Pse qenka çeshtje tjeter..? Sepse mediat e dacicit nuk mirren me ta? Po as me VV nuk mirreshin derisa doli zonja e Lame te ju tregoj vendin islamisteve. Duke ditur qe nuk eshte momenti(sipas VV-se) te shperqendrohen energji ne tema tjera perveq kundershtimit te ashper te marreveshjes, ajo qoi aq pluhun sa gati u harrua ripushtimi i pjesshem i Kosoves nga dacici.. Une personalisht jam krejt dakord me ate çfare pat deklaruar Alma, dhe ,mendoj se shumica ne mos te gjithe aktivistet jane ne pozicione gati te njejta.. Mirepo s'ka qene momenti i hapjes se fronteve te reja, sepse ishte kurthe e ngritur ose siç po shifet perfundimi ndoshta edhe e bashkengritur me Almen.
Pershtypja jote duhet te jete e gabuar se VV-ja flirton per vota me islamistet.. Dhe a e di pse? Nese vertet do luftonte vetem per vote do mjaftonte vetem nje akt singular i Albinit.. ai i perkuljes para varrit te Rugoves. Do te mjaftonte kjo dhe disa fjale te rastit.. se Brahimi ka qene ky e ai..madheshtor etj,etj.. dhe anetaresia e Ldk-se ne bllok do te zhvendosej. Deshperimi ne rradhet e simpatizanteve te Ldk-se per parine inegzistente te tyre eshte ne maksimum, mirepo kjo mosperkulje e Albinit para Rugoves eshte e papranueshme per ta(sepse e konsiderojne zot).
Ky eshte mendimi yt por VV-ka tjeter opinion. Pikesepari sepse prezencen e radikalizmit islam nuk e sheh si shkas i ndonjefar prirjeje spontane te shqiptareve qe te jene extrem, por si pasoje. Pasoje e mosfunksionimit te shtetit dhe lejimit te financimit te kujdo e çkado nga jashte. Kjo duhet te nderpritet, shteti duhet merr kontroll mbi financat e bashkesive fetare. Kosova eshte shenderruar terren fertil, livadh i thive sepse s'ka zot shtepie. Nuk egziston islamizem radikal perveq grupeve te financuara nga jashte.. blloko kete financim do ngordhin per dy dite. E kete bllok nuk e lejon shba-ja kuptohet, sepse eshte e interesuar te mos egzistoje paqe e zhvillim asnjehere per shqiptaret. Gjithashtu e sheh edhe si pasoje e varferis se skajshme, e deshperimit qe vjen nga kjo gjendje e rende, nga shkaterrimi i institucioneve te arsimit etj. Shkurt, lirimin nga keto ideologji te mykura extreme(e non).. e sheh permes emancipimit, ngritjes se kapaciteteve edukuese, punesimit, ngritjes se standardit, etj.. jo permes ndalesave. Per kete dhe gjitha tjerat nevojitet nje shtet serioz, e VV eshte serioze dhe e pakompromis.trajtimi i problematikes se shamise muslimane, edukates fetare dhe kerkesa tjera te ngjashme, qe vijne kryesisht nga qoshet konzervatore dhe radikale te grupeve te lartepermendura, nga kendveshtrimi i vendeve dhe shoqerive, ku muslimanet le qe nuk jane autokton, por nuk perbejne me shume se 1-10% te popullsise se pergjithshme dhe kane prejardhje nga dhjetra shtete dhe grupe etnike te ndryshme te botes, eshte absolutisht i gabuar.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Kur politka e shantazheve dominon,kur etiketimet pa baz behen perditshmeri kjo eshte evidente .Nga te gjitha anet vemendja bjen mbi veprimet e Vv nuk meren me ate se qka po na ndodh neve si shoqri .Shantazhet dhe tallja e serbis bazohet ne komplote ne kercnime dhe tallje te te gjitheve .Siq duket afera e spiunimit ka ndikuar ne ndryshimin e gjuhes diplomatike .Por kja ska lidhje me realitetin Serbia kercnon dhe ben kushte Serbia ia imponon gjerat dhe parlamenti si Servis i Serbis tash me eshte realietet .Me veprimet e veta VV ka ber nje gabim ne veprimete veta .Po te kishte degjuar keshillen time nuk kishte me ndodh kjo pun .Por tash qka matutje .Pasi qe u ratifikua marveshja me Serbin ne rend te dites eshte ligji per amnestin shihet ashiqare se qka kan qen qellimi u vu nje ligj neni tre i cili u hek .Tash kinse tregohet kjo pun se Serbia Kinse i ben apel te mos ndrohen kto gjera .Ne tjeter ane fjalet e medha te partive politke ne parlament tash jan terhequr .Kjo ndodh pas apelit te Amasadorit Ruker se kush eshte kunder kasj eshte Kunder SHBA-ve .Nuk e di se aa e ka lexuar zoti Ruker ket ligj .Kjo i bjen me zgjet kryet e te cungosh rendin shoqror me ket ligj amnistohen bajllozet e pas luftes .Barazohet hajnia me kriminelet .Partit siq jan LDK e AAK than fjal te medha ne seancen e kaluar .Pas deklarates se Rykerit ata ndrun qendrim .Tash te shohim a do jen aty amandamenti i imponuar nga LDK per amandentimin e nje neni ligjor se nuk do falen njerzii qe kan ber lendime trupore dhe cenime trupore .Apo propozimi i AAK qe amnestia te mos behet per personat zyrtar qe kan keqeperdorur pozitat zyrtare .Pra po te ishte ne marveshje kto gjera ateher paralemnti skishte pas mundesi te mos e ratifikoi .Pra u ndru nje(u hoq) ligj neni tre (3) dhe disa gjana tash me te panjohura per opinionin.Ksaj pune tash me i dha vul Rykeri me deklaraten skandaloze se kush eshte kunder ksaj eshte kunder SHBA-ve .Tmer me te madh ska kur te lexosh ket ligj ateher Rykerit duhet me ja ba nje pytje .A do e amnistonte ai dhe ta propozonte ne Senat amnestin e Al-kaides ne SHBA nese e ben ket ateher edhe parlamenti jon do e miratoi ket ligj tejet te demshem .Zotri Ryker siq duket se ka lexu ket ligj per amnestin dhe duhet te i thuhet mikut ton te dashur nga Amerika se po kerkon te falim krimin .Le te logjikon ai vet .Un se mendoi se ka te bej me qendrimin e Stejdepartamentit per ket qeshtje .Mendoi se fare se ka lexuar diqka ka ndodhur ne arenene nderkomebtare .Pra them a se nashta ka lidhje me ket aferen e Spiunimit .Pra duhet then kjart ne palament se ne e respektoim SHBA e doim sa lirin qe e deshiroim e adhuroim SHBA-ne e madheroim jeten e dhem per SHBA-ne .Por ky far ligji i bjen si me fal tash Bin lladenin ,Keshtu qe mikut ton duhet then kjart se ne smundemi te falim Bin Lladenin .Sa i perket vet projekt ligjit kjo duhet te jet edhe apel drejtuar SHBA-ve te shqyrtoi vet ate e te jep mendimin e vet ne ldhe me ket pun se eshte shum e rende qe te falen njerez qe kan verpuar njejt si Bin Lladeni qe kan vrar e kan sakatu shqipetare .VV i referoi te mos bej me deklarata qesharake dhe te mos mer pjes ne debat per ket ligj se tek e fundit ajo eshte deklaru se se perkrah .,Gjithashtu edhe un apeloi te behet nje kerkes SHBA-ve nga paralementi se kjo eshte mu sikur ta falim ne tash BIN lladenin .
Ndryshuar për herë të fundit nga bluey : 07-07-2013 më 03:14
Kurti: Nuk do të lëshojmë pe me asnjë kusht
Lideri i Levizjes “Vetvendosje!” Albin Kurti ka thënë se ky subjekt nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të zbrapset asnjëherë në kërkesat e tyre tashmë të njohura, pa marrë parasysh presionet dhe sfidat të cilat do t’i kenë përballë. Gjatë një takimi me qytetarë të Rekes së Keqe të Gjakovës, i cili u mbajt në fshatin Ponoshec, Kurti ka thënë për dallim prej partive tjera Vetvendosje nuk punon për vota, por punon për të mirën e Kosovës, me bindjen se në këtë formë do ta gëzojnë edhe mbështetjen e qytetarëve dhe votat do të vijnë me kalimin e kohës.
“Jemi krituar shumë për veprimet tona të fundit, por un jam i bindur se po të mos ishte ajo protestë e jona, po të mos ishte ai kundërshtim radikal i yni në Kuvendin e Kosovës, nuk do të vinte puna që tërë populli të interesohet se çka qenka ajo marrveshje, nuk do të vinte puna që tërë populli ta diskutonte Ligjin për amnisti, nuk do të vinte puna që mbi 30 OJQ ta kundërshtonin këtë ligj dhe nuk do të vinte puna që ky ligj të mos i siguronte më shumë se 70 vota. Pra, ne kemi mbjellur me 27 qershor e kemi korrur me 4 korrik. Dmth, disa gjëra që i bën Vetvendosja, kuptimi dhe frytet u vijnë më vonë e jo menjëherë”, ka thënë Kurti.
Duke folur për vërejtjet që kanë marrë për sjelljet e tyre, Kurti ka thënë se ai dhe Vetvendosja janë të hapur edhe për ide tjera, por me rëndësi është që gjërat negative të kundërshtohen e asesi të mos pranohen. “Insisitimi në politikë është shumë me rëndësi. Unë jam gjithmonë i hapur për t’i diskutuar metodat. Ndoshta ka ndonjë metodë që nuk po na bien ndërmend e të cilat duhet të na tregoni ju. Duhet të gjejmë edhe menyra të reja brenda programit të njetë e për qëllimin e njejtë”, ka thënë ai.
Kurti i ka ftuar qytetarët e rajonit të Rekës së Keqe, por edhe të Gjakovës e të tërë Kosovës që t’i bashkangjiten Vetvendosjes, sepse vetëm me këtë lëvizje dhe me idetë e saj Kosova mund të bëhet një vend i mirë për tu jetuar. “Kosova po bëhet vend i pajetueshëm për popullsinë autoktone. Nuk ka kuptim liria me këtë pabarazi, ngase liria me ketë pabarazi për disa është liri e për shumicën tjetër kjo është diktaturë. Ne do ta ndryshojmë gjendjen duke e ngritur popullin në këmbë, këta mund të na e vonojnë por jo të na ndalin”, ka përfunduar ai.
Pas Ponoshecit, Albin Kurti dhe sekretari organiziativ i Vetvendosjes Dardan Molliqaj e kanë zhvilluar një takim edhe me banorët e fshatit e fsahtit isniq të komunës së Deçanit.
Duke qenë se këto takime janë zhvilluar me banorë të zonave rurale, përveç temave për politikë, një pjesë e konsiderueshme të kohës është folur edhe për bujqësinë dhe problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e zonave rurale.
http://www.zeri.info/artikulli/9291/...me-asnje-kusht
Vetëvendosje bojkoton ambasadoren Jacobson
Publikuar: 08.07.2013 - 09:32
Prishtinë, 8 korrik - Lëvizja Vetëvendosje dhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, nuk po mund ta tejkalojnë hidhërimin e ndërsjellë gjatë ditës së ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Drejtuesit e Vetëvendosjes kanë lëshuar sallën në momentin kur ka ardhur ambasadorja në pritjen e organizuar nga presidentja Jahjaga për guvernatorin Branstad. Albin Kurti dhe Visar Ymeri, madje, as nuk e kanë përshëndetur ambasadoren.
Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj, ka thënë se thellimi i bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kosova dhe shteti amerikan, Iowa, kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi, sipas së cilës, ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha, përfshirë kulturën, turizmin, bujqësinë dhe transporti
Forumi i të Rinjve Myslimanë: Alma Lama ik në Shqipëri, tradhtove Vetëvendosjen
Postuar më: 6 Korrik, 2013 tek Bota
alma lama
Forumi i të Rinjve Myslimanë akuzon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, si radikale dhe i kërkon asaj të kthehet në vendin e vet, në Shqipëri. Sipas këtij forumi, “ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë dhe hoxhallarët e Kosovës”, thuhet në një letër publike të këtij forumi.
Reagimi i Forumit të të Rinjve Myslimanë erdhi pasi Lama mori vendimin për t’u larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!, për shkak të “flirtimit të kësaj partie me rrymat ekstremiste islamike dhe dhunën si mjet të arritjes së qëllimeve politike”, siç është shprehur ajo.
Lama u largua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u vetëshpallur si deputete e pavarur në Parlamentin e Kosovës.
“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij. Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri! Shko në Krujë, puno aty dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj! Alma Lama ik andej nga ke ardhur, se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në letrën e të rinjve myslimanë.
Lama ishte e para që i kërkoi falje në emrin e saj personal ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, për lëndimet që aktivistë të Vetëvendosjes i shkaktuan asaj në ditën kur Kuvendi po ratifikonte marrëveshjen e Kosovë- Serbi.
- Vetfundosjes qe me jav knaq zemren duhet me ju ardh naj Ambasador prej Serbis !!!!Vetëvendosje bojkoton ambasadoren Jacobson
Vv - Palaço+LISBA :D
Haradinaj e quan LISBA-n palaço
08.07.2013 | 14:36 Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka quajtur palaço përfaqësuesit e Lëvizjes Islamike për Bashkim (LISBA), të cilët kishin kërkuar nga Haradinaj që ta largojë nga partia deputetin Burim Ramdani.
“Z. Ramadani është i plotfuqishëm në pozicionet e veta. AAK-ja i ka politikat e veta dhe disa zëra i kuptojmë pse vijnë, mirëpo ne jemi sovran në politikat tona. Kërkesat e tyre janë të papërfillshme nga ana jonë, kur e dimë se nga vijnë. Unë jam shqiptar që dy mijë vjet. Respektojmë fenë, besimtarët, dhe bashkësitë fetare, por jo palaçot. Nuk ka drejtë dikush si ata të thirren në emër të një kategorie të besimtarëve. Ne jemi parimor në politikat tona. Jemi shqiptar dhe do të vazhdojmë të mbesim shqiptar duke i respektuar vlerat tona fetare dhe kombëtare, por jo edhe lëvizjet palaço”, ka thënë Haradinaj sot në një konferencë për medie, i shoqëruar edhe nga Burim Ramadani.
p.s. Vetfundosjen qfar do qe ti emrosh ju shkon aj emer !
Ramushi me ''LISBA''ka dasht me than (lizbejka)
jo jo rambo sjan lizbejka ata , ata jan pederaaaaaahgaghaghaghaghghaghahgaghahgahgahghga
Vv - Palaço+LISBA :D
Enverizmi i Vetëvendosjes
Nga Express | 09 Korrik 2013 11:58
Lëvizja Vetëvendosje është akuzuar shpesh si përfaqësuese e ideve komuniste, por deri më tash nuk është se këto teori janë vërtetuar me fakte konkrete.
Përveç dogmatizmit në bindje që e shfaq shpesh Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, ky subjekt politik në komunikimet zyrtare është përkujdesur që mos ta shfaq diskursin dhe mënyrën e udhëheqjes enveriste të saj.
Por gjithçka ka ndryshuar ditëve të fundit, kur përfaqësues të këtij subjekti politik kanë folur rreth largimit të deputetes Alma Lama.
Sikurse në vitet e 70’, Albulena Haxhiu e ka akuzuar Alma Lamën se “shihet shpesh duke u shoqëruar më njerëz të SHIK’ut”.
“Zonja Lama është parë në Kuvend shpeshherë me njerëzit e SHIK-ut. Ajo rri edhe me Adem Grabovcin, gjë që ne të tjerët në Vetëvendosje nuk mund ta bëjmë, duke e ditur kush është ai”, ka thënë Haxhiu.
Në vendet demokratike, një akuzë e tillë është absurde.
Gazeta Express ka siguruar edhe një vendim të Vetëvendosjes për largimin e një aktivisti, ku vërtetohet plotësisht natyra enveriste e kësaj partie.
Njëjtë si në kohën e Enver Hoxhës, aktivistët akuzohen për agjitacion dhe spiunazh.
Më poshtë është vendim i datës 12 shkurt 2010, i nënshkruar nga Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Dardan Molliqaj.
[img][/img]
Se aktivistëve u bëhet presion dhe akuzohen se nuk janë “të pjekur politikisht” është vërtetuar edhe nga ish-aktivisti Vedat Xhymshiti. Ai madje ka dëshmuar se ka qenë i torturuar psiqikisht dhe i kërcënuar disa herë nga drejtuesit e kësaj partia.
Krijoni Kontakt