Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Pacolli propozon zonë të lirë ekonomike në veri

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

    Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës, pas fillimit të studimit të fizibilitetit nga ana e BE-së.

    Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Zhbogarin për procesin e lobimit dhe për mundësitë e gjetjes së alternativave bashkëpunuese që nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Pacolli dhe Zhbogari diskutuan edhe për problemin e veriut.

    Zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi idenë e tij për zonën e lirë ekonomike, si formulën më të mirë për zgjidhjen e problemit dymbëdhjetëvjeçar atje.(gazetaexpress)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

    Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës, pas fillimit të studimit të fizibilitetit nga ana e BE-së.

    Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Zhbogarin për procesin e lobimit dhe për mundësitë e gjetjes së alternativave bashkëpunuese që nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Pacolli dhe Zhbogari diskutuan edhe për problemin e veriut.

    Zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi idenë e tij për zonën e lirë ekonomike, si formulën më të mirë për zgjidhjen e problemit dymbëdhjetëvjeçar atje.(gazetaexpress)


    Propozim te cilin e kam parashikuar dhe shkruar ne kete forum ne vitin 2011...

    Forma me e mire per te vazhduar me mashtrimin e popullit.
    Per te mos e rrezikuar suksesin e ketij mashtrimi, Pacolli&Co me siguri do te propozojne dicka te ngjashme edhe per zona tjera me te pazhvilluara te Kosoves. Jo per ti zhvilluar ato, por kryesisht per ti fshehur qellimet ne veri te Kosoves dhe per te perfituar personalisht nga ndonje investim i mundshem.

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    çudi e madhe eshte pse askush nuk reagoi per kete oferte me zbritje çmimi per veriun, as partit, as analistet, as gazetat..
    Qeveria propozon zone neutrale, heq dore nga sovraniteti(teorik ose n'leter) ne ate pjese te territorit edhe zyrtarisht dhe krejt shukatin.. A thu nuk po e kuptojne a çka eshte puna?
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    tashme qe bexhetit i kane hapur hetime per memorandumin ka se me cfare te merret ....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Nisin hetimet ndaj Behgjet Pacollit

    Nga Express 07 Prill 2012 11:01


    Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.

    Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se tek pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëqë ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.

    “Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Ah!!! moj toke e KASTRIOTIT,
    pse nuk behemi si dikur motit,

    Kur GJERGJI me PRINCAT E ARBEROREVE te bashkuar
    bene mrekulline,perpara perendimit,osmanin duke e turperuar.

    E sot Oj ARBERI,a ke ma djaleri???!!!,
    qe dijne dhe duane te bejne burreri,
    apo ke per't ngelur gjithmone e ndare,
    e perqare,e pas shpine e vrare???!!!...

    Domosdo,se kemi akoma hamza,
    se nuk e njohin vellaun per vella
    se kane lidhje edhe me turk edhe me shka,
    e prej tyne ske cka me prite
    vetem te zeza dite per dite
    mos e votoni ma he u plaqin syte....DIelli1 per juve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •