Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Falsifikimi i pasaportave



    Dialekti dhe menyra se si fliste e kanë tradhëtuar një 18-vjeçare nga Deçani i Kosovës gjatë përpjekjeve të saj për t'u pajisur në Shqipëri me pasaportë biometrike nën një identitet tjetër.

    Punonjësi i policisë në Kamëz ka njoftuar menjëherë kolegët e tij për të kryer verifikimet e tjera çka ka sjellë edhe arrestimin e saj së bashku me tre ndihmësit, si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Burimet të besueshme të Top Channel pohuan se vajza nga Deçani Fatlinda Tetaj, nën shoqërinë e të atit, po përpiqej të pajisej me pasaportë për të mundësuar bashkimin e saj me të fejuarin që jeton në Belgjikë.

    Ndërkohë që nëpërmjet një personi nga Hasi, i cili në këtë histori ka rolin e sekserit, ata kanë gjetur një familje me banim në Kamëz, të cilës i kanë premtuar 2000 mijë euro për dhënien e identitetit të ri, konkretisht Fatlindja Tetaj do të merrte emrin e vajzës nga Preza, Tatjana Matraku.

    "U bë i mundur arrestimi në flagrancë i katër shtetasve, si dhe shpallja në kërkim edhe i dy shtetasve të tjerë për konsumim të veprave penale të falsifikimit të pasaportave dhe vizave, falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve të parashikuara nga nenet 189 dhe 190 i Kodit Penal. Kështu u mor masa e arrestit në flagrancë për katër shtetasit: Luan Brahim Tetaj 40 vjec, Qëndrim Qamil Beqaj 22 vjec, Fatlinda Luan Tetaj 18 vjec, si dhe Pranvera Isuf Lika 62 vjec. Janë shpallur në kërkime dhe dy shtetas të tjerë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar mënyrën e aplikimimit për të tentuar me synim pajisjen me certifikatë personale dhe familjare shqiptare të shtetases Fatlinda Tetaj me gjeneralitetet Tatjana Matraku, e cila më pas do të posedonte pasaportën biometrike me gjeneralitete dhe fotografinë e saj", bëri me dije zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

    Vjedhja e identitetit u zbulua si problem muaj me pare, çka solli edhe ndryshimin e rregullave per pajisje me pasaporten biometrike. Duke qene se per pasaporten e re ishte hequr roli i policise apo inspektorit te zones, i cili bente edhe verifikimet perkatese, pas zbulimit te skemes se re, u rikthye serish roli i policise per kontrollet e nevojshme.

    Ne ate kohe Zyra kunder Krimit Ekonomiko-Financiar pohoi se kishte dhjetëra raste te personave qe aplikonin me nje identitet tjetër, kryesisht ne marrëveshje me palen tjeter qe e shiste identitetin e saj ne kembim te shperblimi monetar.

    http://youtu.be/O2I_3k2-weU

    TopChannel
    Ndryshuar për herë të fundit nga [PaRTiZoNi] : 24-03-2012 më 11:04
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Athinë, arrestohen tre falsifikatorë shqiptarë

    Athinë, arrestohen tre falsifikatorë shqiptarë

    Lajmi i Fundite Hënë, Prill 2nd, 2012


    Nga dokumentet e sekuestruara

    Policia e Athinës ka arritur të shkatërrojë një rrjet të sofistikuar falsifikimi dokumentacionesh shqiptare dhe greke. Tre shqiptarë me emrat Artur M, Alket R dhe Mihallaq S, dy prej të cilëve nga Gjirokastra dhe një nga Shkodra, janë personat mbi të cilat rëndon vepra penale e falsifikimit të çdo lloj dokumenti shëndetësor, arsimor, identifikues, kualifikues dhe pensioni që ka egzistuar dhe egziston në Republikën e Shqipërisë apo dhe disa dokumente në Greqi. Arrestimi i tre shqiptarëve të moshës nga 34-54 vjeç, është trumbetuar si një sukses për Policinë Greke e cila ka mundur të zbulojë me këtë rast, të gjithë mekanizmin që përdorej për përfitim të paligjshëm të pensioneve të invaliditetit dhe të pleqërisë në Greqi, nga persona që nuk u takonte kryesisht me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

    Operacioni është zhvilluar në një banesë në lagjen “Akominatu”. Ajo cfarë ka habitur policët dhe specialistët e falsifikimit në Athinë, ishin dokumentet pothuajse identike të pensionit që i përkasin shtetit shqiptar apo dhe të rimbursimit mjekesor ne Greqi. Në banesën ku kryheshin aktet falsifikuese, janë gjetur 177 vula të ndryshme (të zyrave të ndryshme në Shqipëri dhe Greqi), mijera pulla shqiptare dhe greke, certifikata bashkiake, certifikata mjekësore, patenta ndërkombëtare, dëftesa lirimi të shkollave 8-vjeçare apo dëftesa gjimnazi të para viteve ’90.

    Pas arrestimit të tyre, tre falsifikatorët treguan se veç asaj që u zbulua, egzistonte edhe një tjetër banesë si dhe një bar-kafe që përdorej nga ta për falsifikime. Janë gjetur dhjetra transaksione pagese të kompanise greke të lotarisë sportive OPAP, në vlerë 186.122 euro, me qellim që të pastronin të hollat e fituara në rrugë të paligjshme. Me biletat e llotarisë sportive, falsifikatorët kishin për qëllim të justifikonin të ardhurat. Policia e Athinës, ka sekuestruar gjithashtu 4000 euro, disa celulare si dhe 1 automjet. Ndër dokumentat shqiptare të gjetura në bazën e falsifikimit, përmenden:

    1-Certifikata të paplotësuara të Bashkisë Gjirokastër.

    2-Dëftesa pjekurie të para viteve ’90.

    3-Dëftesa pjekurie të pas viteve ’90.

    4-Dëftesa lirimi.

    5-Dëshmi kualifikimi të Ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare.

    6-Leje ndërkombëtare drejtim automjeti.

    7-Vërtetim për lloj dhe mase pensioni të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (e firmosur nga një specialist i ISSH Tiranë me emër Irida)

    Të arrestuarve u janë sekuestruar edhe, 1 pasaportë biometrike shqiptare, 2 pasaporta të vjetra shqiptare, 1 pasaporte greke, 1 pasaporte letoneze, 1 kartë greke e homogjenit. Gjthashtu janë sekuestruar, printer e skaner, si dhe disa pajisje për përpunimin e vulave, si dhe 2 kartmonedha rumune (LEU).

    Piro Nase

    pano rama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pranga 25-vjeçarit të zyrës së pasaportave, u ndërronte identitetin personave në kërkim



    Një punonjës i zyrës së pasaportave biometrike në qytetin e Vlorës u arrestua sot nga policia pasi dyshohet se ka ndihmuar persona në kërkim të ndërrojnë identitetin. 25- vjeçari Rinald Kapo është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pas një kallzimi penal ndaj tij. Kapo, në funksionin e operatorit të pranimit për pasaporta biometrike akuzohet se u ka nxjerrë pasaporta biometrike personave të shpallur në kërkim, duke u ndryshuar identitetin, ç’ka i ndihmonte te kalonin pa probleme kufirin shqiptar. Sipas policisë, dyshohet se janë kryer me dhjetra aplikime të tilla, duke bërë që Kapo të përfitojë shuma marramendëse nga personat me precedentë penal. Ndërkaq, bëhet e ditur se po verifikohen edhe raste të tjera të këtij aktiviteti të paligjshëm edhe në zona të tjera të Vlorës dhe priten arrestime të personave të tjerë. Ndryshimi i identitetit përmes nxjerrjes së pasaportave biometrike me emra të tjerë ka sjellë disa arrestime deri tani, sidomos mbi punonjës të zyrës së pasaportave.


    MAPO


    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •