Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    Shteti turbofolk i Thaçit dhe i 40 hajdutëve

    Shteti turbofolk i Thaçit dhe i 40 hajdutëve


    Halil Matoshi Halil Matoshi



    Publikuar: 22.03.2012 - 20:15

    Shteti i Kosovës, përkatësisht Qeveria, në diplomaci është inferiore në qasjen ndaj shteteve tjera, sidomos kur është fjala te gjeopolitika dhe gjeostrategjia. Kjo diplomaci (i thënçin!?) nuk dallon me asgjë nga qasjet emotive dhe proverbiale të masave popullore. Pra diplomacia kosovare është popullizëm klasik.

    Ditën që Franca e njohu Kosovën, presidenti Sarkozi vajti në një shkollë parisiene dhe u ligjëroi fëmijëve “mësimin” e parë: Se me lindjen e një shteti të ri ka ndërruar harta e Europës, e së bashku me hartën ka ndërruar edhe gjeopolitika e Ballkanit, në kontekstin e post Luftës së Ftohtë.

    Në anën tjetër liderët kosovarë s’e kanë shumë për zemër shtetin në krye të të cilit janë ngritur sipas asaj që njihet si spirale e paaftësisë. U ligjërojnë fëmijëve nga ballinat e gazetave dhe ekranet televizive, u ligjërojnë metarrëfime për një shtet të madh shqiptar, për bashkim kombëtar, për flamurin kuqezi dhe simbole tjera mesjetare, apo edhe të shekullit 19.

    Pra i vetmi tregim i lidershipit kosovar për fëmijët e Republikës është nacionalizmi, përkatësisht patriotizmi romantik.

    Kryetarja e shtetit, kryeministri dhe Qeveria e tij, veçmas Ministria e Jashtme, së këndejmi shesin mjegull në publik, ngase nuk kanë ide si lindin e si ndërtohen shtetet, kush dhe si i mban shtetasit në miqësi qytetare, të lidhur për idenë e madhe të shtetit.

    Dhe mbi të gjitha nuk kanë ide se çka do të thotë një shtet i ri për ligjin ndërkombëtar, për gjeopolitikën rajonale dhe në kontekstin euroatlantik dhe cili është konteksti gjeostrategjik me Kosovën brenda tij, si entitet shtetëror.

    Ta vësh armikun në pozicion të keq përpara bashkësisë ndërkombëtare, ky është sipas Winston Churchillit, postulati çelës i suksesit të një politike të jashtme, të ndërtuar me mjeshtëri.

    Kosova me padëgjueshmëninë qytetare të viteve ’90 e pati vënë atëbotë kundërshtarin (RFJ dhe Serbinë) në pozicion të keq në raport me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj edhe rezultoi me sukses projekti kosovar për një shtet të pavarur. Mirëpo, posaçërisht pas trazirave (krejtësisht pa krye) të marsit 2004 e tutje, deri më 17 shkurt 2008, kur u shpall Pavarësia, Kosova nuk arriti asnjëherë ta vërë armikun në pozicion të keq.

    Kosova ia imponoi Serbisë një pozicion të keq karshi të tjerëve vetëm pak ditë pas deklarimit të Pavarësisë (protestat e dhunshme në Beograd dhe mësymja me zjarr ndaj ambasadave perëndimore në Beograd.)

    Por qeverisja banditeske, me njerëz të korruptuar, ministra e diplomatë nga ana tjetër e ligjit, brenda, si dhe mospasja e asnjë strategjie për jashtë, shumë shpejt i dha kohë dhe mundësi Serbisë që ta konsolidojë diplomacinë e vet dhe ta rikthejë primatin e humbur në punët e përbotshme, ndërkaq që Kosovën ta vërë në pozicion shumë të keq karshi bashkësisë ndërkombëtare. Ky pozicion pati për pasojë natyrisht kompromiset e dhimbshme që Kosova i bëri në bisedimet me Serbinë dhe ekziston droja se ky imazh i shkatërruar deri në përmasat e shtetit të dështuar do të zgjasë hala më gjatë, posaçërisht derisa të gjendet një zgjidhje e favorshme për serbët në veri të Kosovës.

    Si me kast, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka ndërtuar kurrfarë kapacitetesh politikëbërësish pos punësimit nepotist të një armate të njohurish (që mbajnë kravata e marrin poza e s’dinë t’i artikulojnë dy fjali) të ministrave, zëvendësve të tyre apo zyrtarëve tjerë qeveritarë.

    E për rrjedhojë logjike kjo ministri nuk ka kurrfarë politikash rajonale e hiç se hiç aso për punët botërore.

    Dikush hala atje lart (në majat e shtetit) merret me metarrëfime të shekullit 19, për kombe të mëdha e simbole, në stilin “se nëse bëhet ashtu, ne do të bëjmë kështu” etj.

    Kryeministri duke ndier tërmetin politik që po i kanoset Qeverisë së tij, nga bomba me sahat që mund të shpërthejë në çdo çast për sa i përket pjesës veriore të Kosovës e tha një fjali të eksploatuar aq dendur qe 30 vjet, se nëse ndërrohen kufijtë, shqiptarët do ta kenë më së lehti të jetojnë në një shtet të vetëm. E saktë, shqiptarët mund të jetojnë në një shtet të vetëm, me kushtin që t’ia dorëzojnë Serbisë rreth 30 për qind të tokës kosovare.

    Historikisht dihet se shqiptarët etnikë sa herë që janë shfaqur në historinë e politikës me tregime të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit e këtej kanë humbur mijëra kilometra tokë, që nga Sanxhaku i Nishit e deri në Tivar; që nga Plava me Guci e deri në Hot e Grudë, që nga Bujanoci e deri në Manastir, që nga Preveza e deri në Selanik.

    Lehtësia e padurueshme ligjërimore e kryeministrit kosovar tek kërcënon rajonin më një shtet unik shqiptar më përpara i shkon një meseleje, sipas modelit të odave të burrave, se sa të folmes së një burrështetasi që ka marrë obligime ndërkombëtare.

    Kësaj pune i thonë: Nuk tutet arusha me shoshë, o Hashim…

    Deklarata e tij, afërmendsh se përputhet me mendësinë e kryetarit serb Boris Tadiq, i cili i bënte thirrje Tiranës zyrtare që të negociojë për ndarjen e Kosovës, duke i trajtuar kosovarët në nivelin e pakicave kombëtare ashtu siç edhe sillen vetë ata.

    E natyrisht për pakicat flasin gjithnjë shtetet e tyre amë, siç konceptohen tmerrësisht Serbia, shtet amë i serbëve kosovarë dhe Shqipëria shtet amë i shqiptarëve kosovarë.

    Derisa Kosova është vetë shtet amë i kosovarëve.

    Gjeopolitika rajonale po pëson ndryshime drastike dhe shtetet e rajonit secili veç e veç kanë ndërtuar strategjitë e tyre edhe në raport me shtetin e ri kosovar, por edhe në raporte më të gjëra, me BE-në dhe NATO-n, me ShBA-në Vs Rusinë, me Turqinë Vs BE-në. Kosova në këto raporte nuk ka arritur të jetë subjekt, pra edhe pse shtet i njohur nga 89 kombe të botës vazhdon ta mbajë veten si monedhë për kusuritje!?

    Nëse i vizatojmë tre rrathë koncentrik të interesit nacional kosovar, do të shohim se në rrethin e parë janë fqinjët e Kosovës, Serbia dhe Shqipëria që mbajnë qëndrim të përafërt karshi Kosovës, e para me një qëndrim të egër hegjemonist, kurse e dyta me një qëndrim kryesisht korrekt; Maqedonia që ndonëse merr poza mirësjelljeje karshi Kosovës e sheh atë me mosbesim, ngase Prishtina zyrtare ua ka hatrin kushërinjve që përplasen me maqedonasit brenda shtetit pa emër, ndërsa Mali i Zi edhe pse e ka njohur shtetin e ri shtiret i painteresuar të implikohet në temën kosovare, për të mos e zemëruar Serbinë.

    Por cilat janë politikat dhe strategjitë e Kosovës karshi fqinjëve?

    Me pak cinizëm mund të thuhet se Kosova ka vetëm “politika” shopingjesh dhe verimesh me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa politika shtyrjesh për mezhdë me Serbinë, së cilës, duke qenë në pozicion të keq vazhdimisht detyrohet t’i bëjë koncesione.

    Serbia di çdo gjë për Kosovën, për profilet e politikanëve, për profilin e tërë klasës politike, madje edhe nga sa gra e dashnore i kanë!?

    Serbia ka informatorë në instancat më të larta të pushtetit, posaçërisht në Qeveri.

    Serbia, duke qenë e interesuar, përmes infiltrimeve në kontingjentet e shteteve mike të KFOR-it di për numrin e ushtarëve të FSK-së, nivelet komanduese dhe llojin e armatimit, në i kanë dyert e kazermave të kthyera nga veriu apo nga jugu, sa lugë i kanë në shportë dhe cilat gjellë në meny!?

    Po ashtu, Serbia di çdo gjë për inteligjencën kosovare, duke qenë se ajo nuk ka asnjë fshehtësi, (AKI-ja p.sh. i raporton Auditorit të Përgjithshëm sa njerëz ka, nga sa marrin rrogë etj.)

    Kurse në Kosovë nuk ka asnjë agjenci ose institut që merret me studime politike-strategjike dhe gjeopolitike ndaj dhe për Serbinë. Pra Prishtina politike nuk i di as synimet e Serbisë në Kosovë, cilat janë interesat e saj reale dhe ato të shpifura të saj karshi shtetit të ri, cilat janë politika afatgjata e cilat janë sall blofe!?

    Çfarë lëvizjesh politike “luhen” aktualisht në Vojvodinë dhe a po ringjallet nacionalizmi etnik vlleh (rumun) në Krahinën e Timokut...

    A e synon Serbia aneksimin e Republika Sërpska apo veriun e Kosovës, a është në interesin e Serbisë shkëputja e kësaj pjese nga territori kosovar apo mbajtja brenda saj si kërcënim konstant për sigurinë rajonale etj.

    Prishtina po ashtu nuk ka ide se a duhet të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, kur është fjala te interesat e etnisë shqiptare atje, a duhet të bëjë presion zyrtar te Shkupi apo të mbesë neutrale; Prishtina nuk ka fare pozicion për emrin kushtetues të këtij shtetit, të kontestuar nga fqinji i saj Greqia.

    Me Shqipërinë, pos që kosovarët duan të bëhen “me zor” personazhe të historisë shqiptare dhe pos që përpiqen ta thyejnë gjuhën me një tosknishte të lodhtë, ata nuk kanë as kërkesa dhe as pyetje. Nuk dinë çfarë të marrin nga përvojat e Ushtrisë Shqiptare dhe sfidat e saj deri në NATO, për misionet paqeruajtëse; nuk ka ndonjë studim që dëshmon për rrugën shqiptare drejt BE-së dhe cilat janë pengesat, nuk kanë shumë çfarë të këmbejnë, pos që më gjysmë goje ndonjëherë do të pyesin për pataten kosovare, që i bëhet “bllok” në kufi!?

    Çka nëse Serbia bëhet anëtare e BE-së, kurse Shqipëria dhe Kosova mbesin hala jashtë? A mundet Shqipëria të jetë pro integrimit të Serbisë në NATO, nëse kjo nuk e pengon Shqipërinë në BE?

    Ku është Kosova në këtë kontekst?

    Ndërsa me Malin e Zi, Kosovën e presin disa sfida si demarkacioni i kufirit (në këtë aspekt do burra rugovas po bëjnë telashe), ngritja e marrëdhënieve ndërshtetërore në nivel ambasadorësh dhe në këtë kontekst fati kushtetues i komunitetit fare të vogël malazias në Kosovë.

    Diplomacia kosovare pos që e përtyp fjalinë se me Malin e Zi marrëdhëniet janë shumë të mira, këtu i vë pikën këtij muhabeti. Askush s’di të thotë në Prishtinë se cili mund të jetë pozicioni i Podgoricës në rast të shpërthimit në veri të Kosovës dhe cilat janë raportet e interesat e ndërsjella Tiranë-Podgoricë?

    Në rrethin e tretë ku duhet të fokusohet politika e jashtme kosovare hyjnë shtetet e ish-Jugosllavisë federale, si Sllovenia dhe Kroacia si anëtare të BE-së dhe NATO-s, Bosnja dhe Hercegovina që s’e njeh Kosovën për shkak të ndikimit të Republika Sërpskas, pastaj Rumania, Bullgaria dhe Turqia. E para është interesante për faktin që nuk e njeh Kosovën është shumë atraktive për t’u kontaktuar edhe për shkak të pozicionit diskriminues të vllehëve në Serbi, por edhe për shkak të një elementi domethënës arumunë në Shqipëri dhe lidhjet kulturore shqiptare-rumune që nga Rilindja kombëtare shqiptare e tutje.

    E dyta, Bullgaria është në njëfarë konflikti latent me Maqedoninë për arsye etnike dhe historike dhe me një element të madh turk brenda.

    Dhe e treta Turqia, që në kontekstin gjeopolitik është vend kyç që ndërlidh Europën me Azinë dhe mund të ndikojë te vendet arabe për njohjen e Kosovës.

    Turqia “kujdestaron” mbi Grykën e Bosforit dhe është aleate ushtarake e ShBA-së, por me telashe me kurdët dhe me gjenocidin e vitit 1912 ndaj armenëve. A ka Prishtina pozicion ndaj kësaj tabu-teme dhe si do të përgjigjej ministri i Jashtëm kosovar po ta pyesë dikush në Paris për këtë!?

    A po rishfaqet në horizont neootomanizmi që me vrazhdësi i cilëson shqiptarët si “mbetje” të osmanëve në Ballkan dhe cili duhet të jetë pozicioni i Kosovës ndaj këtij shteti të madh dhe të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht?

    Si të sillet Kosova ndaj ekspansionit kulturor turk në hapësirat shqiptare etj.

    A mendon kush në Kosovë për këta rrathë koncentrikë të politikës së jashtme, apo është kjo matematikë e lartë për klasën politike aktuale, që kanë prioritete tjera, zhvatjen, krimin me sebep pasurimin dhe krekosjen mbi tuba plehu...
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,9,92618
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    takova nje kosovar..

    mka ardh miki tha pi prishtine..

    cfar pune ban miki ne prishtin i thash..

    punon ne qeveri tha dicka..

    cka po thot i thash..

    po me thot se... qeveria e kosoves ka ne pronesi e perdorim te sajin plot fiks.. 480 kerra njerin ma lluksoz se tjetrin..

    a jan shum i thash a pak se nuk kuptoj thash nga kto pun..

    tmerresisht shum tha jan.. sepse qeveria e beligradit tha i ka gjithsejt vetem 160 kerra..

    pra gati 3 her ma shum kerra ka qeveria e prishtines se e beogradit..

    i thash mos ja ka fut kot miki me kto shifra..
    jo tha se bash qaty ne qato pun punon tha e i di me saktesi kto shifra..

    tash ju pyesni tujet e te afrohemi te vertetes.. a ka rrejt ki baca apo ka than te verteten..

    do desha te di sa ka qeverria e tiranes..

  3. #3
    Kryministri i Kosoves Udhtim sekeret ne SHBA large medjave vendore dhe nederkombetare..
    Thaqi do te kete takim shume sekret me Presidentin e shbav,,Barak Obama.hillari kllintonin,

    Thaqi do te kete takime edhe me shefin e cias,,shefin e FBI-se dhe tjer..
    Thaqi nejriu i cili i duhet kosoves dhe popllit te Kosoves nuk mbahet mened ne histori te nejrzimit qe nje kryminister si thaqi te kete takim te nivelit te till ne asnje vende te botes,eshte fjala si kryminister,,po edhe nje here e deshmojen se thaqi eshte njeri shume i afert me amerikanet dhe cian,dhe fbin... suksese thaqi dhe kosove.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Dell: Spektri politik i Kosovës është i zhytur në korrupsion


    Publikuar: 30.03.2012 - 14:25

    Prishtinë,. 30 mars –Për herë të parë që kur u dekretua ambasador i SHBA-së në Kosovë, Cristopher Dell ka folur hapur dhe siç është deklaruar edhe vetë “seriozisht” për korrupsioni në Kosovë. Gjatë ceremonisë së dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ri të Kosovës, ai ka hedhur vrerin e zi mbi gjithë spektrin politik e shoqërore të vendit për të cilët ka thënë se janë të zhytur në korrupsion. Sipas Dellit të gjithë po flasin për korrupsionin por askush nuk e lufton atë, njofton KTV . “ Qëndrimi ndaj korrupsionit duhet të ndryshojë. Nuk mund të qëndrojë botëkuptimi se ‘Është korrupsion vetëm kur e bën dikush tjetër’. Të gjithë anëtarët e partive politike bëjnë me gisht nga njëri tjetri duke thënë se ata janë të korruptuarit. Por, disa prej tyre që bëjnë me gisht janë po aq të gatshëm të mbushin kutitë e votimit, t’ua gjejnë anëtarëve të familjeve të tyre ndonjë vend të mirë pune në Qeveri dhe t’ua mundësojnë miqve të tyre marrjen e kontratave të leverdishme afariste kur kjo gjë është në interesin e tyre,” deklaroi Dell. Ai nuk e përjashtoj asnjë parti nga ky pohim duke akuzuar edhe medie si të papërgjegjshme. Krejt kjo sipas Dellit po ndikon në fundosjen e Kosovës ekonomikisht pasi që asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të investojë në një vend ku korrupsioni po bënë kërdi.

    Ndërkohë presidentja e vendit që ishte pjesëmarrëse në këtë ceremoni, ka dhënë garancinë e saj se në Kosovë do të respektohen ligjet dhe Kushtetua ndërsa u ka bërë apel të 56 certifikuarve për gjyqtare e prokurorë që mikun e vetëm të tyre ta kenë ligji dhe kushtetutën.

    Koha Ditore
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Kryministri i Kosoves Udhtim sekeret ne SHBA large medjave vendore dhe nederkombetare..
    Thaqi do te kete takim shume sekret me Presidentin e shbav,,Barak Obama.hillari kllintonin,

    Thaqi do te kete takime edhe me shefin e cias,,shefin e FBI-se dhe tjer..
    Thaqi nejriu i cili i duhet kosoves dhe popllit te Kosoves nuk mbahet mened ne histori te nejrzimit qe nje kryminister si thaqi te kete takim te nivelit te till ne asnje vende te botes,eshte fjala si kryminister,,po edhe nje here e deshmojen se thaqi eshte njeri shume i afert me amerikanet dhe cian,dhe fbin... suksese thaqi dhe kosove.

    qfare takimi sekret eshte kur ti e poston ne forum lajmin?..pse nuk permbahesh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 30-03-2012 më 16:47

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    B.c.b

    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    qfare takimi sekret eshte kur ti e poston ne forum lajmin?..pse nuk permbahesh?
    hahaha e kupton se kta edhe sekretet si mbajn kan nga emocioni si duket

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    13 vjet hajni

    Muharrem Nitaj

    Në këto 13 vjet, në Kosovën e vogël nuk ka munguar as hajnia, as shantazhet, as shkollimi i blerë, as burgosjet me porosi, as liria me pare, as vrasjet në pusi, as si këto edhe të tjera një mijë. Këtu ka munguar vetëm e vërteta, ose ajo ka qenë përgjysmë dhe e blerë...

    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...13-vjet-hajni/

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Dell: Spektri politik i Kosovës është i zhytur në korrupsion


    ...

    Koha Ditore
    Dell eshte vete shefi i grupeve/"partive" te korruptuara dhe kriminale te Kosoves.

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Thaçi të martën takohet me Obaman


    Publikuar: 31.03.2012 - 09:26

    Koha net



    Prishtinë, 31 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në SHBA. Kryeministri do të pritet, të martën, më 3 prill nga presidenti Barack Obama në Zyrën Ovale.

    Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish -sekretaren Madeline Albright dhe kongresistë e senatorë tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.

    Thaçi do të qëndrojë edhe në New York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    ku do të mbajë ligjërata në dy universitete,ky,ashte akademik u ma i madh i shqipetareve,ne dy univerzitete ligjeron,eu i shkreti une,ase tet vjet shkolle si kom.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •