Kurani është fjala e Allahut dhe s'është i krijuar. Imam El Berbehari
Shpjegim: Shejkh Abdulaziz er Raxhihi
Burimi: http://ril-al.com/islami/index.php?o...hari&Itemid=30


Imam El Berbehari (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij "Sherh es Sunneh" thotë: "Kurani është Fjala e Allahut[1], shpallja e Tij[2], dritë e Tij[3] dhe nuk është i krijuar, sepse Kurani është prej Allahut. Çdo gjë që është prej Allahut nuk është e krijuar. Kështu kanë thënë Malik bin Enesi, Ahmed bin Hanbeli[4] dhe fukahatë para dhe pas tyre. Kurse polemika në të është kufër."[5]


Shpjegimi: Shejh Abdulaziz bin Abdullah er Raxhihi (Allahu e ruajtë!) thotë: Kurani është fjala e Allahut, shpallja e Tij dhe drita e Tij dhe nuk është i krijuar. Ai është atribut prej atributeve të Tij, të Lartësuarit. Kjo është fjala e saktë në të cilën ndodhen pasuesit e sunetit dhe xhematit (ehlus sunneh uel xhemah); se Kurani është fjala e Allahut i shpallur dhe nuk është i krijuar. Prej Tij filloi dhe tek Ai do të kthehet. Pra, Kurani është fjala dhe zbritja e Tij, të cilin Ai ia zbriti Profetit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si shpallje me anë të engjëllit Xhibril, ashtu siç thotë i Lartësuari: “Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.” Esh Shuara, 193-195. Pra, Kurani është fjala e Allahut dhe shpallja e Tij.

Allahu i Madhëruar thotë:“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” El Hixhr, 9

Dhe ka thënë:“…por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv)…” Es Sexhde, 13

Dhe thotë:“Thuaj: "Atë (Kuranin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt…” En Nahl, 102

Po ashtu thotë:“…Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm Librin (Kuranin) e vërtetë…” El Maide, 48

Po ashtu thotë:“Ha, Mim. Zbritje prej të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotitit!” Fusilet, 1-2

Gjithashtu thotë:“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.” El Kadr, 1

Dhe thotë:“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen...” Ed Dukhan, 3. E shumë tekste të tjera, të cilat përmbajnë sqarimin se Kurani është fjala e Allahut dhe shpallja e Tij. Me të ka zbritur Xhibrili (alejhis selam) në zemrën e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Allahu i Madhëruar thotë:“Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.” Esh Shuara, 193-195.

Kush thotë se ai (Kurani) është i krijuar, ai ka mohuar. Kjo është fjala e të gjithë imamëve (të fesë). Se Kurani i Ndershëm është atribut prej atributeve të Allahut të Madhëruar, e kush thotë se ai është i krijuar, personi i tillë ka mohuar. Ngase ai i ka cilësuar atributet e Allahut njësoj me ato të krijesave. Ky është kufër (mohim i qartë). Allahu na ruajtë!

Ashtu siç kanë thënë imam Ahmedi, Shafiu etj, pos tyre se: Kush thotë se Kurani është i krijuar, ai ka mohuar.” Kjo në forëm të përgjithshme. Kurse përsa i përket personave në veçanti nuk etikohen me kufër derisa t’u ngrihet argument.

Pra “Kurani është prej Allahut. Çdo gjë që është prej Allahut nuk është e krijuar. Kështu kanë thënë Malik bin Enesi, Ahmed bin Hanbeli dhe fukahatë para dhe pas tyre.” Të gjithë ata kanë thënë se: “Kurani është fjala e Allahut, i zbritur (shpallur) dhe nuk është i krijuar.”
Po ashtu të gjithë ata kanë thënë se: “Kush thotë se Kurani është i krijuar, ai ka mohuar.”

Fjala e tij (autorit): “Kurse polemika në të është kufër” d.m.th. polemikat në lidhje me Kuranin është kufër, sepse ajo të shpie në humbje dhe në bidat.

Përktheu: Unejs SHEME


[1] Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet sepse ata janë njerëz që nuk dinë.” (Et Teube: 6)
[2] Allahu i Madhëruar thotë: “Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t’ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë kohë pas kohe.” (El Isra: 106)
[3] Allahu i Madhëruar thotë: “Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin) që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.” (Et Tegabun: 8)
[4] Në librin e tij Usulu es Suneh, fq. 22.
[5] E ka nxjerrë Ahmedi në Musned, 2/286, me nr. 7848, Daudi në Sunen, 4603, si edhe të tjerët prej hadithit të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga Profeti (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Polemizimi në lidhje me Kuranin është kufër.” Hadithin e ka saktësuar Ibën el Kajjimi në Tehdhib Suneni Ebi Daud (12/230). Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (143) ka thënë: “Hasen Sahih”.