Close
Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 1065
  1. #61
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Mbi deklaratat e kryetarit te Mitrovices, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme...

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #62
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    13 Prill 2012 - 13 vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit
    Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #63
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Thaçi në Kuvend akuzon VV për takime me ministra të Tadiqit
    Publikuar: 18.04.2012 - 18:43 koha net


    Prishtinë, 18 prill – ( E plotësuar) Në fjalimin e vet të gjatë para deputetëve të Kosovës kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar opozitën se me reagimet e veta për situatën në veri po e fajëson komunitetin serb dhe se qeveria e ai në krye të saj nuk janë të interesuar që në këtë pjesë të vendit të përdorë dhunën. Dhuna është një kapitull i shkuar dhe Kosova nuk do përdorë më. Por tha ai, Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj. Duke folur për zgjedhjet serbe, kryeministri theksoi se nuk do të lejohet votimi i asnjë palë zgjedhjeve serbe në veri por do të lejohet vetëm votimi me postë i atyre që, siç tha ai, kanë dyshtetësi.
    Hashim Thaçi duke akuzuar opozitën për destruksion, sidomos qasjen e saj ndaj veriut. Ai duke folur për këtë, ai akuzoi Vetëvendosjen, përkatësisht nënkryetarin saj, duke pyetur për të treguar pse, kur është takuar dhe çfarë ka biseduar me ministrat e Tadiqit.
    Duke folur për vizitën vet në SHBA Thaçi tha se këtë viztë nuk ta kuptojnë ata që e kanë të ndaluar ta vizitojnë SHBA, duke aluduar qartë te lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Opozita e braktisi sallën e Kuvendit në momentin kur Hashim Thaçi e mori fjalën.

    Kuvendi dominohet nga akuza pozitë-opozitë, asgjë konkrete për veriun
    Prishtinë, 18 prill - Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri. Deputetët e opozitës kritikuan qeverinë se nuk ka ndërmarrë veprime për të integruar atë pjesë të vendit. Ndërkaq ministri i brendshëm Bajram Rexhepi deklaroi se në rast se KFOR-i dhe EULEX-i nuk ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve atëherë këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, varësisht nga përkatësia partiake edhe sot i panë zhvillimet në veri. Opozitarët thanë se situata atje është ekstremisht e keqe, më e keqe se disa vite më parë, duke vlerësuar se gjendja në veri po përkeqësohet dhe kërkuan ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të ofruar siguri dhe për të integruar atë pjesë të vendit. Opozita për tërë këtë gjendje fajësoi Qeverinë, e cila, sipas tyre nuk ka bërë asgjë, dhe shpëtimi i vetëm i vendit, sipas tyre, është dorëheqja e kësaj qeverie që sipas tyre ka përkeqësuar çdo çështje.

    Në anën tjetër, deputetët e koalicionit në pushtet, thuaja të gjithë, tentuan që këtë gjendje në veri ta paraqesin si të trashëguar nga qeveritë e mëhershme.

    Në fillim seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për situatën në veri ministri i brendshëm Bajram Rexhepi duke njoftuar deputetët për ngjarjet në veri tha se policia e Kosovës do të veprojë në atë pjesë edhe në rast se mungon reagimi i duhur nga KFOR-i dhje EULEX-i.

    Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri theksoi se gjendja në veri të Mitrovicës është e rëndë. Ai deklaroi se atje vazhdon të mos funksionojnë institucionet e shtetit, ndërsa qytetarët po terrorizohen dhe kjo sipas tij ka një adresë, Beogradin që është financues.

    Ai kërkoi disa veprime urgjente, si funksionimin e gjykatave, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë në veri, presion për lirimin e shqiptarëve të arrestuar në Serbi, të nxirren para ligjit bashkëpunëtorët ekomomik me kriminelët e veriut, EULEX-i e KFOR-i t’i ushtrojnë detyrat sipas mandatit, etj.

    Edhe Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se po të kishin qenë këta deputetë të sinqertë dhe po ta kishin menduar vërtetë se situata në veri është e jashtëzakonshme atëherë do ta nënshkruanin kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme javën e kaluar.

    “Po na thuhet se veriu në njëfarë forme funksionon kështu siç është që prej vitit 1999. Por kur kthehemi pak në histori do ta shohim se tërheqja e institucioneve të Kosovës nga atje është bërë gradualisht dhe me hapa. Sikur të ketë qenë e planifikuar...”, u shpreh Ymeri.

    “Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka ndodhur në Kosovën me të njëjtin kryeministër, Hashim Thaçin. Tash e katër vite e gjysmë të drejtimit të qeverisë nga ai strukturat ilegale të Serbisë janë toleruar vazhdimisht të veprojnë, terrorizojnë, vrasin, dhunojnë e plaçkitin çdo gjë shtetërore, publike e private në atë pjesë të vendit. Njëlloj sikur në kohën e qeverive të mëparshme. Tash e katër vite e gjysmë kjo qeveri e ka përkeqësuar çdo gjë në të cilën ka prekur, por edhe ato aspekte ku ajo nuk ka vepruar. E tash deputetët e saj na thërrasin në seancë, për ta zëvendësuar mungesën e veprimit qeveritar e institucional atje”, tha ai, duke shtuar se kjo qeveri e ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar Kosovën, e kjo sipas tij, është dorëheqja e saj.

    Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini se veriu i Kosovës është reflektim i qeverisë. Ai tha se qeveria çdo gjë që e ka bërë ka qenë false, duke u zhveshur kështu Kosovën prej mundësisë për t’u marrë me veten.

    Duke iu referuar raportit të ministrit Rexhepi, shefi i GP-së së AAK-së tha se Qeveria e Kosovës tërë kohën e shfrytëzon për të kamufluar, për t’i hedhur hi syve qytetarëve të vendit dhe për Qeverinë tha Gjini për çdo gjë të gjithë kanë faj përveç atyre.

    Sipas tij, akuzimi i Serbisë për çështjet në veri është paaftësi e institucioneve për t’u marrë me problemet.

    Duke shprehur qëndrimin se siguria në veri është më e keqe, veriu më pak i integruar, strukturat ilegale më të sigurta, më pak shqiptarë në veri se në vitin 2008, Gjini tha se me këtë qeveri në pushtet Kosova po shkon drejt zhbërjes, për atë që është munduar me shekuj.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës për gjendjen në veri, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini kanë pasur një debat të ashpër, raporton Telegrafi.

    Pas deklaratave të Kuçit se Qeveria është kujdesshme për të mos i frikësuar qytetarët në veri, Gjini iu drejtua Kuçit, duke thënë se mos “ke probleme me amnezi”, pas sipas tij ditë më parë ka folur edhe për mundësinë e intervenimit në veri, ndërsa tash për kujdes që të mos i frikësojnë qytetarët atje.

    Pas kësaj, ishte reagimi i Kuçit i cili theksoi “di edhe unë të flas si në rrugë po nuk ma lejon kultura”.

    Kuçi u shpreh se memorien e ka të zhvilluar shumë mirë, por tha se nuk do ta përdorin logjikën e frikësimit të qytetarëve, por të shkelësve të ligjit.

    Duke folur për veriun, Kuçi iu drejtuar Gjinit “Pse se kryjshi çështjen e veriut sa ishit në pushtet...”.

    Kuçi në këtë seancë duke folur për veprimet atje, tha se nuk janë institucionet e Kosovës që i dhënë urdhër EULEX-it e KFOR-it, por kanë bashkëpunim me këto institucione.

    Ai deklaroi se çelësi i problemit është në Beograd.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #64
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Vizioni i Levizjes VETEVENDOSJE per Ferizajin!

    NJË KOMUNË MODEL PËR KOSOVËN

    Në vizionin tonë qeverisës, Ferizaj do të jetë hapi i parë drejt një ndryshimi shpresëdhënës për të gjithë Kosovën. Ky vizion do të kthehet në realitet duke u përballur një nga një me të gjitha problemet që rëndojnë mbi qytetarët e komunës tonë. Ferizaj sot është në një gjendje të padëshirueshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj Faton Topalli synon që Komunëne Ferizajt ta kthejë në shembull të zhvillimit e të ndershmërisë për të gjithë Kosovën. Problemet kryesore të Ferizajit, sipas sondazheve që kanë bërë ekspertët tanë, janë katër:

    a) Papunësia
    b) Korrupsioni
    c) Infrastruktura
    ç) Shërbimet publike

    Qeverisjet e mëparshme, për shkak të mendësisë së tyre të gabuar kanë shkaktuar një situatë të varfërisë e të papunësisë. Kjo ka ardhur sipasojë e procesit të de-industrializimit, po edhe si pasojë e privatizimit të egër të njësive prodhuese, që ka rezultuar në zvogëlim drastik të kapaciteteve prodhuese e punësuese. Në fshat papunësia ka ardhur si rezultat i shkatërrimit të tokës bujqësore, edhe si shkak i mungesës së politikave orientuese për ekonominë bujqësore. Në qytet mungesa e rendit dhe e drejtësisë i ka larguar shumë investitorë të mundshëm qëvijnë prej mërgatës.

    Korrupsioni është një fenomen që ka shoqëruar të gjitha pushtetet e mëparshme në Ferizaj. Shpenzimi i parave publike për luks të pushtetarëve ka vënë në dukje pabarazitë e mëdha midis varfërisë së qytetarëve të komunës së Ferizajit, dhe pasurisë të pamerituar të pushtetarëve. Përveç shpenzimeve marramendëse për të blerë makina luksoze e objekte të tjera të shtrenjta, korrupsioni më i madh ndodhe gjatë tenderimeve, me ç’rast shumicën e projekteve e marrin familjarë të administratës së komunës. Nën drejtimin e Faton Topallit do të synohet rritja e prodhimit, dhe zhvillimi ekonomik në qytet e në fshat, që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës. Synimi ynë është që secila familje të ketë së paku një anëtar të punësuar. Historiku i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ndërtuar nëpërmjet ballafaqimit me padrejtësinë dhe me pushtetarët e korruptuar. Synimi ynë për komunën e Ferizajt është që brenda një viti të gjitha marrëdhëniet ekonomike e financiare të komunës të jenë transparente, dhe të eliminohen praktikat korruptive. Asnjë tender nuk do të jepet për familjarë të administratës komunale, dhe asnjë investim nuk do të shpenzohet pa e marrë edhe mendimin e qytetarëve. Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ne angazhohemi ta luftojmë krimin e t’i ndalojmë kërcënimet për investitorët. Ferizaj, brenda një viti do të shndërrohet në një komunë që i mirëpret e i mbrontë gjithë faktorët ekonomikë që duan të zhvillohen bashkë me ne.

    Levizja VETEVENDOSJE! (per me shume rreth programit qeverises klikoni ketu)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #65
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2009
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Keni me prite edhe nja 15 vjet se duhete me u rrite hale

  7. #67
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    per kush din gjermanisht..

    Arena SF1, 22.02.2008
    Emision embematik i televizionit publik zvicveran mbi "dilemën zvicerane" me rastin e njohjës së pavarësisë së Kosovës pas shpalljes Republikë të pavarur dhe sovrane më 17 shkurt 2008, me çrast Faton Topalli bashkë me kryetarin e atehershëm të socialdemokratëve zviceran Hans Jürg Fehr u konfrontuan me panelistë proserb dhe antishqiptar.

    http://www.videoportal.sf.tv/video?i...7-aa086c3e0b98
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #68
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    VV do ta fitojë Ferizajn, pastaj edhe Kosovën

    Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në komunën e Ferizajt, ku zyrtarë të saj u kanë premtuar qytetarëve se do të përkushtohen që problemet, të cilat e kanë ngulfatur këtë qytet t’i zgjidhin, duke qenë sa më afër qytetarëve, duke e zhdukur krimin, korrupsionin e prostitucionin dhe duke ua kthyer mirëqenien qytetarëve të Ferizajt.

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur para elektoratit ai e ka mbështetur kandidatin e kësaj lëvizjeje, me të cilin ai ka thënë se nuk do të fitojë vetëm Ferizaj, por do të fitojë edhe Kosova. Ai ka kërkuar nga elektorati që të tregohet kësaj radhe dhe votën ta vendosin tek numri 23, për kandidatin Faton Topalli.

    “Gjatë kësaj fushate, Faton Topalli është treguar për Ferizajn, ditën e zgjedhjeve Ferizaj duhet të tregohet te Faton Topalli. Fatoni është politikani më aktiv, më i mençur dhe më i hapur në komunën e Ferizajt. Kur fiton Fatoni, fiton Ferizaj... kur fiton Ferizaj, fiton Kosova... kur fiton Kosova fiton Shqiptaria, e kur fiton shqiptaria nuk përfiton asnjë matrapaz që ka hyrë në politikë dhe asnjë politikan që është bërë matrapaz”, tha Kurti.

    Ai shtoi se me Vetëvendosjen dhe Faton Topallin do ta ndalin korrupsionin, dhe kurrë më nuk do të ketë politikanë që do të jenë njerëzit më të pasur në vendin tonë. Ai ka thënë se Vetëvendosje ka qenë opozita më e mirë dhe më aktive, e cila vazhdimisht ka kërkuar ndryshime.

    Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i ka premtuar elektoratit se nëse ai vjen në pushtet, do ta ndalë korrupsioni, hajninë, prostitucionin dhe do t’ia kthejë qytetit dhe qytetarëve nderin dhe krenarinë që ata e meritojnë.

    “Mjaft më me këtë politikë të turpit përballë pushtetit serb, mjaft më me këtë politikë të përkuljes, mjaft më me këtë politikë të korrupsionit, mjaft më me këtë politikë që krijon mirëqenie për pushtetarë dhe varfëri për qytetarë. Ne do t’ia kthejmë Ferizajt emrin, peshën dhe nderin që i takon. Do t’i shesim xhipat, do ta heqim luksin për pushtetarë, do ta shtrojmë mirëqenien për qytetarë. Ferizaj nuk do të jetë qytet i haraçit dhe mbytjes së biznesit, Ferizaj nuk do të jetë qytet i asfaltit dhe betonit, Ferizaj nuk do të jetë qytet i drogës dhe prostitucionit, do të punojmë që Ferizaj të ketë punë, së pari për ato familje që nuk kanë asnjë të punësuar”, ka thënë ndër të tjera Topalli.

    Ai ka thënë se me 29 prill po fiton shpresa për Ferizajn dhe shpresa për Kosovën. Ai ka shtuar se drita në të gjithë këtë errësirë që është krijuar në Ferizaj, vjen bashkë me lëvizjen Vetëvendosje.

    Faton Topalli është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mban numrin 23.

    Ndryshe, komuna e Ferizajt pritet t’i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, pasi që, tashmë ish-kryetari i saj, Bajrush Xhemajli kishte dhënë dorëheqje pasi ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Supreme me arsyetimin se ai ishte fajtor për shkaktim të rrezikut në komunikacion, i cili pas një ndeshje me automjet në hyrje të Prishtinës, kishte lënë të vdekur një të ri.Bota sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #70
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Koco Danaj: Pse humbi Vetvendosja?

    E Hene, 30 Prill 2012

    Ndodhi ajo që nuk pritej nga shumëkush në Kosovë, por që pritej nga disa në Kosovë, në Shqipëri apo Shqipërinë Lindore. Lëvizja Vetvendosje është humbësja e madhe ne zgjedhjet e zhvilluara në Ferizaj. Po përsëri doli forca e tretë mund të më thotë dikush apo disa. Nuk është argumentim, është ngushëllim. E, kur vjen puna për analizë, ngushëllimi nuk vlen, analiza është parësore. Forca politike e cila ne dhjetor 2010, pa qënë e organizuar, pa financa, arriti që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të fitojë sipas Financial Timesit, 22 përqind të votave (Nga të cilat, 8 përqind ja vodhën), tashmë që është e organizuar, më me shumë përvojë, më me shumë financa, përsëri në një palë zgjedhje test, përsëri të jashtëzakonshme, arriti të fitojë vetëm 16 përqind. Kur shumica e përkrahësve të saj, prisnin, minimum, balotazhin.


    Por le të kthehemi tek pyetja e sipërbërë: Pse humbi Vetvendosja? Anaiza e ftohtë dhe qëllimmirë, të con në konkluzionin se Vetevendosja humbi pasi u largua nga program saj fillestar, i para dy vjetëve. Në fillim, ajo u konsiderua si flamurtare e bashkimit kombëtar. (Të mos harrojmë se në Kosovë janë 82 përqind e shqiptarëve që e duan bashkimin me Shqipërinë). Pas hyrjes në parlament jo thjesht si forcë e tretë politike, por si shpresë reale e bashkimit të shqiptarëve, në një shtet të quajtur Shqipëri Natyrale, përditë e më tepër, deputetët e saj, filluan të largohen nga thelbi I Lëvizjes së tyre. Për ditë e më tepër, ata bashkimin e shndrruan në parrullë propagandistike, kur duhet ta kishin shndërruar në platformë legjislative, institucionale. (Në parlamentin e Kosovës, ka edhe deputetë të tjerë, që bëjnë pjesë në parti të tjera që e duan Shqipërinë Natyrale). Ata prisnin të gjenin tek Vetvendosja, mbështetjen e tyre, por nuk e gjetën. Deri më tani që po shkruajmë, në asnjë seancë parlamentare, asnjë deputet I Vetvendosjes, nuk ka artikuluar bashkimin e trojeve shqiptare. As si parti, por as si individ. Pse? Sepse drejtuesit e saj, bashkimin e konsideruan në program si pjesë e Vetvendosjes së Jashtme?? Lexoni programin e saj dhe do ta shikoni. Kur duhet të ishte e kundërta. Nuk mund asnjëherë, Kosova të arrijë të vetvendosë për fatin e saj, pa u bashkuar në fillim me Shqipërinë. Pjesa merr kuptim kur bashkohet me të tërën. Sovraniteti real fillon nga Bashkimi Kombëtar. Shfaqjet televizive me 4 apo 5 autobuzë nga Tirana në raste protestash, rezultuan të jenë thjesht një manipulim propagandistik. Ajo që hyri në Parlament si shpresë për të realizuar një ëndërr, u largua vetë nga ëndërra, e coi realizimin e saj diku në periferi të programit të saj dhe të veprimtarisë së saj.Dhe asnjëherë nuk u deklarua hapur se e pranon apo jo, Aktin Juridik të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrorë në 28 Nëntor 1912. Ajo që hyri në parlament si shpresë, për bashkimin kombëtar, u soll herë si majtiste e here si djathtiste. Pra më shumë u ideologjizua, kur më shumë se cdo gjë tjetër duhet të kombëtarizohej. (Po, Flamuri kombëtar, mund të më thotë dikush apo disa, ne e mbajmë atë në zyrat tona etj etj.) Miqtë e mij, nuk jemi në këtë fazë, nuk kemi nevojë të mbështillemi me Flamur, jemi duke folur për bashkimin kombëtar sin je proces I shtruar për zgjidhje. Dhe të gjithë u mrekulluam kur më në fund një forcë politike që kërkonte bashkimin kombëtar hyri si forcë e tretë në Parlament) Po pastaj? Asgjë. Pastaj filluam të merremi me ideologjira, pastaj filluam të merremi me megallomanira, pastaj filluam të afrojmë ata që kishin fyer Sëknderbeun dhe kishin madhëruar Ballaban Pashë Baderën. Dhe pastaj, filluam të merremi me diskutime teorike, se e duam Shqipërinë me mbiemër apo pa mbiemër?? Dhe në fund erdhi edhe fjalimi I kryetarit të Vetëvendosjes në Ferizaj. Asnjë fjalë për bashkimin kombëtar, kur njerëzit kishin ardhur vetëm për fjalën ‘bashkim”. (Në Ferizaj, 87 përqind e shqiptarëve janë pro bashkimit kombëtar.Gabim fatal. Zgjedhjet janë lokale apo parlamentare për politikanin, ndërsa për popullin e thjeshtë që të ndjek, janë gjithmonë politike)

    Dhe në fund të analizës, Vetëvendosja u bojkotua në Ferizaj, prandaj nuk mori aq vota sa I takonin. Po kush e bojkotoi? E bojkotuan ata që duan Shqipërinë Natyrale. Ata nuk pranuan të votonin për të. Dhe këtu fillon dhe mbaron analiza. Vetëvendosja ka elektoratin më të madh në Kosovë, shumë herë më të madh se PDK, LDK etj. Por duhet ti kthejë besimin këtij elektorati, atë besim që kishte në muajin e ftohtë dhjetor 2010. Po jap një spiegim figurativ të gjëndjes aktuale në Kosovë për Vetvendosjen, është një 4 vargësh I Xhevair Spahiut: “Mjegulla u var; Mali nuk duket më; Fusha ka mbetur; Pa Zot dhe pa Zë” .

    Albin Kurti tashmë duhet të zgjedhë, nuk ka më ….edhe …edhe.. .Por ose …ose. Ose me ata, që duan realisht bashkimin kombëtar, ose me të tjerët që Flamurin Kombëtar e duan për të fshehur, internacionalizmin apo liberalizmin e tyre. Ose me Zhizhekun, ose me Projektin Politik Adem Jashari. E, për këtë duhet shumë pak!!! Duhet ndryshuar Programi. Duhet që bashkimi kombëtar të konsiderohet thelbi I Vetëvendosjes dhe jo Pjesa e Jashtme e tij. Dhe pas kësaj, të jeni të sigurtë që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ajo do të jetë Forca e Parë Politike e Kosovës dhe Shqipërisë Natyrale.(lajme.net)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  11. #71
    vv asgje nuk ka nga ta sikur bryma para dielli boshe krejt keta jane tupi i koosves vete vv ne kry me kurtin

  12. #72
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Shqiptarët në Maqedoni

    (Fjala e Glauk Konjufcës në seancën e sotme parlamentare në lidhje me ngjarjet e fundit me shqiptarët në Maqedoni)

    Ka një kohë të gjatë, tashmë disa vite, që shteti i Maqedonisë po e ndërton një strategji kundër autoktonësisë, demografisë, identitetit kombëtar, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe të drejtave kolektive e individuale të shqiptarëve atje.

    Sot, 11 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni, është vështirë të thuhet se çka kanë shqiptarët më shumë që s’e kanë pasur para luftës. E vetmja gjë që kanë ndryshuar janë elitat politike në pushtet. Por gjendja ekonomike e popullit, të drejtat e tij, nuk është se janë përmirësuar ndjeshëm. Sa ishin në luftë, shqiptarët ishin në pikën e tyre më të fuqishme. Çdo vit që ka kaluar, populli shqiptar ndjehet më pak i fuqishëm, gjithnjë me më pak mundësi për të projektuar kushtëzime, dhe më shumë të drejta.

    Akademia i quan shqiptarët ardhacakë. Qeveria e shlyen identitetin e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut; ndërton kishë ortodokse në kalanë ilire të Shkupit; bën decentralizim të atij lloji që shqiptarët ta humbin kontrollin demografik të qyteteve, apo që, përmes krijimit të komunave të reja, qytetet si Gostivari ta humbin lidhjen fizike me Shqipërinë. Kurse Shkupi po getoizohet.

    Tash pushteti maqedonas, në njërën anë po i diskriminon shqiptarët në arsim, punësim, ekonomi dhe shpërndarje të buxhetit, orientim të investimeve etj., kurse në anën tjetër po i mbyll sytë përpara bandave kriminale të cilët rrahin shqiptarë dhe ushtrojnë veprime e thirrje fashiste kundër tyre.

    Para disa ditësh, atje u vranë pesë qytetarë maqedonas. Ky akt ndodhi pas vrasjes së dy shqiptarëve nga Gostivari nga ana e një polici maqedonas. Dikush po investon në Maqedoni për eskalim tensionesh. Kujt i konvenon kjo gjë? Në fillim, qëndrimi zyrtar i shtetit të Maqedonisë për vrasjen e pesë shtetasve maqedonë, ishte që të mos i kontribuohet tensioneve etnike nëpërmjet paragjykimit të përkatësisë dhe motiveve të vrasësve. Por ajo që nuk po paragjykohet me deklarata, po paragjykohet me një fushatë arrestimesh të egra të shqiptarëve nga ana e policisë. Vetëm para tri ditësh u arrestuan 12 shqiptarë, prej tyre edhe një plakë 60 vjeçe, që jeton e vetme në shtëpi. Shpjegimi zyrtar i ministrisë së brendshme ishte ky – kemi arrestuar shqiptarë radikalistë islamistë. Në këtë mënyrë, jo vetëm po paragjykohet krimi, por këtij krimi po tentohet t’i jepet karakter fetar terrorist. Përderisa terrorizmin e qartë të strukturave të Beogradit ndaj Selver Haradinajt dhe familjes së tij po e vënë në dyshim, aktit kriminal të vrasjes së maqedonasve që s’dihet kush ivrau, po i jepen konotacione të radikalizmit islamik i cili qenka shqiptar.

    Qëllimi është ky:

    Së pari të thuhet se të pesë qytetarët u vranë nga shqiptarët.
    Së dyti se këta shqiptarë janë terroristë islamikë.
    Së treti se të vetmit shqiptarë të pakënaqur janë radikalë islamistë.
    Së katërti që kështu lufta kombëtare e shqiptarëve atje kundër shtypjes të kthehet në luftë fetare.
    Së pesti që çdo kërkesë apo demonstratë e shqiptarëve për më shumë te drejta dhe kundër shtypjes të kualifikohet si automatikisht terroriste.

    Dhe që pastaj, lufta konkrete dhe e patolerueshme politike kundër shqiptarëve, të kamuflohet nën luftën e përgjithshme globale kundër terrorizmit, të cilës prijnë ShBA-të. Ky plan maqedonas me sherr duhet të demaskohet nga politika jonë. Politikanët tanë qeveritarë është mirë që, ashtu sikurse e kanë dënuar aktin e vrasjes së pesë maqedonasve, ta dënojnë edhe këtë fushatë persekutimesh të shqiptarëve.
    Po ashtu duhet të kundërshtohet përpjekja e dëmshme për ta kthyer luftën e shqiptarëve për më shumë të drejta kombëtare në komplote të shpikura terroristësh islamikë. Si dhe të demaskohet përpjekja maqedonase që shtypja ndaj shqiptarëve të paraqitet si luftë e konsensusit global kundër terrorizmit islamik.

    3 maj 2012
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  13. #73
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  14. #74
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Fjalimi i Albin Kurtit për Epopenë e Betejës së Çabratit.

    Të dashur luftëtarë të UÇK-së,
    Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës,
    Të dashura familje të dëshmorëve,
    Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi,

    Secila biografi e secilit dëshmor të kombit, përfshirë këtu edhe ata të Epopesë së Çabratit, është e veçantë për rrethanat dhe momentin e saj, është gjithsesi unike. Mirëpo, të gjitha ato biografi e kanë të përbashkëtën e tyre e që patjetër është shumë më e rëndësishme: ato e kanë vendosmërinë e njeriut që nuk kursen as jetën e vet për atë që mendon se është e drejtë dhe beson se është e vërtetë; e kanë qartësinë e njeriut të cilit siguria personale i duket qesharake përballë nevojës për liri kolektive; e kanë ndërgjegjen e njeriut që e kupton se duke mos rrezikuar për gjeneratat që do të vijnë do të rrezikohen pikërisht ato: pra, gjeneratat që do të vijnë; e kanë vizionin e njeriut që e ndjen se sa më shumë gatishmëri për sakrificë aq më të vogla do të jenë humbjet; para së gjithash, e kanë njeriun me bindjen e thellë se pa sakrificë nuk ka progres; dhe, mbi ta gjitha, e kanë botëkuptimin e njeriut që beson se nuk ka ndryshime nëse nuk refuzon të përshtatesh.

    Posaçërisht për çdo pranverë, ne ju bëjmë nderim dëshmorëve, për të kaluarën e lavdishme, duke mos pretenduar për asnjë moment se është i mundshëm shpagimi ndaj tyre. Përderisa nderimi është nderim për të kaluarën, respektimi është respektim për të ardhmen, duke qenë respektim i qëllimit dhe mënyrës së tyre. E, mu tani, ne i shfaqemi vetes, sepse kjo gjë matet pikërisht me seriozitetin dhe sinqeritetin që kemi për të vazhduar rrugën e dëshmorëve dhe kësisoj për të realizuar qëllimin tonë. Nëse themi, ashtu siç po thuhet, se ja ne jemi të lirë tani dhe se e kemi realizuar qëllimin, kjo do të thotë se nuk duam ta realizojmë qëllimin por duam ta justifikojmë ndaljen tonë. Kjo nuk na bën të denjë për të kaluarën dhe na e bën të pasigurtë të ardhmen. Synimi ynë i kahmotshëm, që mban vulën e flijimit të dëshmorëve, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët është realizimi i vetes sonë e që s’bëhet dot pa lirinë, e që s’bëhet dot pa vendosur ne vet për veten tonë. Procesi në të cilin ne ndodhemi aktualisht fatkeqësisht po na çon drejt negocimit të lirisë. Të pranosh të negociosh për lirinë do të thotë ta negociosh veten. Liria nuk është e negociueshme, ashtu siç nuk është as vetja jonë. Duke u negociuar liria ajo vazhdimisht do të na zmbrapset në ardhmëri.

    Liria nuk ka zëvendësim dhe s’mund ta pranojmë vonimin e saj. Liria nuk është diçka që mund ta zëvendësosh me diçka tjetër dhe as të thuash se s’ka problem që s’jam i lirë meqë bën të jem ca më vonë. Duhet të jesh i lirë tash dhe këtu. Kur them liria nuk mendoj në lirinë individuale për të marrë frymë por në lirinë kolektive dhe politike që quhet vetëvendosje.

    Janë bërë 13 vjet prej se dëshmorët e kombit ranë heroikisht në betejën e Çabratit; janë bërë 13 vjet nga koha kur ata dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit, çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin kombëtar. Ne të gjithë jemi të pikëlluar që më të mirët nga ne nuk ndodhen këtu me ne, që nuk i kemi sot këtu. Por, edhe mburremi për atë që i patëm, jemi krenarë për atë se si ata jetuan dhe se si vdiqën. Guximi dhe sakrifica e tyre e mundësuan dhe e filluan rilindjen tonë. Mirëpo, qëllimi i tyre për lirinë e popullit dhe bashkimin kombëtar nuk u realizua. Nuk u realizua as e drejta e këtij populli për të vendosur vet për tokën dhe ardhmërinë e tij. Ne vazhdojmë të jemi në gjysmë të rrugës. Ende s’kemi liri, sepse kemi veçse pavarësi formale pa sovranitet. Dhe, nuk e kemi as vetëm të drejtën e vetëm Kosovës, për t’iu bashkuar Shqipërisë.

    Mungesa e lirisë për një popull, është dëshmuar gjatë gjithë historisë, se herëdokur të shpie në buzë të ekzistencës. Kur nuk ke liri, shpejt mbetesh pa siguri, pa mundësi për zhvillim ekonomik, pa arsimim cilësor, pa perspektivë dhe madje edhe pa bukë. Liria është çështje ekzistenciale, ajo është çështje esenciale për qenien tonë në këto troje. Prandaj, duhet që t’i mbledhim forcat tona, të organizohemi, nxënës e studentë, punëtorë e të papunë, të rinj e të moshuar, që ta fitojmë dhe realizojmë lirinë tonë të plotë. Shembujt i kemi – krejt çfarë na duhet është vullneti dhe vendosmëria.

    Pema e lirisë i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve, porse frytet e saj universale. Ata nuk e dhanë jetën për disa njerëz dhe dëshmorët nuk i takojnë disa njerëzve. Historia dhe ardhmëria janë të lidhura. Historia nuk mund t’i takojë vetëm së kaluarës. Në momentin kur shkruhet historia, ajo i takon edhe ardhmërisë përmes ndikimit të padiskutueshëm që ka në të. Ajo që populli ynë bëri në të kaluarën është pengesë për atë që duan të tjerët të bëjnë me këtë popull në të ardhmen. Më të pathyeshmit, ashtu si gjithmonë, janë pikërisht dëshmorët e kombit. Ata, me rënien e tyre heroike kanë fituar gjallërinë e përjetshme në jetën tonë dhe të brezave që do të vijnë. Nuk janë më me ne, për të qenë në ne, për të qenë brenda nesh. Dhe, thuajse për të na e përkujtuar dhe provuar këtë, ata u mblodhën edhe njëherë, u bënë bashkë, dhe sot këtu, në këtë sallë, ku ne përkujtojmë Betejën e lavdishme të Çabratit.

    Dëshmorët e martirët e kombit e kanë larë borxhin ndaj kombit. Ata i dhanë gjithçka Kosovës e nuk morën asgjë prej saj. Gjithë shqiptarët e tjerë që janë gjallë duhet të punojnë sa të jenë gjallë për kombin tonë. Të vetmit njerëz për të cilët mund të thuhet që s’kanë obligime ndaj atdheut janë dëshmorët e kombit. Vepra e dëshmorëve është më e madhe dhe më e gjatë sesa jeta e tyre. Ashtu qysh gjaku i dëshmorëve nuk humbet asnjëherë, njëjtë as emri i dëshmorëve s’harrohet kurrë.

    Janë një shekull vuajtje, humbje dhe sakrifica para UÇK-së. Janë një shekull vrasje, terror, shtypje e persekutime para UÇK-së. Kryengritja e armatosur ishte vetëmbrojtje e armatosur dhe e organizuar. Ushtria jugosllave ishte makineri. Luftëtari i UÇK-së ishte njeriu. Njeriu luftonte makinën. Njeriu e mundi makinën. Mirëpo, në vend se Serbisë si makineri shtetërore që kreu gjithë ato krime t’i viheshin kushte, ato na vihen neve. Në vend se Serbia të jetë nën trysni që të heq dorë nga Kosova, jemi ne në presion që të bëjmë kompromise e koncesione ndaj Serbisë. Kjo është pasojë e faktit që në vend se të çarmatoset ushtria e Serbisë, u çarmatos UÇK-ja. Nuk ka aleanca pa pasur ushtri. Sa i kishim dëshmorët, kishim ushtri. Ata e dhanë jetën për të vazhduar lufta. Pastaj, u instaluan në krye këta që e ndalën luftën për ta vazhduar jetën. E çarmatosën ushtrinë dhe e demobilizuan popullin. Të njëjtët njerëz i kemi sot në pushtet, prandaj kemi veçse gjysëm-shtet. Mbrojtja e atdheut tonë, është detyra jonë, e jo e atyre që nuk e kanë atdhe vendin tonë.

    Ne nuk kemi nevojë t’i dëshmohemi askujt tjetër. Ne duam të jemi të lirë dhe ne duhet të jemi të lirë. Ne s’duhet të lejojmë që të jemi objekt i vendimeve të të tjerëve. Na nevojitet ndihma e të tjerëve, porse vendimi duhet të jetë yni. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse ta forcojmë veten tonë për hir të vetes sonë. 13 vjet pas luftës në Kosovë, 12 vjet pas luftës në Luginë të Preshevës, 11 vjet pas luftës në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët po i arrestojnë e vrasin në të gjitha këto vende si dhe në veriun e Kosovës. Shtetet e Serbisë dhe Maqedonisë nuk do t’i ndalin sulmet e tyre derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar. Edhe shqiptarëve që nuk e duan bashkimin kombëtar, thjesht, nuk do t’iu mbetet rrugë tjetër. Ata do të na sulmojnë deri atëherë nuk do të mund të na sulmojnë më.

    Lavdi dëshmorëve të kombit!

    Albin Kurti
    Gjakovë, 7 maj 2012
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Koco Danaj: Pse humbi Vetvendosja?

    E Hene, 30 Prill 2012




    Por le të kthehemi tek pyetja e sipërbërë: Pse humbi Vetvendosja? Anaiza e ftohtë dhe qëllimmirë, të con në konkluzionin se Vetevendosja humbi pasi u largua nga program saj fillestar, i para dy vjetëve. Në fillim, ajo u konsiderua si flamurtare e bashkimit kombëtar. (Të mos harrojmë se në Kosovë janë 82 përqind e shqiptarëve që e duan bashkimin me Shqipërinë). Pas hyrjes në parlament jo thjesht si forcë e tretë politike, por si shpresë reale e bashkimit të shqiptarëve, në një shtet të quajtur Shqipëri Natyrale, përditë e më tepër, deputetët e saj, filluan të largohen nga thelbi I Lëvizjes së tyre. Për ditë e më tepër, ata bashkimin e shndrruan në parrullë propagandistike, kur duhet ta kishin shndërruar në platformë legjislative, institucionale. (Në parlamentin e Kosovës, ka edhe deputetë të tjerë, që bëjnë pjesë në parti të tjera që e duan Shqipërinë Natyrale). Ata prisnin të gjenin tek Vetvendosja, mbështetjen e tyre, por nuk e gjetën. Deri më tani që po shkruajmë, në asnjë seancë parlamentare, asnjë deputet I Vetvendosjes, nuk ka artikuluar bashkimin e trojeve shqiptare. As si parti, por as si individ. Pse? Sepse drejtuesit e saj, bashkimin e konsideruan në program si pjesë e Vetvendosjes së Jashtme?? Lexoni programin e saj dhe do ta shikoni. Kur duhet të ishte e kundërta. Nuk mund asnjëherë, Kosova të arrijë të vetvendosë për fatin e saj, pa u bashkuar në fillim me Shqipërinë. Pjesa merr kuptim kur bashkohet me të tërën. Sovraniteti real fillon nga Bashkimi Kombëtar. Shfaqjet televizive me 4 apo 5 autobuzë nga Tirana në raste protestash, rezultuan të jenë thjesht një manipulim propagandistik. Ajo që hyri në Parlament si shpresë për të realizuar një ëndërr, u largua vetë nga ëndërra, e coi realizimin e saj diku në periferi të programit të saj dhe të veprimtarisë së saj.Dhe asnjëherë nuk u deklarua hapur se e pranon apo jo, Aktin Juridik të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrorë në 28 Nëntor 1912. Ajo që hyri në parlament si shpresë, për bashkimin kombëtar, u soll herë si majtiste e here si djathtiste. Pra më shumë u ideologjizua, kur më shumë se cdo gjë tjetër duhet të kombëtarizohej. (Po, Flamuri kombëtar, mund të më thotë dikush apo disa, ne e mbajmë atë në zyrat tona etj etj.) Miqtë e mij, nuk jemi në këtë fazë, nuk kemi nevojë të mbështillemi me Flamur, jemi duke folur për bashkimin kombëtar sin je proces I shtruar për zgjidhje. Dhe të gjithë u mrekulluam kur më në fund një forcë politike që kërkonte bashkimin kombëtar hyri si forcë e tretë në Parlament) Po pastaj? Asgjë. Pastaj filluam të merremi me ideologjira, pastaj filluam të merremi me megallomanira, pastaj filluam të afrojmë ata që kishin fyer Sëknderbeun dhe kishin madhëruar Ballaban Pashë Baderën. Dhe pastaj, filluam të merremi me diskutime teorike, se e duam Shqipërinë me mbiemër apo pa mbiemër?? Dhe në fund erdhi edhe fjalimi I kryetarit të Vetëvendosjes në Ferizaj. Asnjë fjalë për bashkimin kombëtar, kur njerëzit kishin ardhur vetëm për fjalën ‘bashkim”. (Në Ferizaj, 87 përqind e shqiptarëve janë pro bashkimit kombëtar.Gabim fatal. Zgjedhjet janë lokale apo parlamentare për politikanin, ndërsa për popullin e thjeshtë që të ndjek, janë gjithmonë politike)

    Dhe në fund të analizës, Vetëvendosja u bojkotua në Ferizaj, prandaj nuk mori aq vota sa I takonin. Po kush e bojkotoi? E bojkotuan ata që duan Shqipërinë Natyrale. Ata nuk pranuan të votonin për të. Dhe këtu fillon dhe mbaron analiza. Vetëvendosja ka elektoratin më të madh në Kosovë, shumë herë më të madh se PDK, LDK etj. Por duhet ti kthejë besimin këtij elektorati, atë besim që kishte në muajin e ftohtë dhjetor 2010. Po jap një spiegim figurativ të gjëndjes aktuale në Kosovë për Vetvendosjen, është një 4 vargësh I Xhevair Spahiut: “Mjegulla u var; Mali nuk duket më; Fusha ka mbetur; Pa Zot dhe pa Zë” .

    Albin Kurti tashmë duhet të zgjedhë, nuk ka më ….edhe …edhe.. .Por ose …ose. Ose me ata, që duan realisht bashkimin kombëtar, ose me të tjerët që Flamurin Kombëtar e duan për të fshehur, internacionalizmin apo liberalizmin e tyre. Ose me Zhizhekun, ose me Projektin Politik Adem Jashari. E, për këtë duhet shumë pak!!! Duhet ndryshuar Programi. Duhet që bashkimi kombëtar të konsiderohet thelbi I Vetëvendosjes dhe jo Pjesa e Jashtme e tij. Dhe pas kësaj, të jeni të sigurtë që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ajo do të jetë Forca e Parë Politike e Kosovës dhe Shqipërisë Natyrale.(lajme.net)
    E kam lexuar para ca ditesh kete banalize dhe gjithnje kam menduar qe kete e ka shkruar ndonje rrugac ose injorant qe nuk i njeh fare rrethanat.
    Tash, per here te pare, po e shoh se qenka shkrim i Koco Danajt. Dhe ende s'po me besohet qe eshte e vertete.
    Ne Ferizaj qenka dashur ti premtohet zgjedhesve Shqiperia Natyrale?
    Sa qesharake.
    "Zgjidhmeni kryetar tuajin, une ju premtoj bashkim kombetar"...
    ...dhe ja, votat: 95% per Vetevendosjen.
    Sa "matematike" e lehte.
    Si thot pastaj autori i shkrimit?
    Edhe nje numer tjeter i deputeteve e duan Bashkimin.
    E duan?
    Perse atehere po ata deputete nuk i votojne ligjet ne Parlament qe jane ne favor te Kosoves?
    Perse shumica e deputeteve (ne mesit e tyre qe e duan bashkimin) votojne kunder vet shtetit te tyre.
    Ose: Si mund ta dojne ata bashkimin shqiptar kur votojne ne favor te coptimit te Kosoves?

    Te shkosh ne Ferzaj per t'u zgjedhur kryetar i saj me parullen "Bashkim Kombetar" eshte premtim i rrejshem. Eshte premtim bosh. Apo popullizem.

    Ose, nese VV-ja krejt gabim na qenka, cfare bere ti me ate Listen e Shqiperise Natyrale?
    Ke shkruar "analiza" (parashikime) nga zyra yte dhe pret qe ajo te realizohet???

    Perralle…


    *

  16. #76
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    E kam lexuar para ca ditesh kete banalize dhe gjithnje kam menduar qe kete e ka shkruar ndonje rrugac ose injorant qe nuk i njeh fare rrethanat.
    Tash, per here te pare, po e shoh se qenka shkrim i Koco Danajt. Dhe ende s'po me besohet qe eshte e vertete.
    Ne Ferizaj qenka dashur ti premtohet zgjedhesve Shqiperia Natyrale?
    Sa qesharake.
    "Zgjidhmeni kryetar tuajin, une ju premtoj bashkim kombetar"...
    ...dhe ja, votat: 95% per Vetevendosjen.
    Sa "matematike" e lehte.
    Si thot pastaj autori i shkrimit?
    Edhe nje numer tjeter i deputeteve e duan Bashkimin.
    E duan?
    Perse atehere po ata deputete nuk i votojne ligjet ne Parlament qe jane ne favor te Kosoves?
    Perse shumica e deputeteve (ne mesit e tyre qe e duan bashkimin) votojne kunder vet shtetit te tyre.
    Ose: Si mund ta dojne ata bashkimin shqiptar kur votojne ne favor te coptimit te Kosoves?

    Te shkosh ne Ferzaj per t'u zgjedhur kryetar i saj me parullen "Bashkim Kombetar" eshte premtim i rrejshem. Eshte premtim bosh. Apo popullizem.

    Ose, nese VV-ja krejt gabim na qenka, cfare bere ti me ate Listen e Shqiperise Natyrale?
    Ke shkruar "analiza" (parashikime) nga zyra yte dhe pret qe ajo te realizohet???

    Perralle…


    *

    ka te drejte njeriu te shprehet, siç ja thote mëndja edhe ky vetem ka dhene mendimin e tij
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    ka te drejte njeriu te shprehet, siç ja thote mëndja edhe ky vetem ka dhene mendimin e tij
    Po, po, ashtu...edhe une u shpreha sic me k'ceu kandari





    .

  18. #78
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Fjalimi i Albin Kurtit në Akademinë Përkujtimore me rastin e 14 vjetorit të rënies së Ilir Konushefcit dhe Dr.Hazir Malajt

    09 MAJ 2012 - E Mërkurë 08:06

    Të dashur luftëtarë të UÇK-së,
    Të nderuara familje të dëshmorëve,
    Të dashura familje Konushefci dhe Malaj,
    Të nderuar përfaqësues e zyrtarë të institucioneve,
    Të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie përkujtimore,

    Dëshmorët dhe heronjtë kanë dalë nga populli dhe kanë rënë për popull. Pa histori, nuk ka ardhmëri. Me ardhmëri, kemi edhe histori. Sepse, pa ditur nga vijmë, s’e dimë se ku do të shkojmë e kah duhet të shkojmë. Dhe, me rrugën e së ardhmes, ndriçojmë e rikujtojmë të kaluarën.

    Historia e kombit tonë është histori e dëshmorëve të kombit. Po ia hoqe historisë dëshmorët, nuk mbetet pothuajse asgjë. Pa dëshmorë, e humbasim historinë, dhe, për pasojë, edhe ardhmërinë. Politikanët prijnë veçse teknikisht. Dëshmorët e kombit janë udhëheqësit e vërtetë politikë. Ata fizikisht kanë pushuar së qeni në të kaluarën, porse politikisht janë të gjallë edhe atje ku ne s’kemi mbërritur ende: në të ardhmen. Pra, dëshmorët nuk janë pas nesh, por para nesh. Nuk i kemi lënë prapa, por i ndjekim nga pas. E kaluara i përket historisë, por historia nuk i përket vetëm të kaluarës. Te dëshmorët e kombit, vepra e tyre gjithsesi e mbijeton jetën e tyre.

    Dëshmorët e kombit me gjakun e tyre dëshmuan vullnetin e paepur për liri. Gjaku i dëshmorëve është fara e lirisë së popullit. Mirëpo, realiteti që e jetojmë sot është trashëgimi e dëshmorëve por jo edhe ideali e amaneti i tyre. Dëshmorët nuk nderohen vetëm duke iu ngritë varre e përmendore. Dëshmorët nderohen kur nderohet qëllimi dhe ëndrra e tyre. Dëshmorët nderohen kur e çojmë më tej luftën e tyre. Dëshmorët nderohen jo vetëm kur i kujtojmë, por kur na kujtojnë se çka duhet të bëjmë, kur na kujtojnë se sakrifica na takon edhe ne.

    Mirëpo, institucionet e Kosovës nuk mund të thuhet se e njohin UÇK-në. Ajo s’përmendet në Deklaratën e Pavarësisë dhe as në Kushtetutë. Lufta çlirimtare u mohua nga shpallja e pavarësisë. Në emër të çlirimit, Kosovës iu mor UÇK-ja, ndërkaq, në emër të pavarësisë, edhe TMK-ja. Luftëtarët e UÇK-së konsiderohen më shumë pjesë e problemit në Kosovë e jo si ata që sakrifikuan për zgjidhje.

    Në Kosovë po përforcohet pavarësia si pavarësi prej Shqipërisë (psh. flamuri e himni i ri) kurse po dobësohet pavarësia si pavarësi prej Serbisë (psh. tolerimi i strukturave ilegale e vendosja e fusnotës në emrin e shtetit). Kjo është shumë e rëndë, aq më tepër kur dihet se, në bazë të betimit të UÇK-së, të gjithë dëshmorët janë të Shqipërisë dhe për Shqipërinë, sepse ata u betuan për çlirimin e trojeve të okupuara shqiptare dhe bashkimin e tyre. Duke mos iu referuar historisë kombëtare dhe UÇK-së askund në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e Republikës, po del që pavarësia e Kosovës është (edhe) pavarësi prej historisë kombëtare dhe prej UÇK-së. Jo vetëm TMK-në dje, por edhe FSK-në sot, qytetarët e Kosovës, i shohin si urë lidhëse ndërmjet UÇK-së dhe ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Pra, i vlerësojnë ato për prejardhjen dhe potencialitetin, për atë prej nga vijnë dhe për atë ku po shkojnë, e jo për aktualitetin e tyre.

    Pavarësia pa sovranitet reflektohet në nevoja që nuk shndërrohen në të drejta, pra në nevoja të popullit që nuk bëhen të drejta për shtetin, siç është puna e mungesës së ushtrisë. Ushtrinë që e krijuan dëshmorët nën pushtim, e zhbënë politikanët në liri. Por, liria pa ushtri është liri në rrezik. Qeveritarët kosovarë sot ia përmendin UÇK-në popullit të Kosovës, jo ndërkombëtarëve, dhe ia përmendin krimet e Serbisë sërish popullit të Kosovës, e jo Serbisë me të cilën bëjnë dialog në Bruksel.

    I gjithë shekulli XX ishte shekull i rezistencës shqiptare. Ajo kishte formë dhe intensitet të ndryshëm, por gjithmonë ishte aty. Nganjëherë legale, e shpesh ilegale. Nganjëherë paqësore, e shpesh e armatosur. Mirëpo, kulmi i rezistencës ishte padyshim kryengritja e UÇK-së. Me UÇK-në bëhet ballafaqimi me armikun, jo evitimi i tij. UÇK-ja është momenti kur e drejta politike pajiset me forcë të zbatimit të së drejtës.

    Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj ishin ndër të parët. Ata e kishin më së vështiri. Kushdo që erdhi pas tyre në UÇK e kishte më kollaj se ata. Iliri e Doktori iu rrekën pa pushim maleve që ndajnë fizikisht Kosovën prej Shqipërisë. Ata ishin vetë shpirti i kombit, që lufton gjeografinë e kombit. Ata ishin njerëzit që e mundën natyrën, shqiptarët që e mundën ndarjen. Iliri dhe Doktori ishin shumë të vetëdijshëm që epërsia morale dhe njerëzore ishin në anën e shqiptarëve. Atyre iu mungonte armatimi. Prandaj, Iliri dhe Doktori jo vetëm që luftuan por ata edhe punuan për luftën. Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj po bënin më shumë se luftë çlirimtare. Ata po e mundësonin luftën çlirimtare.

    Pa luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kombit nuk jemi në gjendje ta dallojmë të mirën nga e keqja në politikën shtetërore. Nëpërmjet luftës çlirimtare është bërë e mundur etika në politikë. Institucionet e Kosovës nuk duhet të thonë frikën e tyre, por vullnetin e popullit. Deri tani politikanët e Kosovës, me frazat e tyre kanë thënë frikën dhe kanë pamundësuar Kosovën.

    Për të gjithë politikanët shqiptarë ka ardhur koha të flasin në cilësinë e shqiptarit. Le të mendojnë njëherë në histori se ç’i nevojitet shqiptarit, dhe vetëm pastaj se sa u pëlqen kjo të tjerëve. Shqiptarët nuk duhet të ndalen dhe nuk mund të ndalen deri në bashkimin kombëtar të tyre. Sepse, Serbia, Maqedonia, por edhe Greqia e Mali i Zi, nuk duan dhe nuk mund të ndalen në sulmet e tyre ndaj shqiptarëve.

    Ne duam t’i bashkohemi Bashkimit Evropian, porse ne duhet të shkojmë në BE të bashkuar. Kur ecim bashkë, bëhemi bashkë dhe arrijmë të bashkuar. Kur ecim ndaras, nuk arrijmë as ndaras. Kosova dhe Shqipëria duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën, por jo thjesht që të avancojnë të dyja por që të bëhen NJË, një shtet, sepse ne jemi NJË, një komb!

    Duhet të kemi shumë kujdes që bashkimi kombëtar të mos jetë i llojit të pavarësisë së Kosovës. Së pari, të mos jetë i rrudhur: shteti i ri shqiptar matet me Mitrovicën dhe Shkupin. Së dyti, të mos jetë i kufizuar në simbole: duhet të kemi sovranitet dhe ushtri tonën të fuqishme. Dhe, së treti, të mos nisin privatizime edhe më të egra: ne kemi nevojë për zhvillim ekonomik që sjell prodhim e punësim. Dëshmorët e kombit i lanë familjet e tyre dhe ia dhanë jetën kombit. Tash, nuk bën që kombin ta zbresim te familja dhe individët. S’kemi nevojë për privatizim, por për kombëtarizim.

    Dëshmorët nuk na kanë lënë neve. Vetëm ne mund t’i lëmë dëshmorët. Veçse ne s’bën kurrsesi t’i lëmë dëshmorët. Dëshmorët janë dëshmuar para kombit tonë. Është kombi ynë që duhet të dëshmohet ndaj dëshmorëve.

    Lavdi Ilir Konushefcit dhe Dr.Hazir Malajt!
    Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
    Prishtinë, 8 maj 2012(LVV)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  19. #79
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Shqiptarët nën sulm

    Albin Kurti

    Çështja e bashkimit kombëtar ka qenë gjithmonë në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve. Kufijtë që i ndajnë shqiptarët nuk janë kufij të shqiptarëve. Ata kanë ateruar dhunshëm prej Konferencës së Londrës para më se një shekulli. Atëbotë, Sir Edward Grey, ministër i Punëve të Jashtme të Anglisë, pati deklaruar që “për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”. Dihet që një vit më vonë shpërthen Lufta e Parë Botërore. Kaq sa i përket paqes në Evropë.

    Edhe viti 1945 nuk është më pak traumatik për shqiptarët sesa viti 1913. Kuvendi i Prizrenit e shfuqizoi Konferencën e Bujanit të mbajtur në ditët e ndërrimit të motmoteve 1943-1944. Një muaj para kësaj, komunistët shqiptarë s’ishin ftuar të përfaqësojnë Kosovën në Jajce në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it. Aty u formua edhe Republika e Maqedonisë, kurse shqiptarët jo vetëm që s’u lejuan t’i bashkohen Shqipërisë, por nuk u krijua as një republikë a krahinë e veçantë për shqiptarët në RSFJ. (Mbledhja në Jajce ishte shkelje edhe e vendimit të Kongresit të Katërt të PKJ-së në nëntor të vitit 1928 në Dresden ku parashihej pavarësia për Kosovën.) Kështu, më shumë shqiptarë iu lanë Serbisë meqë ajo ishte më e fuqishme; mesatarisht shqiptarë u lanë nën Maqedoninë sepse ajo ishte një republikë mesatare, ndërkaq, më pak shqiptarë iu lanë Malit të Zi, si republikë më e dobët që ishte. Mbase kjo mënyrë sot do të quhej menaxhim i krizës.

    Gati shtatë dekada më vonë, përmirësimi është i kufizuar te Kosova që u shpall e pavarur para më shumë se katër viteve, ndërkohë që shteti mbetet pa sovranitet, pa ushtri të veten, pa kufij të mbrojtur, pa integritet territorial, me sundim ndërkombëtar në formë protektorati dhe me struktura ilegale e armiqësore të Serbisë që veprojnë në veri të vendit dhe jo vetëm atje. Për të qenë edhe më keq se kaq, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qysh te Kapitulli I, te Dispozitat Themelore, në pikën 3 të nenit 1 ku shpjegohet Përkufizimi i Shtetit, thuhet që: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”. Vështirë të paramendohet ndonjë kufizim tjetër më i padrejtë për Kosovën sesa ky. Dhe, lehtë e pajtueshme se sa shumë do t’i shkonte për shtati ky nen pikërisht Serbisë.

    Shumica absolute e partive politike dhe organizatave shoqërore anekënd kufijve që i ndajnë shqiptarët në Ballkan nuk e mbrojnë publikisht tezën e bashkimit kombëtar dhe nuk e kanë të përfshirë atë nëpër programet e tyre. E, megjithatë, janë aq të shumtë politikanët e zyrtarët në secilin subjekt të shqiptarëve që e duan bashkimin kombëtar dhe flasin për të (sidomos privatisht). Edhe sondazhet e ndryshme vendëse e ndërkombëtare vazhdimisht e nxjerrin një shumicë dërrmuese të shqiptarëve që janë për bashkim. S’ka dyshim që përveç faktit që jemi një komb me një gjuhë, histori, traditë e kulturë, edhe interesi ekonomik dhe ai i sigurisë bën që shqiptarët ta duan bashkimin kombëtar në një shtet. Bashkimi i burimeve natyrore dhe njerëzore, i tregut dhe institucioneve, do t’i forconte shqiptarët në Ballkan gjë që patjetër se do të përkthehej në zhvillim e mirëqenie, në mbrojtje e siguri.

    Përkundër gjithë kësaj, nuk ka ndryshim të politikave zyrtare të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës, e të cilat do të duhej të jenë në funksion të faktorizimit të shqiptarëve. Maksimumi i tyre janë deklaratat publike të cilat përveçse janë joadekuate në përmbajtje, toni i tyre tregon që janë bërë për të mos u marrë me këtë çështje e jo për t’u marrë me të. Madje, Prishtina dhe Tirana, edhe në rastin më të mirë, vetëm sa reagojnë: janë Serbia e Maqedonia, por edhe Mali i Zi e Greqia, ato që i shtypin shqiptarët duke i intensifikuar kohë pas kohe ekspeditat e ndryshme policore. Reagimet nga Prishtina e Tirana pothuajse asnjëherë nuk vijnë pas dhunës strukturore që zbatohet mbi shqiptarët por eventualisht atëherë kur kjo dhunë bëhet brutale, fizike dhe e dukshme.

    Kohëve të fundit kemi një rritje të sulmeve mbi shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës. Arrestimet dhe vrasjet janë bërë dukuri të zakonshme me të cilat po mësohemi dhe përherë e më shumë ngjajnë të orkestruara. Serbia dhe Maqedonia nuk do të ndalen në këto sulme për shkak të regjimeve në fuqi në Beograd e në Shkup, e të cilat janë reflektuar edhe në karakterin e shteteve përkatëse. Qëndrimi shovinist dhe racist ndaj shqiptarëve prodhon sulme ndaj shqiptarëve të cilat, më tutje, i mirëmbajnë këto regjime. Dobësia dhe pasiviteti ynë kontribuojnë në sulmet që i përjetojmë duke i inkurajuar ato. Njëkohësisht, sulmuesit nga Serbia dhe Maqedonia nisin të perceptohen si më të fuqishëm prej shqiptarëve sesa që ata janë në të vërtetë dhe madej kjo ndikon në vetë fuqizimin e atyre.

    Ajo që për shqiptarët është gjithsesi pak, gjithmonë u duket shumë Serbisë e Maqedonisë. E kemi rastin e autonomisë së ’74-shit në Kosovë që u suprimua dhe të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që nuk u zbatua. Thjesht, Serbia dhe Maqedonia nuk do të ndalen me sulmet ndaj shqiptarëve derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar dhe të arrihet një baraspeshë e re në Ballkan. Sa më herët që ta kuptojnë këtë gjë Tirana e Prishtina, aq më mirë dhe aq më kollaj do të jetë. Natyrën e shtetit të Serbisë dhe Maqedonisë nuk mund ta ndryshojnë Serbia e Maqedonia e madje as BE-ja. Karakterin e mbrapshtë të këtyre shteteve mund dhe duhet ta ndryshojnë shqiptarët. Ama duke u kujdesur për veten e tyre, natyrisht.
    (zeri.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #80
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    E kam lexuar para ca ditesh kete banalize dhe gjithnje kam menduar qe kete e ka shkruar ndonje rrugac ose injorant qe nuk i njeh fare rrethanat.
    Koçoja(ç'mrekulli emri) eshte mbeshtetesi me i madh i Vetevendosjes dhe Albinit. Ketij i fle ne zemer çeshtja e bashkimit dhe natyrisht i duket qe edhe VV-ja po vepron pak ne kete drejtim, jo sa duhet.. prandaj kritika e tij eshte qellim mire dhe mund ti sjelle vetem dobi Levizjes.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •