Vizita e dyte qe bera sot te doktoresha,pas 12 vjetesh.
I bera keto 2 vizita se nuk kisha asnje clue ku isha me shendetin,nuk e kisha idene fare per situaten me shendetin megjithse sme dhemb asgje,asnje shqetesim.
Ne viziten e pare ne janar,doktoresha me beri letrat per analiza te plota te gjakut ujit te holle dhe te trashe.Ne janar vajta bera analizat dhe si perfundim sot mora pergjigjet nga doktoresha.
Zemra,stomaku,veshkat,zorret,shpretka,melcia te gjitha ne rregull.
Kolesteroli ne rregull,aminoacidet sheqeri,yndyrnat te gjitha ne rregull,tensioni ne rregull.
Vtaminat/lendet minerale te gjitha ne rregull me perjashtim te Kalciumit.Kalciumi me doli nje cike me pak se sa duhet.
Ate kalcium me tha ta marr me vitamine D qe te asimilohet nga trupi.Ose merre me tableta,nuk ka nevoje per recete,ose merre me ushqim si spinaq dhe brokoli dhe shoqeroje me qumesht.
Spinaqi dhe brokoli jane pa shije ,do marr tableta.
Thank you very much,doktoresha ishte hepi me rezultatet edhe une u lehtesova se mora vesh se ku isha me shendetin.
Krijoni Kontakt