Mendoj qe problemi nuk eshte tek kjo KeqQeverise, problemi nuk eshte tek keta pushtetar te korruptuar, te shantazhuar e servile ndaj bashkesise nderkombetare, problemi nuk eshte tek politikanet, sepse keta kane gjete dhe kane shume lehte te veprojne ne kete menyre sic jane duke vepruar. Problemi kyc dhe kryesor pikerisht jemi ne vet Populli. Sepse per tu ankuar si gjithnje jemi te paret, bile per ankesa jemi ne vendin e pare ne bote. Ndersa kur vie puna per te ndryshuar dic, qe te gjithe qendrojne neglezhent (perpos nje pjese shume te vogel) te cilet vetem vazhdojne te vezhgojne nga larg (TV dhe Gazetat), ndersa aspak fare nuk lodhen qe te mundohen per ndonje ndryshim qe eshte ne favor tonin. Popull I nderuar, vetem dy mundesi rruge dalje jane nga kjo situate e tanishme. E para eshte qe me ane te protestave e demonstratave masive (mbarpopullore) ti kundershtojme keto padrejtesi, dhe nejhere e pergjithmone ti largojme keta hajna nga pushteti. Ose e dyta eshte qe te vazhdojme me kete gjumesi te thelle dhe te shohim enderra me sy hapur se nje dite do behet mire per ne, se ndoshta zoti dhe te tjerit do na ndihmojne neve, pa u lodhur fare ne.
Krijoni Kontakt