Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Dell eshte vete shefi i grupeve/"partive" te korruptuara dhe kriminale te Kosoves.
    Analistët nuk i shohin domethënëse akuzat e ambasadorit Dell


    ...

    Akuzat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se të gjitha partitë politike në Kosovë janë të korruptuara, nga analistët nuk shihen si diçka serioze. Ata madje thonë se është ambasadori Dell, ai i cili ka përkrahur partitë politikë edhe në rastet kur janë akuzuar për përfshirje në korrupsion.


    Avni Zogiani, nga organizata “Çohu”, akuzon ambasadorin Dell si njërin ndër përkrahësit e korrupsionit në Kosovë.

    Po nëse bëhen bashkë tre faktorë për të ndikuar që këto parti politike të jenë të futura në korrupsion, njëri nga prej tre këtyre faktorëve është Delli. Delli ka mbrojtur, ka qenë një lloj gardiani i liderëve në momente kyçe, në momentet kur ata i janë ekspozua presioneve të publikut. Unë shoh një hipokrizi tepër të madhe tek Delli, por, natyrisht, që Delli e din më mirë se gjithë të tjerat se sa dhe si janë të korruptuara partitë politike”, thotë Zogiani.
    ...

    RTK

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk besoj se DELL perkrah korrupsionin..

    dhe nuk duhet tja rrasim DELL-it pse ka korrupsion KOSOVA..

    mos i perzini punet..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Korrupsion esht smundje,qe nuk ka sherim ,por mund te ket ngecje ne korupcion ases zhdukje,sepse edhe vet mbrenda per mbrenda partive ka korupsion ......,korupcionin njerzimi e ka ne xhepa....
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    delli pat thene se keso zgjedhjesh duhet te ua kete lakmi edhe amerika!
    tash po thote edhe nga varri votuan njerzit e u manipuluan e korruptuan zgjedhjet!

    thacit ia nguli permes partise e din delli se kush eshte kupola e krimit dhe e korrupsionit prandaj kete vjershe me se shumti ia ka kushtuar pushtetit!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    o ky delli kur te ik nga kosova duhet te sjhpallet dit feste diplomat me injorant dhe me anti shiptar ska pas kosova duhet te percillet me daulle ky delli se pse ky ka qen inciatori i perqrveve te shiptarve dhe liderve shqiptar ne kosove

  6. #16
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Thaçi të martën takohet me Obaman


    Publikuar: 31.03.2012 - 09:26

    Koha net



    Prishtinë, 31 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në SHBA. Kryeministri do të pritet, të martën, më 3 prill nga presidenti Barack Obama në Zyrën Ovale.

    Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish -sekretaren Madeline Albright dhe kongresistë e senatorë tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.

    Thaçi do të qëndrojë edhe në New York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB


    Ne qfar Gjuhe do te ligjeroj, dhe per qfar Suksesi do te ligjeroi Thaci ne denver.
    Thaci shqip nuk di mire e leje mo ni gjuhe tjeter(aaaa nashti serbishte e dine ma mir !?) qe anglishtes Nanen ja Q.

    "Prishtinali" nuk e di se qka kupton me fjalen sekret ti mor shoq hmm?.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Qeveria ndërton “Dell arenën” në vend të sheshit “Ibrahim Rugova”

    Prishtinë, 1 prill (KD) - Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rialokojë 23 milionë euro nga projekti i termocentralit “Kosova e Re” për të financuar ndërtimin e një arene sportive në qendër të Prishtinës, përballë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, në vendin ku sot gjenden rrënojat e hotelit “Union”, të djegur tre vjet më parë, shkruan sot gazeta Koha Ditore

    Projekti, ndërtim ekstravagant që ka dukjen e një tende gjigante, tashmë është miratuar, dhe ndërtimi, sipas një burimi të sigurt nga Qeveria, do të nisë qysh gjatë muajit prill, sapo të përmbyllen procedurat ligjore për anulimin e vendimeve të Komunës së Prishtinës për hapësirën në fjalë ku do të ndërtohet qendra dhe të rrënohet ajo që ka mbetur nga hoteli “Union”.

    ...
    Madje, në shenjë falënderimi për përkrahjen perëndimore, posaçërisht atë amerikane, ka qenë vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që ka vendosur edhe për emërtimin e arenës së planifikuar, e cila thuhet se do të quhet “Dell arena”, në emër të ambasadorit të SHBA-së, i cili këtë verë e përmbyll mandatin e tij trevjeçar në Kosovë.

    “Plani është që ndërtimi të përmbyllet sa më shpejt, ashtu që koktejin lamtumirës për ambasadorin Dell, që kryeministri planifikon ta organizojë më 4 korrik, të mund ta mbajmë pikërisht në arenën e re”, ka thënë një burim nga Qeveria, që ka preferuar të mos i përmendet emri.

    Sipas burimit, tashmë është përzgjedhur edhe ndërtuesi i objektit madhështor, edhe pse procedurat e tenderimit zyrtarisht pritet të fillojnë javën që vjen.

    “’Dell arena’ do të ndërtohet nga ndërmarrja ‘Mabetex’, meqë ajo garanton se puna do të përmbyllet deri në fund të qershorit, dhe, në fund të fundit, kjo kompani edhe është autore e planit ideor dhe e projektit, kështu që ata edhe janë më të përshtatshmit për ta ndërtuar objektin”, ka thënë burimi, që është një prej gjashtë zëvendësve të kryeministrit.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,93833

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Kjo aren e thacit eshte simbol i nomadeve,kjo e ka bishtin mbrapa ,qe ta paraqes popullin shqiptar ardhacak ,e miqet e thacopacollit ti paraqes venali, me keso lloj qadrash ,cergaqet endeshin neper kosov me at jeten nomade qe e benin.
    Pacollin e ka mesu gruja dhe miqet evet rus.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Është 1 prilli...dhe,lajmet e fundit më tingllojnë ashtu disi...!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    A po i nënshtrohet Kosova luftës speciale të Serbisë

    Kosova, kalvar i bisedimeve me Serbinë

    Shqiptarët po jetojnë për të biseduar dhe nuk po bisedojnë për t’u zhvilluar apo për të ndërtuar një perspektivë të qartë kombëtare.

    A duhet që Kosova të pranojë të shndërrohet në një kalvar për shkak të insistimit të vazhdueshëm të besimeve me Serbinë? Një pyetje thuaja e pa parashtruar më parë. Por, kërkesat për bisedime pas periudhës pacifiste, luftës, dhe pas atyre për statusin tashmë janë bërë në një përditshmëri të jetës në Kosovës.

    Shqiptarët po jetojnë për të biseduar dhe nuk po bisedojnë për t’u zhvilluar apo për të ndërtuar një perspektivë të qartë njerëzore, shtetërore, kombëtare dhe të një jete normale.

    Kështu ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e pareshtura për të na futur në bisedime, e përsëritur të premten nga eurodeputetja Ulrike Lunaqek, raportuese për Kosovën, se veriu duhet të jetë pjesë e bisedimeve, fati i Kosovës dhe shqiptarëve duket se do të ec edhe për shumë kohë zvarrë. Por sa kanë kuptim ato kur tashmë Serbia pohoi mashtrimin që u ka bërë shqiptarëve dhe bile edhe Bashkimit Evropian. Këtë e bëri të qartë eurodeputeti slloven Jelko Kacin në seancën e të enjtes në Parlamentin Evropian. "Sot dëgjova se Serbia ende nuk i ka dërguar ndërmjetësit evropian Robert Kuper, Marrëveshjen e nënshkruar për menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshje e arritur më 24 shkurt gjatë dialogut me Prishtinën. Kjo marrëveshje ka qenë një nga arsyet kryesore përse Serbia mori statusin e kandidatit më 1 mars", ka thënë dje raportuesi për Serbinë, Jelko Kacin, në Parlamentin Evropian.

    Në këtë pikëvështrim edhe analisti Selami Shkodra thotë se bisedimeve më as që bën tu hyhet, të paktën jo në pozicionin aktual, pa ia bërë të qartë serbëve në Veri se duhet ta pranojnë pakon Ahtisari si të vetmen zgjidhje. “Mendoj që bisedimet me Serbinë për Veriun e Kosovës nuk duhet të ketë! Kjo për arsye se në raste të tilla cenohet rendi kushtetues dhe do të minonte filozofinë e shtetit, i cili në rastin tonë është shtet unitar, mirëpo komuniteti serb në veri duhet të merr në konsideratë zgjidhjen e ofruar nga pakoja gjithëpërfshirëse Ahtisarit”, thotë eksperti i të drejtës ndërkombëtare Selami Shkodra. Ai thotë se nuk ka kuptim dialogu në rrethanat kur tashmë u kuptua mashtrimi tjetër që bëri Serbia ndaj Kosovës dhe BE-së, duke mos dorëzuar marrëveshjen e arritur me Kosovën për menaxhimin e kufijve, që ishte kush për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së. “Vlen të përmendet deklarimi i eurodeputetit Jelko Kacin se

    Serbia ende as që ia ka dorëzuar marrëveshjen për kontrollimin e integruar të kufijve ndërmjetësit të bisedimeve të BE-së, z.Kuper. Kjo na tregon që kem të bëjmë me një shtet edhe pse arrin marrëveshje ato nuk i zbaton, andaj institucionet dhe delegacioni i Kosovës duhet që të ketë kujdes”, thotë Shkodra.

    Arrestimet

    Ndërkohë ka reaguar vetë edhe ndërmjetësi i BE-së Robert Kuper duke thënë se arrestimet e qytetarëve kosovarë në Serbi, por edhe të atyre serbë në Kosovë, mund të kenë pasoja negative për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Zemërimi më i madh i tyre, megjithatë, thuhet të jetë me autoritetet e Serbisë, për sjelljen e të cilave dyshojnë se ka të bëjë me fushatën zgjedhore në shtetin serb. Ndërmjetësi i BE së në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, u ka bërë thirrje të dyja palëve që t'u përmbahen obligimeve që kanë marrë në dialog. "Marrëveshjet duhet të zbatohen. U bëjmë ftesë të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi. Mendojmë se problemet politike duhet të zgjidhen me dialog dhe negociata dhe jo me përdorim selektiv të ligjit", ka thënë Kuper.

    Por, sipas Lunaçek në një konferencë për media në Prishtinë, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Prishtinën, në të kundërtën nuk do ta marrë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

    Ashtu siç ishte kushtëzuar marrja e statusit të kandidatit për Serbinë, sipas saj, mund të pritet një kushtëzim tjetër rreth nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

    “Serbia dhe kushdo që fiton zgjedhjet e radhës në Serbi, kushdo që formon qeverinë, shpresoj të paktën që do të dëshirojnë ta vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ata që e duan këtë duhet të zbatojnë, përndryshe nuk do të ketë një derë për anëtarësim. Kjo do të mund të zgjasë me vite nëse ata nuk zbatojnë. E këtu, BE-ja ka një ndikim”, u shpreh ajo.

    Në ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës, sipas eurodeputetes, do të luajë rol të rëndësishëm edhe procesi i ardhshëm zgjedhor më 6 maj.

    Lunaçek u bëri thirrje autoriteteve serbe që, siç tha ajo, për të mirën e së ardhmes evropiane të Serbisë, të heqin dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës dhe të zhbëjnë strukturat e tyre paralele sidomos në veri të vendit.

    Raportuesja për Kosovën në legjislativin evropian theksoi nevojën për veprime konkrete në veri të vendit në mënyrë që problemi rreth asaj pjese të mos shndërrohet në konflikt të ngrirë. Lidhur

    me këtë, Lunaçek foli për nevojën e nisjes së një dialogu tjetër politik, të cilin megjithatë, do ta ndërmjetësonte sërish Bashkimi Evropian.

    “Janë dy opsione për këtë: njëri do të zhvillohej vetëm ndërmjet qytetarët e Kosovës që do të thotë se do të zhvillohej ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri. Unë do ta preferoja këtë. Nëse kjo nuk është e mundshme, do të ishte e arsyeshme edhe një përfshirje e Beogradit, por të shohim se çfarë do të jetë qeveria e ardhshme”, tha ajo.

    Zgjedhjet serbe e bëjnë veriun pjesë të agjendës së dialogut

    Ndërkohë Grupi për Studime Juridike dhe Politike në prezantimin e analizës së politikave, "A janë zgjedhjet lokale të Serbisë në veriun e Kosovës një qëllim në vetvete: një shikim drejt një Plani Dinamik në shtrirjen e Planit të Ahtisaarit në veriun e Kosovës", në argumentet përmbledhëse të analizës në fjalë theksohet mbajtja ose jo e zgjedhjeve serbe në veriun e Kosovës përbëjnë testin për suksesin/dështimin e politikës së zgjerimit të BE së përballë Serbisë. Ndërkaq, lejimi i mbajtjes së tyre do të dëmtonte qëllimin final të dialogut, duke rrezikuar dështimin e plotë të tij. Në këtë mënyrë mbajtja e zgjedhjeve gjithashtu do të predeterminojë që veriu i Kosovës të shndërrohet në pjesë të agjendës së dialogut.

    Njëherësh theksohet se këto zgjedhje do të delegjitimonin pozitën e BE së si ndërmjetësues në mirëbesim, dhe do të dëmtonin objektivat e BE së për marrëdhënie të mira fqinjësore në Ballkan.

    Mbajtja ose jo e zgjedhjeve po shndërrohet në indikator të fituesit të zgjedhjeve të majit në Beograd, kurse serbët e veriut në instrument të politikës së partive nacionaliste në Beograd. Sipas analizësm, qëndrimi pasiv i BE-së ndaj zgjedhjeve tashmë po e avancon agjendën nacionaliste të serbëve në veri të Kosovës. / V. Latifaj

    Bota sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •