-
Urtësi nga selefi
“Shembulli i atij që e vonon pendimin është sikur shembulli i atij që ka nevojë ta prejë një dru, mirëpo e sheh drurin e madh dhe të fortë, i cili nuk mund të pritet lehtë, dhe thotë: “Do të vij vitin e ardhshëm”, kurse nuk e din se sa më tepër kohë kalon, druri bëhet aq më i fortë dhe rrënjët e tij futen edhe më thellë në tokë, kurse ai sa më shumë dobësohet (për shkak se fillon të plaket).
Ai dobësohet e druri forcohet. A thua do ta presë ndonjëherë?”
“Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 267.
___________________________________
1- "Përmirëso raportet tuaja me Allahun, atëherë Allahu të jep pranim në tokë dhe do të duan njerëzit"
2- "Njeriu i mençur duhet të shoqërohet dhe afrohet, me aq sa ka mundësi, vetëm me atë që ka dituri, fe dhe moral".
3- "Njerëzit i dojnë ata që i thërrasin me emrat më të dashur të tyre".
4- "Prej mënyrave më të lehta dhe më të sigurta për të fituar zemrat e njerëzve është tua mësosh emrat atyre dhe ti bësh të ndien se kanë rëndësi te ti".
5- "Mësoja emrin dhe përsërite emrin e tij gjatë bisedës, do të shohësh se ai do të sillet me ty me një kujdes maksimal".
____________________________________
Ibën Mukefa ka thënë:
“Njeriu i mençur duhet ti llogarisë defektet e tija në fe, ahlak dhe edukatë, ti grumbullon të gjithat në gjoksin e tij, ose në ndonjë libër dhe pastaj shpesh ti shikon dhe analizon, të angazhohet për përmirësimin e tij duke tentuar që për çdo ditë të përmirëson nga një, dy ose tre vese, gjatë një dite, ose jave ose muaji dhe çdo herë që e përmirëson ndonjë ves e fshin nga libri dhe çdo herë që shikon veset e fshira gëzohet, kurse kur i shikon ato që i kanë mbetur mërzitet”. Marrë nga libri “Edebus-Sagir”, fq. 54
Marrë nga: islam.mk
-
-
Hudhejfete ibën Jeman, radijallahu anhu, në shtratin e vdekjes patë thënë:
“Allahu im, dynjanë nuk e kam dashtë për të gropuar lumenj e as për të mbjellë pemë, por për pagjumësitë e natës (në namaz) dhe etjes e ditëve të nxehta (në agjërim), për rukutë dhe sexhdet e shumta, për përmendjen e shumtë të Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij dhe për tu shtyre me shokët para dijetarëve (për të marrë dije prej tyre)”.
______________________________
A ke menduar: çka do të lësh pas vete? Cilat janë gjurmët që do ti lësh pas vete? A do të mbetet vetëm guri i vendosur në Varrin tënd?! Apo edhe ndonjë vepër e madhe, e cila do të jetë në dobi tënde dhe të popullit tënd?! Përgjigju këtyre dilemave në veten tënde, mjafton për të filluar ndryshimi te ti.
______________________________
Për çdo natë përgatitemi për gjumë dhe nuk jemi të sigurt se a do të zgjohemi në mëngjes, megjithatë planifikojmë për nesër...
Kjo është shpresa!
Marrë nga: islam.mk
-
-
Duhet ta kemi ndjenjën sikur të fëmijës një vjeçar kur e hedhim në qiell... ai qeshet, sepse e di se do ta kapish dhe nuk do ta lësh të bie në tokë...
Ky është besimi!
___________________________
Një ditë banorët e një fshati vendosin të falin namazin për shi. Të gjithë u mblodhën në vendin e caktuar për namaz, kurse vetëm njëri prej tyre kishte marrë ombrellë.
Kjo është bindja!
___________________________
Imam Ibën Haxheri, rahimehullah, në librin e tij “Fet’hul-Bari” thotë:
سميت صلاة التراويح بذلك ، لأنهم أول ما اجتمعوا عليها كانوا يستريحون بين كل تسليمتين . 4 / 294
“Namazi i teravisë quhet namazi i teravisë (pushimit), sepse kur kanë filluar ta falin me xhemat pas çdo dy reqateve pushonin pak”. (4/ 294)
Marrë nga: islam.mk
-
-
Jahja ibën Muadhi, rahimehullah, thotë:
Besimtari le të fiton prej teje tre gjëra:
1. Nëse nuk i bën dobi mos i bëj dëm.
2. Nëse nuk e gëzon mos e pikëllo.
3. Nëse nuk e lavdëron mos e ofendo.
(Ez-Zuhdu ver- Rekaik, fq. 114)
-
-
Mos thuaj ku të filloj...adhurimi është fillimi
Mos thuaj ku është rruga... ligji i Allahut është udhëzimi
Mos thuaj ku është fitimi... xheneti i Allahut është mbarimi
Mos thuaj nesër filloj...se ndoshta të vjen përfundimi
-
-
Dr. Mustafa Sibai, autori i librit “Kështu më ka mësuar jeta”, thotë:
“Pasha Allahun! Po të bënin tekbir (të thonin: Allahu Ekber- Allahu është më i madhi) zemrat e myslimanëve ashtu sikurse bëjnë gjuhët e tyre, do ta ndryshonin historinë. Po të bashkoheshin myslimanët çdo here sikur bashkohen në namaz të bajramit do të fitonin të gjithë armiqtë e tyre. Po të fërkoheshin zemrat e tyre sikur i fërkojnë duart, do ti eliminonin të gjitha elementet e përçarjes. Po të buzëqeshin shpirtrat e tyre sikur buzëqeshin buzët e tyre do të bëheshin banorë të qiellit. Po të vishnin virtytet morale sikur i veshin rrobat më të shtrenjta, do të ishim ymeti më i mire në rruzullin tokësor”.
-
-
Shikoni një lloj të veçantë të preokupimit! Ebu Derda, radijallahu anhu, kur falte namaz nate dhe në rekatin e fundit të Vitrit lutej për 360 shokë të tij që i donte. Lutej për secilin me emër në kohën e syfyrit kur pranohen lutjet.
-
-
Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:
“Falënderimi ndaj Allahut ndërlidhet me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë. Me zemër e falënderojmë Allahun duke e njohur dhe dashur Atë; me gjuhë duke e lavdëruar dhe përmendur Atë, kurse me gjymtyrë duke i përdorur ato për ta respektuar Atë që e falënderojmë dhe duke i larguar ato nga gjynahet”.
-
-
Israf është teprimi sasior në harxhim për diçka, kurse tebdhir është harxhimi për një gjë që nuk e meriton. Pra, israfi ka të bëjë me objektin që harxhohet, kurse tebdhiri me subjektin për të cilin harxhohet.
-
-
Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë:
“Po ti mjaftonte dituria dikujt do ti mjaftonte Musait, alejhisselam, mirëpo ai i tha Hidrit, alejhisselam:
{هل أتبعكَ على أن تعلمنِ مما علمتَ رشدا }
“A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?” (El-Kehf: 66).
Nëse i dërguari i Allahut kërkon dituri dhe nuk ndalet, po ne?!
-
-
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
(( مَنْ أَعَانَ ظَالِماً لِيُدْحِضَ بِبَاطِلِهِ حَقّاً فَقَدْ بَرِئَتْ مِنْهُ ذِمَّةُ الله وَذِمَّةُ رَسُولِهِ))
“Ngritet garancia e Allahut dhe e Pejgamberit nga ai që ndihmon zullumqarin që me të kotat e tija ta mposhtë të vërtetën”. (Hakimi, hadithi është autentik).
-
-
“Kënaqësia, gëzimi, galdimi, koha e këndshme dhe begatia, emocione të cilat nuk kemi aftësi t’i shprehim me fjalë, qëndrojnë në njohjen e Allahut, të Lartësuar, njëjësimin dhe besimin në Te. Këto na i hapin të vërtetat imanore dhe njohuritë Kuranore”. (Mexhmul-Fetava, 28/ 31)
-
-
Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:
والفرق بينه وبين الورع:
أن الزهد ترك مالا ينفع فى الآخرة
والورع ترك ما يخشى ضررة في الآخرة
“Dallimi mes zuhdit dhe ver’i-t është kjo:
Zuhd domethënë braktisja e asaj që nuk të bën dobi në ahiret, kurse
Ver’ë domethënë braktisja e asaj që mund të dëmtojë në ahiret”.
-
-
Ibën Tejmiu, rahimehullah, thotë:
آفة العلم الكبر وآفة العبادة الرياء
“E meta e diturisë është mendjemadhësia, kurse e meta e adhurimit është syefaqësia”.
-
-
Nga mësimi metodologjik mësova që hoxha im të mos jetë libri, se dija nuk merret pa memorizim, kurse memorizimi nuk vjen pa përsëritje dhe se memorizimi nuk është e tëra. Kam mësuar se suksesi vjen vetëm me sinqeritet. Nuk përfiton vetëm nga dëgjimi i audio ligjëratave nëse edhe nuk lexon, kurse vetëm leximi nuk të jep sukses nëse nuk i ulë krahët para mësuesit. Ditura nuk fitohet me shtirje, kurse lartësia pa modesti. Nuk mund të ëndërrosh të bëhesh dijetarë pa përpjekje, kohë të gjatë dhe njohje të metodave të mësimit.
-
-
Besimtarët në lidhje me dashurinë ndaj Allahut ndahen në tre kategori:
A) Njeriu me dashuri të plotë ndaj Allahut. Ky njeri është ai që kapet për synetet, i zbaton detyrat fetare (farzet) dhe largohet nga ndalesat fetare (haramet) dhe gjërat e papëlqyera (mekruhet).
B) Njeriu me dashuri mesatare ndaj Allahut. Ky njeri është ai që është mesatar në punët e tija, kujdeset për detyrat fetare, largohet prej gjërave të ndaluara (harameve) dhe nuk i shton veprat e mira. Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve të mirë.
C) Njeriu që ka dashuri të mangët ndaj Allahut. Ky njeri është ai që ka mangësi në zbatimin e detyrave fetare (farzeve), i bën disa ndalesa fetare (harame) dhe e tepron me gjynahe. Të këtillë janë të shkujdesurit dhe ithtarët e epshit në këtë ymet.
-
-
Ibën Kajimi, rahimehullah thotë:
يقول ابن القيم رحمه الله: "وفي اللسان آفتان عظيمتان إن خلص من إحداهما لم يخلص من الأخرى: آفة الكلام وآفة السكوت وقد يكون كل منهما أعظم إثما من الأخرى في وقتها، فالساكت عن الحق شيطان أخرس، عاص الله، مراء مداهن إذا لم يخف على نفسه، والمتكلم بالباطل شيطان ناطق، عاص لله، وأكثر الخلق منحرف في كلامه وسكوته، فهم بين هذين النوعين. وأهل الوسط - وهم أهل الصراط المستقيم - كفوا ألسنتهم عن الباطل وأطلقوها فيما يعود عليهم نفعه في الآخرة".
“Gjuha i ka dy defekte të mëdha, nëse shpëton njeriu nga njëra nuk shpëton nga tjetra: defekti i të folurit dhe defekti i heshtjes. Secili defekt mund të jetë mi madh se tjetri në kohën e vet. Ai që e hesht të vërtetën është shejtan memec, mëkatar karshi Allahut dhe lajkatar, në përjashtim të atij që frikohet për veten e tij. Kurse ai që e thotë të kotën është shejtan folës dhe mëkatar karshi Allahut. Shumica e njerëzve kanë devijuar edhe kur flasin edhe kur heshtin dhe qarkullojnë në mes të këtyre dy defekteve. Kurse ata që janë mesatar, ithtarët e Rrugës së Drejtë, e ndalin gjuhën nga e kota dhe flasin atëherë kur kjo bisedë u sjell dobi në ahiret”.
-
-
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Largoji cytjet! Nëse nuk i largon, bëhen mendim.
Largoje mendimin! Nëse nuk e largon, bëhet epsh.
Luftoje epshin! Nëse nuk e lufton, bëhet qëllim dhe vendosmëri.
Nëse nuk e lufton, bëhet vepër. E nëse nuk e lufton, bëhet traditë
dhe të bëhet vështirë të largohesh nga kjo."
-
-
Sufjan Ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Mendimi është çelësi i mëshirës, a nuk e sheh se njeriu së pari mendon mirë, e pastaj pendohet."
-
-
Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Do të përmirësohet për shkak të mirësisë së babait, djali i tij dhe djali i djalit të tij."
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet