Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Anton Pashku

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Anton Pashku

    NGA SHFAQJA "GOF" E TEATRIT KOMBETAR TE PRISHTINES

    Nga Josif Papagjoni
    Dramen antologjike te Anton Pashkut "Gof" e kisha lexuar heret, qysh kur "vidhja" ndonje liber aty nga fundvitet `70, dhe nga leximi me pat mbetur ndjesia e nje tufani qe ngujon diku ne nje humbelle njerezit dhe shpirtrat e nje race tejet te hershme, me fillet ne antike, por e zbythur nga trojet e perendishme prej barbareve; dhe, megjithate, qendrestare perballe malkimit, kafshimit te historise dhe te te ligjve, hordhive te dimrit, murtajes qe vinte tej Karpateve. Me pat mbetur kjo ndjesi si dritesim brenda vetedijes sime, sadoqe teksti ishte tejet i mbyllur, hermetik. Por ja qe vetedija ben lidhje te shkurtra me historine, sidomos me realitetin e fundme, dhe une e dija fort mire se fjala ishte per iliret e lashte dhe shqiptaret e sotem, ne zezonen e cungimeve shekullore dhe ne perpelitjen e tyre heroike per mbijetese, ne instinktin e motmotshem per te mberritur ne "Bregun e larte", tek pika siperane e ndergjegjes kombetare, por edhe te trojeve te gjysh-stergjysheve. Pikerisht kjo ndjesi, gati e poetizuar dhe e mbetur tek une si pershtypje, me pak imtesi ne thurimen subjektore a "peripecine" dramatike, u rindez dhe u persedyt me e forte (pikerisht me e forte) kur pashe versionin e drames nga aktoret e Teatrit Kombetar te Prishtines. Shfaqja kishte gjetur kodin teatror te drames se mirenjohur "Gof" te shkrimtarit te shquar kosovar, Anton Pashku. Teksti i drames ishte gershetuar edhe me dy tregime gjithpo prej ketij autori (i punuar nga regjisori Xhevat Qorraj), per t'i dhene nje dimension edhe mepoetik e metaforik shfaqjes, per ta bere ate edhe me te prekshme nga ndergjegjja e ashtuquajtur e "rendomte", per te krijuar pra nje pakt komunikimi ca me aktiv me shikuesin e sotem.
    Qarku i perzhitur ekzistencial
    Shfaqja "Gof" prore ngjan si nje piskame dhimbjeje ne tri pragje: ate te lindjes, ate te deshtimit dhe ate te vdekjes. Prore eshte po ajo klithme per identitet, me nje traum ne mes, ne nje rrafsh mitologjik e historik, puqur e perpuqur me simbole e alegori te kapshme nga vizatimi regjisorial, nga loja e ndjere e aktoreve, sidomos nga parabola skenografike. Nje kryq i keqkuptuar, sfidues, i sajuar me lekure bagetish te trasha, qarkuar nga cerga merimangash, rrjeta, tela me gjemba dhe kurthe kesilloji: kryqi i ortodoksizmit shovinist, i shnderruar nga sakrifice dhe meshire, ne pushtim, ne thike pas shpine dhe ne dhune. Gjithqysh, shfaqja gjakon drejt dekodimit te simboleve te qendreses, te mevehtesise kombetare, te mitit dhe rrenjeve tona, ne shtegun plot ngrice e bore, qe vjen nga rrethana e pafavorshme, nga agresioni, nga perzierja e gjakut dhe shartimi genetik, nga djallezia dhe kafshimi i trojeve, nga rrethimi armiqesor dhe perbuzja, nga shpresa, ninullat perteritese, endrra dhe stoicizmi. Disa kambana te motmotcme kishash e tempujsh te lashte, sadoqe te rrenuara; nje fyell druri, gati biblik, qe mbush atmosferen dhe pushton lugina e male te Atdheut (te njehershem e te perhershem); dhe kryqi tinzar, ne thelb i bjerrur dhe i instrumentalizuar ne kunderthenie, si rrase varri, qe bie persiper do njerezve duke i rimbyllur ne gropen e celur kryeherit, porsi nje mallkim, fatalitet dhe epifani alegorike, sa dje po aq sot. Ja, kjo eshte nje lufte e nenkuptueshme, ne formen e nje konflikti gjendjesh dhe idesh, qe te sjell ndermend letersine hermetike dhe parabolike, me kuptime te shumfishta, veshtire te zberthyeshme. Duke e ndjekur ne vijueshmeri dhe duke metuar deshifrimin e kumteve te saj, une jam i mendjes qe drama dhe teatri shqiptar duhet te aplikoje bash edhe struktura te ketilla artistike, qe ngrihen njeherit ne te dy anet e historise, mbi te djeshmen dhe te sotmen, dhe funksionalizojne po njeherit te dy anet e saj. Sepse vetem keshtu ato mund te behen te pranishme e aktive per publikun e sotem, ashtu sikurse u be kjo gje edhe me drame-shfaqjen "Gof". Shqiptare, mos u tutni! Shqiptar, qendrojini murlanit, helmimit, tehuajtje, sfidojeni zezonen, kujtoni fyellin e te parit, zerin stergjyshor; mos u zhbeni, por fitoni! A s'eshte ky nje apel i gjithehershem, si dje edhe sot, pra universal?
    Aktrimi si gjendje shpirterore Pse e emertova keshtu kete syth nendares te recensionit? Sepse aktoret synojne te luajne brenda stilit poetik te drames, e cila nuk ravijezon aq fort karakterin e personazhit ne nje mjedis, rrethane a ngjarje te percaktuar historike, as e jep ate si nje shumesi vetish, sjelljesh, reagimesh, qe burojne nga percaktueshmeria e tij psikofizike apo ajo socialpolitike etj. Ata jane kater personazhe pa emra, por qe gjithkush nenkupton nje gjendje shpirterore te dhene, po ashtu nje prirje, nje qendrim, nje fatum, gjer edhe nje menyre zgjidhjeje. Aktoret e kane kuptuar strukturen poetike, paradigmatike dhe parabolike te ndertimit te personazheve te drames, andaj edhe luajne brenda saj. Bislim Muca i ka meshuar me te drejte gjendjes gati patologjike te personazhit te tij, halucinimit dhe ankthit sfilites, qe te sjell ndermend njeriun ne trans, mediumin psikik midis kllapise dhe rikthimit ne vetvete, midis percartjes dhe te njemendes, andaj dhe loja e tij eshte thuajse e gjitha e mbajtur ne tone te eperme, me piskama e deshperime te skajshme, pasqyre kjo e udhekryqit te personazhit, gjithashtu e fatalitetit qe e ka ngulfatur.
    Ka hir skenik dhe lezet loja e Selman Lokajt, qendrestarit te kombit, te durueshmit, te arsyeshmit, atij qe e pret te keqen jo me panik, por i bindur se drita e Apolonit do te bjere edhe mbi gropen e mallkimit ku fisi i tij i motshem ka rene. Andaj i ka hije po aq edhe melodia e kavallit ne fund, e kompozuar plot pasion nga Rauf Dhomi, qe sikur can hapesirat, terrin, acarin, ngujimin dhe te con tek rrenjet tona, tek sharmi yne, tek zanafilla e bukur dhe madheshtore e ilireve. Imponuese na u duk edhe loja e Drita Begollit, si ne planet e qeta, ashtu dhe ne ato nevrotike, si ne kahjen e gruas se dashuruar, ashtu dhe ne ate te djallezuar. Nuk mund te funksionoje nje dashuri e helmatisur, e hamendesuar kryekreje si shtirje, ndaj dhe pjella do te jete nje monster, - nje ide kjo qe vjen natyrshem nga aktrimi i saj. Kurse Mentor Zymberaj ne rolin e mjekut pruri nje tjeter prerje aktoriale, disi ndryshe nga tri te sipermit, e kahut sarkastik, duke ravijezuar njeriun e thate, cinik, ndergjegjen makabre te krimit, qe vret me dorashka mjeku, seleksionon kafka te vdekurish duke i shnderruar ato ne nje kenaqesi sadiste.

    (Marrė nga Koha Jonė)

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ah, po ky Anton Pashku duhet lexuar, per ti bere mire shijeve tona per letersine e per te besuar se letersia shqipe eshte me e madhe se sa pranohet.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Anton Pashku
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-09-2012, 09:20
  2. Figura te ndryshme te letersise
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-09-2003, 20:05
  3. njeri nder romanet me te bukura ne letersien shqipe. "OH" Anton Pashku
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 20:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •