Close
Faqja 50 prej 107 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1065
  1. #491
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    vetvendosje eshte levizje e shqiptarve e jo si kur PDK parti komuniste e enveristave dhe e hajnave

  2. #492
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Shqiptarët bënin abetare, kur serbët e grekët bënin plane për spastrime etnike !

    Glauk Konjufca


    Dallimi më i saktë mes shqiptarëve dhe i dy fqinjëve tanë problematikë – serbëve dhe grekëve më duket se është viti 1844. Përderisa shqiptarët më 1844 botuan Abetaren e parë, Evetarin e Naum Veqilharxhit, serbët nxorën po atë vit Naçertanien, kurse grekët Megali Idenë. Kur serbët dhe grekët po nxirrnin plane nacionale për krijimin dhe konsolidimin e shteteve të tyre në kurriz të tokave shqiptare, shqiptarët merreshin me problemin se si t’i edukonin fëmijët në gjuhën amtare. Shqiptarët bënin abetare, kur serbët e grekët bënin plane për spastrime etnike në Ballkan. Ndonëse anë kaluar shumë vite që prej atëherë, kohët nuk po ndryshojnë. Sot kur shqiptarët e unifikuan abetaren e Kosovës me atë të Shqipërisë, serbët prodhojnë platformë për Kosovën, kurse grekët synojnë ujërat tona të Jonit.
    Për fqinjët me të cilët jemi kufizuar gjithmonë ka ekzistuar ai që ata e quajnë ‘problemi shqiptar’. Për Serbinë shqiptarët pra prej fillimit janë perceptuar si një masë njerëzish apo, më saktë, ende-jo-njerëzish, të cilëve duhej t’iu gjendej zgjidhje. Një lloj ‘zgjidhje përfundimtare’ që na e kujton Endlösung-un nazist.
    Shqiptarët gjenden në mes të serbëve dhe grekëve, në kuptimin gjeografik të fjalës. Por planet nacionale hegjemoniste mbi të cilat janë themeluar dhe krijuar Serbia dhe Greqia, kërkojnë që këto dyja të kufizohen me njëra-tjetrën. Me fjalë të tjera, shqiptarët perceptohen si pengesë, si diçka që duhet të çrrënjoset, ashtu që Serbia dhe Greqia të përqafohen fizikisht.
    Ballkani imagjinar paqësor i fqinjëve tanë është një i tillë pa shqiptarë. Edhe atëherë kur Shqipëria e Londrës u krijua si një kompromis mes interesave sllave dhe austro-hungareze, Serbia udhëhiqej nga motoja e Pashiqit – “Ne jemi për një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe me grindje të përhershme brendapërbrenda’. Sot pas 100 vitesh Serbia udhëhiqet nga po kjo moto e Pashiqit. Atëherë kur Serbia i ka pasur mundësinë e spastrimit etnik të shqiptarëve, asnjëherë nuk e ka humbur rastin. Atëherë kur ajo nuk i ka këto mundësi, siç është rasti sot me Kosovën, e synon dobësimin, shkatërrimin e funksionimit të shteteve shqiptare, ashtu që sërish të mund ta kthejë kontrollin e dikurshëm. E kthimi i kontrollit për Serbinë gjithnjë ka nënkuptuar edhe një mundësi të re për dëbim, spastrim, shpërngulje e rikolonizim.
    Kurse perceptimi i shqiptarëve për këta dy fqinj është krejtësisht i kundërti – shqiptarët fqinjët i perceptojnë si një rrezik potencial, si një traumë, si një ortek që mund të vijë në çdo moment dhe ndaj të cilit vetë ne jemi të brishtë, të pambrojtur, të kërcënuar.
    Nuk ka komb më tragjik sesa shqiptarët. Ne jemi ndër kombet më të vjetër të Evropës dhe kemi një gjuhë të vjetër po aq sa të veçantë. Ne kemi qenë këtu ku jemi, siç e thotë shumë bukur nëpërmjet vargjeve Mitrush Kuteli – ‘kur s’kish kufi dhe fqinjëri’. Por, dhe kjo është ironia, kombi ndër më të vjetrit të Evropës, ka qenë më i pafiksueshmi. Një komb autokton i shndërruar në nomad nga nomadët e ardhur.
    Shpërnguljet e shqiptarëve nuk përbëjnë kurrfarë aksidenti historik, por janë pjesë konstitutive e shtetndërtimit serb dhe atij grek. Thelbi i identitetit dhe shtetformimit serb dhe atij grek është zhbërja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë problem të jetojnë në fqinjëri me këta dy popuj, mjafton që ata të na lënë të qetë. Por serbët dhe grekët, siç duket, nuk mund të jenë të qetë me fqinjëri. Ata e kanë problem ekzistencën tonë. Këtë e tregon gjuha e perceptimit historik. Jo rastësisht na definojnë si ‘mbeturinë osmane’, ‘njerëz me bisht’, ‘grumbull anarkik fisesh primitive’. Një lloj teprice joracionale të cilës duhet t’i bëhet çarja. Shqiptarët kurrë nuk janë pranuar as si komb. P.sh. Konventa Turko Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi në preambulën e saj thotë kështu:
    “Kjo popullatë i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi”.
    Të gjitha krimet mbi të cilat është ngritur Serbia si shtet kanë të bëjnë drejtpërdrejt me atë që do ta quaja etnopsikologjia politike serbe e cila për qindra vjet është formësuar nga pushteti, kisha dhe akademia duke e helmuar popullin e e tyre ne dogma raciste në mënyrë pothuajse të pakthyeshme. Këto tri shtylla të qenies serbe e kanë formësuar një perceptim të caktuar për shqiptarin. Sipas këtij perceptimi shqiptari është një ardhacak zaptues, mysliman primitiv, një kafshë seksuale gjithnjë e rrezikshme dhe e gatshme për dhunim. Për shkak të këtij përfytyrimi dhe në përputhje me të janë bërë edhe planet si dhe janë zgjedhë mjetet. Plani e ka këtë logjikë: meqë shqiptarët janë ‘uzurpues’ dhe ‘ardhacakë’ në ‘tokat e Serbisë’, ata spastrohen dhe vriten. Ata të cilët nuk i spastrojnë i ‘civilizojnë’ duke i asimiluar. Tokat të cilat u merren shqiptarëve të dëbuar, kolonizohen me ardhacakë.
    Ne elaboratin voluminoz te Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shperngulja e Shqiptareve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t’i thyesh vetem me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjetët e fundit... të mbijetojë drejt bërthamës se shteti tonë... Pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj i yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në ç‘drejtim në prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptaret kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazerie a fisi dhe sipas rastit t’i jepet edhe dimensioni ekonomik. Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe kryengritje lokale, te cilat do te shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa më koloniste, fise malazeze dhe çetnike. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare dhe të lagjeve të qyteteve...”. “Deri në fund të shfrytezohen ligjet për t’ua bëre shqiptareve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit të pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenve, detyrimi me angari dhe të gjitha mjetet tjera, që mund t’i ketë në dorë një polici..”. “Me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë gjitheë ç‘është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje të tera. Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...”. “Me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...”. “.... duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”. Nga harta e bashkëngjitur del e qartë se cilat rajone duhet të pastrohen. Ato janë: Dibra e Epërme, Pologu i Poshtëm, Pologu i Epërm, Malet e Sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterni, Stavica, Llapi, Graçanica, Nerodimja, Dalovia, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku. Midis këtyre rajoneve, që përbëjnë të gjithë bashkë pykën shqiptare, më të rëndësishmit për ne tani janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgori, Sharri, Istogu dhe Drenica në veri të Maleve të Sharrit, sikundër dhe Dibra e Epërme dhe dy Pologët në jug të Sharrit. Këto janë zona kufitare që duhet të pastrohen nga shqiptarët me çdo çmim”.
    "Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 - 21 - 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
    Nuk është se këto plane serbe nuk janë përcjellë dhe nuk janë ditur nga të huajt. P. sh. ne nje dokument proteste nga Vjena me 15.III.1927 drejtuar Lidhjes se Kombeve thuhet:
    “Afër një milion shqiptarë, që jetojnë në Kosovë e Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Po kështu, atyre u është ndaluar të hapin shkolla me mjetet e tyre private; Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë përdorë të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shfarosur shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë është fakt, është e njohur dhe e qartë që masakrat dhe zhdukja e fshatrave të tëra, vrasjet e shqiptarëve dhe plaçktija e shtëpive të tyre, janë bërë dhe po bëhen sipas urdhrave të agjentëve dhe të autoriteteve më të larta; Si pasojë e konfiskimit pa zhdëmtim të pasurisë së bujqëve shqiptare, e cila u është dhënë serbëve dhe malazezëve, shqiptarët janë shtrënguar të braktisin në mase vendin e tyre, truallin e të parëve të tyre. Shqiptarët myslimanë e katolikë duhet të paguajnë taksa 60% më të larta, masë kjo e marrë për t’i rrënuar ekonomikisht, e me këtë mënyrë, për t’i detyruar të emigrojnë.[96] Si pasojë e kësaj është se popullata serbe e qarkut të Gjakovës, e cila para 10 vjetësh, nuk kapte 1% të popullsisë, sot arrijnë 20% të popullsisë, kurse 20% të popullsisë autoktone u larguan nga toka e saj.
    __________________________________________________ __________________________________________________ ____________________


    Tani vetem paramendo dallimin ne konceptin e te menduarit qe ofron VV me potencialin e te rinjeve dhe anetaresise qe ka, sepse eshte fyerje te krahasosh me analfabetet e Hushi-minit, qe pos nje kallash-njikovi te pshurrte qe kane mundur ta bartin krahe e qafe edhe keta do te tregojne per integrima evro-atllantike, ata qe kane deficit edhe ne njohurite elementare te pergjithshme ???
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #493
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    VV dhe shqiptarët e tjer në Kosovë do të ngadhnjejn kundër tradhtis dhe armiqëve tanë.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    More , mu lag në luftë nuk është ndonjë gjë e madhe, edhe pse dihet kush o lag atëher.
    Cka mi bo ho-shi-m hijenes qe po pshuret saher po e takon dacicin , më së fundi me 17 janarë 2013!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #494

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    VV dhe Albin Kurti mund te kene dobesite e tyre sikurse qe ka cdo kush tjeter. Ne radhet e VV e te Albinit mund te kete vend edhe per kritika, me raste mund te mos pajtohemi me veprimet e qendrimet e tyre. Pord uhet ti themi gjerat drejt ashtu siq jane. Ndonese jo e fundit, por tani per tani VV eshte e vetmja parti apo levizje politike e cila ka planprogram, paltforme e koncept shtetor e kombetar per Kosoven dhe Shqiptaret. Pervec saj VV dhe Albini, perpos fjaleve qe kane nderkohe I kane edhe veprimet. E kjo eshte nje risi shume e madhe ne skenen politike jo vetem te Kosoves, por edhe ne skenen politike mbar Kombetare.

    Si qdo individ qe ka te metat e tije personale, gjithahstu edhe popujt e ndryshem kane te meta te ndryshme Ne Shqiptaret thuajse jemi nder te paret qe me se shumti kemi te meta. Se pari jemi nje popull qe vetem e vetem asnkohet per shumqka, ndonese me te drejte, por kur puna vie per te ndryshuar dic, nuk bejme asnje gje te vetme ne kete drejtim. Gjitahstu nje nder te metat e Shqiptareve si popull e Komb, eshte se ne reagojme apo me mire thene i qajme situatat e ndryshme pasiqe ato te kene mbaruar, e me se miri u pa me rastin e Lapidarit e UCPMBse ne Lugine te Presheves. E meta tjeter eshte se ne gjithmone mundohemi ta gjejme fajin tek tjetri, por asnejehre nuk e gjejm fajin tek vetja jone. Ne kete rast para se ta kritikojme VV, e mesiguri ka vend per kritika, se kinse edhe kjo parti apo levizje nuk ben asgje sikurse te tjerat parti, se pari duhet qe secili nga ne te pyesim veten tone se cka ne si popull jemi duke bere per te ndryshuar kete situate te tanishme e cila eshte ne disfavor tonin si ne aspektin ekonomik-social, e posaqersiht ne aspektin politik.

    Nje gje duhet te kemi te kjarte njehere e pergjithmone se nese duam qe ne Kosoves te kete drejtesi, te kete rend e ligj, nese duam qe te gjithe ne te jemi te barabarte, nese duam qe ligji te jet mbi te gjithe, nese duam te kemi nje jete me te mire e me te lumtur si per ne, si per femijet tane, e si per gjeneratat tjera. Atehere duhet qe te gjithe se bashku, I gjithe Populli ne menyre Kolektive ti kundershtojme keto padrejtesi qe po na servohen. Asnejehre nuk do kete mirqenje individuale ne Kosove, gjera kete mirqenje nuk do kene I tere populli kolektivisht. E pikerisht nje nder qellimet e VV eshte, qe ne Kosove te kete mirqenje kolektive dhe jo individuale siq eshte tani. Andaj te nderuar, per te ndryshuar kete situate te palakmuar e cila po mbizoteron ne Kosoven tone, si ne aspektin ekonomik, si ne ate social, e posaqerisht ne aspektin Politik, duhet qe ne te behemi me Aktiv, dhe duhet qe timonin e Kosoves, t’ja japim atyre qe kane formulen: planprogramin, platformen e konceptin te duhur per Kosoven dhe Shqiptaret!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #495
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Vetëvendosje paralajmëron protestë më 26 janar

    Prishtinë, 22 janar - Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë ditën e shtunë më 26 janar protestë mbarë popullore në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Protesta do të fillojë në orën 14:00 të Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar pastaj nëpër Sheshin “Nënë Tereza” e deri te Teatri Kombëtar, transmeton Indeksonline.

    Protestuesit do të kërkojnë, respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndalimin e menjëhershëm të negociatave me Serbinë, kthimin në Kuvend të rezolutës për reciprocitet me Serbinë si dhe shtrirjen e sovranitetit të qeverisë në gjithë Kosovën.

  6. #496
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    at her ju qe po kundershtoni rrenimin e simboleve qetniko fashiste un kam qen dhe jam kunder gjdo simboli serbo qetnik por jo ne emer te nje subjekti te gjitha i kam then ne merin tim prsonal kurse me 26 janar esht parapar nje protest ne perkrajhe te kosoves lindore lus te thith shqiptaret te behen bashk pa dallim bindje politike kjo ka rendesi lugina ka nevoj per nje perkrahje popullore ne kosove mos harroni se lugina ka ber shum per kosoven lugina po vuan per shkak te kosoves ajo kerkon nje perkrahje te madhe ju lutem qe me dat 26 janar ne ora 14 te dilni ne protest krejtsisht paqsore edhe je her paqsore ata qe bejn dezinformat se protesta dote jet e dhunshme jan idiota dezinfomues anti shqiptar PROTES PAQSORE

  7. #497

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Po te mos ishin Albin Kurti dhe VV, a thua ne Shqiptaret e Kosoves, por edhe Shqiptaret ne pergjithesi, do i kishim pare e verejtur keto padrejetsi qe po na servohen, te cilat pergaditen nga kuzhina e Beogradit, aprovohen ne kuzhinat europiane, e zbarohet ne kuzhinen e Prishtines, siq po i shohim tani?

    Po te mos ishin Albin Kurti e VV, a thua do i kishim pare e vrejtur qe vota jone po vidhet ne menyre Industriale?

    Vetem nje gje duhet analizuar, e pastaj mund te flasim per Albin e VV dhe Partite e Lideret tjere!

    Duhet analizuar
    Kuvendin e Kosoves 2000 – 2011 (PA ALBININ E VV BRENDA)!
    Kuvendin e Kosoves 2011 – TANI (ME ALBININ E VV BRENDA)!

    Kur te analizojme kete ashtu siq duhet, ateher mund te flasim per cilindo Lider apo Parti e Levizje Politike!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #498
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    at her ju qe po kundershtoni rrenimin e simboleve qetniko fashiste un kam qen dhe jam kunder gjdo simboli serbo qetnik por jo ne emer te nje subjekti te gjitha i kam then ne merin tim prsonal kurse me 26 janar esht parapar nje protest ne perkrajhe te kosoves lindore lus te thith shqiptaret te behen bashk pa dallim bindje politike kjo ka rendesi lugina ka nevoj per nje perkrahje popullore ne kosove mos harroni se lugina ka ber shum per kosoven lugina po vuan per shkak te kosoves ajo kerkon nje perkrahje te madhe ju lutem qe me dat 26 janar ne ora 14 te dilni ne protest krejtsisht paqsore edhe je her paqsore ata qe bejn dezinformat se protesta dote jet e dhunshme jan idiota dezinfomues anti shqiptar PROTES PAQSORE

    -ju kisha lut qe kesaj here te shkoni pa thika , pa boksa te hekurit , pa shipka ....se jo qe e tutni serbin ose e sulmoni , por ju te vetfundosjes po rrehni e po therrni ne mes veti si ne vitin e kaluar qe u therret te dheu i bardh
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #499
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    -ju kisha lut qe kesaj here te shkoni pa thika , pa boksa te hekurit , pa shipka ....se jo qe e tutni serbin ose e sulmoni , por ju te vetfundosjes po rrehni e po therrni ne mes veti si ne vitin e kaluar qe u therret te dheu i bardh
    Po normal rrugaqet ket pune e kane.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    -ju kisha lut qe kesaj here te shkoni pa thika , pa boksa te hekurit , pa shipka ....se jo qe e tutni serbin ose e sulmoni , por ju te vetfundosjes po rrehni e po therrni ne mes veti si ne vitin e kaluar qe u therret te dheu i bardh
    e more matyfa ju duhet te deklaroheni o me shqipari o me serbi si duket ju veq jni percaktu me serbi kjo tregon se si i ofendoni gjdo perkrahje ndaj shqiptarve ne lugin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •