Close
Faqja 19 prej 107 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 1065
  1. #181
    Ky eshte vetem nje SHOW Blic I ICO, Bashkesise Nderkombetare, Qeverise (te korruptuar, te shantazhuar, e servile ndaj Bashkesise Nderkombetare), e me keqardhje mund te them se eshte edhe SHOW I RTK (Radio Televizionit te Kosoves alias Radio Televizionit te PDKse). Pavaresia dhe Sovraniteti I Plote do behet vetem ateherash kur Kosova do e ket Ushtrine e saj, dhe ajo Ushtri do mbron kufijte tane, respketivisht do I mbron kufijte me Serbine. Pakoja e Ahtiasrit kryekput ishte nje Pako, ne ne favor te drejtave te minoritareve e sidomos atij serb, por kjo pako ishte vetem ne favor te Shtetit Serb. Ku permes kesaj pakoje, shtetit serb iu mundesua qasje e vecante ne Veri te Kosoves, ku permes strukturave te saja ilegale, okupese e kriminele larguan mbi 12 mije Shqiptare nga vatrat e tyre. Gjitahstu permes pakos se Ahtisarit, Shtetit Serb iu mundesua qasja eshe ne enklavat tjera serbe kendej ibrit, si dhe e drejta qe objektet fetare ortodokse te ken nje lloj autonomie (mini shtetesi) perbrenda shtetit te cunguar te Kosoves, thuajse mu njesoj sikurse Vatikani ne Rome, Itali. Natyrisht se Pakoja e Ahtisarit eshte zbatuar, por zbatimi I kesaj pakoje eshte bere vetem ne ato gjera kur vet Shteti Serb ishte dakord, si krijimi I komunave serbe sic eshte Gracanica, e ku boterisht dihet se Gracanica, edhe ne kohen e Ish Jugosllavise, edhe ne kohen e Serbise se Millosheviqit, ishte pjese perberse e Prishtines. Gjiatshtu kjo pako e Ahtisarit eshte zbatuar edhe tek objektet fetare ortodokse, ku iu eshte dhene mundeisa qe te kene nje autonomi te vecant, gjiashtu pakoja e Ahtisarit eshte zbatua edhe tek ajo qe 10 ulse te Kuvendit te Kosoves jane te dhuruara per komunitetit serb, e gjiashtu me kete pako te Ahtisarit cdo ligj ne Kosoves mund te miratohet vetem ateher kur 2 e 3 e deputeteve serb votojne pro atij ligji. Pra ne prespektiv ku behet fjale per interes te Shtetit Serb, kjo Pako eshte zbatuar. Por kjo Pako e Ahtisarit ishte e do te jet ne kundershti me shumicen absolute te popullit te Kosoves, pra Shqiptaret, sepse iu pamundesohet (mohohet) e drejta per REFERENDUM e VETEVENDOSJE. Shqiptareve iu mohohet e drejta e tyre qe ta shprehin vullnetin e tyre politik. E gjiashtu Shqiptareve iu pamundesohet, iu mohohet e drejta qe te ken Ushtrine e tyre. Kjo qe tani kinse po mbyllet mbikqyrja e Pavaresise se Kosoves nga ana e Nderkombetareve, eshte vetem nej SHOW, nje mashtrim I rradhes, si nga ana e Pushtetareve, si nga ana e Intelektualve, si nga ana e Gazetareve e Televizoneve, e si nga ana e Bashkesise Nderkombetare, qe po I behet Popullit. Sepse me ane te kesaj te gjithe keta duan qe pak a shume ta zbusin mllefin e popullit, te cilet dita dites po vetedisohen me teper, duke I pare pazarlleqet e kesaj Qeveri te korruptuar, te shantazhuar e servile ndaj te huajve, qe po I ben ne dem te inetersave te popullit, duke privatizuar e shitur me cmime maramendese te ulta (falas) pasurite shteterore e kombetare. (PTKne, KEKUn , TREPCEN etj), si dhe duke e zvogluar territorin e Kosoves nga thuajse cdo ane, me Maqedonine, me Malin e Zi, e tani edhe me Serbine. Ndersa populli cdo dite e me teper behet me I varfer ne cdo aspket, si nga ana politike, si nga ana ekonomike, e si nga ajo sociale. Por nga e gjithe kjo fajtor me te medhenj dhe kryesor jemi ne vet populli, te cilet ende qendrojme neglezhent nga keto padrejtesi qe po na servohen si nga jashte, po ashtu nga brenda.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #182
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Kushtetuta mbeti e Ahtisaarit, s’u bë e qytetarit.



    Fjala e Visar Ymerit në konferencën e sotme për media

    Prej kur ka hy në fuqi Kushtetuta aktuale e Kosovës, e cila u amendamentuar tash me 7 shtator 2012, ka qenë një kushtetutë e cila i ka pas disa probleme thelbësore. Më të veçuarat kanë qenë mohimi i sovranitetin institucional, përmes pranisë së institucioneve ndërkombëtare me pushtet ekzekutiv në njërën anë, dhe në anën tjetër mohimi i barazisë shoqërore e politike mes qytetarëve, përmes krijimit të një sistemi politik e juridik me asimetri kompetencash përbrenda territorit të Kosovës siç kanë qenë komunat me shumicë serbe, siç kanë qenë disa nga monumentet të ritit ortodokse e kështu me radhë. Të gjitha këto probleme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk është se janë përmirësuar përmes amendamentimit të saj, në disa aspekte ato u përforcuan kurse të tjerët u lanë ashtu siç kanë qenë.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës është Kushtetutë që Kosovës ia mohon identitetin e vet kombëtar, dhe ia mohon përpjekjet shekullore të shqiptarëve për t’u çliruar nga Serbia dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë. Në këtë drejtim, kjo Kushtetutë, në preambulën e saj askund nuk i përmend përpjekjet e popullit shqiptarë, madje as luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta çliruar Kosovën nga Serbia. Preambula e Kushtetutës ka mbet ashtu siç është, nuk është ndryshuar fare. Neni 1.3, është neni që ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, apo pjesë të ndonjë shteti tjetër, që përveç që ia ndalon Kosovës bashkimin me Shqipërinë, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në të drejtën e ushtrimit të sovranitetit në aspektin e jashtëm. Një shtet sovran ka të drejtë që të vendos me referendum nëse do t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër apo ndonjë organizmi mbiinstitucional apo mbikombëtar.

    Në rastin e Kushtetutës së Kosovës pra ne nuk kemi të drejtë që t’i bashkohemi ndonjë shteti tjetër. Po ashtu kjo Kushtetutë e mohon edhe demokracinë edhe pushtetin ekzekutiv. Ka qenë e tillë për shkak të pranisë së EULEX dhe ICO, tash mbetet e tillë për shkak të pranisë së EULEX-it. Një pjesë e formës së mbikëqyrur është hequr nga Kushtetuta me këtë amendamentim, ndërkohë që statusi i EULEX është ngritur për shkak se tash EULEX u vendos në të njëjtin nivel me Kushtetutën, u votua me 2/3 e votave.

    Kushtetuta e Kosovës edhe pas amendamentimit vazhdon t’ia mohojë një pjesë të së drejtës sovrane institucioneve të Kosovës për ta ushtruar sovranitetin, për shkak se e mban EULEX-in përbrenda Kosovës. EULEX është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në atë që quhet sovranitet i brendshëm i Kosovës. Ndërhyrje e drejtpërdrejtë në mekanizmat shtetërorë për sundimin e ligjit, siç janë gjyqësia, policia, e në rastin e EULEX-it edhe dogana. Në këtë drejtim kjo që po quhet përmbyllje e mbikëqyrjes së pavarësisë në fakt vetëm po ndryshon formë, dhe me përbrendësimin e saj po shkon duke u forcuar për shkak se po bëhet edhe më e padukshme.



    Në 22 amendamentet që u bën në Kuvend, një pjesë e tyre kanë qenë amendamente që i kanë hequr nene të caktuara të Kushtetutës, që i janë referuar drejtpërsëdrejti Planit të Ahtisaarit, Përfaqësuesit civil ndërkombëtar dhe pushtetit të tij ekzekutiv. Këto janë hequr për shkak se Përfaqësuesi civil ndërkombëtar po largohet. Mirëpo, disa prej problemeve kryesore të Kushtetutës kanë shkuar duke u forcuar.

    Amendamenti i dytë që ka të bëjë me Nenin 81, ku flitet për shumicën e dyfishtë të të votuarit për çështje të caktuara në Kuvend, dhe aty më parë ka qenë që për ligjet e interesit vital dhe për amendamentimin e Kushtetutës të kërkohen 2/3 e deputetëve të pranishëm për votim. Ndërkohë që me amandamentimin e këtij neni janë hequr vendet e rezervuara, kanë mbetur vetëm vendet e garantuara, mirëpo është hequr “që janë të pranishëm dhe që votojnë”. Kjo e ka përforcuar të drejtën e vetos që e kanë pakicat, e që janë 20 sosh.



    Në Nenin 81, tek ligjet e interesit vital është shtuar edhe një aspekt tjetër. Ligjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe zonat e veçanta të mbrojtura. Deri tash zonat e veçanta të mbrojtura nuk kanë qenë kategori kushtetuese. Me amendamentimin e Kushtetutës këto janë ngritur në kategori kushtetuese.

    VETËVENDOSJE! ka qenë kundër këtyre zonave të veçanta për shumë arsye, mirëpo edhe njëra prej arsyeve që përmend këtu është se këto zona të veçanta përveç se shkojnë në kundërshtim të drejtpërdrejt me parimin e shenjtërisë së pronës private, pra e uzurpojnë pronën private dhe publike të Kosovës dhe që i jepen nën menaxhim Kishës Ortodokse serbe përmes manastirit apo kishës së caktuar, po ashtu janë zona apo mjete të mekanizmit përmes së cilit Serbia po realizon serbizimin e trashëgimisë kulturore që gjendet në Kosovë.

    Tash këto janë ngritur në kategori kushtetuese, gjë që e vështirëson ndryshimin apo modifikimin e tyre madje e hedh si tërësisht të papranueshme diskutimin për to.





    Dy çështje tjera që janë shumë të rëndësishme e që kanë të bëjnë me amendamentimin e Kushtetutës janë edhe dy nenet për të cilat është folur shumë pak.

    Me amendamentin 20, është fshirë Neni 159 i Kushtetutës që merret me pronat dhe ndërmarrjet me pronësi shoqërore. Aty thuhet, që kanë qenë një prej parimeve të Ahtisaarit e që mund të quhet i mirë, që e tërë prona e ndërmarrjeve shoqërore që gjendet brenda territorit të Kosovës do t’i takojë Kosovës. Kështu thotë plani i Ahtisaarit dhe kështu e ka pas Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që thotë që: Të gjitha ndërmarrjet që ishin në tërësi ose pjesërisht në pronësi shoqërore, para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të privatizohen në pajtim me ligj. E pastaj thuhet që këto ndërmarrje janë të Kosovës. Ndërkohë që kjo është fshirë fare.

    Kjo nënkupton që tash me Kushtetutën e Kosovës, ndërmarrjet që janë ose kanë qenë në pronësi shoqërore brenda territorit të Kosovës nuk janë domosdoshmërisht të Kosovës. Pra ,deri të premten kanë qenë domosdoshmërisht të Kosovës, por tash nuk flitet fare për to e që i bie që nuk janë domosdoshmërisht të Kosovës.

    Këtë duhet ta lidhim me një zinxhir ngjarjesh që po ndodhin aktualisht në Serbi, sa i përket procesit të privatizimit. Pra Serbia tërë procesin e privatizimit në Kosovë e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, duke pretenduar që asnjë autoritet brenda Kosovës nuk ka të drejtë t’i privatizojë këto ndërmarrje, për shkak se Serbia i konsideron ato si ndërmarrje të veta. Kjo nënkupton se Kushtetuta e Kosovës aktualisht ia ka hap derën Qeverisë së Kosovës që të nis negociata me Serbinë për sa i përket fondit të privatizimit.

    Nëse nuk thuhet në Kushtetutën tonë se këto ndërmarrje janë të Kosovës, atëherë meqenëse nuk po u dika se të kujt janë, dhe paratë që janë vjelë nga shitja e tyre nuk po dihen se të kujt janë, atëherë hajde të merremi vesh me Serbinë, e ta përcaktojmë se të kujt janë. Pra ky amendamentim është jashtëzakonisht i dëmshëm, e që ka kaluar më 7 shtator 2012 në Kuvendin e Republika e Kosovës.






    Amendamenti 21, Neni 160, flet për ndërmarrjet me pronësi publike. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar që Kosova do të ketë në pronësi të gjitha ndërmarrjet publike që gjenden brenda territorit të Kosovës. Edhe ky ligj është hequr. E kjo, nënkupton se tash Kosova me Kushtetutën e amendamentuar nuk ka ndërmarrje publike. Madje-madje, meqë nuk është më kategori kushtetuese, kjo nënkupton që as nuk ka të drejtë të ketë ndërmarrje publike. E kjo ja hap derën një privatizimi të përshpejtuar të egër të cilin po e do qeveria e Kosovës.

    Meqë ne nuk e kemi kategorinë, të drejtën sovrane si shtet me Kushtetutë për ta mbrojtur dhe për ta gëzuar pronën publike, atëherë natyrisht që një proces i privatizimit të tyre me këtë rend kushtetues do të konsiderohet nga Qeveria si diçka normale, madje edhe si obligim kushtetues. Këto dy amendamentime do ta kenë ndikimin e drejtpërdrejtë në fushën ekonomike dhe të ndërmarrjeve shoqërore publike të Kosovës që deri tash kanë qenë me Kushtetutë të rregulluara më mirë, e tash nuk do të përmenden fare.(LVV)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #183
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kam "friken" mos po pesojne sulm ne zemer ne menyre kolektive V.V, nga inatet e prosperimeve te Kosoves.






    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #184
    Levizja Vetevendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, mund te mos jen 100 % perfekt, mund te mos jen engjuj, mund te bejne gabime, por nje gje eshte me se e vertete qe LVV dhe lideri i saj Albin Kurti, qe nga viti 2004 e gjer me tani 2012, te gjitha ato gjera qe i kane thene, me ane te protestave, me ane te demonstratave, me ane te aksione simbolike, me ane te tryezave, kan dale te sakta dhe me se te verteta.

    I gjithe ai fjalim i Albin Kurtit ne vitin 2007, ne lidhje per Pakon e Ahtisarit, duke thene se ajo Pako permban Autonomi Substanciale per Serbet ne Veri, por edhe autonomi per enklavat tjera serbe, ishte me se e vertete. Sepse me te vertete nje gje e tille edhe ndodhi, pikerisht pakoja e Ahtisarit ishte per autonomi (mini republik) per serbet.

    Kur Albin Kurti dhe LVV, tere kohen thonin, se bisedimet/negociatat me Serbine, aspak fare nuk jane bisedime/negociata teknike sic pretendonte Qeveria e Kosoves dhe Bashkesia Nderkombetare, por kryekput ishin e jane vetem POLITIKE. Edhe kjo tani del me se e vertete se ne fakt, asnjehere keto bisedime/negociata nuk ishin teknike, por gjithnje e gjithmone ishin vetem POLITIKE, mu sikurse LVV e Albinin thonin tere kohen.

    Edhe tani kur kjo Qeveri e cila eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe servile ndaj Bashkesise Nderkombetar respektivisht ndaj Serbise (sepse Bashkesia Nderkombetare ne nje menyre apo tjetren zbaton politiken zyrtare te Beogradit ne Kosove), pretendon qe tani Kosova eshte Plotesisht e Pavarur dhe Sovrane. LVV dhe Albin Kurti, perseri na thone, se keta Qeveritar e Pushtetar vetem po na genjejne e mashtrojne, vetem e vetem qe situata te vazhdon kesisoj sic eshte tani.

    Mendoj qe gazetaret, televizonet e kosoves, nje pjese e analisteve, klasa intelektuale e kosoves, e kete e them me keqardhje, jane bere argat te kesaj Qeveria e cilja edhe kesaj rradhe eshte duke e bere nje padrejtesi shume te madhe ndaj Kosoves dhe Shqiptareve duke i mashtruar e genjyer, se kinse tani jemi plotesiht te pavarur dhe sovran.

    Plotesiht te Pavarur dhe Sovran do jemi vetem ateher kur kemi te drejte per REFERENDUM, vetem ateher kur kemi te drejte per VETEVENDOSJE (si popujt tjere demokratik e europian), vetem atehere kur kemi te drejte te kemi USHTRINE tone.

    Ndersa te gjitha keto qe po na servohet nga Bashkesia Nderkombetare, e qe po zbatohet nga kjo Qeveri e korruptuar, e shantazhuar (duke vjedhur fabrikisht votat e qytetareve) dhe argatet e ketyre - klasa intelektuale, gazetaret e analistet, jane vetem farse e genjeshtra te kota.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Valla hajvana kta te VV .Le qe vet jon te shitun po mos te mundohen popullin me perzi se skan kurgjo te perbashkt me popull kta. Kur u shpall pavarsia se kan pranue mas sdi sa vjete ju ra ne mend jo po valla te pavarun kokum edhe e paskemi nje kuvend e parlament e hajt se u lodhem tu gju ve te shkojm aty.Te gjith i priten si djemt e populllit e ata bajshin humor me flamur kombetar sa troha kishe po e nderojn e qiten ne fund te tavolines e njollosen. Thojshin hajgare kjo puna e perfundimit se nuk lejon evropa e ka me ja qite edhe sdi sa kushte , mas nja dy mujve ju bjen ne men qe ka perfundu mbikqyrja . Ju ka dal boja o Albin po mos e torturo popullin e ata qe te vijn mbrapa se ata te besojn pa hile e ti je kah i qon drejt humneres qysh je tu u mundu me e qu edhe kosoven .Po ka kosova hala djem e qika qe shohin pak me larg se ju qe shihni veq ni meter me larg se huna juve. Mos luni me dhimt te nanave e me jau qu djemt neper udh te shkatrrimit se boll u ba.lene kosoven te rritet e te zhvillohet se kush sju ka faj se skeni poste politike se von ju ka ra ne men qe per me pas nje post politik duhet me ba diqka per kosove e jo veq ham ham

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

  7. #187
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Thaçi nuk u prit në odën e Jasharëve
    27-11-2011 21:28 CET

    Kryeministri Thaçi dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë varrezave të kompleksit Ademi Jashari në Prekaz me rastin e festës së 28 Nëntorit.

    Pas homazheve kreu i qeverisë nuk është pritur si zakonisht nga vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari në odën e Jasharëve në Prekaz, raporton KTV-ja.

    Kompleksin Memorial në Prekaz e ka vizituar edhe një delegacion i Aleancës Kuq e Zi. Me këtë rast, Kreshnik Spahiu i ka kritikuar politikën kosovare dhe atë shqiptare për mospunën dhe realizimin e ëndrrës së Ismail Qemailjit e Adem Jasharit për bashkim kombëtar. /koha/


    Te bemave te Thaqit nuk ju gezohet askush perveq langonjeve dhe sahanlepiresve, edhe Albini e ka bojkotu kete marifet te thaqit ashtu siq e bojkotoi edhe populli i kosoves..
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 10-09-2012 më 17:49

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ereza;

    Citim Postuar më parë nga Ereza Lexo Postimin
    Valla hajvana kta te VV .Le qe vet jon te shitun po mos te mundohen popullin me perzi se skan kurgjo te perbashkt me popull kta. Kur u shpall pavarsia se kan pranue mas sdi sa vjete ju ra ne mend jo po valla te pavarun kokum edhe e paskemi nje kuvend e parlament e hajt se u lodhem tu gju ve te shkojm aty.Te gjith i priten si djemt e populllit e ata bajshin humor me flamur kombetar sa troha kishe po e nderojn e qiten ne fund te tavolines e njollosen. Thojshin hajgare kjo puna e perfundimit se nuk lejon evropa e ka me ja qite edhe sdi sa kushte , mas nja dy mujve ju bjen ne men qe ka perfundu mbikqyrja . Ju ka dal boja o Albin po mos e torturo popullin e ata qe te vijn mbrapa se ata te besojn pa hile e ti je kah i qon drejt humneres qysh je tu u mundu me e qu edhe kosoven .Po ka kosova hala djem e qika qe shohin pak me larg se ju qe shihni veq ni meter me larg se huna juve. Mos luni me dhimt te nanave e me jau qu djemt neper udh te shkatrrimit se boll u ba.lene kosoven te rritet e te zhvillohet se kush sju ka faj se skeni poste politike se von ju ka ra ne men qe per me pas nje post politik duhet me ba diqka per kosove e jo veq ham ham
    e ti ja rrofsh albinit e krejtve atyre te lvv.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    [QUOTE=beni33;3483161]e ti ja rrofsh albinit e krejtve atyre te lvv.[/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #190
    PAVARESI KOMPLET. A thua me te vertete kemi Pavaresine Komplete (Me Sovranitet e Integrited Komplet). Mendoj qe kjo eshte nje genjeshter e kulluar e cila po na servohet nga Bashkesia Nderkombetare, e ku po zbatohet nga keta pushtetar, nga kjo Qeveri e korruptuar dhe shantazhuar. Kemi diku rreth 17 perqind te territorit tone (Veriun e Kosoves, Mitrovicen e Ndare, dhe psurite ne Veri) te cilat I kontrollojne strukturat ilegale, okupuese e kriminele te Shtetit Serb. Edhe enklavat tjera ku jane Serbet (kendej ibrit) jan nen ndikim te politikes zyrtare te Beogradit. Kemi edhe objektet fetare ortodokse qe gjithashtu ndikim ne keto ka politika shteterore serbe. Kemi KFORin, EULEXin, UNMIKun, OSBEne, te gjitha keto qe jane neutral ndaj statusit te Kosoves (nuk e njofin Pavaresine dhe Sovranitetin e Kosoves). KFORI ne Kosove eshte me marrveshjen e Kumanoves se vitit 1999 ne mes te Shtetit Serb dhe NATOs dhe Rezoluten 1244, e cilja rezolute e paraqet Kosoven si pjese perberse te Serbise, mu sikurse kushtetuta e Serbise. Kemi Pakon e Ahtisarit, ku me ate pako, pakicat ne Kosove, e vecanarisht ajo serbe kane 10 ulse (te dhuruara) plus ulse tjerat te cilat fitohen ne zgjedhjet. Gjithashtu me kete Pako te Ahtisarit cdo ligj I cili mirret per miratim nga Kuvendi (votat e popullit), nuk mund te mirratohet pa shumicen e pakices Serbe. Pra ne coftese shumica e pakices Serbe nuk miraton ndonje ligj qe eshte ne interes te Kosoves dhe Popullit, edhe po te votonin te gjithe deputet Shqiptar per ate ligj, nuk do ket efekt ai ligj. Ne Pako te Ahtisarit permenden pakicat ne Kosoves, e vacanarisht ajo Serbe (sepse e gjithe kjo Pako eshte bere vetem per ta) dhe Kosovaret (Pakicat tjera Jo serbe, dhe Shqiptaret), ndersa Shqiptaret si shumice qe jane, fare nuk permenden. Me kete Pako te Ahtisari Kosova eshte Shtet Multi Etnik, edhe pse mbi 92 perqind jane Shqiptar, diku rreth 5 perqind jane Serb, e me pak se 5 perqind jane pakicat tjera. Me Pakon e Ahtisarit Shqiptareve si shumice qe jane, iu pamundesohet, iu mohohet e drejta per REFERENDUM, per VETEVENDOSJE, si dhe iu mohohet e drejta qe te kene Ushtrine e tyre (njera nder themelet e te qenurit Shtet I Pavarur dhe Sovran). Ne Shtetin Serb jetojne mbi 18 perqind Jo populate Serbe, ndresa ne Kushtetute te saj Serbia eshte e Serbeve ne rradhe te pare, e me pastaj edhe pakicave tjera. Ndersa ne Kosove krejtesisht e kunderta, ne rradhe te pare Kosova eshte vend I pakicave, sidomos e asaj serbe, e me pastaj edhe te tjereve, ndersa e Shqiptareve JO. Kosova do jet me Pavaresi Komplet, vetem ateher kur Kosova se pari do jet e Shqiptareve (si shumice absoilute dhe shtet formues), kur Shqiptareve iu mundesohet e drejta per REFERENDUM dhe VETEVENDOSJE te Plote, dhe kur Kosoves dhe Shqiptareve iu mundoseohet e drejta te kene USHTRINE e tyre. Perndryshe te gjitha te tjerat jane vetem mashtrime e genjeshtra, si nga Bashkesia Nderkombetare e si nga Qeveria e Kosoves (pushtetaret) duke perfshire edhe partite tjera kinse opozitare (LDK e AAK). Pavaresia e Plote me Sovranitet e Integrited te Plote. PAVARESI KOMPLET behet vetem ateher kur Kosova me te vertete udheheqet nga Shqiptaret, dhe jo nga servilet te nderkombetareve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 19 prej 107 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •