-
Urtėsi nga selefi
Shembulli i atij qė e vonon pendimin ėshtė sikur shembulli i atij qė ka nevojė ta prejė njė dru, mirėpo e sheh drurin e madh dhe tė fortė, i cili nuk mund tė pritet lehtė, dhe thotė: Do tė vij vitin e ardhshėm, kurse nuk e din se sa mė tepėr kohė kalon, druri bėhet aq mė i fortė dhe rrėnjėt e tij futen edhe mė thellė nė tokė, kurse ai sa mė shumė dobėsohet (pėr shkak se fillon tė plaket).
Ai dobėsohet e druri forcohet. A thua do ta presė ndonjėherė?
Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 267.
___________________________________
1- "Pėrmirėso raportet tuaja me Allahun, atėherė Allahu tė jep pranim nė tokė dhe do tė duan njerėzit"
2- "Njeriu i menēur duhet tė shoqėrohet dhe afrohet, me aq sa ka mundėsi, vetėm me atė qė ka dituri, fe dhe moral".
3- "Njerėzit i dojnė ata qė i thėrrasin me emrat mė tė dashur tė tyre".
4- "Prej mėnyrave mė tė lehta dhe mė tė sigurta pėr tė fituar zemrat e njerėzve ėshtė tua mėsosh emrat atyre dhe ti bėsh tė ndien se kanė rėndėsi te ti".
5- "Mėsoja emrin dhe pėrsėrite emrin e tij gjatė bisedės, do tė shohėsh se ai do tė sillet me ty me njė kujdes maksimal".
____________________________________
Ibėn Mukefa ka thėnė:
Njeriu i menēur duhet ti llogarisė defektet e tija nė fe, ahlak dhe edukatė, ti grumbullon tė gjithat nė gjoksin e tij, ose nė ndonjė libėr dhe pastaj shpesh ti shikon dhe analizon, tė angazhohet pėr pėrmirėsimin e tij duke tentuar qė pėr ēdo ditė tė pėrmirėson nga njė, dy ose tre vese, gjatė njė dite, ose jave ose muaji dhe ēdo herė qė e pėrmirėson ndonjė ves e fshin nga libri dhe ēdo herė qė shikon veset e fshira gėzohet, kurse kur i shikon ato qė i kanė mbetur mėrzitet. Marrė nga libri Edebus-Sagir, fq. 54
Marrė nga: islam.mk
-
-
Hudhejfete ibėn Jeman, radijallahu anhu, nė shtratin e vdekjes patė thėnė:
Allahu im, dynjanė nuk e kam dashtė pėr tė gropuar lumenj e as pėr tė mbjellė pemė, por pėr pagjumėsitė e natės (nė namaz) dhe etjes e ditėve tė nxehta (nė agjėrim), pėr rukutė dhe sexhdet e shumta, pėr pėrmendjen e shumtė tė Allahut, pėr xhihadin nė rrugėn e Tij dhe pėr tu shtyre me shokėt para dijetarėve (pėr tė marrė dije prej tyre).
______________________________
A ke menduar: ēka do tė lėsh pas vete? Cilat janė gjurmėt qė do ti lėsh pas vete? A do tė mbetet vetėm guri i vendosur nė Varrin tėnd?! Apo edhe ndonjė vepėr e madhe, e cila do tė jetė nė dobi tėnde dhe tė popullit tėnd?! Pėrgjigju kėtyre dilemave nė veten tėnde, mjafton pėr tė filluar ndryshimi te ti.
______________________________
Pėr ēdo natė pėrgatitemi pėr gjumė dhe nuk jemi tė sigurt se a do tė zgjohemi nė mėngjes, megjithatė planifikojmė pėr nesėr...
Kjo ėshtė shpresa!
Marrė nga: islam.mk
-
-
Duhet ta kemi ndjenjėn sikur tė fėmijės njė vjeēar kur e hedhim nė qiell... ai qeshet, sepse e di se do ta kapish dhe nuk do ta lėsh tė bie nė tokė...
Ky ėshtė besimi!
___________________________
Njė ditė banorėt e njė fshati vendosin tė falin namazin pėr shi. Tė gjithė u mblodhėn nė vendin e caktuar pėr namaz, kurse vetėm njėri prej tyre kishte marrė ombrellė.
Kjo ėshtė bindja!
___________________________
Imam Ibėn Haxheri, rahimehullah, nė librin e tij Fethul-Bari thotė:
سميت صلاة التراويح بذلك ، لأنهم أول ما اجتمعوا عليها كانوا يستريحون بين كل تسليمتين . 4 / 294
Namazi i teravisė quhet namazi i teravisė (pushimit), sepse kur kanė filluar ta falin me xhemat pas ēdo dy reqateve pushonin pak. (4/ 294)
Marrė nga: islam.mk
-
-
Jahja ibėn Muadhi, rahimehullah, thotė:
Besimtari le tė fiton prej teje tre gjėra:
1. Nėse nuk i bėn dobi mos i bėj dėm.
2. Nėse nuk e gėzon mos e pikėllo.
3. Nėse nuk e lavdėron mos e ofendo.
(Ez-Zuhdu ver- Rekaik, fq. 114)
-
-
Mos thuaj ku tė filloj...adhurimi ėshtė fillimi
Mos thuaj ku ėshtė rruga... ligji i Allahut ėshtė udhėzimi
Mos thuaj ku ėshtė fitimi... xheneti i Allahut ėshtė mbarimi
Mos thuaj nesėr filloj...se ndoshta tė vjen pėrfundimi
-
-
Dr. Mustafa Sibai, autori i librit Kėshtu mė ka mėsuar jeta, thotė:
Pasha Allahun! Po tė bėnin tekbir (tė thonin: Allahu Ekber- Allahu ėshtė mė i madhi) zemrat e myslimanėve ashtu sikurse bėjnė gjuhėt e tyre, do ta ndryshonin historinė. Po tė bashkoheshin myslimanėt ēdo here sikur bashkohen nė namaz tė bajramit do tė fitonin tė gjithė armiqtė e tyre. Po tė fėrkoheshin zemrat e tyre sikur i fėrkojnė duart, do ti eliminonin tė gjitha elementet e pėrēarjes. Po tė buzėqeshin shpirtrat e tyre sikur buzėqeshin buzėt e tyre do tė bėheshin banorė tė qiellit. Po tė vishnin virtytet morale sikur i veshin rrobat mė tė shtrenjta, do tė ishim ymeti mė i mire nė rruzullin tokėsor.
-
-
Shikoni njė lloj tė veēantė tė preokupimit! Ebu Derda, radijallahu anhu, kur falte namaz nate dhe nė rekatin e fundit tė Vitrit lutej pėr 360 shokė tė tij qė i donte. Lutej pėr secilin me emėr nė kohėn e syfyrit kur pranohen lutjet.
-
-
Imam Ibėn Kajimi, rahimehullah, thotė:
Falėnderimi ndaj Allahut ndėrlidhet me zemėr, gjuhė dhe gjymtyrė. Me zemėr e falėnderojmė Allahun duke e njohur dhe dashur Atė; me gjuhė duke e lavdėruar dhe pėrmendur Atė, kurse me gjymtyrė duke i pėrdorur ato pėr ta respektuar Atė qė e falėnderojmė dhe duke i larguar ato nga gjynahet.
-
-
Israf ėshtė teprimi sasior nė harxhim pėr diēka, kurse tebdhir ėshtė harxhimi pėr njė gjė qė nuk e meriton. Pra, israfi ka tė bėjė me objektin qė harxhohet, kurse tebdhiri me subjektin pėr tė cilin harxhohet.
-
-
Ibėn Abasi, radijallahu anhu, thotė:
Po ti mjaftonte dituria dikujt do ti mjaftonte Musait, alejhisselam, mirėpo ai i tha Hidrit, alejhisselam:
{هل أتبعكَ على أن تعلمنِ مما علمتَ رشدا }
A pranon tė vijė me ty, qė tė mė mėsosh nga ajo qė je i mėsuar (i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė? (El-Kehf: 66).
Nėse i dėrguari i Allahut kėrkon dituri dhe nuk ndalet, po ne?!
-
-
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė:
(( مَنْ أَعَانَ ظَالِماً لِيُدْحِضَ بِبَاطِلِهِ حَقّاً فَقَدْ بَرِئَتْ مِنْهُ ذِمَّةُ الله وَذِمَّةُ رَسُولِهِ))
Ngritet garancia e Allahut dhe e Pejgamberit nga ai qė ndihmon zullumqarin qė me tė kotat e tija ta mposhtė tė vėrtetėn. (Hakimi, hadithi ėshtė autentik).
-
-
Kėnaqėsia, gėzimi, galdimi, koha e kėndshme dhe begatia, emocione tė cilat nuk kemi aftėsi ti shprehim me fjalė, qėndrojnė nė njohjen e Allahut, tė Lartėsuar, njėjėsimin dhe besimin nė Te. Kėto na i hapin tė vėrtetat imanore dhe njohuritė Kuranore. (Mexhmul-Fetava, 28/ 31)
-
-
Imam Ibėn Kajimi, rahimehullah, thotė:
والفرق بينه وبين الورع:
أن الزهد ترك مالا ينفع فى الآخرة
والورع ترك ما يخشى ضررة في الآخرة
Dallimi mes zuhdit dhe veri-t ėshtė kjo:
Zuhd domethėnė braktisja e asaj qė nuk tė bėn dobi nė ahiret, kurse
Verė domethėnė braktisja e asaj qė mund tė dėmtojė nė ahiret.
-
-
Ibėn Tejmiu, rahimehullah, thotė:
آفة العلم الكبر وآفة العبادة الرياء
E meta e diturisė ėshtė mendjemadhėsia, kurse e meta e adhurimit ėshtė syefaqėsia.
-
-
Nga mėsimi metodologjik mėsova qė hoxha im tė mos jetė libri, se dija nuk merret pa memorizim, kurse memorizimi nuk vjen pa pėrsėritje dhe se memorizimi nuk ėshtė e tėra. Kam mėsuar se suksesi vjen vetėm me sinqeritet. Nuk pėrfiton vetėm nga dėgjimi i audio ligjėratave nėse edhe nuk lexon, kurse vetėm leximi nuk tė jep sukses nėse nuk i ulė krahėt para mėsuesit. Ditura nuk fitohet me shtirje, kurse lartėsia pa modesti. Nuk mund tė ėndėrrosh tė bėhesh dijetarė pa pėrpjekje, kohė tė gjatė dhe njohje tė metodave tė mėsimit.
-
-
Besimtarėt nė lidhje me dashurinė ndaj Allahut ndahen nė tre kategori:
A) Njeriu me dashuri tė plotė ndaj Allahut. Ky njeri ėshtė ai qė kapet pėr synetet, i zbaton detyrat fetare (farzet) dhe largohet nga ndalesat fetare (haramet) dhe gjėrat e papėlqyera (mekruhet).
B) Njeriu me dashuri mesatare ndaj Allahut. Ky njeri ėshtė ai qė ėshtė mesatar nė punėt e tija, kujdeset pėr detyrat fetare, largohet prej gjėrave tė ndaluara (harameve) dhe nuk i shton veprat e mira. Kjo ėshtė gjendja e shumicės sė njerėzve tė mirė.
C) Njeriu qė ka dashuri tė mangėt ndaj Allahut. Ky njeri ėshtė ai qė ka mangėsi nė zbatimin e detyrave fetare (farzeve), i bėn disa ndalesa fetare (harame) dhe e tepron me gjynahe. Tė kėtillė janė tė shkujdesurit dhe ithtarėt e epshit nė kėtė ymet.
-
-
Ibėn Kajimi, rahimehullah thotė:
يقول ابن القيم رحمه الله: "وفي اللسان آفتان عظيمتان إن خلص من إحداهما لم يخلص من الأخرى: آفة الكلام وآفة السكوت وقد يكون كل منهما أعظم إثما من الأخرى في وقتها، فالساكت عن الحق شيطان أخرس، عاص الله، مراء مداهن إذا لم يخف على نفسه، والمتكلم بالباطل شيطان ناطق، عاص لله، وأكثر الخلق منحرف في كلامه وسكوته، فهم بين هذين النوعين. وأهل الوسط - وهم أهل الصراط المستقيم - كفوا ألسنتهم عن الباطل وأطلقوها فيما يعود عليهم نفعه في الآخرة".
Gjuha i ka dy defekte tė mėdha, nėse shpėton njeriu nga njėra nuk shpėton nga tjetra: defekti i tė folurit dhe defekti i heshtjes. Secili defekt mund tė jetė mi madh se tjetri nė kohėn e vet. Ai qė e hesht tė vėrtetėn ėshtė shejtan memec, mėkatar karshi Allahut dhe lajkatar, nė pėrjashtim tė atij qė frikohet pėr veten e tij. Kurse ai qė e thotė tė kotėn ėshtė shejtan folės dhe mėkatar karshi Allahut. Shumica e njerėzve kanė devijuar edhe kur flasin edhe kur heshtin dhe qarkullojnė nė mes tė kėtyre dy defekteve. Kurse ata qė janė mesatar, ithtarėt e Rrugės sė Drejtė, e ndalin gjuhėn nga e kota dhe flasin atėherė kur kjo bisedė u sjell dobi nė ahiret.
-
-
Ibėn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė:
"Largoji cytjet! Nėse nuk i largon, bėhen mendim.
Largoje mendimin! Nėse nuk e largon, bėhet epsh.
Luftoje epshin! Nėse nuk e lufton, bėhet qėllim dhe vendosmėri.
Nėse nuk e lufton, bėhet vepėr. E nėse nuk e lufton, bėhet traditė
dhe tė bėhet vėshtirė tė largohesh nga kjo."
-
-
Sufjan Ibėn Ujejne, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Mendimi ėshtė ēelėsi i mėshirės, a nuk e sheh se njeriu sė pari mendon mirė, e pastaj pendohet."
-
-
Muxhahidi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Do tė pėrmirėsohet pėr shkak tė mirėsisė sė babait, djali i tij dhe djali i djalit tė tij."
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt