Close
Faqja 65 prej 107 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 1065
  1. #641
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Metodat te cilat po i perdor Levizja VV, deri me tash nuk kane treguar asnje rezultat. Reagimi i simpatizanteve te saj perpara hyrjes, qofte ndaj deputeteve, qofte ndaj diplomateve te huaj, eshte e patolerueshme, e pafalshme, dhe ne aspektin juridik paraqet veper penale. Madje disa anetar dhe simpatizant, shkojne edhe me larg, duke deklaruar publikisht se gjoja ambasadorja amerikane po rrejka. Me demek ajo paska frike nga VV, ose ua paska inati, edhe po deshiron t i fundos ata.

    Personalisht mendoj qe VV, nese vazhdon keshtu, ne zgjedhjet e ardheshme nuk do te hyje fare ne Parlament. Do ta pesoj sikurse partia moter ne Shqiperi, Aleanca Kuq e Zi.

    Shqiptaret jane lodhe nga zhurmat, nga dhuna dhe fukaralleku. Te pakten po duan qetesi. Argumenti me i mire ne kete rast eshte denimi qe i beri elektorati Sali Berishes, pasiqe ishin lodhe nga britmat e tije.

    Zgjedhjet lokale po vijne shpejte. Ma mire eshte per VV te koncentrohet ne problemet e brendeshme, qe jane me miliona, se sa te shesin patriotizem, te cilin askush nuk po e blene me!

    Milaim Zeka

  2. #642
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Kosovë, debat për Luginën e Preshevës

    31/05/2013 20:50

    Kuvendi i Kosovës për herë të parë ka debatuar për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë.

    Pas më shumë se 5 orë debat, në mungesë kuorumi është shtyrë për një ditë tjetër votimi i një rezolute e propozuar nga thirrësi i këtij debati, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri dhe e hartuar në bashkëpunim me grupet parlamentare.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi duhet të shkojë përtej nxjerrjes së një rezolute, e cila ka karakter të përkohshëm.

    Ai ka propozuar që pjesë e saj të bëhet edhe detyrimi për të ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, ku çështja e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve jashtë Kosovës të sanskionohet një herë e përgjithmonë me Kushtetutë.

    “Propozoj që nenit 1 të Kushtetutës t’i shtohet edhe pika 4 dhe të theksohet se, Republika e Kosovës ka të drejtë të interesohet dhe të mbrojë të drejtat legjitime të shqiptarëve jashtë Kosovës me mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë, ligjet dhe aktet ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.


    Por përfshirja e një propozimi të tillë në një rezolutë nuk është mbështetur nga grupi parlamentar i LDK-së dhe Vetëvendosjes, me arsyetimin se ajo nuk është e përshtatshme me këtë rezolutë. Përveç kësaj pike, draftrezoluta parasheh detyrime të tjera për qeverinë e Kosovës në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
    O shoku, pikerisht kjo eshte ajo qe thashe me larte, keto gjorgje i yne i bene per te lare m... me sh... keto jane pune te bera pas kohe pasi qe eshte nenshkruar cdo gje. Duke u mbrojte shqiptaret e lugines se presheves, do te mbrohej edhe kosova, por kete nuk e bene te shiturit. Per momentin aksionet e VV-se me se miri i shkoin per shtati qeveris aktuale, sepse ndryshe vete do te demaskoheshin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 01-07-2013 më 07:21

  3. #643
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    O shoku, pikerisht kjo eshte ajo qe thashe me larte, keto gjorgje i yne i bene per te lare m... me sh... keto jane pune te bera pas kohe pasi qe eshte nenshkruar cdo gje. Duke u mbrojte shqiptaret e lugines se presheves, do te mbrohej edhe kosova, por kete nuk e bene te shiturit. Per momentin aksionet e VV-se me se miri i shkoin per shtati qeveris aktuale, sepse ndryshe vete do te demaskoheshin.
    o shoku ti ose se paske kuptue thaqin ose nuk ke dasht ta kuptosh
    ai shum mier ka propozue qe te ndryshohet kushtetuta e kosoves qe te ket edhe me kushtetut obligim qe te kujdeset per shqiptaret jasht shtetit e edhe per ata te lugines
    me vesh e kemi ndegjue tan ne kuvend kur tha hajde te ndrroim kushtetuten e kqyrne se kush esht ma patriot e jo rezolua me ba hajgare me ta

    po pikerisht vetfundosja e jote e ldk ja nuk ja miratuan ne kuvend
    e qka je kah flet tash
    qe ku e kini rezoluten qe e propozoi ldk dhe e perkrahu vetfundosja
    qe nuk eshte gje tjeter veq nji tallje me ata shqiptar e asgje tjeter

  4. #644
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Metodat te cilat po i perdor Levizja VV, deri me tash nuk kane treguar asnje rezultat. Reagimi i simpatizanteve te saj perpara hyrjes, qofte ndaj deputeteve, qofte ndaj diplomateve te huaj, eshte e patolerueshme, e pafalshme, dhe ne aspektin juridik paraqet veper penale. Madje disa anetar dhe simpatizant, shkojne edhe me larg, duke deklaruar publikisht se gjoja ambasadorja amerikane po rrejka. Me demek ajo paska frike nga VV, ose ua paska inati, edhe po deshiron t i fundos ata.

    Personalisht mendoj qe VV, nese vazhdon keshtu, ne zgjedhjet e ardheshme nuk do te hyje fare ne Parlament. Do ta pesoj sikurse partia moter ne Shqiperi, Aleanca Kuq e Zi.

    Shqiptaret jane lodhe nga zhurmat, nga dhuna dhe fukaralleku. Te pakten po duan qetesi. Argumenti me i mire ne kete rast eshte denimi qe i beri elektorati Sali Berishes, pasiqe ishin lodhe nga britmat e tije.

    Zgjedhjet lokale po vijne shpejte. Ma mire eshte per VV te koncentrohet ne problemet e brendeshme, qe jane me miliona, se sa te shesin patriotizem, te cilin askush nuk po e blene me!

    Milaim Zeka
    Servili i Kryetradhetarit te Kosoves, i cili do te vdese pa e kuptuar se e drejta per te protestuar ekziston per te gjithe dhe ne cdo kohe, pavaresisht nese une apo kushdo tjeter rrethanat ekzistuese shoqerore, politike, ekonomike, private... i cilesojme si ideale, dhe pavaresisht faktit se protesta mund te eskaloje apo edhe te keq-perdoret si nga individe dhe grupe brenda saj, si nga policia, si nga agjente te ndryshem partiak etj...
    Protesta kohe te gjate(dekada) ka qene mundesia e vetme e shqipetareve te Kosoves (perfshi servilin me larte dhe ata si ai) per te shprehur kundershtimin ndaj padrejtesive politike e me vone edhe terrorit serbe ne Kosove. Edhe ne ate koha ka pase individe te caktuar nder protestuesit qe e kane tepruar, por ne radhe te pare police dhe agjente te shtetit etj. qe e kane keq-perdorur protesten per te ushtruar dhune dhe per ta paraqitur ate si tubim ekstremistesh, nacionalistesh, irredentistesh, terroristesh... shqipetar.
    Tani qe ju paska plotesuar deshira ketij, me ardhjen ne pushtet dhe shokeve te tij dhe atyre qe e paguajne edhe pse sk'ka lidhje per asgje, cdo proteste qenka vetem "zhurme", "dhune", "fukarallek", "patriotizem i panevojshem", "nacionalizem"...

    Arsya e Vetevendosje-Bashing te organizuar nga qeveria ne bashkepunim me medien e kapur dhe "miqte" nderkombetar behet qartazi per te kamufluar tradhetine kombetare ne veri dhe nga frika e humbjes se dalgadalshme te perkrahjes se shumices se popullit dhe pushtetit.
    E vetmja force politike qe realisht mundt t'i rrezikoje interesat e pushtetit te Thacit, te Serbise dhe te disa "miqve" eshte Vetevendosje. Prandaj edhe e gjithe kjo zhurme per nje proteste absolutisht normale, per te cilen ne cdo vend te botes demokratike nuk do te ishte shkruar me gjate se 1 dite dhe vetem ne qoshe te gazetave.
    Te gjitha partite tjera nuk luftojne per ndryshime te verteta, sidomos jo sa i perkete shtetesise dhe veteqeverisjes se vertete te shtetit te Kosoves, por kryesisht per pushtet, karriere te lidereve dhe perfitime nga tendert publike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-07-2013 më 11:06

  5. #645
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    RAMIQI: EDHE NE JEMI VETËVENDOSJE



    Nga Leonora Aliu | 01 Korrik 2013 17:59
    Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame Bashkohu, në një intervistë për Gazetën Express, tregon se pse iu bashkua Albin Kurtit në protestën e së enjtes para Parlamentit të Kosovës. Ai thotë se Vetëvendosje mbron parimet e njëjta me ato të partisë së tij. Ramiqi pohon se LISBA do të konkurrojë e vetme në zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndër partitë më të preferuara për koalicione, e konsideron Vetëvendosjen.

    Express: Fillimisht a mund të na thoni si po shkojnë punët në partinë tuaj, a keni mbajtur kongresin dhe a janë zgjedhur strukturat drejtuese nëpër degë?

    F. Ramiqi: Tashmë është e ditur se jemi certifikuar si subjekt politik dhe kohëve të fundit vëmendjen ekemi përqendruar në formimin e infrastrukturës në tërë Kosovën. Pretendojmë që të jemi edhe jashtë Kosovës në perëndim, por edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Preshevë dhe kemi bërë këshilla nismëtare përafërsisht në pesë deri gjashtë qytetet kryesore dhe këto ditë presim që ato t’i rrumbullakësojmë dhe t’i mbajmë kuvendet e para zgjedhore, sepse deri në gusht ne duhet të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme, pra kuvendin e parë zgjedhor dhe deri atëherë do të jemi gati. Deri më tani nuk kemi asnjë degë, domethënë janë këshille nismëtare duke punuar nëpër qytete dhe dalëngadalë jemi duke i zgjidhur njerëzit adekuat të cilët do t’i udhëheqin degët nëpër qytete.

    Express: Ju kemi parë në protestën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje. Çka ju lidh juve me Vetëvendosjen?

    F. Ramiqi: Qëndrimet e mia janë botërisht të njohura, nëse i hyni historikut, qëndrimeve të pas luftës, gjithmonë kam pas qëndrime përafërsisht të afërta me ato të Vetëvendosjes. Vetë si njëri por edhe koncepti im politik dhe kombëtar ka qenë i përafërt me atë të Vetëvendosjes dhe zakonisht në të gjitha protestat e Vetëvendosjes kam marrë pjesë edhe pa u bërë subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbështet ato kërkesat e tyre sepse iu thashë janë të përafërta me qëndrimet tona por edhe së fundi edhe Lëvizja Islame Bashkohu i ka qëndrimet e afërta sepse nuk e mbështesim as si Lëvizje e as unë si Fuad marrëveshjen e cila është bërë tashmë së fundi me Serbinë dhe jemi munduar që të japim fillimisht një kontributtë vogël në mbështetje të thirrjes së Vetëvendosjes kundër ratifikimit.

    Express: A ju keni bashkuar vullnetarisht protestës së Albin Kurtit apo ka pasur koordinim mes dy subjekteve?

    F. Ramiqi: Jo ne asnjëherë nuk kemi pasur koordinim, ne e kemi vlerësuar vetë situatën dhe pikat e përbashkëta të cilat janë vitale për atdheun tonë, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojë për koordinim, nuk ka askush në fakt do të duhej të ishin të gjithë pa u koordinuar për t’i mbrojtur ato interesa vitale.

    Express: A mund të na thoni çfarë mendimi keni për Albin Kurtin dhe Lëvizjen e tij?

    F. Ramiqi: Mendimi im është ky: Unë e vlerësojë shumë qëndrimin, vizionin dhe veprën e tij në të kaluarën dhe tash.

    Express: Ky mendim i juaj a vjen pas deklarimeve të tij pro shamisë dhe qëndrimit të tij të themi të butë ndaj deklaratave të Hoxhë Irfan Salihut apo është kaherë i tillë?

    F. Ramiqi: Jo unë iu thashë që me atë kam relacione edhe më të hershme dhe e kam vlerësuar atë dhe pa këto qëndrimet e fundit. Nuk ndikojnë fare këto në qëndrimet dhe mendimet që kam për Liderin e Vetëvendosjes, pra këto i kam qysh herët. Anën tjetër është një kënaqësi që Lideri i VV’së qëndrimet e fundit i ka në interesa të demokracisë së zhvilluar dhe të përparuar europiane e jo si subjekte që për interesa vazale i kundërshtojnë gjërat fondamentale të të drejtave të njeriut a gojën e kanë plot integrime e demokraci kurse ato vetë i shkelin.

    Express: A i bie kjo që Lëvizja juaj dhe ajo e Albin Kurtit përkojnë me qëndrimet?

    F. Ramiqi: Sigurisht që ka shumë të përafërta sepse në fokus është dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar në të ardhmen dhe gjithkund ku ka të përbashkëta aty do të bashkëpunojnë edhe pa u koordinuar. Ne i çmojmë shumë vizionin edhe pse ne e kemi të njëjtë për shembull sa i përket çështjeve kombëtare, sa i përket marrëveshjes së fundit që u bë me Serbinë definitivisht Serbia arriti që të realizojë ëndrrën e vet për Serbinë e madhe në kufijtë e brendshme, jo me metodat gjenocidiale por me formën e bisedimeve kinse demokratike duke rrumbullakësuar Veriun e Kosovës me Republika Srpska dhe e cenojë rëndë interesin e kombit shqiptarë në tërësi dhe për neve kjo është e papranueshme. Sikur që është e papranueshme defilimi i hordave çetnike me thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ditës që ata e quajnë Vidovdan, ashtu humbjes së tyre për fat tonin dhe dëbimin e tyre nga trojet shqiptare në 1389 nga perandoria osmane dhe ne këto nuk do ti tolerojmë në të ardhmen, Ka qenë një situatë e ndjeshme, por nëse ata vazhdojnë kështu LISB’a në vitin eardhshëm do të merr masa dhe do të pengojë edhe ardhjen e tyre ose çfarëdo thirrje antishqiptare, urrejtjeje apo grup banale për neve është e patolerueshme dhe t’i ndalojmë ato grupe që të vijnë në Kosovë.

    Express: Këto thoni që janë qëndrimet të përafërta për çështjeve kombëtare me Vetëvendosjes, çka sa i përket çështjeve fetare?

    F. Ramiqi: Po ju e thatë më herët që ata kanë dalë përkrah bartjes së shamisë, unë nuk e shoh si përkrahje por ata vetëm e kanë zbatuar një standard demokratik gjë që edhe ne e jetojmë këtu dhe është për t’i përshëndetur jo pse e kanë bërë një punë të madhe por ata vetëm e kanë zbatuar një standard. Kurse tendencat që neve si lëvizje islame që të na etiketojnë vetëm si lëvizje islame ose tendencat që ne të hyjmë në konflikt me Lëvizjen Vetëvendosje janë të gabuara sepse koncepti edhe politik edhe filozofik edhe kombëtare edhe fetar është i përafërt.

    Express: Z. Ramiqi në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet lokale. A do të garojë LISB’a në këto zgjedhje?

    F. Ramiqi: Lëvizja Islame Bashkohu e ka një mision që ta vetëdijesojë në aspektin horizontal dhe vertikal çdo qytetarë e jo vetëm familje për vlera kombëtare dhe fetare si parakusht i një identiteti të përafërt me të gjitha kombet e botës. Mos të jetë e nënshtruar nga interesa vazale apo mos të jetë satelit i interesave të dikujt tjetër edhe si komb edhe si shtet por të jetë faktor edhe paqeje edhe sigurisë por edhe forcë në Ballkan qoftë ekonomike apo ushtarake në të ardhmen. Ne do ti vlerësojmë mirë zgjedhjet por ky është një problem i keq sepse fatkeqësisht neve zgjedhjet na i caktuan serbët duke shkel rëndë rendin kushtetues dhe parimet me të cilat ne jetojmë e veprojmë dhe ndoshta është edhe një arsye që të mos marrim pjesë në këto zgjedhje?

    Express: Në zgjedhjet parlamentare a do të merrni pjesë?

    F. Ramiqi: Po gjithsesi në ato do të marrim pjesë, është një ndër kushtet meqë po mundohemi që mekanizmat e pushtetit të jenë vetëm mjete për të arritur qëndrimet tona dhe të distancohemi nga mentaliteti vazal dhe mentaliteti i viktimës ose kërcënimeve apo shantazhit ose interesave të tjetër kujt në kurriz të popullit shqiptarë.

    Express: Me kënd jeni më të afërt politikisht, pra me kënd do të lidhnit koalicion parazgjedhor, me Vetëvendosjen?

    F. Ramiqi: Tash këto janë kalkulime që janë shumë të hershme për neve meqë na takon neve që të dëshmohemi si subjekt andaj në zgjedhje të hyjmë si të vetme. Të hysh në koalicion pa u dëshmuar nuk është një forcë dhe ne pretendojmë që të jemi faktor dhe jemi faktor dhe koncepti fillestarështë që në vet do të hyjmë në zgjedhjet parlamentare. Nuk domethënë që një qëndrim Ad- hoc ose një segment ku përputhemi me ndonjë parti politike të jetë gjithçka për të hyrë në koalicion. Ka gjëra më parimore dhe të thella që mund të na ofron me një subjekt që të jetë në garë me ne.

    Express: Nëse do të kishit ofertë nga z. Kurti a do të pranonit?

    F. Ramiqi: Po kjo duhet të shihet. Unë ju thashë që së pari ne duhet ta tregojmë fuqinë tonë vet pastaj të shohim me kë jemi më të përafërt për të zhvilluar konceptet tona.

    Express: Pra nuk po e mohoni mundësinë e ndonjë koalicioni me VV’në?

    F. Ramiqi: Po në politikë jam mësuar me thanë që kurrë mos thuaj kurrë, për momentin nuk them asgjë por thellë parimisht jemi të vendosur që të shkojmë vetë ne zgjedhjet dhe do të tentojmë që vet të fitojmë.

    --------------------------------------------------------------------------------
    - Tadici po punon ti bashkoj pjellen e vet ne Kosove.
    Fuad Ramiqi , udheheqes i talibanve ne Kosove, flitet se ky takohet edhe me alkaiden ne Afganistan .
    - pra kjo i bie se Albin kurci eshte anti Amerik dhenjerz si Fuad alkaida synojn ti bashkohen ketij plehut.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #646
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    ( ky eshte veq fillimi , kan me ik edhe shum te tjer)


    Ikin nga Vetëvendosje

    E hënë, 01 Korrik 2013 11:46
    Kamenicë - (2LONLINE) - Disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Kamenica kanë dorëzuar librezat e tyre partiake në Prishtinë në shenjë paknaqësie me këtë subjekt. Arton Maliqi në emër të 15 aktivistëve të larguar ka njoftuar përmes një komunikate për media se largimi i tyre lidhet me pakënaqësitë që ka ky grup me mënyrën e funksionimit të LVV-së.

    ”Ne si aktivistë të LVV ju njoftojmë që prej datës 13.06.2013 kemi vendosur që të largohemi nga LVV, ku të gjithë aktivistët e qendrës së Dardanës,kemi dhënë dorëheqje në seli të LVV-së në Prishtinë dhe librezat i kemi derzuar në Seli.” thuhet në njoftim, transmeton Radio Premiera.

    Më tej Arton Maliqi ka sqaruar në emër të këtij grupi edhe arsyet që i kanë shtyrë të largohen nga ky subjket. “Banda Kriminale që është mbrenda LVV të qendres së Dardanës ,Mentaliteti, veprimet diktariale nga Dardan Molliqaj dhe komisioni diciplinor, Kërcenimet, shantazhet nga aktivisti Nol Nushi (nga selia e Prishtinës) drejtuar aktivistëve të Qendrës së Dardanës, Mosinformimi dhe mos shterrja e debatit për shkrirje (bashkimi) mes LVV dhe PS, Keqpërdorimi i parasë, mosdhënja llogari nga kjo bandë kriminale.” janë arsyet e përmendura në njoftim

    “Kemi vendosur që ti bashkohemi shumë aktivistëve të paknaqur me keto veprime. Ku brenda një periudhe të shkurtë kanë jep dorëheqje mbi 140 anëtar për këto arsye. Për të gjitha këto kemi fakte argumente dhe dëshmitar që i kan përjetu krimet e kësaj bande kriminale. Vetëvendosja e sotme nuk mundet më të thirret në vetëvendosje si koncept pasi nuk ka më vetëvendosje të brendshme, ku mungon demokracia.Por vendimet i mer vetëm Dardan Mulliqaj. Vullneti jonë si Qendër nuk u pyet kurrë dhe nuk u muar në konsideratë.” thuhet mes tjerash në këtë njoftim. /2lonline/
    ------------------------------------------------------
    - ai qe i ka dy fije mend , ik nga kjo band serbokriminale.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #647
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Me ne fund a ...

    "Vetëvendosje" i kërkon falje korit diplomatik në Kosovë

    Mar nga Kosova Sot portali informativ ne Internet
    Lëvizja "Vetëvendosje" i ka kërkuar falje korit diplomatik në Kosovë për sjelljet në seancën e së enjtes kur po pritej të ratifikohej marrëveshja Prishtinë-Beograd. Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, pas mbledhjes së kryesisë, i ka kërkuar falje në veçanti ambasadores amerikane, Trejsi En Xhejkobson për ndalesën që i është bërë në hyrje të Kuvendit, duke pranuar kështu se jo çdo sjellje e aktivistëve dhe deputetëve të subjektit që ai përfaqëson kanë qenë demokratike. “Pikërisht ka qenë rasti i ambasadores amerikane, por edhe ndonjë ambasadori tjetër të cilët nëse kanë përjetuar ndonjë situatë të pakëndshme, ne iu kërkojmë falje. Por, duke e analizuar dëmin e marrëveshjes, na është dukur e arsyeshme të veprojmë në atë mënyrë dhe nuk po them se nuk ka pasur edhe ndonjë gabim”, ka thënë Konjufca. Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk beson se ka pasur tendenca për t’ia marrë postin nga ana e partisë së Albin Kurtit, por veprimet e tilla i ka vlerësuar si papjekuri politike. I pyetur si është ndjerë kur i është marrë mikrofoni, Krasniqi tha se e tëra është reflektuar edhe në publik. Mirëpo, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci ka thënë se mbi bazën e veprimeve që kanë ndodhur madje edhe uzurpimi i ulëses së kryetarit të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe jodemokratike, dëshmojnë të gjitha elementet e grusht-shtetit apo uzurpimit të institucioneve. Cilësimet se ka pasur tendencë për t’ia marrë pushtetin, i ka hedhur poshtë edhe Shpend Ahmeti, nënkryetar i "Vetëvendosjes", i cili ka thënë se kapja e mikrofonit thjesht ka qenë refleks në përpjekje për të mos lejuar votimin në Kuvend të asaj marrëveshjeje, sipas të cilit “pasojat e s aj do të ndjehen në vitet në vazhdim”. /kosovasot/

    Me ne fund a ........

  8. #648
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Ngerqi i quajtur "protest "siq ja ben bajllozi i gjithpushtetshem djem e te cilet rahin pushtetin (policet e kosoves ) njeriu qe karkoi 3(tre 0milion euro per nje tendre ia lejon te drejten te tallet me njerz dhe me vet pushtetin .Njerzit ne karier te zymt tash me e kan siguruar veveten duke i shty ne parlament nje nen per amnestin .Pra te bemat e deri sotme nuk do ndeshkohen .Nuk do ndeshkohet as Serbi gjat lufte i cili e ka prer femin e nje shqipetari dhe e ka ber cop cop e ka futur ne kazan e ka zier mishin e femijes nen muajsh dhe e ka detyruar te emen e vet ta haj mishin e femiut vet .ja se qka do votoi parlamenti .parlamenti dhe deputetet e stershantazhuar dhe te gjithpushteteshme jo se kthyn Serbin ne legjislacionin vendimemares por tash edhe i rehabiitoin gjakpiresit .rehabilitoin satrap e bashibuzuk .rehabilitoin edhe hajnin e vet qe po ai nxerin nga taksat e qytatarit.rehabilitoin plaqkitjen e te gjitha senet e zeza qe i kan ber deri me sot qe te thuhet neser se paralemnti (Servisi i Serbis ) tash me ka dhen driten jeshile te kthimit te mekanizmave rehabilitues per pobratimat e vet Serb .Kjo ska koment dhe se tash me protestat do cilsohen si "grushtet '' e tek e fundiy sipas po te njetes filozfi edhe kta do te amnistohen se dje kan ber "grushtet "qfar ironie e llojit vet e llojit neshtro e sundo me qdo kush e ne qdo menyr siq ja ben makiavelli "qellimi e arsyeton veprimin ose metoden ".
    Bajllozat ate qe jan te gjithpushtetshme po e perqeshin e po e ndermekembin popillin e vte sepse ata skan as dinitet skan as karakter .karakteri i vetem i tyre eshte pushteti dhe paraja .

  9. #649
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kush eshte kunder LVV ska si te jet ndryshe vetem se eshte vegel e shkaut.Nuk eshte e rastesishme perpjekja per te njellosur LVV sepse me marrjen ene dore te qeshtjes se Kosoves nga NATO ,Serbija kerkoj ne gjetjen e nji njeriu qe Serbis mos t i humbin shpresat ne rikthimin e Kosoves brenda Serbis.Kshtu qe e gjeti nji familje besnike ,te degjuar ne Broj dhe djalin e kesaj shtepi Jankun e vogel-qe per ti hedhur pluhher syve shqiptarve injorant ja lan emrin Hashim.
    Dhe Hashimi i ka mbledh dhjetra e qindra familje qe perpara njiheshin si familje POTURESH qe bukfalishte i bie te jen familje qe ne kohen e pushtimit turk mernin benifite si ne pyje,kullota e pozita te larta.Dhe Zhivadinoviq nuk e leshoj rastin .Familje te tilla qe jon as qen as langue jon te perhapura ne te gjith Kosoven.Normal qe kishte familje si familja e Ilis qe kure vdiq mbeti sy qel se nuk e futi martesen mes vendalive dhe poturve...pore mbet nji martes mes poturve dhe poturqinve(te turqizuarve)po jo edhe me arrnautet-kaurret qe vetem ja leshuan pashes e perfituan me ara e kullota.
    Kshtu qe beni kujdes me kto familje,sepse maqoku edhe me barkun plot vrapon pas misit(miut)
    Hasha ka me vra kosoven me keq se Millosheviqi.
    zaten po e vret o te verber per dit po ju ka verbu lakmija per pak pushtet e qe do ta vjellni nji dit.
    Gani ju referohet te gjallve po edhe atyre qe kan vdek e nuk meret me te vdekurit e gjall.
    Poshte klika hashimiste
    Rroft Shqiperia,

  10. #650
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Tallja e Serrbis nen sgrepcin e bajllozave ne parlamentin e Kosoves .Me percaktimin e dates si mjet talljeje te Serbis ne sy te botes .Serbia tallet edhe me takimin qe e kan ber sot me perfaqesuesit e Presheves Bujanocit dhe Medvegjes .Serbia me ket takim e tregon se ata kan "mbeshtetjen dhe besimin e qytetareve te vet Shqipetare" te ksaj treve te banuar me shqipetar ata pra Serbia me ket jepin mesazh se po bejn marveshje direkte me shqipetaret e asaj treve dhe se po intertesohet dhe po i pergjegjet besimit qe kan kinse kta shqiptar ne Serbi .Kush eshte i verber nuk e sheh mesazhin e kjart qe e ben ne menyr Indirekte Serbia .Ky eshte nje paralajmrim se si rund i par i marveshjes qe e ka arit qellimi qe te dirigjoi tash me gjerat nga Beogradi e direkt ne parlamentin e Kosoves i cili me deputetet servill jan ber vegel tash me e Serbis .
    Ligji mbi amnistin seshte gje tjeter pos nje marveshje e imponuar nga Serbia e cila ka kercnuar profiteret e pas luftes me akuza qe i kan ber Serbia ndaj individve te till .Shihni vet nenen ligjore te amnestis .Ka te bej kryesisht me "druagret "e Thaqit te cilet kan ber zap shum prona kan perfituar nga tenderet e ndryshem ,kan plaqkitur e shantazhuar ,kan vrar njerez .pra kastat e majes se krimit jon ka amnistohen e si kunder kasj amnistohen tash edhe kriminelet e luftes siq jan kriminelet qe kan prer e vrar shqipetar ,ata qe kan dhunuar nenat tona motrat tona ata qe kan djeg e vrare e debuar shqipetare Kket do e votoi paralemnti i Kosoves .Ne tjeter ane presidentja 'kukull " si 'Fotografi " qe eshte si person qe asnje vendim smundet te mar pa leje te Bosave te vet shpalli zgjedhjet nacionale me 3 nentore ashtu siq deshi serbia .Tash do shihet se si Serbia do tallet me ket dat .Ajo do thot se Serbet spo pajtohen ne veri te marin pjes ne ate dat .Mesazhi i takimit te Serbis me pjestaret e presheves e ka ket kuptim ket serbia do e shfrytezoi si mjet diplomatik ne arenene ndekomebtare se ja Sebia ka besimin dhe besimin e qytetareve te atjehit dhe se ata jan te degjueshme ndaj shtetit Serb .Serbia me ket akt do ia bej te kjart faktorve ndrekomebtare se lojrat e rezikeshme diplomatike dhe metodat qe pedor Serbia do e destabilizoin kosoven brenda per brenda .Ajo do ja ari qellimi kur te dalin ne pah se Serbet e veriut se pranoin daten tash me te cakatuar me 3 nentor.Pra ata do thoin se nevoitet perfaqesimi i Serbeve te atjhet qe tash me te mundohen te gjejn nje dat qe e pranoin ata pra serbet e veriut .
    Kjo do jet loja diplomatike qe do perdor serbia ,Dhe ket pun e din e edhe Be .Por bajloozat e pushtetit te cilet shkoin si pula pa krye duke ra ne grackat e nje diplomacie Serbi& BE sjan ne gjendje te tregojn se cilat jan ato kushte qe i kan ber pala kosovare ne marveshje e cila kryekput eshte marveshje per riregullimin e statusit te Kosoves .Pra atje eshte ka bisedohet per statusin e kosoves dhe regullimin kushtetutare te Kosoves e per ket po pytetet serbia dhe qka po vendos Srerbia& Be po e tregon se kinse eshte parim i Be dhe ne ket menyr paralemnti pra deputetet mendoin se ky eshte mbeshtetje e Be ata pa menduar per piket qe po votoin behen argat i vet Serbis .
    Pra ne palament duhet then kjart kto reziqe ne parlament duhet then stop Serbis e cila me dy kembet e me Taket e "ganes"e shishet e deputeteve ka aritur te bej paralemntin e Kosoves ne sherbim te intereseve Serbe .Pra deputetet duhet pytur qeverin respektivisht Thaqin se cilat jan ato pika qe jan ber nga qevria e qe gjenden ne ate merveshje qe ka te bej vetem per regullim te brenshem te Kushtetutes dhe do ket pasoja te mdha ne te aredhmen se ne ket menyr Serbia tash me ka hyr nga dera e pasme tash me legjilacionin e kosoves dhe tash Serbia po vendos se bashku me Be si do regullohen gjerat ne Kosove .
    Ndryshuar për herë të fundit nga bluey : 02-07-2013 më 17:56

Faqja 65 prej 107 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •