Close
Faqja 81 prej 107 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 1065
  1. #801
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Ok,mund te thone se do shtrojm x rrugen apo do bejem univerzitete,a ku di une....Ama nuk mund te luajn apo te thone edhe per gjera qe egzistojn disa dokumente per te.

    Si mund te genjej nje K.Komune nje gje te till,kur do demantohej direkt me dokumente kjo gje?Pastaj jan 3 vite ne pytje,nuk jan 2 muaj si te mantelbardheve p.sh qe nuk ju kan aluku mjetet per honorare...

    Gjakova ka buxhet mbi 17 milion euro,pak me shume se Gjilani e Peja,te hyrat vetanake te Gjakoves jan 238.2000 euro.
    ketu i ke te dhenat per buxhetin e GJkoves:http://www.institutigap.org/document...imiGjakove.pdf

    Ne fushate mos ju beso partive,pozites as opozites se rrejn cka te flasin.

    Investimet kapitale ne Gjakove sivjet jan 6000.000 euro .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 11-10-2013 më 12:44

  2. #802
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Aktivisti i Vetëvendosjes në Gjakovë kërcënohet me “likuidim”



    Gjakovë, 13 tetor - Aktivisti i VV-së në Gjakovë, Ngadhnjim Haxhosaj ka disa ditë që merr kërcënime verbale. Të dielën, derisa ishte në shoqërinë e kandidates për kryetare të Komunës nga VV-ja, Arbërie Nagavci, dhe disa prej kandidatëve për asamble komunale të Gjakovës, ai është kërcënuar verbalisht me “likuidim” dhe i është thënë ta mbyllë gojën e të mos flasë për gjërat që kanë të bëjnë me haraç, fajde e krime, raporton Koha Dirtore.

    Personi që e ka bërë këtë kërcënim ka qenë Ali Ahmeti (Alushi), ose i njohur edhe si Ali Smolica, dhe kjo nuk është hera e parë që ky person ka bërë kërcënime të tilla drejtuar aktivistit Ngadhnjim Haxhosaj. E njëjta situatë është përsëritur edhe më herët, kur Haxhosaj ka shkruar mbi ngjarjet e plagosjes së policit Gëzim Rama në Gjakovë, ngjarje kjo për të cilën ka qenë i akuzuar Ali Ahmeti, por për të cilën nuk ka mbajtur dënim dhe është liruar. Haxhosaj kishte shkruar për lidhjet e Ali Alushit me AAK-në, subjekt për të cilin Ali Ahmeti ka bërë fushatë gjatë zgjedhjeve të brendshme të AAK-së në favor të kandidatit Pal Lekaj.

    Lëvizja VV dënon ashpër çdo kërcënim dhe i siguron qytetarët se do të vazhdojë e palëkundur luftën kundër fenomeneve si haraçi dhe fajdeja. VV e ka paraqitur këtë rast në polici dhe kërkon nga organet e rendit që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësinë më të lartë.
    http://www.koha.net/?page=1,17,162006

  3. #803

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #804
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    634

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Sondazhi për Prishtinën: Prin Vetëvendosje, LDK-ja e dyta, PF-ja e 3-ta, e PDK-ja me vetëm 10%
    Bota Sot | 13.10.2013 18:54
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services
    0
    Sondazhi për Prishtinën: Prin Vetëvendosje, LDK-ja e dyta, PF-ja e 3-ta, e PDK-ja me vetëm 10%
    Zbulohen preferencat e të rinjve dhe të zonës urbane

    Popullata urbane në Prishtinë Kryeqyteti është ndër komunat e rralla me popullatën më të madhe urbane sesa rurale. Në përgjithësi
    nga
    1.739.825 banorë sa kishte Kosova zyrtarisht me 2011, vetëm 661.586 veta jetojnë në zonat urbane. Në Prishtinë situata është ndryshe, nga 198.897 banorë sa ka kryeqyteti, vetëm 37.146 vijnë nga zonat rurale. Pra, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se saktësisht 161.751 qytetarë banojnë në zonat urbane të kryeqytetit. Prishtina ka të regjistruar 180 mijë votues, prej të cilëve 58.893 i takojnë grupmoshave prej 18-34 vjeç.
    Sondazhi nuk ka pasur në fokus përkrahjen për kandidatët në garën zgjedhore për Prishtinën, por vetëm pëlqimin për partitë.

    Të dhënat e një sondazhi që kanë ardhur në zyret e redaksisë sonë tregojnë se Vetëvendosje prin në komunën e Prishtinës me 24,2% të votuesve. E dyta është LDK-ja me 15,9%, kurse PDK është e katërta me vetëm 10,6%, më pak se Partia e Fortë që është ngjitur në kuotën prej 14,0%.
    Sondazhi nuk ka pasur në fokus përkrahjen për kandidatët në garën zgjedhore për Prishtinën, por vetëm pëlqimin për partitë. Po ashtu sondazhi ka pasur për synim grupmoshën e të rinjve, përkatësisht nga 18-45 vjet.
    Numri më i madh i të anketuarve janë të pavendosur se për kë do të votojnë. Rreth 28,6% e tyre nuk e dijnë ende kujt do t’ia japin votën, pra janë votues të papërcaktuar. Kurse vetëm rreth 9% nuk do të votojnë në këto zgjedhje.
    Redaksia e “Botës sot” ka pranuar të dhënat nga një burim brenda kompanisë që ka realizuar sondazhin, që për gazetën është emër i njohur, por për shkak se të dhënat janë preliminare burimi nga kompania ka preferuar të mos përmendet në këtë fazë. “Të dhënat përfundimtare do të dalin pas një jave kur dhe zyrtarisht do të tregohen përqindjet,” ka thënë burimi anonim brenda kësaj kompanie që mirret me konsulencë dhe hulumtime.
    AAK në këtë sondazh del në vendin e pestë me 3,1%, AKR ka 2,0% kurse Lëvizja për Bashkim (LB) del e gjashta me 0,8%. Kjo është renditja e plotë e partive në Prishtinë sipas sondazhit:
    1. LVV – 24,2%
    2. LDK – 15,9%
    3. PF – 14,0%
    4. PDK – 10,6%
    5. AAK – 3,1%
    6. AKR – 2,0%
    7. LB – 0,8%
    8. KTDP – 0,4%
    9. PD – 0,2%
    10. Pavarur – 0,2%
    11. Pavendosur – 28,6%
    Të dhënat janë preliminare dhe janë të fokusuara më shumë në zonat urbane dhe te rinia. Sipas autorëve të sondazhit, këto zona dhe kjo moshë proporcionalisht janë të regjistruara me numrin më të lart të votuesve. Pyetja në sondazh ka qenë: Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kurse në të dhënat finale do të prezantohen edhe të dhënat e detajuara për kandidatët dhe partitë.
    Sodazhi është realizuar me 508 respondentë kryesisht nga zonat urbane të Prishtinës dhe ka fokus të veçantë tek rinia. Nga të anketuarit shumica, pra 46,5%, i kanë takuar grupmoshës 18-24 vjeçare, 24.2% grupmoshës 25-34 kurse 28,8% moshat më të vjetra se 34 vjeç. Nga respondentët e anketuar në Prishtinë 90.7% kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

    AKR preferohet nga femrat

    Prej respondentëve 54,3% kanë qenë meshkuj, kurse 45,7% femra. Është interesante të theksohet se nga të gjitha subjektet e përmendura, vetëm AKR-ja ka pasur më të madh numrin e femrave që do ta votojnë sesa të meshkujve. Pra, 60% e atyre që kanë thënë se do ta votojnë AKR-në kanë qenë femra.
    Të anketuarit gjithashtu janë pyetur për shkollimin. Të dhënat tregojnë se 55,7% e të anketuarve janë me fakultet të kryer, kurse 40,7% me shkollë të mesme ose shkollë të mesme të lartë. Lagjet e përfshira në anketë kanë qenë Ulpiana, Qendra, Dardania, Bregu i Diellit, Bregu i Diellit II, Arbëria, Hajvalia, Mati. Kurse lagjet tjera dhe fshatrat janë përfshirë në anketë vetëm margjinalisht.
    http://www.botasot.info/kosova/24608...a-me-vetem-10/

  5. #805
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Për cilin kandidat do të votoni në zgjedhjet e 3 nëntorit në Prishtinë?

    Faleminderit që votuat

    Sali Salihu (IQGTSH) (50 Vota, 1 %)

    Shpend Ahmeti (VV) (2470 Vota, 29 %)

    Besnik Tahiri (AAK-LDD) (224 Vota, 3 %)

    Isa Mustafa (LDK) (1450 Vota, 17 %)

    Korab Sejdiu (AKR) (389 Vota, 5 %)

    Agim Çeku (PDK) (3404 Vota, 40 %)

    Kaqusha Jashari (PSD) (55 Vota, 1 %)

    Visar Arifaj (PF) (365 Vota, 4 %)

    Valon Murati (LB) (115 Vota, 1 %)

    http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C973%2C123354
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #806
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Per shkak se ne kto zgjedhje do te dilet me votu me status te padefinuar qe e ka nenshkru me dostin e vet Dacicin .Un voten time do e bej te pavleveshme .Do dal me votu me qellim qe te mos mundet tjeter kush me nenshku ne vend temin ne procesverbal.
    Ne fletvtim siq kam then edhe njeher do e shkruaj .
    Stop Karaxhorexheviqeve ,stop denigrimit te shtetit te Kosoves.Stop hajnave dhe matrapazeve .Kosova eshte shtet dhe per ket se pranoi te votoi e te behem pjes e mekanizmave qe do thoin me pastaj se populli votoi dhe e pranoi se statusi i Kosoves eshte ende i pazgjidhur/
    Ashtu do e cilesoi BE ashtu po e nenshkrun Hashim Buroje Ky tradhjteri i dyt me i madhi mas Esat Pash Toptanit .Ksaj si thoin tjeter gje pos tradhti e Kulluar.
    Per mu qdo parti qe eshte ka mer pjes ne kto zhedhje defakto jan pajtu se statusi i Kosoves eshte ende i pazgjedhur .
    Ashtu e ka miratu edhe parlamenti i Kosoves se do votohet e pa stutus ku Kosova defakto ne parlemntr e ka mohu se eshte shtet dhe e ka pru edhe nje rezolut per ket .Kjo eshte ajo ironia e dredhia te cilen do e perdore Be dhe Serbia e me ket po i nimoin parlamenti dhe krejt partit pa perjashtim jan ka manipuloin popullin .3 nentori eshte afer dhe do shihen masanej gjanat dhe tradhtia qe po i pergaditet Kosoves nga Be se bashkju me ket tradhtarin e Kombit vet Hashimin e tu Burojes .

  7. #807
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!






    Rrëzohet vila e Rexhep Selimit në Prevallë


    Prizren, 22 tetor - Oxhaku prej tullave qëndron ende në këmbë. I vetmi që tregon se familja Selimi deri para një jave ka ndezur zjarr në të. Vila prej druri, pronë e përbashkët e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, dhe vëllezërve të tij, është bërë rrafsh me tokë. Bashkë me të, në gërmadha janë kthyer edhe dhjetëra vila tjera, të ndërtuara pa leje në fshatin turistik në Prevallë, të komunës së Prizrenit.Fat i njëjtë i pret edhe 160 vilat, pronarët e të cilëve kanë investuar dhjetëra mijëra euro, për t'i ngritur ato sipas planeve të përcaktuara të ndërmarrjes private ‘Is Company’, e cila e menaxhon kampingun veror në Prevallë me leje të Komunës së Prizrenit.

    Por, ka dy vite që kësaj kompanie i ka skaduar leja për ndërtime dhe menaxhim, ndërsa nuk i ka ndërprerë aktivitetet në terren.

    Kjo ka nxitur intervenimin e Ministrisë së Mjedisit, e cila ka konstatuar se është degraduar kjo zonë turistike dhe para 15 ditësh u ka dhënë ultimatumin e fundit për ti rrënuar objektet, shkruan Tribuna.

    Megjithatë, këtë ultimatum nuk e kishin marrë seriozisht as pronarët e vilave e as të kompanisë menaxhuese deri të premten e javës së kaluar buldozerët kanë filluar punën për rrënimin e tyre. Tani shumica prej tyre po i largojnë vetë, ndërsa kohë pas kohe inspektorët e ministrisë, në asistencë të policisë, po i përcjellin si po ecin punët.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #808
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    A su ngopet regjim Daqic-Thaqi mor te poshter!



    A e deshironi Kosoven jasht Serbis?nese po,ather votojeni ket shqiptarin me gjak shqiptari.
    Rroft Albin Kurti.
    https://www.youtube.com/watch?v=O_N4itkIW-0#t=12

  9. #809
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    A su ngopet regjim Daqic-Thaqi mor te poshter!



    A e deshironi Kosoven jasht Serbis?nese po,ather votojeni ket shqiptarin me gjak shqiptari.
    Rroft Albin Kurti.
    https://www.youtube.com/watch?v=O_N4itkIW-0#t=12
    hahahahahaha
    tete po ata tan dynjaja edhe pertej bile e din qe albini punon per daqiqin ai edhe e solli ne politik
    po qa je kah flet qyfte edhe ti qy
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #810

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Te Nderuar,

    Me 3 Nentor (Diele) 2013, eshte shume me rendesi te vecante qe masovisht te dalim ne keto VOTIME, te cilat jane shume rendesishme per ate se si duam te kemi jeten tone ne te ardhmen ne vendin tone.

    Eshte shume e rendesishme qe masovisht te dalim ne keto VOTIME, sepse dalja masovike nuk do mundesoje manipulimin dhe vjedhjen e VOTES sone. Ashtu ashtu, edhe nese nuk dalim ne keto zgjedhje te votojme, VOTA jone perseri do shkoj dikund. Keshtu qe, me se miri eshte NE vet te dalim, dhe NE vet te vendosim voten per ata te cilet ne mendojme jane te denje, qe do te na perfaqesojne ne asamblen komunale te Prishtines, por edhe ne asamblete komunale te komunave tjera se Kosoves.

    Dalja ne Votime dhe Vota, jane te shenjta per vendet me demokratike te BE-se, SHBA-ve, Kanadase etj. Sepse vetem ne kete menyre keto vende funksionojne per nje jete dhe mireqenje sa ma te mire per qytetaret e tyre. Po ashtu dalja ne VOTIME eshte edhe detyrim e obligim, per te gjithe qytetaret e ketytre vendeve me demokratike, sepse vetem ne kete menyre keto vende mund te shohin se sa qytetaret e tyre jane te gatshem te bejne per vendin e tyre.

    Ne vendet me demokratike te BE-se, aty ku ne po pretendojme te shkojme, ne SHBA-te, Kanada etj. Kryeministrat apo Kryetaret, nuk dalin neper rruge te qyteteve, e ti pyesin qytetaret e tyre:
    A KE VENDOS?
    EDHE?

    Ne Kryeqytet me demokratike te BE-se, ne Washington DC, ne Ottawa etj, bashkiaket (kryetaret) e ketyre Kryeqyteteve nuk ju thojne qytetareve te tyre:
    ZOTI JU MARROFTE NESE NUK VOTONI PER MUA!!!

    Prandaj eshte koha dhe momenti qe edhe NE si qytetar, si shoqeri e popull, ne krye te vendit ti vendosim ata te cilet nuk do dalin neper rruget e qyteteve e ti pyesin qytetaret A KE VENDOS? EDHE? apo ZOTI JU MARROFTE NESE NUK VOTONI PER MUA!!!

    3 Nentori 2013 (Diele) eshte momenti yne, eshte DITA jone e shenjte, qe te gjithe atyre qe per keto 14 vjet te cilet jane ne pune, ku ne vet i kemi vendos, e ku te gjithe ne jemi te vetedishem se si kane punuar. Njehere e pergjithmone ti tregojme se ata qe kane punuar ndershem do ti shperblejme, ndersa ata qe nuk kane punuar ndershem do ti denojme me largimin e tyre nga puna.

    Andaj, para se te shkoni ne vendet e juaja te VOTIMIT me 3 Nentor 2013-Diele, nje dite para pra te Shtunen me 2 Nentor 2013, secili nga ju merrni nja gjysme ore te kohes suaj e mendoni se si keni jetuar ne keto 14 vjet te pas luftes. Me pastaj me 3 Nentor 2013 me vete merrni edhe shume te tjere dhe dilni te VOTONI. Kurse me 4 Nentor 2013 do dihet se per cilen alternative keni vendosur, sepse ne fakt jane vetem DY alternativa te te vetme:

    Te vazhdohet me te tanishmen: A KENI VENDOS? - EDHE?, si dhe ZOTI JU MARROFTE NESE NUK VOTONI PER MUA!!!.....Apo,

    SE Bashku te bejme ndryshimet te mirefillta dhe mese te nevojshme, e te cilat ndryshime qe te gjithe NE i duam!

    Pas 4 Nentorit 2013, nuk do kete me vend per ankime. Ankimet duhet harruar njehere e pergjithmone, por duhet VEPRUAR.

    3 NENTORI 2013, eshte dita e te VEPRUARIT!

    Ariani_TB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 81 prej 107 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •