Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Kosovë, planifikohet një takim Thaçi- Tadiç




    E përditshmja kosovare Zëri në numrin e sja të sotëm flet për një takim të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit serb, Boris Tadiç.
    Në takimet dhe bisedat e shpeshta që ka pasur Boris Tadic javëve të fundit me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, një nga premtimet e bëra nga lideri serb ka qenë relaksimi i marrëdhënieve me Kosovën, në rast se ai ndihmohet për të mbajtur pushtetin në Serbi, shkruan Zëri.
    Pak para se Serbia të fitojë statusin e kandidatit, gjatë një prej bisedave që Tadiç ka pasur me baroneshën britanike në krye të diplomacisë evropiane është folur shumë për mënyrat se si Partia Demokratike e Serbisë duhet ndihmuar për të fituar zgjedhjet, në këmbim të shtendosjes së marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
    Kjo dhe gatishmëria e shprehur për takim nga të dy liderët më të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd, kanë nxitur përfaqësues ndërkombëtarë që të planifikojnë konkretisht takimin Tadiç – Thaçi.
    “Zëri” ka marrë vesh nga burime të saj në Bruksel, se takimi po planifikohet për t’u zhvilluar pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi, ndërsa vendi ka shumë gjasa të jetë Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ksaj rradhe publik apo i fshehur polari nga buroja e drenices ka stil per takime me shkaun

  3. #3
    Hashim Thaçi dhe Boris Tadiç takohen në qershor


    Takimi pas zgjedhjeve serbe, në një vend që e ka njohur pavarësinë.


    Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të takohen gjatë muajit qershor në një vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.Sipas “Express”, takimi mund të zhvillohet në Londër apo Bruksel. Një burim zyrtar për të përditshmen kosovare ka deklaruar, në kushte anonimiteti, se “Kryeministri Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, mund të takohen gjatë qershorit në Londër ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”. Mundësia e takimit Thaçi–Tadiç është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi. Mediat kanë shkruar shpesh edhe për takime sekrete mes tyre, të cilat janë komentuar vetëm nga zyra e presidentit serb, si takime të ndodhura në samite ndërkombëtare, ku Kosova mund të ketë qenë e ftuar si vizitore. Por së fundi u raportua se një takim i tillë mund të mbahet në Sarajevë, pas zgjedhjeve të majit në Serbi dhe krijimit të qeverisë atje. Por ky raportim u përgënjeshtrua. Në kthimin në vëmendjen e publikut në muajin shkurt, të takimeve sekrete Thaçi-Tadiç, kreu i qeverisë së Kosovës nuk i komentoi takime të tilla, por theksoi se ai ishte shumë i gatshëm ta takonte Tadiçin në kushte barazie, duke shtuar se, në një rast të tillë, në axhendën e takimit do të ishte vetëm njohja e Kosovës. Kjo ishte një replikë për deklaratën e Tadiçit të bërë gjatë një vizite në Bosnjë. Presidenti serb ishte shprehur pozitivisht për një takim me Thaçin, për të diskutuar mbi zgjidhjen e problemeve, e jo për promovimin e shtetësisë së Kosovës. Gjithmonë duke marrë parasysh planin e tij katërpikësh, që parashikon një status special për Veriun, ose për ndonjë plan tjetër. Por përgjigjja e Thaçit ishte e shpejtë dhe e prerë, në rrugë mediatike. Ai theksoi se në një takim me shefin e shtetit serb do të diskutonte vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Takimi ynë nuk do të duhej të kuptohej si betejë për ta mundur njëri-tjetrin, Kosova Serbinë, ose e kundërta, sepse kjo betejë është mbyllur në qershor të vitit 1999 dhe rezultatin e di e gjithë bota. Ky takim eventual mund t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të popujve dhe shteteve tona”, ka deklaruar Thaçi.


    Fyle në Kosovë


    Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle, të hënën mbërrin për vizitë zyrtare në Kosovë, për çështjen e fizibilitetit. Zëvendësministri për Integrim, Gëzim Kasapolli, ka deklaruar për REL se gjatë vizitës në Prishtinë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të deklarojë zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Kosovë, planifikohet një takim Thaçi- Tadiç

    merni me mende kur ti cakrrojn pas takimit kungjin e thesit njeni e tjetri shishen e martinoviqit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kosovë, planifikohet një takim Thaçi- Tadiç

    Tadici nuk takohe kurre ne cilesine e Presidentit te Serbise me Thacin ne cilesine e Kryeministrit te Kosoves.
    Nje gje e tille eshte absolutisht e perjashtueshme.

    Nje takim ne mes te Tadicit sie Kryetar i Serbise dhe Thacit si Perfaqesues i Shqipetareve te Kosoves eshte relativisht i mundur. Por, ky do te ishte takim i nje natyre apo formati krejtesisht tjeter...

    Pavaresisht se a do te takohen apo jo, nuk do te kishte asnje arsye per nje takim te tille....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ja edhe vertetimi zyrtar...

    Nuk do të ketë takim Thaçi – Tadiq

    Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiq, nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor.

    Lajmi është përgënjeshtruar nga ana e kabinetit të presidentit serb, ku siç thuhet, nuk do të ketë asnjë lloj takimi të paralajmëruar nga mediat kosovare.

    Përjashtohet çdo mundësi që presidenti Tadiq të takojë Thaçin”, ka theksuar kabineti i presidentit serb për mediat beogradase. ...

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...m-thaci-tadiq/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •