Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Një lexim (tjetër) i Dialogut
    Artikujt tjerë


    Publikuar: 26.02.2012 - 18:51

    1.Rezultati i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, i deklaruar të premten , mund të lexohet edhe kështu, fillon shkrimi autorial i ish- anëtarit të Ekipit të Unitetit në bisedimet për statusin e Kosovë dhe drejtorit të KPJ-së Veton Surroi.

    Një, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që statusi i Kosovës është ende i padefinuar, me gjithë Mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai është i padefinuar në marrëdhëniet mes tyre, është i padefinuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, si dhe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe organizatave të tjera multilaterale, duke filluar nga OKB-ja.

    Dy, të dy vendet janë pajtuar që këtë gjendje të mosdefinimit ta legjitimojnë me një fusnotë me të cilën përshkruhet mosdefinimi i statusit (korniza ende valide juridike e Rezolutës 1244, si dhe Mendimi i GJND-së, i cili mund të shërbejë ndoshta dikur për një kornizë të ardhshme juridike).

    Tre, të dy vendet janë pajtuar që derisa të mos definohet statusi i Kosovës, fusnota përshkruese do të lejojë që Kosova dhe Serbia të ulen në një tryezë në takime e organizata regjionale, dhe që, po që se është e mundshme, kjo fusnotë të aplikohet edhe në marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së.

    Pika e katërt është e padeklaruar. Ajo thotë se, meqë të dy vendet kanë arritur të pajtohen se dikur duhet të përcaktohet statusi i Kosovës, për problemet e mbetura do të vazhdojnë t’i bisedojnë mes vete, problem pas problemi, muaj pas muaji, vit pas viti.



    2.

    Rezultati në cilësinë e marrëdhënieve është ky.

    Kosova dhe Serbia nuk e kanë ndryshuar cilësinë e marrëdhënieve të tyre, as pas një viti negociatash. Madje, nuk kanë arritur as të vënë nënshkrime të përbashkëta në një copë letre të dakorduar bashkërisht, me çka nuk kanë arritur as ta njohin legjitimitetin juridik të njëri-tjetrit.

    Ky është një problem esencial dhe nënkupton që Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë negociatat në të ardhmen, derisa të krijojnë marrëdhënie stabile. Serbia, nëpërmjet të presidentit të vet, ka paralajmëruar se procesi i ardhshëm negociator do të duhej të zhvillohej rreth katër pikave (prej kishave deri te Veriu i Kosovës), pra rreth çështjeve të brendshme të Kosovës.

    Koncepti i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë mund të puqet me çështjen e njohjes së pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, çështjen e marrëdhënieve eventuale kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, si dhe çështjen e një kornize të re juridike të Kosovës. Meqë Kosova dhe Serbia janë pajtuar se statusi juridik i Kosovës është i padefinuar, sipas Rezolutës 1244, atëherë do të nevojitet një rezolutë e re e KS të OKB-së që do të definojë këtë. Në këtë kontekst, negociatat e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë mund t’i adresojnë çështjet e hapura mes dy vendeve, me ndërmjetësimin evropian (dhe ndoshta amerikan), në mënyrë që Serbia të japë pëlqimin për rezolutën e re të KS të OKB dhe për një ndryshim të qëndrimit të vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

    Kosova dhe Bashkimi Evropian nuk kanë shumë gjasa për ta ndryshuar shpejt marrëdhënien e tyre të ndërsjellë. BE-ja do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës perspektivë evropiane. Kjo pako e “perspektivës” është më e prekshme për Tajvanin, edhe pse ky vend nuk ka aspiratë evropiane ka negociim të suksesshëm liberalizimi vizash dhe marrëdhëniesh tregtare. Bashkimi Evropian mund ta ftojë Kosovën të fillojë stërvitjet për proceset e ardhshme integruese, në formën e premtimit për një studim fizibiliteti (që nuk do të thotë, automatikisht hapje e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit).

    Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë gjasa të ndryshojnë në formë cilësore marrëdhënien e tyre, duke e marrë Serbia statusin e kandidatit për shtet anëtar.



    3.

    Kosova dhe Serbia kanë pasur rast për të përmirësuar në formë substanciale marrëdhëniet mes vete. Serbia ka pasur një qeverisje stabile dhe cakun e të fituarit të statusit të vendit kandidat. BE-ja ka mundur që të kërkojë që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, si parakusht për dhënien e statusit të kandidatit. Kosova ka mundur të shpjegojë, me një politikë të përbashkët me fuqitë evropiane, se çka e konsideron “normalizim”. Në mungesë të një shpjegimi të qartë, çka do që është dakorduar në Bruksel gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, është trajtuar si “normalizim”.

    Kosova ka hyrë në këtë proces negociator pa artikulim të qartë caqesh e objektivash që do të arrijë, të akorduar apo jo me përkrahësit perëndimorë të pavarësisë.

    Brukseli (pjesa e Shërbimit të ri diplomatik të BE-së) ka hyrë në këtë proces negociator me qëllim që të zhbllokojë status quo-në në Kosovë, të tërheqë Serbinë më shumë nga BE-ja dhe - të tregojë se është shërbim diplomatik që shërben për diçka.

    Serbia ka hyrë në këtë proces negociator me cak të qartë avancimi drejt statusit të kandidatit pa humbur natyrën e tanishme të marrëdhënieve me Kosovën (që është kontestimi i suksesshëm i pavarësisë, i sovranitetit dhe i funksionalitetit të vendit).

    Ata që hynë në këtë proces negociator me caqe të qarta i arritën ato.



    4.

    Rasti i humbur për të arritur normalizimin nuk do të përsëritet shpejt.

    Serbia dhe Kosova do të hyjnë në ciklet e veta zgjedhore (parlamentare e presidenciale në Serbi më 2012, në Kosovë ndoshta 2012 e 2013), gjë që prodhon një “jostabilitet normal”.

    BE-ja ka ende formën e kushtëzimit të Serbisë (dhënien e datës për hapjen e negociatave për aderim), por këtë do ta bëjë vetëm kur të jetë e qartë situata politike në Kosovë dhe në Serbi. Ajo mund të mos jetë stabile siç ka qenë në këto dy vitet e fundit.

    Kosova është pajtuar me Serbinë që status quo-ja në Kosovë të mos ndryshojë deri sa për këtë të mos pajtohen të dy vendet.

    Të dy vendet po ashtu janë pajtuar që distanca mes të dyjave karshi aftësisë për aderim evropian mund të thellohet edhe më tutje.

    Bashkimi Evropian do t’i njoftojë të dy vendet se kur duhet sërish të ulen për të shikuar se si të zhbllokohet status quo-ja e sapokrijuar.

  2. #62
    Si gjithe here thaqi dhe politika e ti edhe ne koherat me te veshtira e ka shpetuar kosoven nga zhdukja e tradhtarev edhe sot e shpetoj kosoven nga izolimi i kohes se komunizmit dhe apardhejedit,,,Kosova i beson mikut te madhe te shqiptarev Amerikes e jo evropes,,edhe ne vitin 99 allbrajt e siguroj thaqin se kosova do te behet shtet edhe tani amerikanet e siguran kosoven drejt evropes demokratike e jo izolimin e kosoves po klyshet e milloshit lehin sikur sot vv me 300 veta ooooooo te mjer shikoni se ku jeni....

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin


    BERLINI PËRGËZON, MARRËVESHJET NJË HAP DREJTË BE-SË

    Nga Express 25 Shkurt 2012 17:37

    Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert pas arritjes së marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për përfaqësimin Rajonal ka thënë se Qeveria gjermane përshëndet përparimin në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Të dyja palët janë pajtuar për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale. Po ashtu janë larguar barrikadat në pjesën e Serbisë, të cilat kishin penguar hyrjen për në Kosovë. Qarkullimi i lirë i EULEX-it në ditët e shkuara është përmirësuar.

    Pozitive është po ashtu që Komisioni Evropian shumë shpejt do të fillojë një studim të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën. Ne shpresojmë që shumë shpejt të nënshkruhet edhe marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Caku duhet të jetë që të dy vendet të përmbushin reformat e nevojshme, për tu afruar Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë të normalizojnë edhe marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë zëdhënësi i Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert.
    ANGELA MERKEL fjalen e kishte per serbin kur deklaroi se kjo marveshje esht jje hap drejt BE-es DHE KJO U VERTETUA SOT KUR NE bruksel te gjith unanimisht jan pro serbis ne BE- kurse kosova dote knaqet me do marveshje qe nuk dote ndikojn as pak ne gjendjen sociale as politike jo se jo kto jan mashtrime te disa shteteve uropiane me qellim qe ta marrin serbin ne gjirin e tyre per kosove nuk do tju ngutet kurse hashim poilari ne emer te liberalizimit te vizve mashtron popullin kur dihet se edhe liberalizimi dote ket shum koh mos te te pakten edhe 2 vjet ska gjasa por edhe nese ka fat kosova shqiptaret ne mnyr masovike dota leshojn kosoven dhe po kjo europ dote detyrohet te bllokoj kosoven per ne se ju kujtohet edhe maqedoni ka qen ne rrezik qe ti ktheht regjimi i vizave kur dihet se maqedoni a esht shum me mir se kosova ne lidhje me ekonomi dhe punsim pra shqiptaret dote dalin ne mnyr te pa kontrolluar keshtu qe hashimi dote ket parasyesh se europa nuk do migrime masovike kurse PER HYRJE NE BE- KOSOVA DOTA KET SHUM me veshtir nese serbia dote jet antare ajo dota kundershtoj dhe bllokoj kosoven me veto por edhe shqiperin

  4. #64
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Debati i ministrave të BE-së në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të hënën ka qenë shumë i lehtë për Kosovën. Sipas njoftimeve zyrtare dhe jozyrtare, diskutimi për nisjen e studimit të fizibilitetit për Kosovën ka kaluar pa kundërshtime të mëdha.

    “Zëri” ka marrë vesh nga burimet e saj në Bruksel se vetëm Qipro ka qenë pak a shumë kundër, që të nisë ky studim për vendin tonë, pasi atë BE e bën vetëm për shtete të pavarura. Mirëpo, ky kundërshtim nuk ka zgjatur shumë dhe qysh në fillim të takimit, Këshilli për Çështje të Përgjithshme e ka miratuar iniciativën e Komisionit Evropian.

    Konkluzionet e këtij takimi, në pjesën për Kosovën thotë: “Këshilli e pranon qëllimin e Komisionit që të nisë studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës”.

    Për ministren kosovare të Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila qe disa ditë po qëndron në Bruksel, me kënaqësi ka thënë se ajo që ndodhi të martën, “është hap i parë në rrugën e gjatë të integrimeve evropiane. E rëndësishme është që BE (të martën) foli me një zë për Kosovën”.

    Në fakt, zyrtarët evropianë asnjëherë më parë nuk kanë folur më qartë për të ardhmen e marrëdhënieve mes vendit tonë dhe BE-së.

    Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, pas takimit të këshillit ka deklaruar se miratimi i kërkesës së KE-së për nisjen e studimit të fizibilitetit është e vetmja rrugë që të gjitha shtetet e Ballkanit duhet ta kalojnë.

    “Lansimi i studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Kosovën hap rrugën për përparim të mëtutjeshëm drejt BE-së. Ky është instrumenti kryesor i BE-së në Ballkan dhe se kjo është rruga që çdo shtet tjetër i Ballkanit e ka ndjekur. Kjo e bën perspektivën evropiane për Kosovën një realitet konkret.”, ka vlerësuar Fyle.

    Kjo në fakt shënon herën e parë kur një zyrtar i rëndësishëm evropian flet për hapat që shtetet e Ballkanit duhet të bëjnë drejt integrimit në BE, duke e përfshirë në këtë mes edhe Kosovën. Kundërshtimet e vobekta ndaj vendit tonë në takimin e djeshëm nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet duket se kanë mundësuar të flitet kaq hapur për këtë fazë të re të marrëdhënieve BE-Kosovë... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Debati i ministrave të BE-së në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të hënën ka qenë shumë i lehtë për Kosovën. Sipas njoftimeve zyrtare dhe jozyrtare, diskutimi për nisjen e studimit të fizibilitetit për Kosovën ka kaluar pa kundërshtime të mëdha.
    Ah... tash e gjeten edhe fizibilitetin.
    Me e mashtru popullin edhe me nje term te pakuptueshem per shumicen si reciprociteti, fusnota, menaxhimi i integruar i kufirit...

    Vetem sa per krahasim, studimi i fizibilitetit p.sh. per Bosnjen eshte bere ne vitin 2003. Dhe Bosnja nuk eshte shume me afer anetaresimit ne BE sesa ne ate kohe. Edhe pse ne krahasim me Kosoven eshte Republike.
    Perndryshe, studimi i fizibilitetit nuk ka rendesi te vecante. Studime te fizibiliteteit BE-ja ben per shume gjera te ndryshme, dhjetra ne vjet.

    Dhe mos te harrojme, fjala eshte gjithnje per Kosoven*, jo per Kosoven si shtet apo per Republiken e Kosoves. Prandaj edhe nuk kane kundershtuar as shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven.

    ...

    Konkluzionet e këtij takimi, në pjesën për Kosovën thotë: “Këshilli e pranon qëllimin e Komisionit që të nisë studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës”.
    Absolutisht e pavertete.
    BE-ja nuk shkruan dicka te tille ne asnje dokument. Kjo nuk ka ndodhur as para marreveshjes se fundit. Kur permendet Kosova, shkruhet Kosovo*
    dhe jo Kosovo. Prandaj, edhe perkthimi i sinqerte i gazetareve do te duhejt te ishte dhe Kosovës*. Ne te kunderten duhet te trajtohet si dezinformim, propagande apo keqperdorim i deklaratave zyrtare per qellime politike etj...

  6. #66
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ah... tash e gjeten edhe fizibilitetin.
    Me e mashtru popullin edhe me nje term te pakuptueshem per shumicen si reciprociteti, fusnota, menaxhimi i integruar i kufirit...

    Vetem sa per krahasim, studimi i fizibilitetit p.sh. per Bosnjen eshte bere ne vitin 2003. Dhe Bosnja nuk eshte shume me afer anetaresimit ne BE sesa ne ate kohe. Edhe pse ne krahasim me Kosoven eshte Republike.
    Perndryshe, studimi i fizibilitetit nuk ka rendesi te vecante. Studime te fizibiliteteit BE-ja ben per shume gjera te ndryshme, dhjetra ne vjet.

    Dhe mos te harrojme, fjala eshte gjithnje per Kosoven*, jo per Kosoven si shtet apo per Republiken e Kosoves. Prandaj edhe nuk kane kundershtuar as shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven.

    ...



    Absolutisht e pavertete.
    BE-ja nuk shkruan dicka te tille ne asnje dokument. Kjo nuk ka ndodhur as para marreveshjes se fundit. Kur permendet Kosova, shkruhet Kosovo*
    dhe jo Kosovo. Prandaj, edhe perkthimi i sinqerte i gazetareve do te duhejt te ishte dhe Kosovës*. Ne te kunderten duhet te trajtohet si dezinformim, propagande apo keqperdorim i deklaratave zyrtare per qellime politike etj...

    Jo more edhe une solla lajmet qysh i sollet ju edhe gjat leximit aty e pash ate qe e nenvizova e rendesishme eshte se qysh na shihemi tek shtetet e fuqishme edhe shtete tjera e jo tek shteti armik se nga armiku kurr nuk pritet me te njoft.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Jo more edhe une solla lajmet qysh i sollet ju edhe gjat leximit aty e pash ate qe e nenvizova e rendesishme eshte se qysh na shihemi tek shtetet e fuqishme edhe shtete tjera e jo tek shteti armik se nga armiku kurr nuk pritet me te njoft.
    Fjala eshte per BE-ne dhe jo shtetet armike.
    Nese BE eshte organizate armike, atehere cfare na nevojiten marreveshjet me te?!
    BE e trajton Kosoven sikur shtetet "armike" resp. si Kosovo*...
    Une e kritikova gazeten per dezinformim, jo ty.

  8. #68
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Mbas nenshkrimit te marveshjes me Serbin,Serbet ndihen te relaksuar nga se kane fituar hapsire per te manevruar ne Kosove dhe ne aspektin juridik dhe kushtetus i japin vetes te drejte qe te organizojne zgjedhje ne Kosove!Ja se çfare deklaron kryetarja e kuvendit te serbise!...



    Dejanoviq: Zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në Kosovë!


    Beograd, 29 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq ka konfirmuar se zgjedhjet do t’i shpall edhe në Kosovë, pasi, sipas saj, “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.

    “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se kjo ka të bëjë edhe me krahinën”, ka thënë ajo në takimin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë në shqyrtimin e shpalljes së zgjedhjeve edhe në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

    Ajo ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Serbi do të shpallën më 13 mars, në të njëjtën ditë kur kryetari i Serbisë, Boris Tadiq shpall zgjedhjet parlamentare.

    Dejanoviq ka thënë se zgjedhjet lokale nuk do të shpallen në gjithë vendin, por vetëm në ato komuna nëpër të cilat, këshilltarëve u ka skaduar mandati.

  9. #69
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ne politike nese nuk ka zgjidhje praktike do te ket gjithmon zgjidhje formale.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •