Ministria e Pushtetit Lokal, si dhe te gjithe ata qe bejne buje e zhurem te madhe per vendosjen e Flamurit Kombetar dhe heqjen e Flamurit te Inponuar te Ahtisarit nga zyret Kryetarit Komunal te Prishtine nga ana e VV dhe Shpend Ahmeti për Prishtinën, disa gjera:
1. E para asnjehere asnjeri nga keta qe tani po bejne kete zhurem te madhe, nuk kane reaguar qe 14 vjet pas perfundimit te Luftes, dhe 6 vjet pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, ku ne Komunat me popullate Serbe ne Veri e ne Jug eshte vendos Flamuri i nje Shteti tjeter, edhe ate te nje shteti me te cilin kemi patur nje Histori shume te hidhur ne te kaluaret jo edhe aq te larget...
2. VV dhe Shpendi, nuk e kane larguar Flamurin e Inponuar te Ahtisarit nga Kuvendi Komunal ne Prishtine, por vetem kane larguar nga Zyret e Kryetarit te Kuvendit. Kurse ne Kuvendet Komunale ku jane Serbet (kryetaret te zgjedhur te Dacicit), ky Flamur i Kosoves nuk eshte i vendosur as ne Kuvende, e as ne Zyre. Bile ne zyret e Kryetareve te minoritetit serb eshte i vendosur Flamuri i Serbise dhe askush asgje asnje fjale te vetme.
3. Ne rradhe te pare Ministria e Pushtetit Lokal, dhe te gjithe keta qe tani po reagojne, le te vendosin kete Flamur te Kosoves ne te gjithat Komunat me Kryetar Serb si ne Kuvendet Komunale e si ne Zyre. E me pastaj kane te drejte te reagojne edhe ne Prishtine. Ne te kunderten nese vetem ky reagim i tyre eshte vetem per Prishtinen, atehere kjo hapurazi del qendrim i dyfishte i Ministrise se Pushtetit Lokal dhe te gjithe atyre qe po bejne kete buje e zhurem te madhe per vendosjen e Flamurit Kombetar dhe Heqjen e Flamurit te Inponuar te Ahtisarit nga zyret e Kryetarit te Prishtines...
Shteti nuk respektohet vetem duke respektuar simbolet e saja...
Shteti respektoket duke punuar ne te miren e shtetit dhe jo duke vjedhur ate...
Shteti respektohet duke respketuar shumicen absolute te popullates dhe jo duke jep privilegje te shumta minoriteteve respektivisht minoritetit serb...
Shteti nuk respektohet vetem duke respektuar simbolet. Por Shteti duhet respektohet duke mos arritur marreveshje qe jane ne dem te shtetit. E keto marreveshje te arritura ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Serbise jane ne dem te Interesave Shteterore te Kosoves.
Mendoj se ne rradhe te pare Shpendi me ekipin e tije duhet te punoj ne te mire te Prishtines dhe qytetareve te saj, sepse per kete e ka marre verdiktin e qytetareve. Dhe, mos te harrojme se qytetaret e Prishtines te cilet kane votuar Shpendin dhe VV, jane ne dijeni te plote me qendrimet e VV sa i perket simboleve shteterore te inponuara te Kosoves...
Andaj, duhet koncentruar se a di i mbaje zotimet te cilat i ka dhene Shpendi dhe VV, dhe jo per qendrimet e tyre sa i perket ketyre simboleve...
Krijoni Kontakt