Nuk eshte puna te Shkodra apo ndonje qytet tjeter, se qyteterimit te Shkodres (qe ka qene dhe me perpara se shume qytete te tjera shqiptare) ja kane kenduar te tjeret kengen, shume kohe para nesh. Keshtu qe mos merrni kot disa.
Puna eshte qe ne Shqiperi nga veriu ne jug, gelojne "gangot".
Nje dite do shikoje garripi nje femer ne miss, te nesermen do t'i prese rrugen dhe do t'i thote me nje ze te ashper:
"Na me ti, mooooj, na me ndalo nje cike ketu po te them!"- i afrohet dhe e kap fort te krahu, me ato duart e tij te pista qe mbajne ere duhan dhe alkol. Aq me teper, thonjte e tij jane mbushur gjithe pisllek!
Vajza perpiqet te clirohet prej dores se tij te forte, por ai e kap per flokesh si per t'i treguar se kush eshte i zoti i saj. Ai flet:
"Mos me bej te te godas po te them, po hajde me mua te hypim ne makine dhe te shkojme te pime nje kafe, se ashtu kam dy llafe me ty!"
.............. mund te imagjinoni vete konsekuencat pastaj. Ky e ndjek vajzen ne shkolle, ne shtepi i rri te qoshja e rruges, dhe per me teper, nqs. merr vesh se kjo ka ndonje te dashur si psh. mikun e saj te klases, ky gangoja ka per borxh nga xhelozia t'i heqe nje dru te mire dhe ketij te gjorit te pafajshem, edhe pse vajza ja ka bere 100 here te qarte se ajo nuk do te jete e dashura e tij (kuptoni gangos).
Ne Shqiperi ka shume raste qe femrat e bukura i denon shoqeria, si ne ky rasti i mesiperm. Prandaj dhe ato qe shkojne ne misse, duhet te jene me mend ne koke, ashtu sic jam e bindur qe ka shume vajza, por ka dhe disa te tjera qe genjehen nga benzat dhe dhuratat.
Une nuk kam ndonje gje ekstreme kunder konkurseve te bukurise, perderisa te jene konkurse bukurie te te dyja sekseve, por ne Shqiperi ka shume raste kur keto shfrytezohen vetem per te kenaqur ato jarget mashkullore te rreshtave te pare ne pallati i sportit apo i kultures.
Pra ai mentaliteti i baballareve qe s'e pelqen idene e vajzes se tij ne nje konkurs te tille, nuk duhet gjykuar vetem si prapambetje (megjese ne disa raste eshte e tille), por ne shume raste te tjera eshte thjesht mbrojtja qe nje prind i shqetesuar i ben vajzes se tij nga elemente si ai qe permenda me siper.
Krijoni Kontakt