Cmimet e naftes arriten nivele rekord ne Tirane, 190 lek/litri. Perflitet se biletat e urbaneve do te shkojne 70 lek. Kur udhetojme drejt ndonje qyteti te larget mendohemi dy here sepse nafta kushton. Cmimet e produkteve bujqesore te importuara apo te prodhuara ne vend mberrijne ne Tirane me shumefishin e kostos se prodhimit. Kostua e transportit po shtrenjton cmimet e produkteve qe duhen transportuar deri tek konsumatori.
Nderkohe qe kostua e jeteses rritet, papunesia ne Tirane eshte e larte dhe ne rritje. Tirana me ~700,000 banoret e saj prodhon shume pak. Sa kohe mund te vazhdoje armata e te papuneve te argetohet lokaleve, perpara televizioneve, perpara se ti shterojne burimet?
A ka te ardhme Tirana si metropol ne nje dekade qe po sjell pakesim dhe shtrenjtim te karburantit, gjakut te shoqerive te urbanizuara? Do te na shpetoje tramvaji elektrik dhe bicikletat?
Perpara se te mendojme te sjellim prinderit e moshuar nga provinca ne Tirane, dhe te shesim pasurite e mbetura ne provinca, duhet te mendohemi dy here, sepse nuk eshte e larget dita kur ajo cope e vogel toke ne fshat mund te jete burimi jone i vetem i jeteses.
Krijoni Kontakt