Fatmire Kamberaj
21 agosto
Pse shkilet gjaku dhe amaneti i heronjeve!!!???
Doja t’i tregoja heroit për amanetin e tij,
të shokëve …. e Nuhiut që i qëndronte pranë
…. por s’pata guximin…më shikuan drejt në sy,
pika loti pranë tyre më ranë e qielli më ra në kokë përmbi!
Çka t’u them trimave... u zhyta n'mendime!...
…se Kosova edhe në këtë ditëlindje të Rexhës është jetime!?
Apo t'u them se “ata që i vranë”, sot na qeverisin me disa "shqiptarë"!?
...që Kosova edhe sot s’ka Zot, as nënë, pa hymn e flamur t'sajë ,
pa shtet, e fusnota tashmë hije po i bënë!?
Se kemi politikajë milionerë qentë me ngrënë!
Se Kosova po shitet pëllëmbë për pëllëmbë!
ah!…ah!...heshtja mori dhenë, ata mirë e kuptuan
nga hija e flamurit aty afër akull blu me 6 yje mbuluar…
Rexhep Mala kurrë frikën në jetën e tij s'e njohu,
si edhe shtetin e pistë çetniko-sllavobarbar,
Toka u dridhë nga zëri i shqipes
e lart në qiell kumboi
“kush po luan në këtë tokë t’bekuar,
kush po bënë këtu sot pazar!?
Mjaft të huajve ju besuat!
Zgjohuni nga gjumi
për Vetevendosje
o shqiptarë!
Mos ndërroni komb,
gjuhë amtare e as flamur
se ju mallkon historia që me gjak është shkruar
Europes mos’ia keni besën që na ndau e s’u bashkuam kurrë!"
http://sphotos-h.ak.fbcdn.net/hphoto...68127974_n.jpg
Krijoni Kontakt