Levizja Vetevendosje..
qfar ndryshimi
Levizja Vetevendosje..
qfar ndryshimi
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
O Llapi,
Krejt mire e ke por cka me ba ,E MBLODHET BOSTANIN, pusho tash pake![]()
Ja kush do ta gjuajë Albinin me ve kur të niset për në negociata
Shkelzen Gashi ish-aktivist i Vetëvendosjes e paralajmëron Albin Kurtin se do ta gjuajë me ve të prishura. E këtë sipas tij, në ditën kur Albini shkon me negociu me Serbinë.
Në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nuk do të jetë i vetëm në aksion por bashkë me njerëz të tjerë.
“Veç po e paralajmëroj Albin Kurtin që ditën që shkon me negociu me Serbinë, bashkë me plotë ish-aktivistë të VV-së, kemi me e gju me vo të prishta”, shkruan Gashi.
Shkelzen Gashi është publicist dhe autor i shumë shkrimeve dhe librave.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Shihemi në shesh Albin Kurti
Avni Rudaku E enjte, 11 Shtator 2014 11:19
Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t'mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!
Atë që dikur i tha ish kryeministrit në parlament, po ia them edhe unë për konferencën e sotme: Albin, mos u zgërdhij! Ani mirë ia keni bërë që s'e keni lënë edhe për mandatin e tretë, se u bo boll, ama bile mos u zgërdhij! Ke ndryshe, ndashtë! E ke kuptue më në fund se nuk shkon me kokëfortësi, sepse t'keq t'mirë, me dike qare s'e ki pa bashkëpunue në demokraci! Plus nëse don me i mbajtën anëtarët afër vetes, në opozitë s'mundesh përjetësisht t'i kesh njerëzit afër, pa i ndarë ndonjë vend pune! E kuptoj që të ka deshtue revolucioni, s'ki çka bon! E di se nuk është lehtë me u shtye as me boten pa metafora, sepse janë rrëzuar qeveri e qeveri, që kane pasur trashëgimi katërmijëvjeçare e lëre më në Kosovë! E di se ke thënë do t'i shtojmë teknikat dhe metodat, një këmbë në parlament, një në rrugë, por kohës së fundit, e ke parë se njëra këmbë ka marrë më shumë forcën (parlamenti) dhe rrugës i ka humbur legjitimiteti, sepse njerëzit nuk dalin në rrugë kur ndryshon radikalisht qëndrimet për të njëjtin proces! E di qe kjo ka qenë edhe ajo që është dashur të të ndodhë për ty si lider, sepse tashme njerëzit kërkojnë përgjegjësi se si do të jetë rezultati zgjedhor i VV-së dhe me këtë u ke treguar edhe anëtarëve brenda dhe jashtë VV-së, se ti di qysh me i fitue zgjedhjet dhe me u ba Qeveri! Se edhe ti di me ndryshue qysh kanë ndryshuar të gjithë!
Albin, në mes të Ramushit dhe Thaçit, t'kisha zgjedhur ty dhe je larg këtyre dyve si personalitet dhe dije, por me sjelljet e fundit, demagogjia dhe fjalori politik verbal beso nuk ka asnjë ndryshim mes teje dhe të tjerëve! Ti që ke ndryshue, ndashtë, ama njerëzve u ke obligim t'iu kërkosh falje dhe t'ua shpjegosh me shumë gjërat! Të paktën vetëm një gjë ndërroje: mos vazhdo me na bindë që s'ke ndryshue, sepse ajo po shihet nga aeroplani! S'ki bre nevojë, se njerëzit kashtë s'hanë sot dhe ti që ke folen shpesh si opozitar dhe të janë ruajtur të gjitha xhirimet dhe shkrimet, ke përgjegjësi shumë më të madhe se këta liderët e tjerë që s'kanë shkruar aq, sepse atyre fjala nuk iu ka regjistruar sikur ty, me kolumnet e vazhdueshme!
Albin, nuk ka pasur zgjidhje me nejtën as në opozitë, sepse qysh kishe mujtën me u ba bashke në rast se PDK-ja do të mbetet në opozite, kur keni pasur me të mospajtime të mëdha! Vështirë do të arritshit ndonjë iniciativë në parlament dhe më mirë që jeni 'përlye' krejt, se me u pasë përlye vetëm pak (mos me hy në Qeveri e vetëm me i mbështetën!)! E di që ma mire qe jeni bere bashke, sepse anetaret e LDK-se, AAK-se dhe Nismes, kane arritur nje simpati per juve, ndonese nje pjese e madhe e vv-isteve te devotshem jane zhgenjyer me ju, dhe kjo do të jetë thikë me dy tehe: ose zgjerim i votave në të ardhmen për me marre ndonjëherë postin e kryeministrit, duke i dhënë shancin AAK dhe LDK-së kësaj radhe dhe me priten radhën tani për vete ti, ose ke me ra edhe më shumë për shkak se populli ka filluar me thanë: krejt njohit tekukan kanë!
Albin, në një anë ke kallxue dyftyrësi që po kërkon me i udhëheq negociatat apo si ofertë nga LAN-i, por në anën tjetër, mirë që ke thanë po i udhëheqim ne negociatat, se ashtu po i bie se ti ke frikë me marre përgjegjësi dhe jo rrallëherë është thënë për ty si person që i frikësohesh përgjegjesive, prandaj ke dashur të jesh me vullnetin tënd, larg proceseve të rëndësishme ekzekutive! Me këtë ke kallxue që di të marrësh edhe përgjegjesi, e jo vetëm me kundërshtue! Kjo në këtë pikë është edhe mirë, sepse lehtë është të kritikosh negociatat, e do të shohësh se vështirë është procesi i negociimit, sepse sapo pranon si negociator, kërkon edhe kompromise, përndryshe, e sheh që do të jetë vështirë, sidomos kur ka edhe mbikëqyrje dhe ndërhyrje direkte nga shume agjenda evropiane dhe botërore! Nuk je vetëm me Serbinë si palë, por edhe me boten!
Albin, mos e përmend shpesh: ''E kemi ba për të mirën e Kosovës!", sepse ti e di kush e ka thënë shpesh këtë fjali! Albin, mos harro se prej qiellit dukej se ky është momenti kur janë përputhur interesat personale të liderëve të partive politike të LAVN-it, sepse njëri është dashur të japë dorëheqje prej partisë politike pasi humbi zgjedhjet (Isa), tjetri zor se do ta kishte marrë postin aq të dëshiruar të kryeministrit (Ramushi), pasi Hashimi fitoi shumë ulëse dhe ishte edhe individualisht fitues, sepse vetë e udhëhoqi krejt fushatën; po ashtu edhe Fatmiri ka hyrë në inati, sepse nga ankthi që s'po e kalon pragun, u bë faktor dhe iu hakmor ish bashkëpartiakëve të tij; po ashtu edhe ti, ke pasë përgjegjesi për dy palë zgjedhje lokale dhe qendrore, plus rritja e kultit të Shpendit dhe disa reforma që duhej të bëheshin brenda LV-së, dhe kjo të ka ndihmuar të tregosh se edhe unë mund të bëhem më tolerant, më fleksbil dhe më i hapur me partitë e tjera politike, prandaj edhe në mandatin e dytë, prapë e meritoj të jem udhëheqës i LV-së, pasi do të mbahen zgjedhjet e ardhshme!
Albin, që ke ndryshue ndashtë, sepse politika nuk bëhet me stilin e 'nacionalizmit getoizues dhe prepotent në raport me politikat globale'; udhëheqës i mirë i Kosovës është vetëm ai që fiton nga përplasjet në rendin global, e jo të përplaset vetë me rendin global pa diplomaci, sepse peshku i madh e ha të voglin dhe peshku i shpejtë e ha të ngadalshmin, qysh kanë thanë shumë njerëz Albin, mos u zgërdhij!
Ti u pate bërë hero në atë kohe, por tash nëse vazhdon edhe ti me u zgërdhie edhe para kohës, dije se zemërimi i popullit është shumë i rrëzikshëm! Me lehtë zemërohen me ty sesa me të tjerët! Të tjerët hapur kanë thënë se nuk janë të përsosur, ndërsa ti ke luajtur me përsosmëri, ide të mëdha, narrativa të pabesueshëm dhe me shpresa hiperbole!
Albin, ruaju nga zemërimi i popullit tënd, gojën e të cilit e ke pasur plot! Albin, mos u zgërdhij në konferenca as para televizioneve! E di që është e sikletshme tani të mbahesh kur te përsërisin gazetarët, ato që i ke thënë vite me pare ose muaj më parë, por kjo është kur ndryshon radikalisht! Ndryshimet radikale, gjithmonë vërehen nga largësia! Albin, suksese në Qeveri! Mirë që po e rrezon Thaçin dhe akoma mbajmë në mend se si pate thënë: S'do të ketë Thaçi 3! Është mirë që atë që ke premtue me këtë kredo profetike, duhet me realizue, pavarësisht a pajtohesh me LAN-in a jo! Mirëpo, herë të tjera mati fjalët mirë, as mos u nxeh nga pyetjet e gazetareve dhe t'i thuash; se s'ka nevojë për komente gjithçka është e qartë, sepse beso nuk është bash e qartë qysh po thue!
Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t'mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!
Shihemi në shesh Albin!
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Albini dhe Vetevendosja kanë inate me Hashimin e jo me Serbinë
Enjte, 11 Shtator 2014 12:13
Albini dhe Vetevendosja kanë inate me Hashimin e jo me Serbinë
Politika dihet që është e paskrupullt dhe joparimore tek ne shqiptarët në vecanti sepse kemi fiskultura ideologjike programore dhe thjesht mungojnë parimet te ne ,unë kam respekt per disa individe ne LVV që kanë hanger dajak me vite duke besuar në demagogjitë e Albinit ,Glaukit Aida Dergutit etj i respektoj ata që protestonin në kufinjë kunder hyrjes se mallrave serbe dhe kunder bisedimeve me Serbinë por nuk mund ti respektoj karrieristat e semure si Albini me Kompani te cilet kanë kontribut modest ne ceshtjen kombetare dhe te cilet me vite janë paraqitur si baballaret e Kombit superpatriota.
Nga Erald Selca
Albini dhe LVV kanë fyer cdo personalitet shqiptar qe nuk mendon si ta subjektet politike dhe me se miri ketyre ju është pergjigjur vitin e kaluar në Prishtinë Kryeministri dhe vizionari Edi Rama i cili tha unë jam i vogël për Albinin ai ka kritikuar mbarë botën.
Albin shpejte ndryshove madje dikur aktivistat tuaj në Qendrat Korrektuese i kishin edhe numrat e telefonit 063 te Serbise ju cdo here e keni mohuar Kosoven ne emer te ngjyrave kuq e zi e vetë i pari u ngrohe në Norvegji u martova me një nordike o ylli i vajzave te reja te cilat i ke deshperuar shumë zoterote ua ke thyer zemren .
Ti ke thenë se je vije njejte me Surroin me ate qe mohon luften Clirimtare, madje e ke mbeshtetesin numer një Grupin mediatik Koha ke folur për Bashkim Kombetar e mandej ke folur per nje Republike te trete demagog hesapi ,madje madje tifozet tuaj kane shkuar aq larg sa te kane jap merita ma shume se Hashimit per clirimin e vendit ku tij nuk ke asnje merite .LVV po kthehet ne sekt fetar ata qe mendojne ndryshe i lincojne e tere lufta eshte jo per kombin parimet privatizimin e dokrrat tjera por kunder Hashim Thacit .Albini me shume e urren Hashimin se Serbinë Fashiste Cetniket me te cilet ka bere nje marreveshje Srpsken .
Albin pse e urren Hashimin kaq shume apo se je inferior per kontributet ndaj kombit madje me votat e elektoratit PDK-ist hypi ne Fron Shpendi juaj ne Prishtine apo keni harruar .
Une jam bashkeluftetar i Hashim Thacit ,Ramushit e shume figurave te nderuara por jam edhe kritiku me i madh i tyre sepse kam punuar me djersen time pa u varur nga politika se nuk ja bej avokatin askujte .Normal qe pervec arritjeve Thaci kishte edhe te meta gabime leshime sepse afer do duhej mbante njerezite e luftes e jo Titistet ,Rugovistet e Parashutistet qe ja fusin thike pas shpinde.
Albini dhe LVV ikane shkelur parimet qe moti dihet boterisht dhe cuditerishte nuk durojne dot kritikat ne adrese tyre hiqen si engjuj ani pse thonin nuk bashkepunojme me ata qe kane qeverise dhe ishin kinse kategorik kunder dialogut me Serbine .
Dihet se pas cdo lufte ka bisedime teknike dhe politike ,ju ishit kunder edhe ketij rregulli te Diplomacise keni sulmuar polic lenduar me gure jeni lenduar edhe vete e harruat Bashkimin Kombetar te cilin e keni perdorur per vota manipulim te popullit .
Ne ngelte Bashkimi Kombetar ne ju eurokremat e LVV perjashto disa te mire aty ai kurre nuk do ndodh ,Albin Hashimi o shqiptar duaje Tenden edhe ne qofte i keq sipas teje .Mos urre vlerat ,urreje Serbine Fashiste .
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Pse bre Albin u bëne peng i veprav tua, pse?
Pse bre Albin u bëne peng i veprav tua, pse?
Me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albin fillove punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, me Adem Demaçin, ku shërbeve si sekretar.
Pse Albin nuk hyre në radhët e Ushtarëve të UÇK-ës?
Albin, gjatë kohës së luftës së UÇK-së ke qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë dhe Gjatë bombardimeve të NATO-s dhe gjatë luftës se UÇK-së ti Albin qëndrove në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe te arrestoi.
Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave Serbe në Serbi, ti Albin së bashku me ta u largove. Më 13 mars 2000 në Nish, Albin ti u dënove me 15 vjet burg. Gjatë gjykimit ti refuzove të njihje legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Millosheviçit. Si Rezultat i presionit Ndërkombëtar ti në vitin 2001 u lirove.
Çfarë të shtyri Albin, të jesh kundërshtar i personave të UÇK-ës, kur vet gjatë luftës kishe shikuar luftën në televizion nga zyra jote në Prishtinë.
Pse Albin s’u arrestove gjatë luftës po pas Bombardimeve të NATO-se, kur serbet e kuptuan që Kosovën e humben.
Si u bë Albin, që kur ju u liruat nga Burgi të organizoni protesta të dhunshme që bën trazira dhjetëra herë në Kosovë, duke mbrojtur kinse të drejtat civile Kombëtare pasi që Kosova ishte e Lirë.
Si u be Albin, që ju të jeni kundërshtar atyre që kur ju pishit kafe në mes të Prishtinës, ata humbeshin gjak e gjymtyrë në malet e Kosovës.
Si u bë Albin, që fëmija juaj të jetë prodhim ndërkombëtar e jo vendor e në anën tjetër ti Albin i përkrahe xhihadistët e Kosovës dhe ishe kundërshtar i madh (kishe urrejtje) ndaj Amerikës dhe ndërkombëtarëve, mos kishte filluar kjo urrejtje Albin që nga viti 1999.
Si u bë Albin, që ju ti harroni të gjitha, Monin, Arbenin, protestuesit të burgosurit, të lënduarit dhe tash të uleni në tryezë me serbet.
Pse na Mashtrove Albin?
Përgjigju Albin!
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Albin Kurti, për hajr!U bëre kumbarë me çetnikët e Drazh Dragutin- Mihajloviqit
Shkruan:
RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
*Sot, u ule ne sofer me zhupanet e vojvodet,ngrite "slivovice dhe ngrite dolli duke thene ziveli!",me titistet qe formuan komisione kunder "krimeve te UÇK-ës dhe çetniket e Drazhes qe vranë e theren shqiptaret me thika e hanxhar dhe mbaje mend se nga sot noton ne ujera te turbulla te tradhetise...
*Se shpejti fillojne ikjet nga VV, sepse nuk duan te behen ortak me çetniket, vojvodet e zhupanet. Ehu, Zoti ze marrofte e pis!
*Gisht per gisht me titist e SURROIST
*Dikur në listë fute ish-titistet,para te burgosurve politik
Nga- RESHAT BADALLAJ
E di se as opinioni e as anetaret me naiv te VV, nuk do ta me marrni per te keq, sepse sot,i ra sakicë prapa kurrizit anetareve te partise qe e drejton ,megjithate po e bej nje prezentim, per dy arsye: E para, eshtë kulture ne boten e civilizuar dhe e dyta, secili njeri duhet ta kthej koken prapa dhe te pershkruaj rrugen qe ka kaluar gjate jetes. Pra, a kam te drejt morale t´i drejtohem Juve.
Jam RESHAT BADALLAJ nga Zhuri, krahina e Lumes. I burgosur politik disa here, bile se fundi me 1989, kur behem lufte ne Zhur, te marten e 28 marsit te ketij viti me duarte e mia i´a shtrova shtratin e vdekjes tre kushurinjeve te mi qe u vrane pabesisht, nga dora gjakatare serbiane dhe langojte e tyre. Si organizator i kesaj,protestave te Nentorit,vizites se minatoreve ne Trepce dhe pamfletit famoz, qe e botuan te gjitha gazetat serbiane me arrestuan tradhtisht nga zagaret serbiane qe nuhatnin çdo skut,kerkonin denimin me vdekje, sipas nenit 114 lidhur me 139, mí dhane tetë vjet,haps te rende,kerkohej denimi prej dhjete vjet deri me vdekje. Jam themelues dhe kryetar i Shoqates Atdhetare "Gryka e Lumës", qe ishte ne binaret e UÇK-ES, ndihmoi me teper se gjysem milioni marka, i autorizuar nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe te asaj kombetare ne Maqedoni,me shkrim e me vulë,kam botuar kater libra, te pesten e kam perfunduar moti dhe pret driten...
Albin Kurti, bre Zoti te marrofte! Po ç´na bere more pis!?
Si qytetar i kesaj toke vendosa te shkruaj ketë shkrim me shprese se nuk do te ma merrni per te keq. Ndonese jemi miq, ne te dy nuk kemi luajtur me ashik bashke. I pari po ta hedhe dorashken nga shqetesimi per hallet e vatanit qe eshte nisur ne udhen e qorrsokakut. Nuk jam i lindur per te hapur sherre,largqofte dhe mos e be Zot!
Tere kohen jetoja me shqetesime se kush do te jenë ata qe do te flasin ne "emer te popullit" ne Kuvend. Një nga nje lexoja emrat e kandidateve...
Ehu, Zot!
Po lideret e Partive politike jane hallakatur si eshtë më zi. Nuk zgjedhin mjete fare per te ardhur ne pushtet. "Ra ky mort dhe u pam" shkruante Kadareja. Rane keto zgjedhje dhe u pane fytyrat bajate qe nuk lane gur e dru pa levizur per te blere votat nga populli fukara, qe u kishte prekur thika e hanxhari mish e asht.
Miliarderet, titiste,spiunet,udbashet dhe dreçi i mallkuar,dite e nate bredhnin fshat ne fshat,qytet ne qytet,mehalle ne mehalle per te vjedhur e mashtruar popullin e mjere...
Po e them publikisht, se edhe te une trokiten per te ndihmuar me autoritetin tim, se ke duhet votuar. Njehere e kam "henger". Disa deputet me kollare e te pispilosur,para tri-kater vjetesh, vajten ne deren time te vellau, ne ora 23 te nates, per te bere ze se kush duhet te votohet dhe kur u bene deputet e harruan te miren. Çka bene? Ecen udhes se thenjes:"Kur maxhupi behet pasha,nuk e njeh edhe baben e vet..." Te me falin ky komunitet,por ja qe nga anet tona thuhet keshtu.
Tani. Eh, tani, Ju pergjigja ne heshtje dhe fituan hamamamin e Hyres. Do te bredhin rrugeve te qyteteve dhe kafeneve...
Per te mos kercyer degë me degë, lexova emrat e kandidateve te Vetevendosjes.Çka me pa, per faqe te zeze!? Ne liste kishe futur;ish-titistet,pijanecet edhe me keq.titisto-Surroistet... Ehu, ruana Zot! Po a ishit esull more burre?
Doren ne zemer, NUK KA SHQIPTAR QE KA GJAK SHQIPTARI QE NUK E PERKRAH PROGRAMIN TUAJ (PERPOS LDK-ISTAVE). NUK PO FLAS PER ATA SHQIPFOLES QE E KANE GJAKUN UJË,PO FLAS PER ATA SHQIPTAR QE NDER DEJ KANË GJAKUN E ARBERIT. Po i numroj vetem tri:
E para, BASHKIMIN KOMBETAR
E dyta, FLAMURIN KUQEZI
E treta, marrja e pasurise pa djerse hajnave, qe deridje nuk kishin breke per te veshur, e brenda nates u bene miliardere e haram e paçin per jete te jeteve...!
z.Albin Kurti, e horongop e dallkauk!
Por kur lexova keta emra maskarenjesh,spiun,tradhtar,titist,SURROI-ist, qe kerkuan AUTONOMI PER KOSOVEN NE SERBI. Kur digjej shqiptari si derri ne prush,ata u putheshin me gjaksoret, e me Millosheviqin, qe kishte leshuar kosen e vdekjes ne kokat shqiptare nuk mund ta mbyllja gojen dhe te beja sehir si memec. Ju, futet keta emra maskarenjesh para te burgosurve politik.
Para pak kohe, ja fute sa krahu elektoratit me edepseza qe morre aty rrotull,perreth sofres e largove patriotet dhe dikush lehu dhe henger m.. kunder meje. E, tash!?Po ç´na bere ore derzi!?
Kush jane keta do te pyeste me te drejt ndonje lexues i pa informuar!?
Ylli Hoxha, ish-titist dhe Surroist, Mazllum Baraliu, Avni Zogiani, Ilir Deden. Ilirin e strehove me nje kulm me Fisnikun, qe deri dje u shane publikisht ne babe e ne nane,bile perdoren fjalorin me vulgar duke i quajtur bir kurve... Keta u radhiten para: **** Krasniqit, epror i larte i USHTRISË ÇLIRIMTARE TE KOSOVES,I BURGOSUR POLITIK dhe PRIND I DESHMORIT TE KOMBIT,para burrit te familjes PLLANA,XHEMAJLIT,ME TRADITA TE MOÇME ATDHETARE DENBABADEN,EMRUSH XHEMAJLIT,I BURGOSUR POLITIK,HYDAJET HYSENIT EDHE PSE I NDRROI DERI ME TANI 500 PARTI, I BURGOSUR PIOLITIK...
Veton Surroi,djali i REXHAI SURROIT, ambasadorit jugosllave dhe puthadorë serbian, flitet se hyne e del naten nga zyra Juaj taman si ajo rrospija MATA HARI. Sido qe te jete, ai te dergoi me hile kopilin dhe sahanelepirsin e tij,Ylli Hoxhen, titistin.
Po ky Veton Surroi, publikisht e mohon LUFTEN E USHTRISË ÇLIRIMTARE TE KOSOVES. Dhe Ti more burre shtrengove pellemben e dores me te. Dhashte Zoti te mos jete keshtu. Po qe del se eshte e vertet, ZOTI TE MARROFTE!
Kohe me pare i shkrova leter te hapur kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaçit, qe kiishte larguar atdhetaret dhe afroi spiunet,hajnat dhe udbashet. Letra beri buje te madhe dhe nje kohe te gjate ishte ne TOP LISTAT ME TE LEXUARA...
Personalisht isha ne mbledhje, ne Prizren,kur erdhi Hashimi, Fatmir Limaj,Enver Hoxha dhe...,erdhen si kryshk ne hotelin "Theranda" per te ndrequr Zafir Berishen dhe Ramadanin. Eh, me degjuar kete, qe ndoshta do ta postoj ne YOUTUBE hallakatesh nga turpi. Nuk po mundem vetem per nje arsye: se me vjen turp nga vetja qe isha aty. Me zi se kalamajte e perfaqe te zeze. As gabelicat nuk bejne ashtu...
Shih per kete, pas shpines sime ishte udbashi qe me kishte marrur ne pyetje e me thoshte:"...VETEM NJEHERE TE NA BEJE ME SY MILLOSHI E NISNA PER NE TIRANE MI SHKEL SHIPECAT..."
I nderuari Albin Kuri,
Ju kerkoni edhe edhe rrezimin e Qeverise. Ne rregull. Edhe une pajtohem plotesish me ty. Por, une te pyes:ME KË? Te lutem me thuaj me ke. Me tradhtaret e kombit! Me ish-titistin,Isa Mustafen, qe barti stafeten e Mareshalit Tito,vrasesisin e shqiptareve, qe e nderseu Alekander Rankoviqin,kasapin e kasaphanes shqiptare:Masakres se Tivarit,masakres se Drenices... Me Isa Mustafen,bashkepunetorin me te ngushte te kryetradhtarit,dilerit te droges,burrit te shkines,baxhanakut te Zoran Sokoloviqit, Rrahman Morines. Me Isa Mustafen, qe me banden e Ibrahim Rugoves, tradhtuan luften dhe jo vetem kaq,por bashkepunuan me Hagen e Serbine duke formuar edhe komisione per "KRIMET E UÇK-ES", me Isa Mustafen, qe nuk perkrah dhe nuk e njeh HIMNIN DHE FLAMURIN KOMBETAR...?
Si mund te jete nje kryeminister qe fitoi vetem 8 apo 9 %. Atehere ne po biem ndesh me fjalen dhe te drejten e popullit...
Mire ja bere. I nderseve te tre per te bere gaz i botes. Filluan pazaret per faqe te zeze, qe po zgerdhihen edhe qente e sokaqeve...
Albin Kurti, e Mata Hari (Mata Hari, ka qene kurvë,jo prostitute, e ku dallon kurva prej prostitutes, do te shihni se shpejti,mbajeni mend edhe kete)
Te respektohet vetem vullneti i popullit dhe jo pazaret e kafeneve te nates. Albin, je kapur gisht per gisht ne valle gabim, te Zhikinokolos e jo ne ate valle te BILBILENJVE TE OSMAN TAKES,ME ATA QE U PUTHEN ME MILLOSHIN E QE FORMUAN KOMISIONE PER "KRIMET E UÇK-ËS".KUJDES SE DO TE KENDOHET VALLJA E TURPIT NGËK,NGËK,NGËK ME ARMONIKEN E ZHIKES! TA THEM UNË...
Te lexohen shkrimet e mia:QENTE E POLITIKES KOSOVARE DHE TITISTET E BENE LEMSH KOSOVEN (Google)
Me mirenjohje, RESHAT BADALLAJ, Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqiperise,10 shtator 2014
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Haraqija: Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen
GazetaExpress E martë, 02 Dhjetor 2014 23:43
Astrit Haraqija thotë se kryetari siç e quan ai "në detyrë" i LDK'së, Isa Mustafa, kurrë nuk mund të bëhet një lider si Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se në situatën e fundit, fitimtar është Thaçi i cili ka "luajtur një lojë" me të gjitha partitë. Por ai thotë se Vetëvendosjen e ka themeluar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
"Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Kjo do të kuptohet.
"Udhëheja e LDK'së, ka dashtë që për teke të z. Mustafa që ka dashur të jetë diku, e kanë prishur një kontratë. LDK e presidentit Rugova ka qenë të ndërtojë shtet dhe institucione. Nuk mund të bëhet lider Isa Mustafa si Ibrahim Rugova sepse kojpa është dështim", ka thënë Haraqija.
"Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Kjo do të kuptohet.
Haraqija: Sali Berisha nuk lejoi që autostrada "Ibrahim Rugova" të njihej me këtë emër deri në Tiranë
Haraqija ka thënë se ai ka kërkuar që autostrada "Ibrahim Rugova" të quhej me këtë emër deri në Tiranë, por këtë nuk e ka lejuar Sali Berisha.
"Kam kërkuar që komplet autostrada të thirret autostrada "Ibrahim Rugova".Z. Berisha nuk ka lejuar që autostrada të quhet "Ibrahim Rugova" deri në Tiranë", ka thënë ai.
Haraqija në emisionin "Interaktiv" të KTV'sëm ka folur edhe për rastin e Ukë Rugovës, duke thënë se ai nuk e ka emëruar ambasadorin italian në Kosovë dhe se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë pasaportë e dikujt të huaj.
"Ukë Rugova akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ukë Rugova nuk e ka emëru ambasadorin italian në Kosovë. Ukë Rugovës nuk iu kanë zënë pasaporta të dikujt në shtëpi", ka thënë Haraqija.
Astrit Haraqija 'dekoron' gazetarin Xhemajl Rexha
Astrit Haraqija ka dekoruar gazetarin Xhemajl Rexha, për kontributin në gazetarinë kosovare.
Në intervistën e drejtpërdrejtë në "Interaktiv" të KTV'së, Haraqija ia dhuroi Rexhës një dekoratë me vulën e Dardanisë.
"Për hirë të festës, nuk është korrupsion, deri në 100 dollarë kam pasur dëshirë ta sjellë vulën e Dardanisë, për hirë të kontributit që keni dhënë për gazetarinë kosovare", tha Haraqija derisa ia dorëzoi Rexhës dekoratën.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Fisnik Ismaili, kush ta dha të drejtën të na quash “kuçka të nanës”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përfitues i fondeve qeveritare për obeliskun New Born që tash e ka privatizuar, vazhdon të përdorë gjuhë rrugaçi të lirë në llogarinë e tij në Facebook.
Ky deputet i Kuvendit të Kosovës merr guximin edhe të shajë në mënyrën më të ndytë të mundshme, duke iu referuar Indeksonline dhe Express-it si “kuçka të nanës”.
E ky njeri që përfaqëson qytetarët në Kuvend sigurisht nuk e ka idenë e lirisë së shprehjes dhe atë së çfarë duhet thënë ose jo në publik.
E pse e bënë këtë? I del në mbrojtje kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti vetëm se mediat raportojnë që i pari i Prishtinës e ka dekoruar shtëpinë e vet e kryeqytetin e ka lënë të duket si Kandahar!
Ky far deputeti me prejardhje të dyshimtë a ka idenë se shtëpia e Shpend Ahmetit është sikur shtëpia e Isa Mustafës që para disa ditësh doli në media që ruhet nga Policia e Kosovës. Që shtëpia e Ramush Haradinajt publikohet në media sa herë që flitet për të. Që shtëpia e Hashim Thaçit “doli në shitje” vitin e kaluar nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Për këtë fyrje publike, Fisnik Ismaili duhet të jap llogari. Indeksonline kërkon së pari nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga kjo gjuhë rrugësh e deputetit të tyre. Po ashtu Indeksonline kërkon edhe qëndrim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës lidhur me këtë sulm të paparë ndaj medias.
Lexojeni postimin e të ashtuquajturit deputet të Kuvendit të Kosovës:
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt