Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    Grua shqiptare

    http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:A...DS4TCuYb150-jm

    Grua shqiptare,
    nje kryeveper e bukurisė femėrore

    Nė shkurt 2008, nė Quinn’s Auction Galleries tė Falls Church tė shtetit tė Virgjinisė nė SHBA, u organizua njė nga ankandet mė tė mėdha me 300-400 objekte tė prejardhura historikisht nga aristokracia e lashtė hungareze, tė cilat i ishin besuar prej disa kohėsh njė shtėpie ankandi tė rrethinave tė Washington DC.

    Objektet pėrbėheshin kryesisht nga bizhuteri, vepra arti tė njė cilėsie tė lartė, mobilieri, zbukurime, armė e veshmbathje, tė gjitha tė karakterit historik dhe prejardhur nga dy prej familjeve mė tė shquara tė Europės, familjet fisnike Teleki dhe Mekesh, tė njėjėsuara me lidhje tė forta krushqie e gjaku.

    Trashėgimtari i tėrė kėsaj pasurie qė e vuri nė ankand ishte djali i konteshės Johanna Mekesh Teleki dhe i Geza Telekit, pra nipi i Pal Telekit, kryeministrit tė Mbretėrisė hungareze nė vitet 1920-1921 dhe 1939-1941, me origjinė shqiptare.

    Dhe ēuditėrisht, sipas fjalėve tė Matthew Quinn, drejtorit tė ankandit, ndėr kėto objekte gjendej njė kryevepėr, njė “tablo e mrekullueshme qė ėshtė nga mė tė bukurat qė unė kam parė gjer mė sot” siē u shpreh ai, vepėr e piktorit tė famshėm vjenez Johann Frankenberger titulluar “Grua shqiptare”.Dhe kjo “Grua”, nė pamje tė parė e zakonshme, por me veshje tė hijshme fisnike shqiptare, si njė stėrgjyshe e lashtė, pėr dekada tė tėra ka qenė e admiruar dhe pronė e njė personazheje historike, pikėrisht e shqiptares Irena Muratit, nėnės sė ish Kryeministrit hungarez Pal Telekit.

    Para se tė trajtojmė historinė e bukur tė familjes hungareze Teleki (apo pse jo edhe tė familjes shqiptare Teleqi-Murati ?!), le tė shohim nga afėr kėtė kryevepėr me bukuri mahnitėse : tabloja ėshtė realizuar nė vaj mė 1846 dhe ka pėrmasat 100,33 lartėsi x 81,28 cm gjerėsi. Shfaq pėrpara njė dritėsoreje njė bukuroshe me vesh rrushi nė njėrėn dorė dhe nė tjetrėn njė thikaē.

    Njė degėz hardhie i ėshtė qepur dritares, me frute tė bėshėm nė kulmin e pjekjes, teksa nė krahun tjetėr tė tablosė, njė perde e kadifenjtė ngjyrė bordoje dėshmon si njė element dytėsor se ėshtė fjala pėr mjedisin e njė familjeje tė sėrės sė lartė. Sfondi ėshtė gati i errėt pėr tė nxjerrė mė mirė nė pah portretin e vashės, gjithė nur e rrėzėllimė.

    Sy tė zinj, zhbirues, vetulla tė mirėharkuara, ballė tė lartė, hundė klasike greke, buzė paksa tė mbledhur qė shfaqin seriozitet, paqe shpirtėrore e dėlirėsi, njė fytyrė me ovalitet tė pėrsosur dhe mė nė fund njė gushė pėllumbeshė - siē thotė shprehja e bukur shqipe -, tė gjitha kėto flasin pėr njė portret tė pėrkryer tė stilit romantik, pa i lėnė gjė mangėt princeshave europiane tė salloneve mondane.

    Madje stolitė rreth qafės e nė veshė e hijeshojnė edhe mė shumė, krahas njė trėndafili kapur nė leshra, respektuar e anashkaluar nga njė shall i bukur qė i mbulon hijshėm krejt kryet.

    Por ajo qė e bėn tipike shqiptare ėshtė pamėdyshje, sikurse e vumė nė dukje, veshja, ku spikat manteli i mrekullueshėm qė haset historikisht sa nė Jug aq edhe nė Veri tė Shqipėrisė, tek vashat gege e toske, ai mantel i tė gjitha ngjyrave, por domosdoshmėrisht me qėndisma tė praruara, dhe qė ka qenė objekt i rrallė pikture i pjesės me tė madhe tė artistėve tė huaj qė kanė trajtuar historikisht figurėn e vashės shqiptare.

    Ja pra krejt tabloja, kuadratuar brenda njė kornize tė gdhendur me dorė dhe krejt e praruar. Nuk dimė konkretisht ēmimin e fundit tė shitjes, as blerėsin, por dimė se ankandi i saj filloi nė shifrat 5000-6000 usd.Ėshtė e firmosur nė krahun e majtė tė tablosė dhe nė ankand ishte listuar me titullin: “Portret bukurosheje duke prerė rrush”.

    Autori i saj, piktori vjenez Frankenberger ėshtė njė figurė madhore e artit klasik austriak dhe njihet pėr realizime portretesh tė mrekullueshme, qė nga tabloja e famshme qė paraqet Kaizerin Franz Josef dhe deri te portretet e figurave tė shquara ushtarake, tė fisnikėve, tė njerėzve tė thjeshtė, si pėr shembull tabloja “Rrėfimi i njė vajze”, “Portret fėmije”, “Portret i djaloshit peshkatar grek”, etj. etj.

    Por “Portreti i gruas shqiptare” mbahet si kryevepra e Frankenbergerit, pėr mė tepėr qė prapa saj zbulohet njė nga ato histori tė rralla qė dėshmojnė mbi tė gjitha pėr gjakun shqiptar nė damarėt e Europės. Nė historikun e kėsaj vepre vihet mė sė miri nė dukje se “Gruaja ishte njė stėrgjyshe shqiptare e Irena Muratit, nėnės sė Pal Telekit”.

    Nuk kemi hė pėr hė nė duar njė studim tė plotė pėr historikun e familjes Teleki, qė me siguri nė gjuhėn magjare ekziston. Por nga sa disponojmė, del nė pah se familja Teleki ėshtė e ardhur nė Hungari, duke qenė se nė shekujt XIV-XV i ėshtė larguar pushtimit turk qė depėrtoi nė Ballkan.

    Nė shekullin XIX, kanė marrė toka nė jug-lindje tė Hungarisė, dhe janė vendosur nė kontatet e Bihorit, Bekes e Zarandit (zotėrime sot tė Rumanisė).

    Pra, mos vallė bėhet fjalė pėr familje shqiptare tė trevave tė Rumanisė tė shpėrngulura edhe mė nė Veri-Perėndim? Megjithatė, burime tė tjera e shohin prejardhjen e familjes Teleki nga Transilvania, duke qenė se anėtarė tė kėsaj familjeje kanė qenė mjaft aktivė nė vitet 1540-1690.

    Por, kėtu nuk duhet harruar se familje tė tėra stradiotėsh shqiptarė vepronin fuqimisht nė mbarė Europėn dhe po nė kėtė kohė kemi gjeneralisimin e famshėm shqiptar Gjergj Basta (1550-1607) tė marrė nė zotėrim krejt Transilvaninė nė emėr tė perandorit austriak Rudolfi II.

    Mė pas, shohim tė shfaqet si figurė e njohur Mihali II Teleki, qė arriti poste tė larta nė Oborrin mbretėror tė Gyorgy Rakozcy II, princit tė Transilvanisė. E shohim mė 1680 kapiten gjeneral dhe pėr merita tė veēanta i jepet titulli “Kont i Hungarisė”.

    Geza Teleki - i ati i kryeministrit tė ardhshėm hungarez Pal Teleki -, u bė mė 1890 ministėr i brendshėm. Dhe pikėrisht, mė 28 gusht 1871, Geza Teleki martohet me 19 vjeēaren shqiptare Irena Murati, e bija e tregtarit Kostandin Murati. Nė fakt, studiuesit nuk mungojnė ta cilėsojnė me prejardhje “greke” familjen Murati. Por pėrsėri me mjaft rezervė, sepse shohin pas cilėsimit “grek” jo kombėsinė, por fenė, si dhe gjuhėn greke qė pėrdorej gjatė komunikimit, sidomos me shkrim.

    Ėshtė njė marifet i lashtė, apo njė thes grykėgjerė, ku prapa termit “grek” pėrfshiheshin jo vetėm shqiptarėt, e sidomos ata tė Jugut tė Shqipėrisė sė sotme apo tė Epirit historik, por edhe pjesėtarė tė kombeve tė tjerė me fe ortodokse.

    Bie nė sy se nė shekullin XVIII shumė familje shqiptare e greke vendosen nė qytete tė mėdha, deri nė Budapest, dhe zėnė poste tė larta nė mjaft veprimtari ekonomiko-financiare. Dhe jo vetėm kaq, por morėn edhe dėshmi fisnikėrie, si familja Harisi, Luka, Mano, Simo, Nako, etj, duke u bėrė simbol pasurie.

    Edhe familja Murati (veē kur na i shtojnė njė -s- e na i bėjnė Muratis!), thuhet se ka ardhur nga Veriu i Greqisė - qė ėshtė pikėrisht Epiri, i thėnė ndryshe, trevė historikisht shqiptare -, dhe duke paguar 50 fjorinta, Panajot Murati u bė qytetar i Pestit!

    Nė fakt, pėr tė qenė mė tė saktė, familja Murati ėshtė me origjinė nga Ēamėria dhe konkretisht shohim shqiptarin Hax(h)i Murati Ēami nė Worcester Massachusetts tė Shteteve tė Bashkuara tė shkruajė nė revistėn “Pėrparimi” tė janarit 1917 poemėn “Kujtime e Psherėtime”, ndėr tė tjera kėto vargje:

    “Kėtė vjershėn e shkrova / Ta dinė gjithė vėllazėria / Nė rrezik tė madh Kosova, / dhe e mjerė Chamėria.../ Briti, thiri Chamėria: / Ku e kam motrėnė time? /Nė kėmbė u ngrit Labėria,/ I tha s’kursehemė as thėrime...”.

    Nė vitet 1827-1831 e shohim shqiptarin Panajot Murati pronar tė njė pallati luksoz qė sot e kėsaj dite ekziston nė Jozef Nadar Square.

    Nipi i tij Kostandin Murati (nė gjuhėn magjare Kostandinit i thonė Szilard) mori pallatin nė dorėzim dhe bėri pasuri tė madhe, duke ndėrtuar deri nė shtatė pallate tė tjerė luksozė.

    Dhe ēuditėrisht tre vajzat e tij u martuan me “shqiptaro-grekė” nga familjet Vrani, Kurti, Ekonomi, dhe vajza e katėrt Irena Murati martohet me Geza Telekin.
    Bukur!Po pse vallė Irena na paska bėrė pėrjashtim, a nuk ėshtė edhe Geza Teleki (Teleqi) me zanafillė tė lashtė shqiptare pėrderisa janė tė vajtur historikisht nė Hungari?

    Disa shenja tė tjera paraprake, pėrveē prejardhjes sė errėt qė sapo shtjelluam, shpien ujė nė kėtė drejtim, dhe konkretisht:

    Sė pari, ndėr emrat mashkullorė tė familjes Teleki, hasen nė rrotacion, brezi pas brezi emrat Mihal, Geza, Pal, etj.

    Ky i fundit, qė u mbajt edhe nga ish Kryeministri hungarez, me sa duket, duhet tė jetė me prejardhje shqiptare, sepse siē vė nė dukje prof. Sh.Demiraj nė veprėn e tij “Prejardhja e shqiptarėve nė dritėn e dėshmive tė gjuhės shqipe”, “trajta Pal nuk gjendet nė asnjė gjuhė pėrveē shqipes”.

    Pėr prejardhjen e kėtij emri, Rami Memushaj, nė studimin e tij me mjaft vlerė “Patrionimia e Himarės”, shfaq mendimin se vėrtet ky emėr vėrehet nė formėn Pavli nė botėn greko-bizantine, apo nė formėn Paulus tek latinėt, veēse jo vetėm qė ka tė ngjarė tė jetė marrė prej kaonėve ilirė nga romakėt para lindjes sė Krishtit, por nuk mund tė pėrjashtohet as mundėsia qė emri tė ketė lidhje me Shėn Palin, predikuesin e krishterimit nė Epir. Pra nė trajtėn Pal, ky emėr i pėrhapur gjithandej nė forma tė ndryshme, haset vetėm tek shqiptarėt, nga Epiri deri nė Mal tė Zi.

    Dhe pėr habi shfaqet po nė kėtė trajtė edhe tek magjarėt e Hungarisė! Nuk e dimė nėse haset tek ta edhe nė formėn e pėrbėrė tė shqipes si emri Gjipal (Gjin + Pal), i dėshmuar nė regjistra tė hershėm me emra shqiptarėsh qė mė 1583.

    Nė kėtė rast, kemi tė drejtė tė parashtrojmė hipotezėn se janė shqiptarėt, ata qė e ēuan kėtė emėr nė Hungari e qė i shohim po me kėtė emėr edhe nė Trieste, Vjenė, Athinė, Marsejė, etj., kudo ku kanė qenė vendosur shqiptarėt.

    Sė dyti, qė nė nėntor 1871 kur lindi Pal Teleki, shohim nė mjedisin e tij familjar njė familje tė madhe patriarkale, me halla, ungj, kushėrinj, etj. tė gjithė nėn njė strehė, si njė dėshmi e moēme e njė tipari tė veēantė tė shqiptarit historik, e fisit, gjakut.

    Dhe kėtu Pali mori edukimin e parė familjar nė lidhje tė forta me nėnėn Irena Murati, qė e edukoi tė birin me virtyte, mbi tė gjitha tė ishte i drejtė dhe i vendosur.

    Mes njė biblioteke tė pasur tė kėshtjellės qė shkonte deri nė 3200 vėllime tė regjistruara, Pali do formohej e do mėsonte shumė gjuhė tė huaja, do merrej me art (karikaturė), me balet, me koleksion pullash, me gjueti e kalėrim, duke dėshmuar pėr njė formim tė gjithanshėm aristokratik.Dhe mbi tė gjitha, duke qenė pėr herė tė dytė kryeministėr i Hungarisė nė vitet tepėr tė vėshtira tė Luftės sė dytė botėrore (1939-1941), do shfaqej si figurė e rėndėsishme e historisė hungareze duke penguar pėrfshirjen e Hungarisė nė kampin e forcave naziste qė po sulmonin Europėn lindore.

    Sė treti, dhe kulmi i enigmės sė kėsaj familjeje me zanafillė ndoshta tė hershme shqiptare, nė ankandin e famshėm Quinn’s, u shit edhe njė tjetėr objekt artistik me vlerė tė madhe, njė karficė me diamante dhuruar Johanna Mekeshit nga mbreti Zog i Shqipėrisė!

    Mė 1936, pas aventurave rinore me Tania Visirovėn nė fillim tė viteve ‘30, Ahmet Zogut i ra nė dorė njė foto e fisnikes hungareze Mekesh dhe Zogu, djalė i ri, i pashėm, nė kėrkim tė njė gruaje pėr t’u martuar, u rrėmbye nga bukuri e saj dhe ishte gati pėr tė vėnė kurorė me tė.

    Veēse na doli nė pah nė atė kohė ēėshtja delikate e fesė, sepse bukuroshja Johanna ishte e krishterė, kurse mbreti ynė na qenkėsh mysliman, dhe martesa nuk u realizua.

    Johanna do martohej me Geza Telekin, tė birin e ish kryeministrit Pal, kurse mbreti Zog, do ta kapėrcente pengesėn e fesė dhe do martohej njė vit mė vonė me konteshėn po hungareze Geraldina Appony, dhe pėrsėri me anė tė njė fotoje tė mbretėreshės sė ardhshme shqiptare qė ia kishte dhėnė Zogut e motra e tij.

    E ndėrsa ēifti i ri mbretėror shqiptar kėmbente pėr dasmėn dhurata tė vyera, Musolini, i pakėnaqur qė mbreti Zog nuk u martua me fisnike italiane, do t’i dėrgonte si dhuratė pėr martesė njė tenxhere bakri!

    Karfica e diamantė, e quajtur ART DECO, pėrmban tetėdhjetė gurė tė vyer, ku mė i madhi ka vlerė 1 karat dhe nė tėrėsi ka peshėn 11.01 karat. Sipas historikut tė ankandit, bėhet fjalė pėr njė katror tė bukur spektakolar qė ėshtė realizuar nga Osterreicher, firma vjeneze qė realizonte bizhuteri zyrtare edhe pėr Oborrin mbretėror shqiptar.

    Ankandi i kėtij objekti me tepėr vlerė, filloi nė shifrat 20-25000 usd. Ky objekt, i shitur nė ankand, tė kujton po ashtu edhe shpatėn shumė tė bukur tė mbretit Zog shitur nė Londėr para pak kohėsh nė vlerėn 10800 paund, njė shpatė e rrallė me dorezė ari dhe me simbolet shqiptare, tė cilėn ai e mbajti gjatė ceremonisė sė martesės dhe mė pas, gjatė festave ceremoniale.Ėshtė pėr tė ardhur keq qė tėrė kėto objekte me vlera tė rralla artistike, qė flasin e dėshmojnė mbi tė gjitha pėr pjesė tė caktuara tė Historisė sė Shqipėrisė, po shkojnė gjithnjė e mė shumė dhe gjithnjė e mė shpejt drejt ankandeve perėndimore, sikur tė mos mjaftonin objektet e ēmuara arkeologjike tė tokės shqiptare, rrėmbyer e shitur jashtė shtetit nė tėrė kohėrat, dhe qė janė krenari e muzeve tė botės, duke shuar ēdo gjurmė tė prejardhjes sė tyre.

    Me sa duket, ende do vazhdojė te ne, si gjithnjė, mungesa e njė strategjie tė caktuar pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe tė vlerave historike kombėtare, pėr aq kohė sa kultura shqiptare nuk do tė zėrė vendin e saj tė nderuar nė emancipimin e shoqėrisė sonė.

    Fotaq Andrea e Dritan Muka
    UASHINGTON – 17 nentor 2010


    -----------------------
    Piktura:
    Frankenberger, Johann (Austria (Hadamer, Nassau), 1807-1874). Portrait of a young woman wearing Albanian native dress holding grapes on a vine through a window. Signed l.l in window frame, "Frankenberger, 1846". Oil on canvas inn gilt & hand carved frame. 39½" x 32", frame:47" x 38½". Woman depicted is an Albanian ancestor of Iren Murati (the mother of Pal Teleki).





    Ps. I lutem ndonjerit ta vendose kete pikture (kam sjell vetem adresen .....:P) se nuk po e fusja dot ....faleminderit paraprakisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 24-02-2012 mė 16:06
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #2
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    saura ju lumte per temen ,edhe une kam par kete tablo por nuk e dija biografin.po postoj tablon me imazh me te madh
    (me ne fund ja arita qellimit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhenet.M.S. : 24-02-2012 mė 16:37
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781

    Thumbs up

    ..............................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Faleminderit
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •