Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Përse duhet të shkojmë të lutemi në Kishë apo Xhami?

    Sot kur pothuajse çdo njeri din te lexoje dhe te logjikoje, a ka nevoje njeriu per ndermjetesues me Perendine?

    A ka nevoje njeriu te shkojne ne xhami / kishe?
    Pse po, ose jo?

    Tempulli, a eshte kerkese e perendise?

    Njeriu qe nuk shkon ne kishe ose xhami, por eshte i drejte, punon,nuk ben ndonje mekat, a eshte me i mire se disa qe shkojne por ne jete nuk jane te paster?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Para se ta beshe kete pyetje, eshte dashur ta dish, se pse shkon njeriu ne kishe e ne xhami qe mos te dalesh ketu me konkluzione debile si kjo qe thua, kinse per ndermjetesim !


    Besimtaret e vertet, nuk mund te japin pergjigje ne kete tem, pasi pyetja s'ka logjik fetare.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Shkoni ne shkolle, mbani nje leksion, ne biblioteke, ne teater apo ne c'do vend ku rrezatohet intelektualizem dhe qyteterim, ne vend te objekteve ku njeriu lutet dhe si pergjigje merr heshtjen dhe asgjene.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po tjeret ku jane?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Iliria: Njeriu perbehet nga shpirti dhe nga trupi. Njashtu sikurse trupi qe ka nevoje per ushqim ne menyre qe te jete i rehatshem, edhe shpirti ka nevoje per ushqim, mirepo ushqimi i shpirtit eshte i nje natyre tjeter nga ushqimi i trupit.

    Ne islam ekziston nje nderlidhje e ngushte ne mes te adhurimit dhe miresjelljes me krijesat, madje vet definimi i adhurimit ne islam eshte ky: "Çdo gje te cilen Zoti e don dhe eshte i kenaqur me te, qofte fjale apo veper, e dukshme apo e brendshme."

    Pra, adhurimi qenka shume me permbledhes sesa qe mendojne disa.

    Kur njeriu e ndjene sinqerisht mbikqyrjen e Zotit dhe eshte i bindur se do te jep llogari para Tij, kjo padyshim se e ben njeri me te ndergjegjshem dhe me te mire per rrethin ne te cilin jeton.

  6. #6
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Objektet fetare jane te panevojshme.Njeriut nuk i duhet link deri te perendija.Perendija gjindet ne zemer dhe besimtari mund te ju lutet ku te doje dhe kur te doje.... Sinqeritetin perendija nuk mund ta refuzoje.
    Prifterinjet e sidomos Hoxhallaret e shfrytezojne xhamin per ti sheruar komplekset e veta ,e vetmja dobi eshte qe hoxhallaret fitojne nje oratori dhe humbin tremen nga publiku

    Mos shkoni ne kisha e xhamija...perendija eshte afer jush !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 01-03-2012 më 21:47
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  7. #7
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Kur njeriu e ndjene sinqerisht mbikqyrjen e Zotit dhe eshte i bindur se do te jep llogari para Tij, kjo padyshim se e ben njeri me te ndergjegjshem dhe me te mire per rrethin ne te cilin jeton.
    He babahoxhe , cili hadith ta thote :Njeriu qe e beson zotin eshte me i ndergjgjshem dhe me i mir per rrethin... po ai qe nuk beson c`ben-vret fqinjet,vjedh,genjen,nuk mban besen,tradheton gruan...
    Cudi ,nga statistikat gati asnje Ateist ne burgje.... mungese hapesire kane burgjet nga besimtaret e zotit.
    Ups,teje nuk duhet cituar se ti ju permbahesh asaj Kuranores "parashtro "argumentet" dhe ik "...mos bisedo me pabesimtaret !
    Argumentet ne tryeze e mandej biseda- e jo ikje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 01-03-2012 më 23:56
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Premisa e pyetjes tende eshte se:

    1. Brezat para nesh, kane qene me pak te mesuar e te ditur se ne, e detyrimisht kjo "injorance" i ka bere qe te besojne ne Zot me shume se ne, brezi i ri.

    2. Brezi yne i ri, duke qene se jemi me te ditur, me te zhvilluar, jetojme ne kohe te tjera, jemi me te "zgjuar" e detyrimisht besojme me pak ne Zot. Kemi arritur ne ate pike sa e shohim besimin e fene si te panevojshme.

    Para se te te shpjegoj gabimet e gjykimit tend, po te tregoj nje pershtypje te gjyshit tim 80+ vjecar. Duke qene se ka jetuar nje kohe te gjate, ka perjetuar disa luftra e 50 vjet komunizem, e tani se fundmi ka pare edhe Ameriken, thote shpesh kur degjon lajme ne TV apo ne radio: "Kjo bote eshte prishur. Njerezit jane bere kafshe. Cfare nuk te degjojne veshet e nuk te shohin syte! U ka hyre njerezve qoftelargu ne bark!" Ky eshte perfundimi qe ai del, kur krahason jeten e tij te gjate, kohet ne te cilat ai ka jetuar, me kohen e sotme dhe me brezin e ri te niperve e mbesave te tij.

    Dhe kur une e shtrengoj ndonjehere qe te flasi me shume per kete ceshtje, e shtjellon mendimin e tij me fjalet: "...ne kohen tone, vertete ishim te varfer, vertete ishim te pazhvilluar e nuk kishim gjithe keto kollajlleku qe keni ju sot, por jetonim si njerez. Femijet i respektonin prinderit. Nuk kish vrasje e vjedhje sic ka sot, dhe njerezit e ndihmonin njeri-tjetrin ne nevoje." Kur une e shtrengoj me tej per te me treguar shkakun e gjithe kesaj ligesie ne bote, sidomos tek shqiptaret, ai thote: "Nga te gjitha te keqijat qe na solli komunizmi, ndalimi i fese qe e keqja me e madhe. Njerezit e harruan friken e Zotit dhe morren rrugen e qoftelargut. Vrau vellai vellane, e spiunoi i biri babane." Dhe e mbyll gjithmone me fjalet: "Feja e ben njeriun njeri. Njeriu pa fe eshte kafshe, te gjitha i ben!"

    Tani le t'iu pergjigjemi pyetjeve te tua:

    Perse ti shkon cdo dite pas pune ne shtepi? Sepse te lidh dashuria qe ke per gruan, femijet, nenen apo babane, motrat apo vellezerit. Po te mos kishe kete dashuri per keta njerez ne jeten tende, cdo dite pas pune nuk do te ktheheshe ne shtepi, por do ta kaloje naten atje ku te te zinte nata. Mund edhe te mos punoje fare, por te shikoje qejfet e tua duke levizur sa nga nje vend ne vendin tjeter. Ata njerez qe kane dashuri ne zemrat e tyre, shkojne ne shtepi e kujdesen per familjet e tyre, jane njerez familjare. Kurse ata njerez qe nuk kane dashuri ne zemrat e tyre per te tjeret, por jane dashuruar vetem me vetveten, bejne sic u do qejfi pa marre parasysh fare pasojat e sjelleve te tyre. Keta njerez kane shume emra ne shoqeri por une po i quaj "moskokecares".

    Ne kete pike do te pyesesh: E perse duhet te dua patjeter nenen e babane? Dikush mund te te pergjigjet se "i dua se me kane bere koken", por kjo nuk eshte ne fakt e vertete. Asnjeri prej nesh nuk i do prinderit e tij thjeshte se "na kane bere koken". Arsyen duhet ta kerkosh gjetiu: i duam pasi gjate gjithe jetes sone, qe kur ishim foshnja ne djep e deri sa u beme te rritur, keta dy prinder u kujdesen per ne. Dhe ne deshmuam me syte tane e nga afer kete perkujdesje dhe sakrifica, qe ne zhargonin e perditshem e permbledhim me fjalen "dashuri". Dhe kur themi qe prinderit na duan, ky nuk eshte nje perfundim "llogjik", eshte thjeshte nje konstatim i dukshem qe na vjen natyrshem, te gjithe ne femijeve te tyre qe jemi prekur nga kjo dashuri.

    - Ceshtja shtrohet, cfare eshte "dashuria"?

    Te gjithe shkencetaret e botes dhe njerezit me te ditur qe ka nxjerre njerezimi ne historine e tij te deritanishme nuk i kane dhene dot pergjigje kesaj pyetjeje e ketij misteri. Pyetja torturon llogjiken e "njeriut modern" pasi pavaresisht nga hapat e medhenj teknologjike qe njerezimi ka hedhur, ne kemi deshtuar qe t'i pergjigjemi kesaj pyetjeje te thjeshte. Eshte mister pasi te gjithe jemi prekur nga dashuria, te gjithe kemi provuar te marrim e te japim dashuri tek njerezit rreth nesh, por nuk jemi ne gjendje ta shpjegojme. E perjetojme me qenien tone te brendshme por nuk e shpjegojme dot me fjale. Dhe te gjithe ata njerez qe jane prekur e kane perjetuar dashurine ne jeten e tyre, nuk vene para saj asgje, as dijen e gjithe universit, as pasurine e gjithe botes, agje.

    - Perse njerezit shkojne ne Kishe apo ne xhami?

    Shkojne per te qene ne pranine e asaj qenies se mistershme, qe nuk na e shikon syri, por qe ne besojme se eshte Dashuria vete. Eshte burimi i dashurise ne mbare boten. Eshte burimi qe ushqen shpirtrat e te gjithe atyre qe kane etje te pashterueshme per dashuri Perendie. Kete qenie te mistershme ne e quajme me emra "Zot" apo "Perendi", apo "Allah", por mesazhi eshte i njejti. Shkojme ne shtepine e Tij qe Ai vete na keshilloi te ndertonim, ne menyre qe te jemi ne pranine e Tij, t'i lutemi Atij, ta ftojme qe te behet pjese e jetes sone e te mos na braktisi.

    Ne rastin e orthodhokseve, Kisha eshte edhe vendi ku ne shkojme te ushqejme shpirtrat tane me ushqimin hyjnor. Ashtu si njeriu pa buke e pa uje vdes fizikisht, po ashtu vdes shpirterisht nese nuk merr ushqimin hyjnor qe Perendia ka pergatitur per ne: Trupin dhe Gjakun e Mistershem te Krishtit, qe blatohet cdo te diele mbi altarin e shenjte mbi cdo Kishe orthodhokse. Pa kete ushqim shpirteror dhe pa kete kungim ne misteret e Perendise, jeta jone shpirterore do te ishte e vdekur. Gjithe dija e besimit orthodhoks nuk mund te zevendesoje dot kete mister te Perendise qe nuk ka per qellim vetem te tranformoje mendjen e gjykimin tone, por ka per qellim qe te shenjteroje tere qenien tone, trup e shpirt se bashku.

    Cdo njeri ne kete bote e ndjen etjen e pashterueshme per te njohur Krijuesin e vete. Dallimi mes njerezve eshte tek reagimi i tyre ndaj kesaj etje: disa mundohen ta shuajne kete etje duke u bere besimtare, disa jetojne duke e mohuar ekzistencen e etjes shpirterore, duke e kompesuar boshllekun shpirteror here me plot te mira materiale, here me dije e zbulime shkencore, here me urrejtje ndaj Krijuesit. Vete fakti qe shume nga ju qe keni shkruajtur ne kete teme jepni mendim per ceshtje fetare, edhe pse nuk besoni ne Zot, deshmon se ju e ndjeni kete etje shpirterore, por mundoheni ta fshihni ate, mundoheni te genjeni vetveten se Zoti nuk ekziston dhe etja juaj shpirterore nuk ju ngacmon. Por nuk arrini te shikoni se me cdo postim e mendim qe shprehni ne keto forumet fetare kunder fese e Zotit, ju nuk jeni duke thene shume per te, jeni duke deshmuar pasojat e mohimit te etjes shpirterore.

    Tani une mund te rri t'iu shkruaj e shpjegoj keto gjera me ore te tera, por nuk do te beja nje pune te mire, me te mire se sa ka bere ky murg ne Malin e Shenjte, qe e deshmon qarte e thjeshte gjithe misionin e jetes njerezore. Uluni e lexojeni, nuk do te shpenzoni me shume se 30 minuta, por do te mesoni gjithe kendveshtrimin orthodhoks mbi misionin e njeriut sipas Perendise, qellimin per te cilin ai u krijua.

    Theosis - Qellimi i vertete i jetes njerezore
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=96716

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2017
    Postime
    1

    Për: Përse duhet të shkojmë të lutemi në Kishë apo Xhami?

    Jam besimtar musliman dhe kur po lexoja komentin tuaj mu duket musliman. Kemi të njëjtat mendime dhe të njëjtat parime. Jam i mendimit tuaj. Njerëzit kanë harruar Krijuesin e tyre

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Përse duhet të shkojmë të lutemi në Kishë apo Xhami?

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Sot kur pothuajse çdo njeri din te lexoje dhe te logjikoje, a ka nevoje njeriu per ndermjetesues me Perendine?
    Ne Kishe njeriu shkon qe te lutet dhe ta adhuroje Perendine se bashku me njerezit tjere te cilet besojne ne Zot. Njeriu nuk u krijua qe te jetoje i vetem por qe te jetoje ne bashkesi. Qitash vetem se kane ndodhur disa manipulime ne Kishe nuk d.m.th. se nuk duhet te shkojme.

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    A ka nevoje njeriu te shkojne ne xhami / kishe?
    Pse po, ose jo?
    Urdheresat e Zotit nuk u dhane vetem qe te na tregojne se cfare eshte e moralshme e cfare jo, por qe te mos mekatojme ndaj njerezve te tjere. Per ty qe nuk e pranon ekzistencen e Jezusit nuk eshte i rendesishem mesazhi i Tij andaj ty do te te duket e palogjikshme qe te shkohet ne Kishe.

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Tempulli, a eshte kerkese e perendise?
    Shkuarja ne tempull nuk eshte e nevojshme per shpetim por nuk mund te mohohen dobite e saj.

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Njeriu qe nuk shkon ne kishe ose xhami, por eshte i drejte, punon,nuk ben ndonje mekat, a eshte me i mire se disa qe shkojne por ne jete nuk jane te paster?

    Po i drejte, sillet mire, punon 'nuk ben mekat', te tille ka edhe plot ateiste por varet ti se cka e konsideron te berit mekat e cfare jo. Perderisa mekat per ty eshte vetem te vrasesh per te krishterin mekat d.m.th. dicka tjeter. Cdo thyerje e urdheresave te Jezusit eshte mekat. Edhe ti kur nuk e nderon Zotin e lufton krishterimin dhe perkrahe ideologjine ateiste je duke bere mekat.
    Per ty dobi te duket vetem kur te merr para. Sipas kesaj logjike ne nuk duhet te kujdesemi as per prinderit tone sepse ata nuk na japin para andaj sipas jush kjo qenka gje e kote.
    Njerezit qe besojne ne Jezusin si Zotin e tyre nuk e bejne kete per t'u bere me te mire se ateistet dhe myslimanet por qe te shpetohen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •