Close
Faqja 95 prej 107 FillimFillim ... 45859394959697105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 950 prej 1065
  1. #941
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!




    Rron Gjinovci: Qëndrimet e Vetëvendosjes të lodhta, mjerane, të frikshme


    GazetaExpress E mërkurë, 28 Maj 2014 17:03
    Rron Gjinovci, dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shfaqur pakënaqësitë me këtë subjekt politik.

    Ai i cilëson qëndrimet e fundit të kësaj partie si “kompleks mesianik”.

    Lexoni reagimin e plot të Rron Gjinovcit, i cili u bë i famshëm kur e ngjyrosi Rektorin Mujë Rugova.

    Ky reagim vjen tu e pas parasysh që PDK, LDK dhe AAK janë organizata kriminale të krimit të organizum, edhe që populli i Kosovës duke qenë i paaftë me u organizu (për arsye të ndryshme) i ka hap sytë e po shpreson mos po mundet najkujt me ja qitë përgjegjësinë që e kena vet për shtendërtim.

    Ditë më parë deshta me reagu për nji emision televiziv ku i ftum ishte Albin Kurtit, i cili thoshte: “kur humb Lëvizja Vetëvendosje, humbjen ma të madhe do ta pësojnë qytetarët”. Sot, nënkryetari Shpend Ahmeti paska thanë në Malishevë: “Koha është tash, dhe jo për shkak të Lëvizjes por për shkak të popullit.” Po më duket që boll u ba.

    Ky qëndrimi i Krishtit “unë jam shpëtimtari” është i lodhtë, mjeran e qe besa tu e fiqiru ma fellë edhe i frikshëm.

    Kurgjë s’është deklarimi i tyre, çka janë frikësuese statuset e militantëve, të tipit “Albini ka me shpëtu Kosovën”, ose të tilla të ngjashme. Sa për informatë, në literaturën e psikologjisë ky lloj qëndrimi dhe mendimi për veten si shpëtimtar quhet Kompleksi Mesianik dhe është i njohun për ekspertët e shëndetit mental si nji simptomë e skizofrenisë dhe çregullimit bipolar. Kjo qasje “unë jam shpëtimtari” dhe “ky/kjo ka me shpëtu Kosovën” mi kujtojnë ndërmarrjet e mëdha fashiste në Evropë.

    I baj thirrje VV-së me u tërhek menjiherë prej të tilla qëndrimeve dhe po jua rikujtoj që populli i Kosovës nuk ka përvoja t’mira me shpëtimtarë. Prej se e majm në mend shpëtimtart na kanë nimu e na kan kqyr e na kanë ...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #942

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #943
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    ARIANI_TB
    qna e ke lodh by,then me keto spote te RTS
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #944
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!




    Kushtrim Sheremeti: Dardan Molliqaj gënjeu kur tha se Gjykata ka vendosur në favor të Vetëvendosjes


    GazetaExpress E martë, 03 Qershor 2014 14:23
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, Kushtrim Sheremeti i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Sekretari të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili kishte thënë në Interaktiv të KTV’së se Gjykata ka vendosur në favor të VV’së për fondin që u takon partive politike.

    Por, Sheremeti ka thënë se kjo deklaratë e Molliqajt është gënjeshtër dhe se mund të vërtetohet se ende s’ka kurrfarë vendimi në lidhje me kontestin gjyqësor me LB’së dhe VV për Fondin e Partive që iu takojnë në bazë të deputetëve që kanë në Parlament.

    “Për hir të vërtetës, lënda është në gjykate dhe ende është në procedure të rregullt edhe pas mbajtjes se dy seancave, pra nuk ka një vendim per kete çëshje. Kete mund ta vërtetoni edhe pranë Gjykatës themelore ne Prishtine. Por manipulimet e tilla te opinionit jemi mësuar tashmë t;i dëgjojmë nga ta edhe për piken e bashkimit kombëtare, kur dihet qartazi se LVV nuk e ka as ne programin e tyre politik këtë synim”, ka thënë Sheremeti, për Express.

    Ky zyrtar i LB’së ka thënë se nuk po dëshiron të tensionojë situatën elektorale me gënjeshtrat dhe manipulimet e Dardan Molliqajt.

    Sheremeti ka sqaruar edhe një herë koalicionin me PDK’në dhe ka thënë se edhe programi i LB’së do të implementohet me Misionin e Ri.

    “Deklarimet dhe veprimet e tilla ne te kaluarën kanë qenë vendimmarrëse për ne qe te lidhim vetëm koalicion ligjor, me subjektet politike për këto zgjedhje dhe këtë kusht ka pasur guxim ta pranoj vetëm partneri aktual PDK, ku me këtë rast LB do te marr përgjegjësi qe përmes Misionit te Ri te realizojë edhe Misionin e vjetër te integrimeve kombëtare deri ne bashkim”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #945

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #946
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    “Vetëvendosje” do padi ndaj Serbisë, jo dialog
    Nëse lëvizja “Vetëvendosje” do të ngjitej në pushtet, diçka tjetër do të ishte e rezervuar për Serbinë në vend të dialogut që po ndodh sot. Kosova nën drejtimin e subjektit që drejtohet nga Albin Kurti do të ushtronte padi ndaj Serbisë.


    Një gjë e tillë parashihet në Alternativën qeverisëse të lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është miratuar në janar të këtij viti, por që nuk është publikuar ende.

    Në Alternativën që ka afro 300 faqe, merr vesh “Koha Ditore”, sa i takon raportit me Serbinë, shkruan se lëvizja “Vetëvendosje” nuk e njeh dhe nuk e pranon shtetin e Serbisë. “Dihet që Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk po e ndryshon kushtetutën e saj ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX”, shkruan aty. “Marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë janë të papërfillshme për neve, përveçse janë të paratifikuara në Kuvendin e Kosovës”.

    Në Alternativë shkruan se do të përgatitet dokumentacioni me dëshmitë dhe faktet për krimet e Serbisë në Kosovë dhe do të hartohen paditë nga shteti, si dhe nga organizmat e tjerë bashkëpunues me Kosovën për krimet e Serbisë. “Këto padi do të jenë të drejtuara në gjykatat ndërkombëtare”, parasheh “Vetëvendosje”. “Këto, duke pasur parasysh se Serbia: nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës; nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta; nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe të okupimit; ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata; vazhdon t´i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë; nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe artefaktet kulturore”.

    Alternativa e “Vetëvendosjes” ka paraparë edhe bashkimin e Mitrovicës dhe përmirësimin e situatës në veri. “Në veri të ketë një prezencë të shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje. Një bazë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të jetë e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, në ish-bazën e KFOR-it, përkatësisht ish-remontin ushtarak. Dy baza të tjera të njësisë speciale së bashku edhe me forcat ushtarake të jenë në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31”, shkruan aty. “Duhet të ndërpriten përfundimisht dhe zyrtarisht bisedimet me Serbinë, e të cilat, siç e dimë, janë bisedime pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Me këto bisedime nuk forcohet pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por pavarësia e veriut të Kosovës prej Kosovës”.

    Alternativa e “Vetëvendosjes” parasheh se duhet të vihen në shënjestër burimet financiare të strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë. “Duhet gjurmuar dhe duhet prerë financimi i tyre nga Serbia dhe nga krimi i organizuar e bizneset informale”, shkruan aty. “Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa reciprocitet e simetri të të drejtave të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi”.

    Alternativa parasheh që Shqipëria dhe Kosova bashkërisht duhet të angazhohen për shqiptarët kudo që ata janë e posaçërisht për ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Arsyeja kryesore pse Serbia e ka synuar decentralizimin në Anamoravë është që ta hedhë farën e ndarjes dhe të izolimit të asaj pjese nga Kosova”, shkruan aty.

    Sipas Alternativës së “Vetëvendosjes”, qeveritë dhe kryeministrat e pasluftës janë munduar t’i integrojnë serbët duke u dhënë ose premtuar mijëra euro kesh, duke u falur traktorë apo duke ua ruajtur pagat edhe kur ata punonin për Serbinë. “Zgjidhja është krejtësisht ndryshe. Jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo bisedime me Serbinë e strukturat e saj, por integritet territorial për vendin e sovranitet për shtetin”, shkruan aty.

    Dokumenti i “Vetëvendosjes” parasheh që të bëhet rivitalizimi i “Trepçës”, me ç’rast funksionalizimi i saj që do të rezultonte me punësimin e rreth 8.000 vetave. “Kjo do të kontribuonte në bashkimin e qytetit, sepse ndarja në Ibër e ka lënë minierën e Stantërgut në njërën anë, ndërsa shkritoren në anën tjetër (Zveçan)”, shkruan aty. “Kështu, Mitrovica u shndërrua në qytetin më të varfër, dhe është i vetmi qytet në Kosovë të cilit i është zvogëluar popullsia përgjatë viteve”.

    Alternativa e “Vetëvendosjes” parasheh ofrimin e bursave për shqiptarët dhe serbët nga veriu për në shkollat e mesme dhe UP. “Investim në spitalin e Prishtinës dhe atë në jug të Mitrovicës, në mënyrë që aty të ofrohen shërbime më të mira”, shkruan aty. “Forcimi i fshatrave të shqiptarëve dhe lagjeve të Mitrovicës të banuara me shqiptarë në veri, duke ofruar mjete për rindërtimin e shtëpive, infrastrukturë të mirë, transport publik falas për në jug të Mitrovicës dhe anasjelltas tri herë në ditë, lehtësim në punësim, lehtësim për regjistrim në universitet”.

    Programi i “Vetëvendosjes” kujton se vetëm më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, 11 shqiptarë janë vrarë, me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar, ndërsa 1 mijë e 564 familje me 11 mijë e 364 anëtarë janë dëbuar nga veriu i Kosovës. “Secili shqiptar i dëbuar duhet të kërkojë të kthehet në pronën e vet në veri. Dhe njëkohësisht të organizohen dhe mobilizohen për këtë. Ata që nuk duan, duhet ta thonë hapur këtë dhe t’ua shesin të tjerëve pasurinë, atyre që duan të kthehen atje. Qeveria duhet ta ndihmojë dhe të mbështesë këtë me një program të veçantë”, shkruan aty. “Nuk do të lejohet më që Qeveria e Serbisë t’i blejë pronat e shqiptarëve në veri; të gjithë shqiptarët që janë detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovës do t’ua blejë ato”.

  7. #947
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Lëvizja Vetëvendosje nuk prinë në asnjë komunë


    GazetaExpress E hënë, 09 Qershor 2014 16:39
    VV ka më pak se LDK rreth 11 përqind të votave edhe në kryeqytet pavarësisht se udhëheq me të.

    Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e tretë në vend por ajo nuk prinë në asnjë komunë. Në bazë të dhënave të KQZ’së Vetëvendosje ka dalë e dyta edhe në Prishtinë me rreth 11 përqind vota më pak se LDK, pavarësisht se udhëheq me kryeqytetin.

    Por në qytete tjera ajo është radhitur e dyta ose treta. Sido që të jetë VV më 2010 kishte arritur të marrë 88,652, ndërsa tash 96,991 pra rreth 8,300 më shumë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #948
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Kqyri këta patriotat-katastrofat e vetfundosjes çka e dojn UÇK-në dhe ata që kan luftu për Liri.
    Më shume ka marr vota djali Shkines, Ilir Deda se sa Rexhep Selimi antar i shtabit te pergjithshem te UÇK-se,edhe i kan bërë publike
    bash sot më 12 qershor në diten e Çlirimit të Kosoves,për të cilen ka "luftuar" Ilir Deda.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #949
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Molliqaj i VV-së: Krerët e AAK-së janë kriminelë dhe marrin haraç

    June 13, 2014

    Koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK-Nisma i arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive, ka marrë bekimin edhe të Lëvizjes Vetëvendosjes, edhe pse partia e Albin Kurtit i ka vënë tri kushte për ta mbështetur në Kuvend koalicionin.
    Se sa është parimor kjo mbështetje për koalicionin ku partitë që e përbëjnë këtë trup jo rrallë herë janë akuzuar keq nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Vetëvendosje vazhdimisht ka pasur hezitime sa i përket mbështetjes për LDK-në dhe AAK-në, kur këto dy parti mbështesnin projekte të caktuara.

    Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur konferencë për media pas marrëveshjes ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit në Bruksel dhe ratifikimit të saj në Kuvend edhe me votat e LDK-së dhe AAK-së.
    Duke ju referuar partive mbështetëse për ratifikim të marrëveshjes, Vetëvendosje, AAK-në e paraqesin si subjekt kriminel dhe shumë i njohur për këtë në rajonin e Dukagjinit.

    Dardan Molliqaj, nga ky subjekt politik, kishte thënë se për shumë gjëra duke u bazuar po ashtu edhe në mos deklarimin e pasurisë të familjes Haradinaj, tregon për dyshimet e mundshme të prejardhjes së pasurisë. Molliqaj ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për gatishmërinë e këtij subjekti për të ratifikuar marrëveshjen, e që sipas tij, ky subjekt ka qenë kundër qysh në fillim të procesit të dialogut. Për Molliqajn, këto dy subjekte kanë mbështetur marrëveshjen më qëllim të afrimit me partinë në pushtet për ndonjë mandat të ardhshëm.

    “Deklarimet e fundit të subjektit të AAK-së që veprimet e Vetëvendosjes ja kanë qitë hijen e zezë, mendoj që janë të shpërfillshme duke pas parasysh që AAK-ja është subjekti politik i cili krerët e saj janë të lidhur drejtpërdrejt me figurat e krimit të organizuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Është subjekti politik i cili të paktën në komunat që qeverisë në Dukagjin i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë të cilat i jepen qytetarëve edhe e rrezikojnë jetën e tyre në dukagjin, dhe është subjekti i cili drejtuesit e tyre, që nga kryetari e te poshtë që janë me miliona pasuri asnjëherë nuk kanë pas guximin dhe mundësinë me deklaruar se cila është prejardhja e kësaj pasurie”, pati thënë Molliqaj aso kohe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #950
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Si përjashtohen njerëzit nga Lëvizja Vetëvendosje (Dokument)


    GazetaExpress E martë, 17 Qershor 2014 12:39
    Partia e Albin Kurtit, lëvizja Vetëvendosje ka marrë 13 % të votave në zgjedhjet e këtij viti në Kosovë, por dikush po kujdeset që të tregoj se fare ishte ajo krejt pak vite më parë.

    Një vendim për përjashtimin e nj aktivisti të VV’së nxjerr në pah edhe një herë mendësinë e funksionimit të saj.

    Sipas këtij vendimi, i nxjerr në vitin 2010, aktivisti u përjashtua, ndër të tjera edhe për dyshime për lidhje me shërbimet sekrete. Këto konstatime do ti nënshkruante Albin Kurti, Liburn Aliu e Dardan Molliqaj.

    Dikush e komentoi këtë vendim si vendimet e Partisë së Punës në Shqipëri-partia e diktatorit Enver Hoxha e cila vrau dhe persekutoi me mijëra shqiptarë.


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •