Besoj ne Zot shume dhe i jam lutur gjithmone per gjithcka, e kam falenderuar dhe i jam lutur te me fali, por kisha ca pyetje per ato qe dine pergjigjen. Per cudi mua me pelqen te lutem kur jam vetem ne dhome ku nuk eshte njeri, per kete arsye shkoj shume rralle ne Kishe dhe kur shkoj me pelqen te shkoj kur nuk ka njeri aty sepse shume shpesh une qaj kur lutem.
-Dhe doja te pyesja do ishte me mire sikur te ikja me shpesh ne kishe?
-Ka disa here qe shoh ne enderr Krishtin qe flet me mua dhe Zojen E Bekuar, do kete ndonje domethenie kjo gje??
-Tjeter, me pelqen te them Rruzaren, urate por nuk di sesi ?
- Dua te rrefehem, por nuk di kur me duhet te shkoj per kete gje, para/pas Meshe te dielave apo cdo dite jave ?
Krijoni Kontakt