Close
Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 694 prej 694
  1. #681
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    S’ka zgjedhje, por do të ketë qeveri lokale serbe në Kosovë
    Publikuar: 16.04.2012 - 09:31


    Prishtinë, 16 prill – Për Prishtinën ka qenë e pritshme që Beogradi do të tërhiqej nga ideja për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë të dielën se Qeveria e Kosovës ka pasur premtime ndërkombëtare që një gjë e tillë nuk do të lejohej të ndodhte. “Ne kemi pritur që Serbia të tërhiqej nga organizimi i zgjedhjeve, duke e njohur realitetin në Kosovë. Në anën tjetër ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me bashkësinë ndërkombëtare, që na ka premtuar se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Kuçi. “Vendimi për t’u tërhequr nga një organizim i tillë është i drejtë dhe natyrisht që duhet të binden serbët e Kosovës që zgjedhjet e vetme të cilat kanë legjitimitet janë ato të organizuara nga institucionet e Kosovës”.

    Deklarimi i zëvendësshefit të Qeverisë së Kosovës ka ardhur të dielën, të njëjtën ditë kur ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se shteti serb nuk do të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë. “Nuk duam që në asnjë mënyrë të shkelim Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe të vëmë në rrezik serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër”, ka thënë Bogdanoviq për mediet serbe, duke kujtuar përgjigjen negative edhe të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, për organizimin e zgjedhjeve.

    Sipas ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mosorganizimi i zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë nuk do të thotë që qeveritë lokale në veri të mos vazhdojnë që të ekzistojnë. “Mosorganizimi i zgjedhjeve në Kosovë nuk do të thotë se institucionet e Serbisë do të shuhen. Përkundrazi, zgjedhjet lokale nuk janë mbajtur nga viti 1999 deri më 2008 dhe institucionet tona kanë mbijetuar. Kanë qenë ndoshta edhe më të forta se ato që janë formuar pas mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Bogdanoviq.

    Por këto deklarata të Bogdanoviqit, i dyti i Qeverisë së Kosovës i ka parë në kuadër të nevojës për konsum të publikut në Serbi. “Ne e kuptojmë që në momente të ndryshme njerëzit duhet të bëjnë deklarata për opinion të brendshëm, por Serbia duhet të fillojë që ta njohë realitetin politik dhe juridik të Kosovës”, ka thënë Kuçi (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #682
    Stefanoviç: Të gatshëm për dialog me Kosovën





    Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë dialogun me palën kosovare.

    “Do të jetë e vështirë, por jemi duke punuar në atë drejtim që në dhjetor të marrim datën për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Stefanoviç.

    Zyrtari serb ka shtuar se veriut të Kosovës duhet t’i jepet status special, njofton REL .

    “Ekzistojnë shembuj për këtë si ai i Tirolit jugor apo i dy Gjermanive”, ka thënë Stefanoviç.

    Ai ka fajësuar Prishtinën se “po pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me anë të veprimeve të njëanshme dhe dhunës ndaj serbëve”.

    “Ka përpjekje që serbëve në veri të Kosovës t’iu merren targat dhe letër-njoftimet”, ka thënë Stefanoviç për mediet austriake.

    Sipas tij, e vetmja politikë që mund të ketë sukses në Serbi është: “Edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian”.

    “Të dyja palët janë pjesë e identitetit tonë dhe ne duhet t’i zgjidhim të dyja problemet. Çdo palë që ndjek vetëm perspektivën evropiane dhe heq dorë nga Kosova, do të humbiste besueshmërinë jo vetëm brenda vendit, por edhe në Bruksel”, ka deklaruar Stefanoviç.

    Bisedimet për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.

    Raundi i fundit i tyre ka sjellë marrëveshjen për bashkëpunim rajonal ndërmjet palëve.


    shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #683
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Thaçi:Serbët mund të votojnë në disa pika mobile
    Publikuar: 17.04.2012 - 14:19 koha net


    Prishtinë, 17 prill - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar të martën se pretendimet e Serbisë për të organizuar zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të dështojnë, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjithë forcën kushtetuese dhe ligjore për të penguar mbajtjen e tyre, njofton Telegrafi.

    I pyetur nga se a do të thotë kjo se do të përdorët edhe forca policore, kryeministri Thaçi nuk ka precizuar, por ka ripërsëritur se do të përdorët e gjithë forca kushtetuese dhe ligjore.

    Thaçi këto komente i bëri të hënën në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku nga afër inspektoi punimet që po zhvillohen në këtë aeroport.

    Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë, Thaçi u shpreh se për këtë ka biseduar me ndërkombëtarët në Kosovë për t’iu mundësuar serbëve që të votojnë në disa pika mobile të votimit, në mënyrë që ato vota të numërohen në Serbi, por në asnjë mënyrë, sipas tij, nuk do të lejohet që të ketë organizim të zgjedhjeve në Kosovë
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #684
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Thaçi:Serbët mund të votojnë në disa pika mobile
    Publikuar: 17.04.2012 - 14:19 koha net


    Prishtinë, 17 prill - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar të martën se pretendimet e Serbisë për të organizuar zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të dështojnë, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjithë forcën kushtetuese dhe ligjore për të penguar mbajtjen e tyre, njofton Telegrafi.

    I pyetur nga se a do të thotë kjo se do të përdorët edhe forca policore, kryeministri Thaçi nuk ka precizuar, por ka ripërsëritur se do të përdorët e gjithë forca kushtetuese dhe ligjore.

    ...



    S’ka zgjedhje lokale serbe, ripërsëritin Jahjaga e Thaçi

    ...
    Zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës, sepse cenojnë integritetin territorial të vendit. Këtë qëndrim e bënë të ditur presidentja e ë Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët në takime të ndara pritën Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,96000



    Fletëvotimet për zgjedhje lokale - në Zveçan

    Mitrovicë, 17 prill- Fletëvotimet për zgjedhje lokale të Serbisë në Kosovë kanë arritur natën ndërmjet të hënës dhe të martës në Zvecan, kanë njoftuar burime të Kohës Ditore nga veriu i Kosovës.

    Sipas burimeve fletëvotimet në Zveçan nga Serbia janë sjellë me një furgon dhe janë vendosur në një shtëpi prapa shtëpisë së kulturës në Zvecan. “Fletëvotimet janë për zgjedhje lokale që do të mbahen në Zveçan më 6 maj” ka thënë burimi i gazetës. Në anën tjetër të martën pas mesditë në sheshin para fakultetit serb të Prishtinës në veri të Mitrovicës. Voiislav Koshtunica dhe Slobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral ka njoftuar burimi.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,96017
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-04-2012 më 01:49

  5. #685
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Thaçi këto komente i bëri të hënën në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku nga afër inspektoi punimet që po zhvillohen në këtë aeroport.

    Pse nuk inspekton nga afer Mitrovicen o shoku Minister!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #686
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Krasniqi: Në dialog hymë të papërgatitur

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për gazetën Shekulli,...


    Kosova (Qeveria) para një viti ka filluar një proces të dialogut pa ndonjë përgatitje të duhur dhe kjo është bërë me kërkesën e Brukselit, pa ndonjë platformë të përgatitur enkas për këto bisedime dhe pa një konsensus nacional. Ç’është e vërteta, janë arritur disa marrëveshje – konkluzione, të cilat nuk po respektohen nga Serbia”, ka thënë Krasniqi.


    Kryeparlamentari Krasniqi po ashtu ka vlerësuar se përkundër faktit që, komuniteti ndërkombëtar në Kosovë ka bërë punë të mira, të cilat për qytetarët e Kosovës kanë krijuar favore dhe perspektiva të shumta - bashkësia ndërkombëtare, sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve ka ndjekur politika së paku të dyfishta, një politikë për shqiptarët e një tjetër për serbët.

    Për serbët, sipas Kransiqit, ndoqi një politikë toleruese të pakuptimtë, ndërsa ndaj shumicës shqiptare ndoqi politika mosbesuese, sidomos ndaj njerëzve që në vazhdimësi kanë qenë kundërshtarë të regjimit pushtues të Beogradit.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-papergatitur/
    [B]Kur erdhe ne sheher ma se par shkova te prona e babagjyshit[/B[URL="http://http://www.kta-kosovo.org/soediv/oi-Plastika.pdf"]] Edhe vete e gjeta nje truall mos me than fale ma blene shoqerija tybe as pese pare nuk i dhash per pun tjera Qaty e gjete strehen me punsu do familjare masi ishte prone babgjyshi shoqnija e mire me priten bane me men vllazni bejzinin e kam pase gratis pej kosovapetrollit edhe buken ma ka hjek Bedrija ne Auto Prishtin, kafen e mengjesit te shtepija e gjamit (gllas haus) te rrethi se kur isha student qaty me ka ra me prite edhe darke e dreke qaty i hajsha dhe u dokeke Prishtina sikur ne filma ne pamje.
    E tani masi po soset bejzini masi plastika u shite edhe bedrija e qeli bordel jam mete veq me kit rrogen time e dhe te grues, merne me men vllazni ku mos me te plas barku me ta hjek gruen pej drejtorice te prones se babgjyshit , pra pse me nejt kamkryq me popllin tem qe kaq shum e mola e tash i mete gjiri thate.
    Tani po i shoh senet nryshe masi ma nalen qeshmen dejuzat.

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Kryem.... ka humbur navigacionin e drejtimit të mbarë të shtetit plotësisht.Ai tani paraqitet si i trullosur pranë ekraneve TV,bile s'di as çka flet.Këshillëtarët i ka laikë,mbretëron padituria alarmante tek ata,sepsenuk po e përtrijnë dijen.N'parti ka mospajtime,s'i ka mbetur gjë tjetër veç me rrenjtë, vjedhë sa më shumë,ndryshe s'ka se si të qëndroj në pozitë ,që po e merr krejt vendin n'qafë.Di mjaft mirë ai,se gjithçka që thotë është veç ëndërr e asgjë tjetër,mendon se ne po i besojmë,aty është çështja dhe moskuptimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 18-04-2012 më 03:52

  8. #688
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Loja e rrezikshme me tela gjemborë në Rudar të Zveçanit

    Publikuar: 18.04.2012 - 13:25 koha net


    Mitrovicë, 18 prill – Grupe serbësh, në orët e vonë të së martës kanë vendosur tela gjemborë te barrikada në hyrje të fshatit Rudar të Zveçanit. Në këtë mënyrë nga ana jugore pengohej qarkullimi e banorëve shqiptarë të tri fshtarave të Zveçani - Zhazhë, Boletin dhe Kelmend. Por, banorët e këtyre fshatrave të organizuar kanë larguar telat nga aty. Fatmir Kelmendi, përfaqësues i fshatit Kelmend, thotë se këto veprime të strukturave ilegale serbe e kanë tensionuar shumë situatën. Banorët i kanë vërejtur serbët rreth orës 19:30 duke vendosur telat gjemborë në hyrje të rrugës, që shpi për këto tri fshtar. “Kjo ka ndikuar shumë në tensionimin e situatës, meqë banorët e këtyre tri fshatrave e kanë rrugën kryesore atë, e cila para dy vjetësh ishte asfaltuar me mbështetje të Qeverisë së Kosovës”, ka sqaruar ai.

    Banorët i kanë vërejtur serbët, të cilët pasi i kanë vendosur gjemborët janë vendosur matanë barrikadës, ka thënë Kelmendi, i cili më tej ka shtuar se për këtë rast kemi lajmëruar edhe Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, disa orë pas largimit të telave, serbët prapë i kanë rivendosur më vonë. Ai tha se disa herë gjatë natës i kanë larguar telat, por serbët i kanë rivendosur.

    Kelmendi shtoi se pos Policisë së Kosovës, atje nuk ka dalë askush tjetër. Sipas tij, KFOR-i dhe EULEX-i nuk kanë dalë fare në terren.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #689
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Obraz” paralajmëron ardhjen në veri
    Publikuar: 18.04.2012 - 09:04 koha net



    Prishtinë, 18 prill – Gjashtë pjesëtarët e MUP-it serb, Jovan Arsiq, Nebojsha Rasiq, Sinisha Mihajloviq, një i katërt me nofkën “Piko” dhe dy të tjerë (emrat e pakonfirmuar) janë larguar nga banesat e tyre te “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.

    Burime të gazetës, kanë bërë të ditur se urdhrin për t`u zhvendosur pjesëtarët e MUP-it e kanë marrë pas shpërthimit që ka ndodhur tek “Tre Rrokaqiejt” e ku ka mbetur i vrarë Selver Haradinaj.

    Lëvizja e një njësiti të ROSU-s që i ka shkuar në përforcim ROSU-s në Mitrovicë, në natën e 12 prillit, katër ditë pas shpërthimit, ka shqetësuar jo vetëm prezencën ndërkombëtare në Kosovë, por edhe strukturat e Serbisë në veri të lumit Ibër.

    Sipas burimeve të gazetës, informatat e tilla, kanë bërë që pjesëtarët e MUP-it të largohen të paktën nga “Tre Rrokaqiejt”.

    Por largimi i pjesëtarëve të MUP-it nuk i ka lënë shumë që të gëzohen qytetarët shqiptarë në veri të Ibrit. Grupi çetnik që mban emrin “Obraz” (Fytyra), ka paralajmëruar se do të niset për në veri të Kosovës. Njoftimin ua kanë dërguar me letër para dyerve të shtëpive, qytetarëve shqiptarë të asaj pjese.

    “Koha Ditore” ka raportuar ditë më parë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë marrë vesh para disa muajsh që të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës gjatë zgjedhjeve të Serbisë. Sipas marrëveshjes që është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, qëllimi i strukturave ilegale në veri, që janë degë të partive radikale, është që të provokojnë konflikt ndëretnik, ngase do të avanconte pozitën e tyre si në zgjedhjet e Serbisë, ashtu edhe në dialogun për veriun që pritet të nisë pas zgjedhjeve në shtetin fqinjë.

    Sipas marrëveshjes, Qeveria e Kosovën nuk do të dërgojë ROSU-n në veri, derisa Serbia do të ndalë ardhjen e grupeve çetnike në veri.

    Përndryshe, burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për “Kohën Ditore” se gjatë kësaj kohe, paralajmërime për t`u nisur drejt Kosovës kanë bërë edhe grupe të tjera famëkëqija.

    Sipas burimeve të gazetës, përveç organizatave ultranacionaliste dhe të shpallura si ilegale edhe nga shteti serb “Obraz” (fytyra), “Srpski Cetnicki Pokret” (Lëvizja Çetnike Serbe), janë edhe disa grupe të tjera ekstremistësh, siç janë “Delije” (Trimat) dhe ‘Grobari’ (Varrmihësit) që mund të pritet që të rrisin aktivitetin e tyre në veri gjatë kësaj kohe. Sipas të njëjtave burime, pjesë e dy organizatave çetnike, janë edhe familjarë të përfaqësuesve të veriut të Kosovës, që janë liderë të institucioneve ilegale të Serbisë.






    Qeveria kritikon EULEX-in për fushatën e Koshtunicës në veri
    Publikuar: 18.04.2012 - 13:53



    http://koha.net/repository/images/f1...1334749993.jpg



    Prishtinë, 18 prill - Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar fushatën paraelektorale të Vojsllav Koshtunicës në veri. Ajo sërish ka kritikuar EULEX-in që nuk ia ka ndaluar hyrjen Koshtunicës nga Serbia në Kosovë, raporton KTV-ja.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, zv.kryeministri Hajreidn Kuçi ka thënë t’i ketë kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it që të ndalojnë hyrjen e Koshtunicës në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo edhe për faktin se KFOR-i nuk i merr urdhrat në Qeveria, por jashtë Kosovës, ka thënë Kuçi.

    Ai edhe njëherë ka shprehur qëndrimin se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Qeveria është e gatshme që të ndihmojë edhe OSBE-në dhe organizatat e tjera për të mundësuar votimin e atyre që janë me shtetësi të dyfishtë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #690
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shteti i kidnapuar


    Enver Robelli Enver Robelli


    Publikuar: 18.04.2012 - 21:59

    Me vrasje drejt pushtetit: këto ditë po demaskohet krahu stalinist i Partisë Demokratike të Kosovës, por debati në shoqëri po mungon, sepse disa shtresa janë të frikësuara, të tjerat janë tredhur mendërisht, e disa janë bërë oportunistë apo janë shitur për një duq para. Kështu Kosova nuk bëhet shtet, por vetëm një territor në duar të kriminelëve

    „Të nderuar bashkatdhetarë, situata të cilën po e përjeton sot kombi shqiptar, kudo ku jeton, ka marrë përmasat e një anarkie me forma me të padëshiruara dhe mund të shpjerë edhe në gjendje edhe më të rëndë për kombin tonë. Derisa në Shqipërinë administrative ‘legjitimiteti i ardhmërisë së një populli kërkohet nga uniformat e huaja’ ... Kosova pret ‘dritat e gjelbra’ nga ‘faktorët...’ për të vendosur edhe për çështjet më të zakonshme të organizimit të brendshëm... (...) Rreziqet që kanosin substancën kombëtare kërkojnë nga secili shqiptar, kudo që jeton, të kërkojë nga vetja (së pari) të bëjë atë që duhet dhe mundet, për të mirën e kombit të vet.”

    Këto fjalë mund të thuhen sot. A jetojnë shqiptarët e Kosovës në anarki? Vetëm të çmendurit mund ta mohojnë këtë. A i prijnë vendit njerëz që asnjë vendim s’e marrin pa miratimin e të ashtuquajturve “faktorë të jashtëm”, të cilët herë defilojnë si kauboj, herë si pronarë plantacionesh të kakaos. Fjalët e cituara në fillim të këtij teksti i ka thënë Agim Ramadani më 1 qershor 1997 gjatë një fjalimi në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zürich.

    Shembullin më të frikshëm se në çfarë anarkie gjendet Kosova sot na e ofrojnë gjykimet, ku rolin kryesor po e luan Nazim Bllaca. Ai po tregon se si armën për të vrarë të ashtuquajtur kolaboracionistë e ka marrë nga vetura e Azem Sylës, i cili është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Bllaca po rrëfen se si pas luftës struktura nëntokësore të PDK-së kanë angazhuar plaçkitës, vrasës, banditë e hajdutë për të vrarë rivalë politikë, kryesisht aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë strukturë të kriminalizuar më e rëndësishme paskësh qenë ardhja në pushtet me rrahje, vrasje e “plagesa” (copyright: Nazim Bllaca) se sa ndërtimi i një demokracie, ku në një garë të barabartë partitë synojnë të marrin pushtetin me programet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe zhvillimore. Po zbulohet këto ditë se deputetë të PDK-së si Shaip Muja kontrollojnë, përvetësojnë dhe zhvatin pasurinë publike – thuajse këtë pasuri ua ka lënë trashëgim ndonjë familjar. Hotele, ndërmarrje, pompa benzine, magazina, restorante – të gjitha këto janë pjesë e burimeve financiare të kësaj kaste të rrezikshme, arrogante, të etur për grabitje dhe për linçim të rivalëve politikë. Në vend se të ishin në burg, janë në Parlament dhe na flasin për integrime evropiane, për ndërtimin e demokracisë, për të drejtat e njeriut, për politikën e jashtme, për përparimin ekonomik të Kosovës, për investime. Në vend se të ishin në burg, dalin në televizionin e pushtuar shtetëror dhe japin deklarata për çështje të ndryshme politike. Kjo është një dekadencë e paparë deri më sot në shtetet e transicionit në Evropën Juglindore.

    Këto ditë ashiqare po demaskohet krahu stalinist i Partisë Demokratike të Kosovës, por debati në shoqëri po mungon, sepse disa shtresa janë të frikësuara, të tjerat janë tredhur mendërisht, e disa janë bërë oportunistë apo janë shitur për një duq para. Kështu Kosova nuk bëhet shtet, por vetëm një territor në duar të kriminelëve.

    Që Kosova të mos jetë e tillë në të ardhmen, që ky vend ta gjejë paqen me vetveten, sot më shumë se kurrë është e nevojshme të nisë spastrimi i madh. Nuk ka asnjë kuptim të flitet për integrime në Bashkimin Evropian, sepse shoqëria është ngopur me iluzione të tilla. Nuk mund të ecë Kosova asnjë hap përpara përderisa në Kuvendin e Kosovës vegjetojnë figura të akuzuara për të gjitha krimet e mundshme. Nuk mund Kosova të përparojë pa një debat të gjerë publik se çfarë, në të vërtetë, duam në dhjetë vjetët e ardhshëm: evropianizimin apo anadollakizim, shtet funksional apo pazar oriental, privatizim që çon drejt zhvillimit apo privatizim për interesa të grupeve kriminale, të cilat fabrikat i shohin vetëm si hekurishte?

    Secila shoqëri që synon një të ardhme më të mirë, beson në disa vlera. Në cilat vlera besohet sot në Kosovë dhe cilat vlera i përfaqësojnë sot politikanët e Kosovës në pushtet dhe një pjesë e madhe e opozitës? Në fakt, nuk ka asnjë vlerë. Ajo çka shihet si vlerë është vetëm mashtrim për të qëndruar në pushtet. Të qëndrosh në pushtet domethënë të krijosh privilegje për klanin, fisin dhe bandën personale. Të qëndrosh në pushtet në Kosovë domethënë t’ia gjesh një vend pune pa asnjë meritë dikujt nga akraballëku, të punësosh ndonjë teze apo vajzë të tezës, të avancosh në pozicione militantë partiakë, të cilët e zgjerojnë rrjetin korruptiv dhe nepotist. Kështu, me këtë mentalitet primitiv, është kidnapuar shteti dhe ai shërben vetëm si makinë për kënaqjen e grykësisë personale.

    Në majë të kësaj piramide qëndron – me apo pa dashje – Hashim Thaçi me kamarillën e tij. Të gjithë këta politikanë duhet ta pyesin veten se çfarë trashëgimie po i lënë këtij vendi, çfarë modeli orientues dhe çfarë vlerash. Muajt e ardhshëm janë vendimtarë. Në fakt në Kosovë çdo ditë është vendimtare: ose do të shndërrohet ky vend në Sierra-Leone në mes të Evropës ose do ta marrë rrugën e mbarë. Rreziku që Kosova përfundimisht të shndërrohet në shtet të dështuar si Sierra-Leone është evident. Këtë e thonë edhe diplomatët perëndimorë në Prishtinë dhe nëpër ministritë e jashtme në vendet perëndimore. Para disa vjetëve edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë kishte thënë se nëse vazhdon ky trend Kosova do të shndërrohet në shtet të dështuar. Askush nuk e kishte marrë seriozisht fjalimin e tij, pasi, për fat të keq, vetë ambasadori u bë pjesë e karvanit të dështimit.

    Kosova duhet ta gjejë gjuhën me të cilën i emëron krimet dhe kriminelët. Duhet ta gjejë gjuhën për të emëruar keqpërdorimet, manipulimet financiare dhe zgjedhore. Kosova duhet të flasë, më së largu në zgjedhjet e ardhshme. Duhet kjo shoqëri të largohet nga mitet e rrejshme, nga heronjtë e shpifur dhe nga zaptuesit e banesave dhe opingarët që sundojnë si sulltanë. Nuk ka ardhmëri për një vend nëse kryetarë komunash rrotullojnë miliona nga pasuria e vjedhur, nëse kërcënojnë gazetarë, nëse shkelin ligje dhe pështyjnë mbi demokracinë e brishtë. Nuk ka ardhmëri një vend nëse zyrtarë të shtetit me para të shtetit shëtisin anekënd botës familjet e tyre, nëse keqpërdorin buxhetin për vizita kot së koti në Shqipëri e Turqi, nëse udhëtimet jashtë shtetit i shfrytëzojnë për t’i vizituar vëllezërit në Zvicër. Këtyre keqpërdorimeve duhet t’u dalin në rrugë të gjithë ata njerëz që janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e pensionistëve që jetojnë në kushte të tmerrshme pasi i kanë shërbyer kësaj shoqërie me dekada. Vend për frikë nuk duhet të ketë, kosovarët e të gjitha etnive duhet të tregojnë guxim. Përmes guximit duhet të thonë qartë se çfarë shteti duan. Nëse e duan të tillë siç është sot, mos ta akuzojnë askënd, por vetëm vetveten. Dikur njerëzit kanë rrezikuar më shumë për të mirën e këtij vendi. Lexoni edhe njëherë fjalët e Agim Ramadanit në hyrje të këtij teksti. Për këtë gjendje më së shumti duhet të mendojnë sidomos votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, një pjesë e madhe e të cilëve kanë rënë në kurthin e sinqeritetit të tyre duke ua dhënë besimin figurave politike që qëllimin e parë dhe të vetëm e kanë plaçkitjen.koha ditore
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  11. #691
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Tri mashtrimet e Qeverisë

    Zgjedhjet e shtetit të Serbisë, megjithatë, do të organizohen në Kosovë. Të shtunën pasdite zyrtarisht u arrit marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve të 6 majit. Mësohet se zgjedhjet e përgjithshme serbe do të organizohen ashtu siç dëshiron Serbia, e jo ashtu siç u deklaruan politikanët tanë. Por, këto zgjedhje nuk do të jenë në kundërshtim me planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilën e kishte publikuar para disa ditësh gazeta “Zëri”.

    Edhe pse vazhdimisht zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ishin deklaruar se nuk do të lejojnë në asnjë formë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, madje ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, na publikonte plane “sekrete” se si do t’i ndalojnë zgjedhjet, megjithatë plani zyrtar, të cilin e ka siguruar “Zëri”, në hollësi përshkruan detajet se si do të organizohen ato zgjedhje.

    Edhe në planin e Qeverisë së Kosovës, i titulluar “Udhëzimet për votim për qytetarët me shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare serbe të 6 majit 2012” parashihet angazhimi i një trupi ndërkombëtar për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në këtë rast OSBE-ja, ndonëse në dokument nuk përmendet fare se kush do të jetë ajo organizatë.

    Në këtë shkrim qëllimisht u ndala ndoshta më tepër se ç’duhet në këtë plan, vetëm e vetëm për t’i “demantuar” deklaratat e drejtuesve të Qeverisë së Kosovës se kinse ata asnjëherë nuk paskan dëgjuar për këtë plan dhe deklaratat e tyre kinse nuk do të lejojnë organizimin e zgjedhjeve serbe.


    ***

    Pra, edhe këto zgjedhje dëshmuan për dyfytyrësinë dhe papërgjegjësinë e politikanëve tanë. Logjika “ndryshe deklaro e ndryshe vepro tashmë është bërë një trend në politikën kosovare. Zgjedhjet serbe nuk janë rasti i vetëm ku është vepruar mbi këtë logjikë. Njëjtë ndodhi edhe me rastin e miratimit të Kodit Penal të Kosovës, ku zyrtarët e ekzekutivit ndryshe deklaroheshin publikisht e ndryshe vepronin në realitet.

    Premtimi që u ishte dhënë gazetarëve nga ministri i Drejtësisë, si sponsorisues i ligjit, se do të hiqen këto nene, nuk ndodhi, gjë që detyroi mediet që tërë debatin ta bartin rreth kësaj çështjeje.

    Është edhe një fakt interesant, se pikërisht pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve serbe, më saktësisht në të njëjtën ditë me Kodin Penal, në Kuvend u miratuan edhe dy ligje tjera shumë të ndjeshme dhe problematike, ai për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoçn e Madhe.

    Ndonëse mund të ketë qenë rastësi miratimi i këtyre tri ligjeve problematike pikërisht në të njëjtën kohë, por me gjasë kjo është një taktikë e Qeverisë së Kosovës.

    ***

    Debati që hapën këto tri ligje, sidomos ai për Kodin Penal të Kosovës, gjegjësisht për nenet 37 dhe 38, që e ngufasin medien kosovare dhe fjalën e lirë, bëri që në mënyrë rapide të shpërqendrohet vëmendja e opinionit publik në Kosovë nga veriu, dhe rrjedhimisht nga organizimi i zgjedhjeve serbe të 6 majit.

    Pra, nëse analizohet ky veprim i Qeverisë së Kosovës, dhe presioni i vazhdueshëm edhe nga ICO-ja mbi deputetët për miratimin e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe për Hoçën e Madhe, në mënyrë automatike na lë të kuptojmë se ideja ka qenë që pikërisht të minimizohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

    Megjithatë, realiteti nuk mund të mohohet në asnjë formë. Zgjedhjet serbe do të mbahen në Kosovë, ashtu siç mbahen edhe në Serbi. Të gjitha planet që deri dje janë përmendur nga Bajramat e të tjerët të Qeverisë kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.

    Por, qeveritarët tanë duhet ta dinë se me logjikën dhe mentalitetin “Ndryshe deklaro e ndryshe vepro” nuk mund të ndryshohet realiteti. Madje, vetëm sa do të komplikohet situata në terren, siç po ndodh tash e sa kohë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...et-e-qeverise/

  12. #692
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pacolli ia kërkon Qeverisë paratë e lobimit, ajo refuzon


    Publikuar: 10.05.2012 - 09:29

    Prishtinë, 10 maj – Biznesmeni miliarder, Behgjet Pacolli, është shndërruar në lypës. Ky zëvendëskryeministër ka kërkuar në Qeveri paratë që i ka shpenzuar deri tash jashtë vendit në procesin e lobimit, ndonëse publikisht prej kohësh ka deklaruar se lobimin vullnetshëm po e bënte me para të tij dhe jo të buxhetit të Kosovës.

    E Qeveria s’ia ka dhënë. Shuma e faturave të cilat Zyra e kryeministrit nuk ia ka kompensuar Pacollit është rreth 137 mijë euro. Kjo për shkak se kërkesat e tij nuk ishin bërë konform rregullave, si dhe për shkakun që kërkohej të mbuloheshin shpenzime edhe për njerëz që nuk dinin në Qeveri se çfarë bënin dhe as kush ishin ata, përpos që Pacolli i prezantonte si këshilltarë të jashtëm dhe bashkëpunëtorë.

    Këto janë shpenzime të tjera nga ato që i janë kompensuar deri tash. Janë rreth 140 mijë euro të tjera që Zyra e kryeministrit ia ka kompensuar atij dhe stafit të tij për udhëtime jashtë shtetit, nën arsyetimin se kanë qenë në mision për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Pacolli ka bërë kërkesa referuar periudhave që nuk ka qenë në vendet e deklaruara. Shembull, me një deklarohen shpenzimet e bëra prej 12 majit të vjetëm deri më 11 nëntor të po këtij viti, gjatë qëndrimit në Nigeri, Etiopi, Austri, Turqi dhe Gjermani. Ose, për periudhën prej 16 majit deri më 22 qershor të vjetëm në Acca të Ganës. Dy kërkesat kanë kontradiktë, ngaqë ai nuk ka mundur të ishte njëkohësisht në Ganë dhe në pesë vendet e deklaruara në kërkesën tjetër.

    Ka dhjetëra kërkesa të tjera në të cilat “Koha Ditore” ka pasur qasje, e me të cilat është kërkuar aprovimi i shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare vetëm të zëvendëskryeministrit Pacolli.
    Të tjera ka që kërkojnë kompensim për shpenzime të këshilltarëve të tij të jashtëm dhe të bashkëpunëtorëve.
    Kabineti i zëvendëskryeministrit Pacollit prej dy ditësh nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të “Kohës Ditore” për të tilla kërkesa të shpenzimeve që ishin adresuar për aprovim tek pas realizimit të vizitave jashtë shtetit.


    Një burim i lartë në ZKM ka treguar në kushte anonimiteti se sekretari i ZKM-së, Fitim Krasniqi,
    kishte refuzuar aprovimin e kompensimit të mjeteve të kërkuara nga Ëacolli, pasi kërkesat ishin bërë në kundërshtim me rregullat. Edhe shpenzimet që kërkohej të kompensoheshin, sipas këtij burimi, nuk bëheshin për persona të kontraktuar nga Qeveria (gjerësisht në “Kohën Ditore”.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,98850
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  13. #693
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin

    Derisa hashim-hijena po fluturon nga kënaqësia se e qoj shkaun ne BE, ka edhe të huaj që nuk jan të kënaqur me marrveshjet që ka hy Kosova.:
    A e shiti hasha hala Kosoven
    Kam pa gjithqka veq qiso komentesh pa fije kryepe si tuajat skam pa kurr

  14. #694

    Për: Nënshkruhet marëveshja Kosovë-Serbi

    tungatjeta plak.
    na ke harrue krejt um ka marr malli me ta nie zanin.

Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •