Analistët nuk i shohin domethënëse akuzat e ambasadorit Dell
...
Akuzat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se të gjitha partitë politike në Kosovë janë të korruptuara, nga analistët nuk shihen si diçka serioze. Ata madje thonë se është ambasadori Dell, ai i cili ka përkrahur partitë politikë edhe në rastet kur janë akuzuar për përfshirje në korrupsion.
Avni Zogiani, nga organizata “Çohu”, akuzon ambasadorin Dell si njërin ndër përkrahësit e korrupsionit në Kosovë.
“Po nëse bëhen bashkë tre faktorë për të ndikuar që këto parti politike të jenë të futura në korrupsion, njëri nga prej tre këtyre faktorëve është Delli. Delli ka mbrojtur, ka qenë një lloj gardiani i liderëve në momente kyçe, në momentet kur ata i janë ekspozua presioneve të publikut. Unë shoh një hipokrizi tepër të madhe tek Delli, por, natyrisht, që Delli e din më mirë se gjithë të tjerat se sa dhe si janë të korruptuara partitë politike”, thotë Zogiani.
...
RTK
Krijoni Kontakt