vogla dhe të humbura midis një elementi të huaj, është shumë frikë se mos mbyten dhe zhduken më shpejt se nga të tjerat.

    Vepra jonë nuk do të jetë një vepër pushtimi dhe grabitjeje, po një punë dhe detyrë mbrojtjeje, një mbrojtje legjitime, nga e cila asnjë njeri me pak mend s’mund që të na krahasojë me shovinistët, as ndonjë ligj i shteteve të tjera nuk mund të na ndalojë.

    ***

    Po, në qoftë se punët e përmendura më lart kanë nevojë për shoqëri dhe për bashkim fuqie, janë dhe disa vepra që varen dhe priten vetëm prej njerëzve, veç e veç vepra të qeta e të ngadalshme, pa zë, pa bujë, pa tym, e pa flakë. S’di cilat punë kanë rëndësinë më të madhe mbi fatin e njerëzisë e të kombeve, por më duket se ato punë që bëhen në qetësi, të veçuara, dhe në mes të katër mureve nuk janë më pak të rëndësishme dhe me influencë të dobët. Dëshirojmë të flasim këtu për punët e literaturës dhe të shkollave.

    Kombësia, kombi, shteti, Qeveria, organizimi, të gjitha do të mbështeten mbi zhvillimin e njerëzve, mbi zgjimin e veçantë të çdo gjymtyre, mbi vlerën, mbi mënyrën e mendimit, mbi besimin e mbi bindjen e tij. Mos harrojmë se jetojmë në një shekull ku çdo gjë pritet më tepër prej mësimit, prej arsimit të përgjithshëm. Një komb do të rrojë a do të vdesë, do të rritet a do të shuhet, pas idealit që i jepet, pas ushqimit mendor që do të marrë çdo ditë.

    Qeveria nesër do të mbështetet mbi punën e bërë prej njërit apo tjetrit, për të organizuar dhe për të rregulluar shkollat e Shqipërisë; çdo gjë pra, në fushën e moralit e të mendimit, mbështetet mbi veprën që do të kenë bërë personat e veçantë në literaturë.

    Dy vitet e fundit Qeveria shqiptare u gjend përpara një vështirësie të madhe ku u desh të shtypeshin dokumentet e duhura për degët e ndryshme të administratës, dhe kur erdhi koha e hapjes së shkollave, nuk kishte kurrgjë në dorë! Asnjë libër, asnjë studim, qoftë dhe jo i plotë, mbi gjuhët, asnjë gramatikë pak të mirë, asnjë fjalor, asgjë në botë!

    Nuk qortojmë njeri. E dimë se, të ardhur vonë te ky shesh lufte dhe përpjekjeje, të zgjuar tani shpejt nga zija dhe rrëmeti i kombit, padyshim jemi pas të gjithëve. Po, tërheqim vërejtjen e shokëve tanë se, ne kemi ecur pak si shumë ngadalë deri më sot, paskëtaj duhet që të shpejtojmë pak më tepër.

    Atyre që nuk janë të zotët të shkruajnë, do të marrë guximin t’i këshilloj që të mos humbasin kohën me vjersha të shtrembra, po të përdorin kohën e tyre më mirë dhe më me dobi, duke lexuar dhe duke sugjeruar njohuritë e tyre.

    Prej atyre që përdorin penën me shkathtësi, presim kërkime dhe studime gjuhësie, mbi gramatikën, dialektet dhe leksikologjinë shqipe; presim kërkime dhe shënime mbi historinë dhe ngjarjet e Shqipërisë, ngjarje të viteve të fundit ose të shekujve të kaluar; përshkrime gjeografike të Shqipërisë, përkthime të literaturës shkollore, seri të tëra dhe të plota që mund të kënaqin nevojat e shkollave fillore dhe të larta; përkthime librash historie, gjeografie dhe të çdo shkence përgjithësisht, zgjedhur prej autorëve më të mirë. Besojmë që përkthimi besnik do të jetë fort i dobishëm se nga të shkruarit e librave rishtazi: autorët e huaj padyshim kanë një përvojë dhe janë në një konkurrencë që ne na mungon sot.

    Thamë në krye të këtyre shënimeve, se vlera dhe e ardhmja e një kombi varet në dy cilësi: cilësitë morale dhe cilësitë materiale; padyshim të parat kanë një rëndësi më të madhe, meqenëse morali, shpirti dhe mendja, urdhërojnë dhe shtyjnë trupin. Një kujdes dhe vërejtje e veçantë pra kërkon vepra morale, zhvillimi mendor dhe intelektual. Kjo është një detyrë mjaft e rëndë dhe shumë e gjerë, për ata që duan të marrin barrën dhe të bëhen udhërrëfyesit e kombit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    Lumo Skendo eshte Mithat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit, por ti s'ke si ta dish. Ska faj njeri qe ti s'kupton shqip por vetem arabisht, qe mos te te duket tanzanisht.


    Nuk ma merr mendja se e ka kryer
    lol ishte ironike ajo, nëse e kupton ti në këtë rast fjalën ironi, shkrimet e sotme të gjuhës shqipe skanë pse materializohen me shkrimet e së kaluarës, shqiptari i pastër që flet gjuhën e paster gramatikore shqipe meriton që edhe artikujt e sjellura në forum ti lexon në mënyrën sa më të mirë të shkruar.

    Mos më banalizo se nuk e kuptove qëllimin ku e pata.

    shnet

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shqiptaret e diaspores kanë problem me shqipen.

    poshte JUVE
    drague ta jap ni shkelm të Ibrës ty

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    besoj e di kush është autori Lumo Skëndeo ( nëse je shqiptar )

    e kjo e VARFËRË dhe MUNT besoj edhe këtë e di ( gjithashtu nëse je shqiptar)!

    ose nëse ke kryer të paktën një shkollë fillore ( tetëvjeçare)!
    Ajo që u përgjigja më lartë vlen edhe për ty, se të gjithë jemi shqiptarë asnjëri më pak e as tjetri më shumë, ishte ironike ajo por se di sa ke arritur ta kuptosh e kisha në lidhje me shkrimet që sillen këtu në forum.

    Të përshëndes.
    Sui generis

  11. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    * Një shkronjës Frances-' duhet të ketë diturë mirë punërat e Shqipërisë, kur thotë: "Shqipëtari sa është i butë e i mirë kur s'ka ndonjë punë në qeverit. aqë bëhetë i keq e i lik kur mer ndonjë memurijet".


    shume shprehje e vertet pa dashur te ofendoj ka mundesi njeri te me thuaj cfare do te thote memurije.

    Sa per te varfer do behemi edhe me teper se cfare jemi aktualisht sepse ate koke kemi edhe ashtu meritojme.
    I LOVE GOD

    j&g

  12. #12
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Thamë në krye të këtyre shënimeve, se vlera dhe e ardhmja e një kombi varet në dy cilësi: cilësitë morale dhe cilësitë materiale; padyshim të parat kanë një rëndësi më të madhe, meqenëse morali, shpirti dhe mendja, urdhërojnë dhe shtyjnë trupin. Një kujdes dhe vërejtje e veçantë pra kërkon vepra morale, zhvillimi mendor dhe intelektual. Kjo është një detyrë mjaft e rëndë dhe shumë e gjerë, për ata që duan të marrin barrën dhe të bëhen udhërrëfyesit e kombit.
    Megjithese i gjithe shkrimi i Mithat Frasherit ja vlen te lexohet, po vecoj vetem kete paragraf. Njerez te tille qe shohin mundesine kur te tjeret thojne eshte e pamundur, pozitiv dhe dashamires per te ardhmen e Shqiperise, per keto njerez kemi nevoje.


    ps. faleminderit qe e solle shkrim ketu Projekti21, e lexova me kenaqesi.

  13. #13

    Për: Aktuale edhe pas 100 vitesh:"SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE ... "

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE SI MUNT
    TË SHPËTOJË NGA KJO VARFËRI


    (Ekonomi politike)


    Në Kalendar të motit që shkoj, në faqe 75 e poshtë. nënë emrë: "Ç'jan' Ata që shkojnë zallit", qërtonim mëmëdhetarët tanë, pse s'punojnë ejanë përtacë. Shumë njerës që kishin kënduarë atë artikllë. na thonë se ish e padrejtë se edhe Shqipëtarëtë punojnë. të mjerëtë gjithënjë pa prerë.
    Vërtet Shqipëtarët e gjorë punojnë! Vërtet heqin njëmijë mundime për të nxjerë një copë bukë' Oh, kush nuk ka parë shqipëtarin në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që bredh andej e këtej duke patur shpresë të bëhet një zaptie, a një kollçi e të hajë një copë bukë! Kush nuk e ka parë shqipëtar'
    e gjorë të dergjetë nëpër qytetet e mbëdhenj duke priturë bukënël Kush nuk' e di që Shqipëtari vete në Jemen dhe në vende më te largët e shkruhetë z.aptie, për të ngrënë bukë?

    Këto që themi janë të vërteta dhe tregojnë sa vuan dhe sa punon i varfëri djal' i Shqipërisë për të nxjerë bukë'. Kam njohurë një Shqipëtar që të këputte shpirtin; s'kish as ç'të hante, as ç'të vishte. E pyeta a kish gjësend në shtëpi; m'u përgjigj se kish një familje, që vuante urije. - A ke tokë për të punuarë? - i thashë. - Kam disa pendë tokë, po s'ka kush t'i punojë; unë kam dalë në kurbet, tjatrë njeri s'kam në shtëpi, as të holla që të ze ndonjë njeri të punojë!A e kupëtuatë? 1 bir' i botësë kish dalë në kurbet për të fituarë të holla, po vetë si dhe e shoqeja e djemtë s'kishin bukë të hanin; arat i linin pa punuarë, se s'kish kush t'i punonte.

    Nukë do t'ish vallë më mirë sikur, ay shqipëtar i gjatë sa një hosten, të rrijë në shtëpi, të punojë arënë e të shkojë një jetë të lumturë midis të fëmijësë, se sa të aratiset andej e këtej dhe të mos ketë bukë të hajë?

    Një vent, ku dheu nukë punohetë, ku bota s'është lidhur pas dheut, kurrgjë s'munt të vejë mbarë, se çdo njeriu ay dhë ku ka lindurë, do t'i duketë si i huaj. Shumë të mençim kanë thënë që Inglizët venë mbroth se gjindja, në çdo gjë që ka ngjarë, gjithënjë ka ndenjur e lidhurë dhe e pandarë nga dheu. Inglizët, sado që kanë tokë shterpë më të keqe se neshqipëtarët.e kanë dashur dhenë dhe shtëpinë e tyre, edhe sa herë kan' ardhurë të huaj. inglizët kanë punuarë të mbajnë arën e të jenë zot shtëpie'Shqipëtarëtë bëjnë liksht. fare liksht qëjanë lidhurë pas qeverisë (turke) e që çdo njeri shpreh të gjejë bukë në punë të qeverisë (të hyqymetit)...Të mejtohemi pakë: a bën mirë një shqipëtar që le plenk shtëpinë, arën a fëmijën dhe vete kërkon memurijet, apo shkruhetë zapne"? Mbase thoni se i gjori shqipëtar vete nga e keqja. se nukë munt të rrojë në shtëpit të tij;është pra i shtrënguarë të dalë në kurbet të nxjerë bukënë! Po vallë qysh e fitojnë atje këtë të pakë bukë?Ay i injerë që le ënibëlsin' e shtëpisë. që le fëmijën e dashurë të tij, që le vendin e bukurë ku ka shkuarë djalërinë e tij..., le plenk shtëpinë e del për kësmet. vete në një qytet të huaj, gjen një bej e i lutetë t'i gjejë bukë; shkojnë disa muaj, disa vjet pa gjeturë ndonjë vent: në këtë kohë fëmija i ka mbeturë shkretë se vuan urije; ay i gjorë m'anë tjatrë dergjet, krimburë në borxh... Ah. më në funt u-hap fati: miku ynë u-shkrua zaptie me gjashtë mexhitka të bardha në muaj! Oh, sa i lumturë! Ja ku u-mvesh me roba të
    zeza: një kordhë i varet m'anë të mëngjërë!Të gjorit zaptie rroga një herë në tre muaj i del dhe të hollat që merr nuk' i arrijnë as për vete as për në shtëpi, pa le që ka dhe një barë hua.

    Ç'bën, pra. miku ynë, që të nxjerë pakë të holla? - Del kusar! Vështroni qysh:
    Me qënë që rroga nuk i del çdo muaj, miku ynë ka synë të dalë të mbledhë të dhjetat (të dalë tahsildar); kur del për këtë punë, vete nëpër fshatra. ngrënjen' e tij si dhe të kalit e merr me pahir nga fshatarët;shtrëngon njerëzit e varfërë që të paguajnë; i shtrëngon e i rreh gjer sa t'i japin gjë! Kemi parë e kemi dëgjuarë. që shumë tahsildarë japin rryshfet te mylazimi a tejyzbashi. që t'i nxjerrin nëpër fshatrat, se ashtu gjejnë të hanë e të pinë pa të holla e të mbledhin para.
    Sa mylazimë a jyzbashë, duke dalë disa muaj nër fshatrat, mbledhin një tok të holla për veten e tyre! Edhe vjet nëjyzbash në Janinë, emri i të cilit nis ine H.. në dy muaj e siprë mblodhi 35 lira!Kuptohet mirë qysh vjedhin zaptietë a mylazimët...E kush nuk e di sa paudhësi punojnë ata që dalin për taksim? Kujt nuk' i kanë rjedhurë ca pika lot nga sytë, kur ka dëgjuarë qysh taksildarët
    rrjepin shtëpin' e bujkut, rrahin të mjerin fshatar, i marrin edhe kusinë dhe e lënë kërcu! Këto të këqija i bëjnë taksildarët shumë herë për të marë disa grosh nga fshatari. Mos pandehet se këto ligësi i bën vetëm zaptie-ja;jo, të gjithë sa janë në punë të qeverisë, të gjithë sajanë në bukën e saj, që nga zaptieja e gjer te valiu, gjithë memuret e sulltanit, të tërë vjedhin e bëjnë një mijë turpe. Edhe prapë ndonjë prokopi nukë kanë, se të gjithë të këputin shpirtinë...

    Nukë do t'ish vallë më mirë të punojë arën shqipëtari, të shikonjë kopenë a të bëhetë tregëtar e të nxjerë bukënë me djersën' e ballit. sesa të dalë hajdut nënë robët e një zaptieje, të një mylazimi a të një qatibi?Hahni ka të drejtë kur thotë "Sa të muntnjë shqipëtari të lërë shtëpinë e të përpiqetë të fitonjë hukën në vende të huaj, s'shprehet ndonjë përmirësim"' d.m.th.s'munt të vejë përpara vendi kur le shqipëtari plenk shtëpinë dhe aratisetë andej e këtej për të nxjerë bukën.E thamë më lart dhe e themi prapë: ay që lidhet pas qeverisë. Do me thënë ay që merr një punë në qeveri. është ay që i bën më të mbëdhatë e të ligavet Shqipërisë. Se. një njeri që ka shkuarë mirë me fshatarët e tij. posa bëhetë zaptie e bëhet armik i fshatarëvet me të cilët gjer dje kish shkuarë vëllazërisht. hiqet i rëndë. bën ç'të dojë se ka krahë hyqymetin (qeverinë), dhe, duke munduarë vëllezërit' e tij. shikon të fitojë qeverija a vetë ai, pa në djall Shqipëria!Ata qëjanë lidhurë pas qeverisë na kllasin në grindje dhe ndarje midis tënë; se ay njeri dolli nga Shqipëtarija e u-bë njeri i sulltanir. Duke dashurë të fitojë, se rrogë nuk ijapin, mundon të dobëtit dhe kështu gjindja thotë që "nuk na mundon turku, po na mundon shqipëtari!" Me qënë që të krishterëtë janë shumë herë të dobëtë. zaptijeja a mylazimi e gjejnë më lehtë të bëjnë të këqija te shqipëtarët të krishterë dhe kështu hyn grindja dhe mërzitja midis myslimanëve e të krishterëve.Pra, shqipëtarëtë që hyjnë në punë të qeverisë, punojnë, heqin shumë mundime, rrinë në vende të liq për shëndenë, mezi gjejnë bukë të hanë, nobat i kanë copë-copë. gjithnjë ndodhen në rrezik e siprë se mos vritenë, se bëhen armiq me gjithë botënë. Me qënë kështu. këndonjësit munt të pyesin: Shqipëtarëtë nukë dinë të punojnë^Një i diturë n'ekonomi politike, Dety de Trasi. ka thënë: "Gjithë fathardhësi e njerëzvet është në të përdorurit inirë të punës, e gjithë e keqja vjen nga të përdorurit më kot të punësë!"Kështu, pra. shqipëtarëtë, në vënt që të lodhenë tërë kohënë, të shkojnë njëjetë të ndyrë e të mos nginjin dot barkun në punëra të qeverisë,do t'ish shumë më mirë të vështronin të fitonin duke punuar bujqësinë a tregërinë dhe, në vënt që të nxjerin bukën duke bërë të ligë botësë e duke i sjellë dëm kombit dhe vehtes së tyre, do t'ish shumë gjë e pëlqyerë ta nxirnin atë bukë me një mënyrë t'urtë, të nderçme e me djersën' e ballit.

    Nga të paturit synë në punërat të mbretërisë, na gjen të d ibëtë qeverija e na lot si të dojë; se, të themi. që ca fshatra duanë, për shëmbëll, të qahenë nga pagesat e rrugës ose tjatrë gjë. Për këtë punë duhetë që të| gjithë njerëzija të jenë të bashkuarë... Qeverija. gjithënjë, me ca të qelburë memurijetë a me ca nishanë të teneqejtë, gjen anën të ndanjë e të bënjë me-vehte ca nga neve, të cilëtë bëhenë shushunja dhe pinë gjakn' e gjindjesë..

    Një shkronjës Frances-' duhet të ketë diturë mirë punërat e Shqipërisë, kur thotë: "Shqipëtari sa është i butë e i mirë kur s'ka ndonjë punë në qeverit. aqë bëhetë i keq e i lik kur mer ndonjë memurijet".Gjer më tani thamë që të qepurit pas qeverisë, të pasurit syne n( memurijet është një fatkeqësi për shqipëtarët. po këndonjësi munt të më thotë: "Këto janë të drejta. po qysh të bëjnë shqipëtarëtë për të fituarë të holla? Me ç'anë të gjejnë pakë para të flamosura?Pa të shohim vallë. nukë ka ndonj' udhë për të fituarë të holla, veç memurijetit? Nukë munt. vallë. njeriu të nxjerë para pa bërë zaptie, mylazim. kajmekam a mytesarif? Nukë munt. vallë, njeriu të bëhet' i pasurë, pa rrjepur botënë e pa pirë gjakn' e vëllezërët? A nukë munt më mirë njeriu të fitojë të holla me bujqësi, me tregëri, me mjeshtëri (zanat)? Munt të themi që: Shqipëria do të shpëtojë kur të nisinë Shqipëtarëtë të merenë me tregëti, me mjeshtëri e me bujqësi, dhe të heqinë sa të mundinë dorë nga memurijetet.Pa më thoni sa merr një zaptie q' i pëlcet koka në djell. në shi. në dëborë e në baltë? Sa merr një kajmekam, sa merr një mytesarif? Rrogat që marrin nuk' u japin as sa për duhan! Me aqë mundime, të merreshin me tregëri. me bujqësi e me mjeshtëri, do të fitonin më tepërë, do të rroninmë të ndershëm dhe, në vent që t'i bënin dëm, do t'i bënin shumë të mira Shqipërisë.

    Pa na thoni, këndonjës të dashurë. a kini parë ndonjë njeri që të jetë në bukë të mbretit e të jet' i
    pasurë? Jo, jo! Pa më thoni si u-bë i pasurë Averofi nga Meçova, Hirsi, Roshildi, Vanderbildi. dhe kaqë të tjerë që kanë fituarë me milionë lira, me memurijetë të qelburë i kanë fituarë të hollatë, a po me tregëri e duke punuarë me nder?

    Bujqësija, domethënë të punuarët dhenë mirë dhe me ment, tregërija dhe mjeshtërija, na kanë për të shpëtuarë; ahere shqipëtarëtë do të bëhenë të pasurë, do të rrojnë si njerës, do të duanë shoku-shokun, se tregërija gjithnjë sjell dashurinë. Duke hequr dorë nga qeverija e duke zënë tregërinë,
    do të ngrihenë paudhësitë që punon sot parësija, se ahere në vent që ta ketë synë në vjedhje e në rrëmbim, do ta ketë në tregëri e në mjeshtëri.

    Adam Srnithi', i madhi themelonjës i ekonomisë politike, ka thënë: Tregërija dhe injeshtërija kallën dalëngadalë n 'Ingiltere rregullën në punërat dhe qeverine e mirë; bashkë me këto dhe sigurinë dhe lirin' e gjindjesë, e cila më parë rronfe në luftë të paprerë në mest të tyre dhe si sklievër nën të fortëtë.

    Duke rënë bota pas tregërisë, do të gjejë shpirt vendi ynë; se bujku i varfrë. që sot nukë punon me dëshirë, se s'ka ku të shesë drithën q'i tepëron a viçin. a dhentë. Kur të lulëzojë tregërija e të dale jashtë Shqipërisë plaçka. ahere fshatari e di që do-mos-do shitet plaçka dhe zë e punon me zjarr e dëshirë. Ahere bujku lehtë do të gjejë në Shqipëri maqinën q'i duhetë për të punuarë më mirë dhenë. Ahere do të hyjnë e do të dalin mallrat në të katrë anët të Shqipërisë dhe të hollatë do të lëvrijnë nëpër duar, se paraja sa herë të shkojë nga një dorë më një tjatrë, aqë më shumë punë bën. Duke shkuarë, të themi. një lirë një mijë herë, nga një njeri më një tjatrë, ajo lirë bën punën e zë vendin e një mijë lirave.

    Andaj, pra. bejlerët e Shqipërisë sa të dërgojnë djemt' e tyre të mësojnë në shkollat për të dalë memurë, do t'ish shum' më mirë për vethen' e tyre e për mëmëdhenë, t'i mësonin për tregëri, bujqësi a mjeshtëri e të vininë të punonin për dritën e për fitimn' e vendit tonë e të tyren.I madhi Adam Smith, kur kërkon se me ç'anë vjen kamja, gjen se "burimi dhe shkaku i kamjesë është puna"...

    Duhet të themi që kamja nuk është me të patur copëra ergjent a flori. Dhe me qenë se floriri a ergjendi (do-me-thënë paratë) na duhenë për të prishurë e për të blerë me to gjërra të nevojshme për të rrojturë mirë, themi se çdo gjë që na bën të shkojmë një jetë të prehurë, është kamje, edhe në mos paçim fare të holla. Ejani të vemi bashkë te një fshatar; kasolleja është mos më keq, mënt rëzohetë; dera ësht' e thyerë; era hyn më çdo anë; brenda kasolleja është e pafshirë, e ndyrë; s'ka asnjë fron për të ndenjurë, asnjë mësallë ku të hanë bukë; shtrati për të flejturë është i fëlliqurë dhe napa copë-copë;robat e fëmijërisë janë të lyera dhe të shqepura. Themi që i zot i kësaj kasolleje është fort i varfërë dhe, që të bëhetë pak i pasurë e të rrojë si njeri, i duhenë të holla.Unë them se, ky njeri bëhet i pasurë edhe pa të holla.Burri i shtëpisë sa të rrijë përtac, le të marrë spatën, të vejë në pyll të
    bëjë ca dhoga; me këto dhoga të ndërtojë kasollenë, të bëjë ca frone për të ndenjur dhe një mësallë (sofrë) të bardhë; e shoqeja le të shpjerë në lumë të tëra plaçkat e shtëpisë e të fëmijësë e t'i lajë mirë; çupat le të tjerrinme leshn' e dhënve ca napa. të cilatë t'i shtrojnë a të bëjnë roba; pastaj rreth
    e rrotull shtëpisë të pastrojnë kopshtin. të qërojnë barërat e egëra, të mbjellin ca lule... Kështu, kur të kthehemi pa.s ca muajsh. do të gjejmë kasollenë të mirë, era s'ka për të fryrë nga vrimatë. një pastërti duketë më çdo anë. mësalla, fronet. napat dhe çdo gjë janë të pastra, kopshti është zbukuruarë. tufë-tufë lulesh japin erë të mirë q'i gëzojnë shpirtin e i ëmbëlsojnë jetënë njeriut. foshnjat janë të pastra si pëllumba. Si u-bë tani shtëpi e fshatarit. themi q'ësht' i pasurë dhe i gëzuarë.

    Për të bërë kështu. fshatarit nuk i duhen as fare të holla: dhogat i bëri në pyll, napat i endi rne leshn' e dhënvet. i cili kish kaqë kohë që rrinte më një çip. robat u-lanë në përrua: për t'u bërë i pasurë, arriti të përveshin llërët njerëzit e shtëpisë e të punojnë. Pra Adam Smithi, ka të drejtë kur
    thotë: Kamja është të punuarët.

    Po dëgjoj një nga këndonjësit që thotë: "Janë të vërteta këto fjalë, po ç't'i bësh qeverisë që s'na le të lirë, që s'na bën rrugë, që na rrjep e s'na le asnjë grosh, dhe veç që s'na bën asnjë të mirë, po na le në duart të hajdutëvet".

    Po dhe faj i këtyreve te ne është, se në vënt që të lidhemi gjithë në një brez e t'ja mbledliim rripat qeverisë, ne bëhemi një me të dhe i ndihim të shtypnjë vendin dhe vëllezërit dhe vehtenë tonë, duke shpresuar të marrim ndonjë copë teneqe a ndonjë memurijet; në vënt që të kërkojmë fitimnë
    tonë n'udhë të drejtë, arratisemi dhe dëmtojmë vehtenë tonë e gjithë gjindjen...Shqipërisë, - shpëtimi dhe fatbardhësija i ka për t'i ardhurë duke zënë njerësit tregërinë, mjeshtërinë dhe të heqin dorë nga dashurija që kanë te buka me helm e qeverisë. Mbani në ment fjalët e Adam Smitit: "Tregërija
    dhe mjeshtërija e ndritoi Ingliterenë."

    Lumo Skëndo

    1. Nxjerë nga "Kalendari Kumbiar" i vitit 1900.
    1. Lexo librin frëngjisht "A quoi tient la superioritë des Anglo-Saxous, par
    E.Domolins, F.Didot.
    2) Hahn "Albansische Srudien", f.49 V.I. '"
    3. Hequard, La Heute Alhanie, f.332
    4. Adam Smith (1723-1790), autor i librit "Kërkime mbi natyrën e mbi shkakun
    e begatisë së Kombeve"
    edhe pas 9 vitesh - prap s'e ka humbur aktuelitetin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •