Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibėn Tejmije, rahimehullah, ka thėnė: "Bamirėsia dhe devotshmėria tė bėjnė zemėrgjėrė dhe tė qetė, saqė njeriu e ndien vehten tė gjėrė dhe tė lehtė.

    Imoraliteti dhe kopracia e shtypin shpirtin, e ulin dhe nėnēmojnė. Shpirti koprrac dhe amoral e ka pėrzier njėrėn me tjetrėn, andaj nė momentin e vdekjes do tė nxjeret shpirti me vėshtirėsi sikurse qė nxjeret therra nga leshi i lagur.

    Shpirti bamirės, i devotshėm dhe i dlirė, tė cilin e ka pastruar njeriu, ngritet, zgjėrohet, fiton lavdi dhe fisnikėri, kurse nė momentin e vdekjes del nga shpirti sikurse pika e ujit qė del nga goja e ibrikut ose sikur qimeja nga tlyni". ("El-Fetava", 10/630).

  2. #42
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibėn Xhevziu, rahimehullah, ka thėnė: "Allahu ka njerėz qė nuk kėnaqen pa i mbledhur tė gjitha veprat e mira, ata mundohen maksimalisht tė fitojnė ēdo dije, pėrpiqen nė ēdo punė, durojnė nė ēdo vlerė, e nėse u dobėsohet trupi dhe nuk mund ti bėjnė kėto vepra, atėherė nijeti e zėvendėson, sepse ata ēdo herė mundohen tė jenė tė parė". ("Sajdul-Hatir", fq. 245).

  3. #43
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Kėshilla tė arta nga Hasen el-Basriu:

    1. Mos prit kohė dhe ditė tė qėlluar pėr mėsim! Dije se ēdo orė dhe ēdo ditė ėshtė e qėlluar pėr mėsim.

    2. Mos kėrko vend tė pėrshtatshėm pėr mėsim! Dije se ēdo skutė ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm i mėsimit.

    3. Assesi punėn e sotme mos e lė pėr nesėr, pėr arsye se ēdo ditė i ka vėshtirėsitė dhe punėt e veta.

    4. Nė njė kohė tė caktuar bėje vetėm njė punė, vetėm njė mėsim, respektivisht puno rreth njė problemi derisa mos tė dobėsohen kujdesi dhe fuqia!

    5. Pa e kryer njė mėsim qė ke filluar, mos kalo nė tjetrin!

    6. Lėshimi pe gjatė njė problemi ėshtė pėrtaci e maskuar. Dashuria ndaj punės lind dhe forcohet pėrmes pėrballimit tė problemeve.

    7. Ngadhėnjimi nė luftė dhe suksesi nė mėsim janė me atė qė nuk kthehet prapa.

    8. Mėso vazhdimisht dhe me kujdes dhe ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė!

    9. Nėse lodhesh me nje punė, atėherė ndėrroje atė ose ngadalėsoje ritmin, por mos pusho!

    10. Mendo mirė, pasiqė puna nuk do tė thotė vetėm tė lėvizish, tė lexosh apo tė shkruash. Njeriu qė mendon, punon mė tepėr se xehetari nė minierė.

    11. Asnjėherė mos e vlerėso produktivitetin e mėsimit me orė, por shikoje rezultatin e asaj qė ke mėsuar!

    12. Nė punėt mendore – mėsim, 2-3 orė pandėrprerė mjaftojnė.

    13. Ēdo ditė lexo me zė nga dhjetė faqe tė njė vepre tė mirė - ashtu qė tė tė zhvillohet aftėsia e tė folurit!

    14. Mėsoi pėrmendėsh pjesėt e bukura qė i lexon, qė tė tė pasurohen fjalori dhe shprehjet tuaja dhe tė tė forcohet mbamendja!

    15. Pas pėrfundimit tė mėsimit, pėrsėriti ato nė kujtesėn tėnde dhe merr shėnime!

    16. Pjesėt qė i ke mėsuar diskutoji me shokėt.

    17. Vlera e individit ėshtė e fshehur nėn gjuhėn dhe majėn e lapsit tė tij. Ajo shfaqet nėpėrmjet fjalės dhe shkrimit.

  4. #44
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Kėshilla tė arta:

    1. Buzėqesh ēdoherė, sepse dhėmbėt e tu nuk janė avret.

    2. Ēdoherė thuaje fjalėn e vėrtet, ajo t’i ngritė ambiciet dhe ta shton dashurinė.

    3. Largoju polemikės, sepse ajo e helmon zemrėn tėnde dhe tė shokut tėnd.

    4. Sillu me tė tjerėt ashtu siē dėshiron qė tė tjerėt tė sillen me ty, ky ėshtė argument se ti i ēmon ata.

    5. Arsyetoji tė tjerėt, sepse ti realitetin nuk e di.

    6. Porosia e tė Dėrguarit tonė ndaj njėrit prej shokėve te tij: “Mos u zemėro! Mos u zemėro! Mos u zemėro!”

    7. Porosia e tė Dėrguarit tonė: “Pėrhapeni selamin mes jush, ėshtė rruga jonė drejt dashurisė.”

    8. Dhuroni dhurata, qė tė duheni.

    9. Mėsoju tė dėgjosh, sepse tė tjerėt i duan ēdoherė ata qė dėgjojnė.

    10. Syrin tėnd bėje si syri i bletės qė nuk sheh pos lulet, e jo sy mize qė sheh vetėm tė ndytat.

    11. Respektoji mendimet e atyre qė janė pėrreth teje dhe ēmoji ato.

    12. Bėju modest ndaj tė gjithėve, mendjemadhėsia ėshtė ajo qė Iblisin e ka zbritur nė fund tė fundit.

    13. Mėso tė falėsh ēdoherė, sepse ajo qė gjendet tek Allahu ėshtė mė e mirė dhe e pėrjetshme.

    14. Kėshillo me urtėsi dhe butėsi, sepse feja ėshtė kėshillė!

    15. Bashkoju gėzimeve dhe pikėllimeve tė tė tjerėve, ndėrto histori me ata qė tė kujtojnė nė kujtimet e jetės sė tyre.

    16. Mbylle derėn e mallkimit! Enesi i ka shėrbyer Muhamedit, alejhi selam, 10 vjet dhe asnjėherė nuk ka qenė i qortuar. A mendoni se njė i ri nė moshėn e Enesit nuk gabon!?

    17. Mėsoju tė jesh i qetė dhe i durueshėm, kėto dy cilėsi i do Allahu dhe i do i Dėrguari i Tij, alejhi selam.

  5. #45
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Njeriu i ka pesė ditė:

    1- ditėn e kaluar, dita qė i ka ikur dje dhe nuk i kthehet kurrė mė deri ne Kiamet;

    2- dita e pranishme, dita tė cilėn e jeton sot;

    3- dita e ardhshme, dita qė do tė vjen nesėr, andaj secili duhet tė pyet veten ēka kemi pėrgatitur pėr nesėr;

    4- dita e premtuar, dita e vdekjes, e pas saj ose pėr xhenet ose pėr xhehenem;

    5- dita e zgjatur, dita tė cilėn do ta jetojmė nė ahiret.

    Kush futet nė xhenet i thuhet:

    - kėtu do tė jetosh dhe kurrė nuk do tė vdesėsh;

    - gjithmonė do tė jesh i ri dhe kurrė nuk do tė plakesh;

    - gjithmonė do tė jesh i shėndosh dhe kurrė nuk do tė sėmuresh;

    - gjithmonė do tė kėnaqesh dhe kurrė nuk do tė vuash.

    Kurse kush futet nė xhehenem do ti ketė katėr dėshira:

    - dalje nga xhehenemi,

    - lehtėsim tė dėnimit,

    - vdekjen ne xhehenem, dhe

    - ujė nga banorėt e xhenetit. Mirėpo asnjėra dėshirė nuk do tu plotėsohet.



    Bekir HALIMI

  6. #46
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Ibrahim bin Ed’hemi kaloi pranė tregut nė Basra, dhe njerėzit u mblodhėn pėrreth tij. I thanė atij:

    “O Ebu Is’hak, ē’ėshtė me ne, bėjmė dua, por nuk kemi pėrgjigje nė duatė tona?!”

    Ai u pėrgjigj:

    Pėr shkak se zemrat tona kanė vdekur me dhjetė gjėra:

    1. Ju e dini Allahun pėr Zot, por nuk i kryeni obligimet ndaj Tij.

    2. Ju po pretendoni se e doni Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirėpo e keni lėnė mėnjanė Sunetin e tij.

    3. Ju e lexoni Kur’anin, por nuk punoni sipas tij.

    4. Ju i hani dhe i shfrytėzoni tė mirat e Allahut, por nuk e falėnderoni Allahun pėr to.

    5. Ju po thoni se shejtani ėshtė armik i juaji, por ju po pajtoheni me tė nė ēdo gjė.

    6. Ju po thoni se Xheneti ėshtė i vėrtetė, por nuk po punoni pėr tė.

    7. Ju po thoni se xhehenemi ėshtė i vėrtetė, por nuk jeni duke punuar qė tė ikni nga ai.

    8. Ju po thoni se vdekja ėshtė e vėrtetė dhe gjithsesi do tė ndodh, por nuk jeni pėrgatit pėr tė.

    9. Kur tė zgjoheni nga gjumi, merreni me tė metat e njerėzve, ndėrsa i harroni tė metat e juaja.

    10. I varrosni tė vdekurit e juaj, e ju nuk po merrni mėsim nga kjo.

  7. #47
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibėn Kajimi, rahimehullah, nė librin e tij “El-Vabil Es-Sajjib” tregon se njerėzit nė namazin e tyre ndahen nė pesė kategori:

    Njė: Kategoria e atij qė i bėn padrejtėsi vetes dhe e kryen atė me mangėsi, pra ka mangėsi nė marrjen e abdesit, kohėn e faljes, pėrkufizimet dhe shtyllat e faljes, namazit.

    Dy: Ai qė kujdeset pėr kohėn, pėrkufizimet, shtyllat e dukshme tė namazit, pėr abdesin, mirėpo nuk e posedon luftėn kundėr nepsit dhe cytjeve, andaj cytjet dhe mendimet e llojllojshme e angazhojnė atė prej namazit tė tij.

    Tre: Ai qė kujdeset pėr pėrkufizimet, shtyllat dhe i lufton cytjet dhe mendimet qė e angazhojnė prej namazit, pra ky njeri lufton armikun qė tė mos ia vjedh namazin, andaj na qenka nė namaz dhe nė xhihad.

    Katėr: Ai qė kur nis ta fal namazin e fal nė mėnyrė tė plotė, duke u kujdesur pėr pėrkufizimet dhe shtyllat e namazit, e gjithė zemra e tij ėshtė nė funksion tė kujdesit ndaj kėtyre rregullave qė tė mos i humbė asnjė gjė prej tyre, madje i tėrė preokupimi i tij ėshtė ta fal ashtu si duhet, tė plotė dhe pa mangėsi. Pra zemra e kėtij njeriu ėshtė e preokupuar me namazin dhe adhurimin e Allahut, subhanehu ve teala nė te.

    Pesė: Ai qė e fal namazin sikur kategoria paraprake, por me kėtė ai e ka marrė zemrėn e tij dhe e ka venduar para Allahut, duke e shikuar me zemrėn e tij pėrplot dashuri dhe madhėrim tė Allahut, madhėshtinė e Allahut, sikurse ėshtė duke e parė Atė, kurse cytjet dhe mendimet janė tretė tėrėsisht. S’ka mbet perde mes kėtij njeriut dhe Allahut. Dallimi mes kėtij njeriut dhe tjerėve nė namaz ėshtė sikurse dallimi mes qiejve dhe tokės. Ka njeri ėshtė i preokupuar tėrėsisht me Allahun nė namazin e tij dhe ėshtė i kėnaqur tėrėsisht nė te...

    Kategoria e parė do tė dėnohet, e dyta do tė llogaritet, e treta i ka tė shlyer mėkatet, e katėrta do tė shpėrblehet, kurse kategoria e pestė do tė jetė afėr Allahut, sepse ka hise nė mesin e atyre qė kėnaqėsi tė tyre kanė namazin, e ai qė ėshtė i kėnaqur nė namazin e tij nė dynja do tė jetė i kėnaqur me afėrsinė me Allahun nė ahiret, e do tė jetė i kėnaqur me Allahun edhe nė dynja. Ai qė ėshtė i kėnaqur me Allahun me tė do tė jetė ēdo kush i kėnaqur, kurse syri i kujt nuk ėshtė i kėnaqur me Allahun, do ti copėzohet shpirti nga dhimbja se nuk ja arrit ta merr me vete tėrė dynjanė.

    Shiko nė cilėn kategori je ti?!

    O Allah na bėn prej atyre qė e falin namazin dhe e kanė paraqitur zemrėn e tyre para Allahut!



    Bekir HALIMI

  8. #48
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Zemrat e ngurtėsuara:

    - Nuk ka ndėshkim mė tė madh pėr robin sesa ngurtėsimi i zemrės dhe tė qenurit larg All-llahut.

    - Zjarri ėshtė krijuar pėr t’i shkrirė zemrat e ngurta.

    - Zemrat mė tė distancuara nga All-llahu janė zemrat e ngurta.

    - Kur zemra ngurtėsohet, syri thahet ( nuk loton ).


    - Ngurtėsimi i zemrės vjen si pasojė e tejkalimit tė normės nė katėr gjėra:

    1.Nė tė ngrėnė dhe nė tė pirė

    2.Nė gjumė,

    3.Nė tė folur

    4.Dhe pėrzierje me njerėzit.


    - Ashtu siē nuk i bėjnė dobi ushqimi dhe pirja trupit kur ėshtė i sėmurė, po kėshtu edhe kur zemra sėmuret nga lakmia e tekave dhe epsheve, nuk i bėn mė dobi kėshilla.

    - Kush dėshiron tė ketė zemėr tė kulluar, le t’i japė pėrparėsi bindjes ndaj All-llahut kundrejt tekave tė tij.

    - Zemrat e dhėna pas tekave dhe epsheve vetjake, qėndrojnė po aq larg sa ato janė tė dhėna pas kėtyre tekave.

    - Zemrat janė enėt e All-llahut nė tokė, dhe mė e dashura prej tyre te Ai ėshtė zemra e butė dhe e kulluar.

    - Ata i angazhojnė zemrat e tyre me kėtė botė, tė cilat po t’i angazhonin me All-llahun dhe botėn tjetėr, do tė jetonin sipas kuptimeve tė fjalėve tė Tij dhe provave tė dėshmuara, duke zbuluar urtėsi tė fshehta dhe pėrfitime tė kėndshme.

    - Nėse zemra ushqehet me pėrkujtime, ujitet me meditime dhe pastrohet nga papastėrtitė, do tė shohė ēudira dhe do tė frymėzohet me urtėsi.

    - Jo ēdokush qė pėrpiqet tė jetė njohės dhe i urtė, arrin tė jetė i tillė, sepse njohėsit e vėrtetė dhe tė urtit realė janė ata qė zemrave tė tyre i kanė dhėnė jetė duke shuar tekat, ndėrsa ata qė vrasin zemrėn pėr tė gjallėruar tekat, njohja dhe urtėsia nė gjuhėt e tyre ėshtė e huazuar( nuk buron nga sinqeriteti ).

    - Shkatėrrimi i zemrės vjen nga shkujdesi ( gafleti ) dhe pėr shkak se ndihet e siguruar nga ndėshkimi i All-llahut, ndėrsa gjallėrimi i zemrės bėhet me frikė -respekt dhe pėrmendje tė Zotit.

    - Nėse zemra nuk lakmon nė sofrat e dynjasė, do tė jetė e dhėnė pas sofrave tė Ahiretit, sė bashku me tė ftuarit e tjerė, ndėrsa n.q.s. jepet mbas sofrave tė dynjasė, do i humbasė ato tė Ahiretit.

    - Pėrmallimi pėr takimin me All-llahun ėshtė ilaē qė e qetėson zemrėn nga egėrsia e dynjasė.

    - Kush e lidh zemrėn me Zotin e tij, do tė qetėsohet dhe rehatohet, ndėrsa kush e lė t’i vėrtitet nėpėr njerėz, do ēoroditet dhe stresohet sė tepėrmi.

    - Dashuria pėr All-llahun nuk hyn nė njė zemėr qė ėshtė e pushtuar nga dashuria pėr dynjanė, pėrveēse aq sa hyn deveja nė vrimėn e gjilpėrės.

    - Kur All-llahu e do dikė nga robėrit e Tij, e dallon me dashurinė e Tij dhe e frymėzon ta adhurojė Atė. Pėrmendja me gjuhė dhe bindja me gjymtyrė mbeten preokupimi i tij.

    - Zemra sėmuret siē sėmuret trupi dhe shėrimi i saj bėhet nėpėrmjet pendimit dhe dietės parandaluese. Ajo bėhet e ndyrė ashtu siē bėhet e ndyrė pasqyra, dhe pastrimi i saj bėhet me pėrmendjen e Zotit. Ajo zhvishet ( nga tė mirat ) ashtu siē zhvishet trupi nga rrobat dhe veshja, stolisja e saj ėshtė devotshmėria. Zemra ndjen uri dhe etje ashtu siē ndjen trupi, dhe ushqimi i saj ėshtė njohja e All-llahut, dashuria pėr Tė, mbėshtetja tek Ai, pendimi dhe bindja.

    - Kujdes! Ruaju nga shkujdesi ndaj All-llahut, i Cili jetės tėnde i ka vėnė afat, ditėve dhe frymėmarrjeve tė tua u ka vėnė numėr tė caktuar, Ai nuk ka nevojė pėr askėnd dhe asgjė, ndėrsa ti ke domosdoshmėrisht nevojė pėr Tė.

    - Ai qė heq dorė nga mbėshtetja te vetja nė kėrkimin e kėsaj bote, tė pozitės, apo shpėtimit nga armiku i tij duke iu mbėshtetur All-llahut, duke ia besuar dhe dorėzuar ēėshtjen Atij, zgjedhjes mė tė mirė prej Tij dhe kėnaqet me atė qė All-llahu i jep, do tė shpėtojė nga mėrzitė, brengat dhe pikėllimet. Ndėrsa ai qė kėmbėngul tė mbėshtetet vetėm te vetja e tij, do tė bjerė nė vėshtirėsi, lodhje, mundime, gjendje tė keqe, nuk shijon jetė tė qetė dhe zemra e tij nuk ndien gėzim, punėt nuk i ka tė mira, nuk ka shpresa tė shėndosha dhe as rehati tė qėndrueshme. All-llahu ua ka lehtėsuar njerėzve rrugėn pėr tek Ai, por u ka fshehur tė ardhmen nėpėrmjet caktimit tė Tij, ndaj kush kėnaqet me fatin e tij, i dorėzohet zgjedhjes sė Zotit dhe i bindet vendimit tė Tij, e largon atė perde duke e qetėsuar zemrėn tek Zoti i tij.

    - Ai qė i mbėshtetet All-llahut, nuk i lutet dikujt tjetėr vec Tij, nuk e kundėrshton All-llahun dhe nuk tregohet i rezervuar ( nė lutje ) ndaj Tij.

    - Kush merret me veten e tij, nuk ka kohė tė merret me tė tjerėt dhe kush i pėrkushtohet Zotit tė tij, nuk ka shumė kohė tė merret me veten e tij.

    - Sinqeriteti ėshtė dicka qė engjėlli nuk e di, qė ai ta shkruajė, armiku i tij nuk e njeh, qė ta shkatėrrojė dhe as nuk mahnitet me tė vetė personi qė ta zhvlerėsojė.

    - Pranimi ( tė kėnaquarit me kaderin ) ėshtė qetėsimi i zemrės me rrjedhėn e caktimeve dhe vendimeve tė Zotit.

    - Njerėzit i dorėzohen dynjasė nė varėsi tė preokupimeve qė kanė pėr tė.


    - Zemra sillet nė gjashtė sfera, nuk ka tė shtatė. Tre janė sfera tė larta dhe tre janė tė ulėta. Sferat e ulėta janė:

    1.Dynjaja qė i stoliset

    2.Vetvetja qė i pėshpėrit

    3.Dhe armiku (shejtani ) qė i shkakton vesvese.

    Kėto janė sferat e ulėta nėpėr tė cilat qarkullojnė shpirtat. Ndėrsa sferat e larta janė:

    1.Dituria qė ia qartėson ēėshtjet,

    2.Arsyeja e shėndoshė qė e udhėheq tek e drejta

    3.dhe i Adhuruari tė cilit ia kushton ibadetin

    Zemrat udhėtojnė nėpėr kėto sfera.


    - Ndjekja e qėllimeve dhe shpresa pėr njė jetė tė gjatė, ėshtė burimi i ēdo shthurjeje. Kjo sepse ndjekja dhe plotėsimi i qėllimeve e verbėron njeriun nga njohja e tė vėrtetės dhe nga dėshira pėr tė arritur atė, kurse shpresa pėr njė jetė tė gjatė e bėn atė tė harrojė Ahiretin dhe e shmang nga pėrgatitja pėr tė.

    - Robi nuk mund ta shijojė aromėn e ēiltėrsisė nėse i bėn qejfin vetes (nė gabime) apo u bėn qejfin tė tjerėve (kundrejt sė vėrtetės).

    - Nėse All-llahu ia do tė mirėn robit tė Tij, e bėn atė qė ta pranojė gjynahun e tij dhe tė mos merret me gjynahet e tė tjerėve. E bėn tė jetė bujar me atė qė posedon dhe moslakmues (zahid) nė atė qė posedojnė tė tjerėt dhe e bėn tė jetė i durureshėm ndaj lėndimeve qė has. Ndėrsa nėse All-llahu ia do tė keqen robit tė Tij, ia pėrmbys kėto parime.


    - Ambicia dhe synimi i lartė e bėjnė njeriun tė ketė lidhje me tri gjėra:

    1.Njohjen e ndonjė cilėsie tė pėrsosur (tė All-llahut), ku nėpėrmjet njohjes sė saj, atij i shtohet mė shumė dashuria pėr Tė.

    2.Nxjerrja nė pah e njė mirėsie, duke bėrė qė t’ia shtojė falėnderimin dhe bindjen.

    3.Pėrkujtimi i ndonjė gjynahu tė bėrė, i cili ia shton pendimin dhe frikėn.

    Nėse ambicia dhe synimi i njeriut lidhen me diēka tjetėr pėrveē kėtyre, atėherė do tė endet nėpėr luginat e vesveseve dhe iluzioneve.


    - Kush dashurohet pas dynjasė, ajo e shfaq veten shumė tė vlefshme tek ai, ndaj e shndėrron atė nė shėrbėtor dhe rob tė nėnshtruar ndaj saj.

    - Ndėrsa kush ia kthen shpinėn dynjasė, ajo sheh vlerat e tij, dhe i vihet atij nė shėrbim e nėnshtruar.

    - Njeriu e pėrfundon udhėtimin e tij dhe arrin aty ku dėshiron, duke iu pėrmbajtur rrugės sė vėrtetė, si dhe duke shfrytėzuar njė pjesė tė natės pėr vazhdimin e udhėtimit, por nėse udhėtari i shmanget rrugės dhe fle tė gjithė natėn, si dhe kur ai do tė arrijė qėllimin e tij?!




    Nxjerrur nga libri El Feuaid - Ibn Kajim El Xheuzije

  9. #49
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thėnė: ''Me tė vėrtetė Imani ėshtė fjalė, vepėr dhe nijet tek Ehli-Sunneti, dhe kanė transmetuar me shumė se njė prej dijetarėve se ka ixhma (koncenzues) pėr kėtė ēėshtje.'' [El-Iman, faqe 241]

  10. #50
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Njė porosi e artė nga Imam Ibėn Kajimi, rahimehullah

    “Koka e devotshmėrisė dhe bamirėsisė ėshtė: sinqeriteti nė zbatimin e tė vėrtetės. Askush nuk mund tė triumfon karshi Allahut, andaj ai qė ėshtė me Allahun, a ka kush mund tė triumfon kundėr tij, ose ti bėjė ndonjė tė keqe. Nėse njė njeri ka Allahun me vete, prej kujt duhet tė frikohet, e nėse nuk e ka Allahun me vete prej kujt duhet tė shpreson, e kujt duhet ti beson dhe kush do ta ndihmon pėrveē Tij.

    Nėse njė besimtar e zbaton tė vėrtetėn ndaj tė tjerėve, por fillimisht ndaj vetes dhe kėtė vepėr e bėn pėr hir tė Allahut dhe me ndihmėn e Allahut, askush nuk mund ti del pėrpara. Madje nėse edhe qiejt, toka dhe kodrat i bėjnė kurthe, atij do t’i mjaftojė Allahu dhe do ti jep zgjidhje dhe rrugėdalje.

    Besimtari dėshton pėr shkak tė mangėsive nė kėto tre gjėrat ose nė dy prej tyre, ose nė njėrėn prej tyre.

    Ai qė vepron pėr tė kotėn, nuk ndihmohet nga Allahu, e nėse i vjen ndonjė ndihmė anėsore, ėshtė ndihmė pa pėrfundim, pra ndihmohet njė kohė tė caktuar dhe kjo vepėr nuk ka ndonjė pėrfundim pozitiv. Pas kėsaj ai humb dhe dėshton, e mbetet i dėshtuar dhe i nėnēmuar.

    Nėse njė besimtarė mundohet tė thėrret nė tė vėrtetė, mirėpo kėtė vepėr nuk e bėn pėr hir tė Allahut, por e bėn pėr tė fituar lavde, falėnderim apo shpėrblim prej njerėzve, ose qėllimi kryesor i tij ėshtė arritja te njė synim i kėsaj bote, kurse kjo qė bėn ėshtė mjet pėr tė arritur te ky synim, ky njeriu nuk ka garantuar ndihmėn e Allahut, sepse Allahu i ka garantuar ndihmėn dhe fitoren vetėm atij qė flijon nė rrugėn e Tij dhe lufton pėr tė qenė Fjala e Allahut mė e Larta, e jo pėr atė qė e bėn kėtė veprim pėr vetveten ose epshin dhe pasionin e tij. Ky njeriu nuk ėshtė nga tė devotshmit e as nga bamirėsit. Nėse i vjen ndonjė ndihmė i vjen aq sa ka tė vėrtetė me te, sepse Allahu vetėm tė vėrtetėn e ndihmon. Nėse ndodh qė pushtetin ta kenė ithtarėt e to kotės, kjo ndodh pėr shkak dhe aq sa do tė kenė durim nė veprimet e tyre.

    Durimi ēdo herė del triumfues e nėse ky durimtari ėshtė edhe ithtar i tė vėrtetės, atėherė del triumfues dhe me pėrfundim tė mirė”. (“A’lamul-Muvekiin”, 2/178).

  11. #51
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ahmedi, rahimehullah, thotė:

    “Isha duke ecur nė rrugėn time dhe mė behu njė hajn, i cili i vjedhke njerėzit, e pas njė kohe tė njėjtin hajn e pash nė xhami duke u falė. Shkova dhe i thash: kjo formė e marrėdhėnieve nuk i pėrshtatet madhėrisė sė Allahut, subhanehu ve teala. Allahu nuk ta pranon namazit pėrderisa ti merresh me aso vepra.

    Hajni i tha: o Imam... mes meje dhe Allahut janė tė mbyllura shumė dyer, andaj dėshirova qė ta lė tė hapur njė derė...

    Pas disa muajve shkova nė Mekė pėr tė kryer haxhin, gjatė tavafit e pash njė njeri, i cili ishte kapur pėr mbulesėn e Qabesė e thoshte me pėrgjėrim: u pendova te Ti... mė mėshiro... kurrė mė nuk i kthehem gjynaheve karshi Teje...

    E shikova edhe mė mirė kėtė rėnkues pendimtar, i cili i pėrgjėrohej Zotit tė vet, kur ē’tė shoh, ky ishte ai hajni i asaj dite e thashė mė vete: la njė derė tė hapur me Allahun, e Allahu i hapi tė gjitha dyert...

    Andaj, kujdes! Mos i mbyll tė gjitha dyert mes teje dhe Allahut, azze ve xhel-le, edhe nėse je i zhytur nė mėkate dhe ke bėrė mėkate tė shumta, sepse njė derė e hapur mund tė hapė shumė dyer tjera...

    O Allah! Na mėshiro dhe na prano pendimin tonė! Amin!

  12. #52
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Martesa ėshtė prej furnizimit, rizkut tė cilit ua ndanė Allahu njerėzve, pasi qė vetėm Ai ėshtė Furnizuesi i vėrtetė nė kėtė jetė. Ashtu sikurse i furnizon njerėzit me mall, shėndet, autoritet, pasuri, varfėri, sėmundje, bela, etj ashtu i furnizon edhe me martesė...filani martohet me filanen...Pėr kėtė duhet ta dimė se ēdo furnizim qė na vjen nga Allahu ėshtė mirėsi...

  13. #53
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Shejh Sharavi, rahimehullah, thoshte:

    “Mos adhuro Allahun...pėr shkak tė furnizimit!

    Mos adhuro Allahun .... pėr shkak tė pozitės!

    Mos adhuro Allahun... pėr tė fituar tė mirat e dynjasė!

    Por...adhuro Allahun ... sepse adhurimi tė shpie te kėnaqėsia e Tij!

    Nėse fitimi i Kėnaqėsisė sė Allahut ėshtė synimi yt, atėherė kjo do tė sjell ēdo gjė qė dėshiron ti!

  14. #54
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    “Pėr vlerėn e madhe qė ka namazi nė fenė Islame ishte porosia e fundit qė dha Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, para se tė ndahet nga kjo jetė: “Kujdes pėr namazin dhe ato qė i keni nė pronėsi” (Sahih, Ibėn Maxhe), pasi qė asnjė vepėr nuk mund tė krahasohet me namazin dhe nuk mund tė arrin pozitėn e tij. Krejt kjo sepse namazi ėshtė shtyllė e fesė dhe ėshtė detyrė e myslimanit, nga e cila nuk amnistohet nė asnjė rast. Namazi ėshtė obligimi i Allahut ndaj besimtarit, shtylla e fesė, vija ndarėse mes jobesimtarėve dhe besimtarėve, kushti i shpėtimit dhe rroja e besimit”

    Ebul-Hasen Nedeviu, “Katėr shtyllat”, fq. 25

  15. #55
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:


    (( الصَّلَوَاتُ الخَمْسُ ، وَالجُمُعَةُ إِلَى الجُمُعَةِ ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ مُكَفِّراتٌ لِمَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتُنِبَتِ الكَبَائِرُ )) رواه مسلم .

    “Pesė namazet, Xhumaja deri nė Xhuma, Ramazani deri nė Ramazan i shlyejnė mėkatet qė janė bėrė mes tyre, nėse njeriu u largohet mėkateve tė mėdha”. Muslimi


    Imam Belkini, duke e komentuar pjesėn e hadithit: “i shlyejnė mėkatet qė janė bėrė mes tyre” thotė:

    “Njerėzit nė lidhje me mėkatet ndahen nė disa kategori:

    - Njeriu qė s’ka aspak mėkate, kėtij i takon ngritja e gradave;

    - Njeriu qė ka mėkate tė vogla, por nuk insiston nė to, ato i falen nėse ky largohet prej mėkateve tė mėdha dhe e arrin vdekja me besim;

    - Njeriu qė ka mėkate tė vogla, por insiston nė to, kėtij i falen kėto mėkate me veprat e mira qė i bėn.

    - Njeriu qė ka mėkate tė mėdha dhe mėkate tė vogla; tė voglat i falen me vepra tė mira, kurse tė mėdhatė me pendim”.

    Bekir Halimi

  16. #56
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

  17. #57
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Hudhejfetu Ibnul-Jeman radij-Allahu 'anhu ka thėnė:

    "Hipokrizia sot ėshtė shumė herė mė e keqe sesa hipokrizia nė kohėn e tė Dėrguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)."

    E pyetėn:

    "Si ka mundėsi?"

    Ai tha:

    "Sepse nė atė kohė hipokritėt mundoheshin ta fshehnin hipokrizinė e tyre, ndėrsa sot njerėzit e shfaqin hapur hipokrizinė e tyre."
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  18. #58
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Bota ėshtė tri ditė:

    Sa pėr tė djeshmen, ajo u zhduk, sė bashku me tė gjitha qė ishin nė tė.
    Sa pėr nesėrmen,mbase ju nuk mund ta shihni kurrė atė.
    Sa pėr tė sotmen, ajo ėshtė e juaja, kėshtu qė punoni nė tė.

    (Hasan el-Basri)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  19. #59
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Thotė Umeri radijAllahu anhu:

    "Allahu e mėshiroftė atė njeri qė na udhėzon nė pėrmirsimin e gabimeve tona"
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  20. #60
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Thotė Ibėn Kuddameh, rahimehullah:

    "Selefit i kan dashur ata njerėz qa ua kan tėrhek vėrejtjen ndaj gabimeve, kurse ne nė tė shumten e rasteve i urrejm ata qė na kėshillojnė apo qortojnė"
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •