Si mendoni cfare vendi ze soqeria ne jeten tuaj?
Si mendoni cfare vendi ze soqeria ne jeten tuaj?
Kalim ? Per te shkuar ku ?
Mos e ke fjalen qe te udhetosh ne kohe
Shoqeria ze vendin e vet , diskutime debate gjera te tilla .
Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.
kalim kohe,e kisha me kuptimin qe te kalosh nje pjese te kohes,pastaj sesa e rendesishme eshte ajo per ty.... we din ti.Kete dua te di dhe une sepse ne ditet e sotme te rinje po e deformojne pak nga pak termin shoqeri..........
Pikerisht duke e vleresuar kohen nuk me pelqen qe thjesht ta kaloj , por te merrem me diēka me mire ne vetmi dhe frymezuese se sa ne nje shoqeri te lodhshme me te njejtin muhabet monoton dhe te perseritur .
Nese nuk ke ne mendje dhe ne zemer nje produkt mendimesh qe kane vend si argumenta , apo nje eksperience perjetimesh qe mund te thuhen si shembuj atehere kot qe e hap gojen sipas meje ne shoqeri , dhe as e ke vendin te rrish aty me pranine e tepert sipas meje , sa per te ngrohur karrigen .
Me mire gjej diēka te re qe me ben te shohesh me tutje .
Nje pershkrim i Fabio Volos qe e kam sjelle ne forum , nese ke ngene per te lexuar :
Duke menduar per shoqerine time dhe duke analizuar mire situaten , mbase problemi ishte qe ne ate kohe isha ca i lodhur me te njejtat gjera te zakonshme .
Me kujtohet qe kur ishim te vegjel , kalonim mbremjet jo duke bere diēka , por duke vendosur ēfare te benim .
Hahej nje pice , me pas hypej ne makine , fillohej te behej lista e vendeve ku mund te shkohej , festa , lokale , bare etj . , dhe me pas ndersa kerkohej te merrej nje vendim , perfundonte gjithmone qe mbyteshim duke tymosur te dredhura , derisa njeri te thoshte « une u trasha , po iki ne shtepi , shihemi neser », dhe qe aty nje nga nje dilej nga skena .
Ato makina nuk jane me . Sediljet me ato vrimat e te djegurave ishin hartat e merzise tone .
Duke u rritur , sidoqofte nuk ndryshoi edhe aq shume . Praktikisht nga e pira ne makine shkoi ne te piren ne shtepi .
Shkohej ne shtepine e njerit , hahej darka , spostoheshim mbi divan dhe rrotullohej bota .
Ndermjet frazave te tipit ‘’Ku do shkojme ? Cfare do bejme ? Nuk ka asnje budallek per te bere ne kete qytet’’ , duke u mbytur me mariuane dhe alkol mbarohej mbremja .
Shkaterroheshim ne ate pike , duke u pare ne fytyre , ngjante se ishim ne ndonje bar te Luftes se yjeve . Ca nete ishin edhe argetuese , por shume te tjera ishin si goditje ēekiēi .
Merzi merzi merzi . Dukej se , duke mos gjetur nje kuptim per jeten , nuk mbetej veēse ta shkaterroje.
Prandaj ndryshimet me te rendesishme ne shoqerine time si perfundim kishin qene :ambjenti perreth . Ne fillim stolat e parkut te vogel , pastaj makina , pastaj divani .
Gjeja e ēuditshme duke e pare qe ketu ishte se ishim te bindur qe jemi te lire .
Fakti qe ke nje makine , te tymosesh , te mund te rrish verdalle deri vone, apo te besh ate qe kishim deshire , na jepte si shkembim iluzionin e lirise .
Nje liri sa per dukje . Te lire , por te rrethuar me gardh . Nje rrethim me hekura qe nuk mund te shiheshin .
Edhe sepse shpesh perballeshim me jeten qe kishin bere prinderit tane .Sa here kam degjuar fraza te tipit : ‘’Ju te rinjte nuk e dini ēfare do te thote sakrifice .’’
Prandaj ne ishim ata me fat . Ne fakt e verteta ishte se ne nuk ishim me te lire se ata . Thjesht kishim zgjatur pak ate zinxhir te padukshem . Dhe nuk ishim as me te pasur . Thjesht kishim me shume gjera .
Mbase liria nuk eshte as qe te besh ate qe do pa limit , por me mire qendron qe te dish te t’i japin ato qe do.
Mos te jesh skllav i pasionit , i deshirave . Te jesh zot i vetes tende .
Por une nuk isha i lire as nga gjykimet e te tjereve .
Sa here do kisha dashur te them ne fund te mbremjes : ‘’ Hajt, ikim te gjithe bashke , keshtu asnje nuk flet keq per ata qe iken perpara’’.
Disa here kisha frike te ikja i pari .
Edhe pse flisja shpesh per liri , duhet te them se pak ma fuste friken .
Liria te bente me frike . Sido qe te jete , te lire apo jo te lire , ne , ne ate periudhe rrotulloheshim rreth vetes tone . Gjithmone aty .
Dukeshim femije ne karusel.
Jetonim me ambicjen e vetme qe te arrinim te shkulnim ndonje litar me dhurate , per te pasur momentin tone te lavdise dhe nje xhiro tjeter ne karusel .
Ai karusel , ama , nuk eshte jete , por nxjerr ne skene parodine. ‘’Parodine e jetes’’.
Ndersa jeta , jeta e vertete ishte poshte . Me afer se sa mund ta mendoja . Nje hap . Por ai hap na takonte neve . Duhet pasur kurajo . Kurajoja per te zbritur . Kurajoja per te ndaluar ate ekzistence . Kurajoja per te qene i lire .
Por te zbrisje nga karuseli do te thoshte te ndaloje . Dhe une , pershembull , nuk isha i afte .
Duhej gjithmone te isha ne levizje , gjithmone i zene , gjithmone plot me gjera . Ishte nje jete qe ikja , qe vrapoja , qe arratisesha nga frikerat e mia , nga nje melankoli e vazhdueshme , nga nje lloj depresioni . Nga heshtja . Nga vetmia .
Gjithmone kisha nevoje te beja diēka . Kisha gjithmone nevoje te isha i perfshire ne nje projekt , i zene , i ngarkuar , per te qendruar larg nga vetja .
Ne ēdo lloj momenti .
Kur shkova te jetoj vetem , ditet e para , ēmendesha . Ne tavoline ,pershembull , isha mesuar te rrija me te mite dhe me televizorin ndezur .
Edhe ne makine duhej gjithmone te beja diēka , te pija cigare , te kendoja . Me fjale te tjera nuk arrija dot asnjehere te qendroja palevizur dhe ne heshtje .
Megjithate , problemi ishte qe duhej ne ndonje menyre te kerceja nga ai karusel .
Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.
tani e lexova shume shume i bukur po kte emer me fal per injorancen po nuk e kem degjuar ngonjehere cfare eshte ky?
mqs qenke ne linje daniel a mund ta di se cili eshte Fabio Volo flm
Varet c'nenkupton ti me fjalen 'shoqeri'.
Jo te gjithe qe njeh mund ti konsiderosh shok e shoqe.
Ne jete njeriu ka:
*)Shok/ shoqe (qe jane te paket)
*)Koleg/ e pune/ studimesh
*)Te njohur
Me cilin do nga keto grupe kalon kohen, por me shoqerin (pra keta te paktit) i ke gjithnje ne nje vend te vecant dhe si ngatarron me te tjeret!
Shoqeria kalim kohe apo?
Apo!
Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat
Eshte veshtire te gjesh miq te vertet shume rralle mund ta konsideroj nje individ mik/e te vertet. Per ata qe nuk ia vlejn i konsideroj thjesht te radhes per ata/ato qe ia vlejn i konsideroj miq te mire per jete.
I LOVE GOD
j&g
Shoqeria eshte frymezim & ushqim per shpirtin.
Kur nuk i ke miq te vertet atehere per ty jane thjesht kalim kohe.
Feelings change - memories don't.
ckuptim ka diteve te sotme fjala shoqeri
JO SEKS PARA MARTESE
Pyet per shoqerine! A te pyes edhe une dicka ty, A egziston shoqeria? Per t'u pergjigjur duhet te kesh kaluar te tridhjetat.
s'ka nevoje per kalimin e 30 une flas per veten time qe jam adoleshente,dhe kam kuptuar qe termi shoqeri eshte zhdukur me kohe,po flash per shoqerine e mirfillte
Jo pa shkak kam kerkuar qe pergjigja te vinte nga dikush qe tashme i ka kaluar te tridhjetat pasi efekti i jetes eshte pak a shume si i pijes, here te ben cakerqejf e here te ben me dhimbje koke.
Nejse meqe je adoleshente do ta mesosh ne vitet qe vijne edhe punen e shoqerise.
Shoqeria eshte e rendesishme. Populli e ka thene me kohe: "Trimi i mire me shoke shume", e nga ana tjeter dime edhe shprehjen "Me mire vetem se sa me shoqeri te gabuar". Njeriu i zgjedh shoket e miqte edhe i koltivon. Shoqeria eshte shume delikate, sepse ndryshe nga prinderit, apo vellezerit e motrat qe te duan ne cdo moment, shoqeria duhet te fitoje besimin, dashurine, miqesine, diturine. Nje shok eshte me realist se sa nje familjar e prandaj edhe per kete ka nje vlere me te vertete te rendesishme. Nqs prindi te llaston edhe ne moshe madhore duke te thene: "si ty s'ka... " "Vazhdo keshtu, se ia arrin etj etj". Shoku e shoqja te tregon limitin tend, deri ku arrin e kete mund ta marresh ne dy kuptime: ose si sfide qe ti te kerkosh me teper, ose thjeshte te ben te vendosesh kembet mbi toke e jo te fluturosh kot me kot, kur s'je ne gjendje.
Absolutisht shoqeria nuk eshte vetem nje kalim kohe, sepse shoqeria eshte ajo qe te gjendet ndonjehere edhe me teper se sa nje familjar ne moment nevoje (e nuk them vetem financiare apo sentimentale, sepse shumices se njerezve i shkon mendja vetem tek keto dy aspekte).
Gjithsesi edhe kalimi i kohes, apo "dy llafe e nje ēik muhabet" sic e quaj une, nuk jane aspekte per t'u nenvlehtesuar. Nje muhabet i mire e nje pjese kohe e shpenzuar mire eshte shplodhje e energji per te rifilluar nje te neserme me te mire, me dijenine qe ka njerez qe ngjajne me ty.
La vita č bella...
per mua shoqeria eshte virtyti kryesor .....e ata qe shofin veq kalim kohe ata as se kuptojne shoqerine poqese vihen ne pozita qe ta ndjen mungesen e saj.....
Krijoni Kontakt