Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Malik Ibën Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Dolën banorët e kësaj bote prej saj, duke mos e shijuar gjëjën më të mirë që ekziston në të." I thanë: Çka është ajo o Ebu Jahja? Tha: "Njohja e Allahut."

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Kanë thënë disa prej selefit (gjeneratave të para të muslimanëve): "Zgjohemi në mirësi të shumta nga Zoti, aq sa nuk mundemi t'i përkufizojmë ato, edhepse shumë gabojmë, andaj nuk dijmë se për çka të falënderojmë më parë, për mirësitë që na ofrohen apo për të këqijat që na mbulohen?"

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Çdo lëvdatë për njeriun që përmendet në Kur'an është fryt i diturisë dhe çdo nënçmim për të është fryt i injorancës."

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Hasen el-Basriu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: "Ke kujdes nga lënja e punës së sodit për nesër, sepse ti je e sotmja e jo e nesërmja, nëse ke të nesërme bëhu në të siç ishe sot, e nëse nuk ke të nesërme, nuk do të pendohesh për gjërat që i le sot."

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Jahja ibën Muadhi, rahimehullah, thotë:

    لست آمركم بترك الدنيا، آمركم بترك الذنوب، ترك الدنيا فضيلة، وترك الذنوب فريضة، وأنتم إلى إقامة الفريضة أحوج منكم إلى الحسنات والفضائل.

    “Nuk ju urdhëroj të lini dynjanë, por ju urdhëroj të lini gjynahet, sepse lërja e dynjasë është vepër me vlerë, kurse lërja e gjynaheve obligim, andaj ju më shumë keni nevojë për të realizuar obligimin se sa për të bërë një vepër me vlerë dhe të mirë”.

    Marrë nga “Dynjaja hije venitësh”, fq. 5

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Omer Ibën Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: "Unë e urrej që ta shoh ndonjërin prej jush të paangazhuar, nuk vepron as për këtë botë e as për botën tjetër."

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Abdullah Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: "Nuk jam penduar për diçka ashtu siç pendohem për një ditë, dielli i së cilës ka perenduar, jeta ime është pakësuar kurse vepra ime nuk është shtuar."

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Hasen el-Basriu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: "O bir i Ademit! Ti nuk je tjetër vetëmse një grumbull ditësh. Kur kalon një ditë, kalon një pjesë e ytja."

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Kanë thënë disa prej selefit (gjeneratave të para të muslimanëve): "Koha është sikur shpata, nëse nuk e thenë atë, të pretë ajo ty."

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Ibën Hazmi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: "Allahu e bëftë që mos t'i mjaftoj asgjë atij që nuk i mjafton fjala e Zotit të tij dhe fjala e të Dërguarit të Tij."

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Fjalë të transmetuara nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

    1- "Allahu i Lartësuar e ka përmendur përgëzimin së bashku me kërcënimin që robi të jetë në mes të frikës dhe shpresës."

    2- "Përmirësoje veten tënde, do të përmirësohen njerëzit e tjerë me ty."

    3- "Të folurit e tepërt shkakton që njëra pjesë e tij ta bëjë që ta harrosh pjesën tjetër."

    4- "Gënjeshtra e kundërshton besimin (imanin)."

    5- "Asnjëri prej muslimanëve mos ta nënçmoj ndonjë musliman tjetër, sepse i vogli prej muslimanëve është i madh tek Allahu."

    6- "Nuk ka dobi nga një dhunti prej së cilës e fiton zjarrin dhe nuk ka të keqe nga një fatkeqësi prej së cilës e fiton xhenetin."

    7. "Respektojeni Muhamedin [a.s] duke e respektuar familjen e tij."

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Fjalë të transmetuara nga Omer Ibën Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

    1- "Llogariteni veten tuaj para se t'iu llogarisin dhe peshoni veprat tuaja para se të peshohen, kështu do ta keni më të lehtë llogarinë nesër."

    2- "Mosmashtrimi me këtë botë është qetësi e zemrës dhe trupit."

    3- "Përmendeni Allahun, sepse kjo është shërim, e mos i përmendni njerëzit, sepse ajo është sëmundje."

    4- "Kur ta shihni një njeri që e nëpërkëmb namazin, dijeni se ai edhe më shumë i nëpërkëmb rregullat e tjera."

    5- "Kush qeshet shumë, i humb respekti. Kush tallet shumë, do të tallen njerëzit me të. Kush e tepron me një gjë, bëhet i njohur sipas saj. Kush flet shumë, gabon shumë, e kush gabon shumë i pakësohet turpi, e kujt i pakësohet turpi, i pakësohet devotshmëria, e atij që i pakësohet devotshmëria do t'i vdesë zemra."

    6- "Mos flit për gjëra që nuk të takojnë, qëndrojë larg armikut tënd dhe ke kujdes prej shokut tënd, pos atij që është besnik."

    7- "Nuk ka dobi prej një populli që nuk janë këshillues dhe nuk ka dobi prej një populli që nuk i don këshilluesit."

    8- "Njeriu më i dashur për mua është ai që m'i tregon mangësitë e mia."

    9- "Ne jemi një popull të cilin Allahu e ngriti me Islam, andaj nëse kërkojm krenari dikund tjetër pos Islamit, Allahu do të na nënçmojë."

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Fjalë të transmetuara nga Othman Ibën Affani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

    1- "Të mjafton kundër ziliqarit se ai mërzitet kur ti gëzohesh."

    2- "Preokupimi i tepërt me këtë botë është errësirë në zemër, kurse preokupimi me botën tjetër është dritë për zemrën."

    3- "Sikur zemrat tuaja të ishin të pastërta, nuk do të ngopeshit me fjalën e Zotit tuaj (Kur'anin)."

    4- "E kam gjetur kënaqësinë e adhurimit në katër gjëra:

    - E para: Në kryerjen e obligimeve ndaj Allahut.
    - E dyta: Në largimin prej ndalesave të Zotit.
    - E treta: Në urdhërimin për të mirë duke e shpresuar shpërblimin e Zotit.
    - E katërta: Në ndalimin nga e keqja duke u frikësuar prej hidhërimit të Zotit."

    5- "Bëhu serioz dhe mos u bëni të shkujdesur, sepse Ai që ju mbikqyrë nuk është i shkujdesur."

  14. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Fjalë të transmetuara nga Ali Ibën Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

    1- "Kur të plotësohet mendja, pakohen fjalët."

    2- "Njeriu është i fshehur pas gjuhës së tij, kur flet shfaqet."

    3- "Mëkati më i rëndë është ai të cilin vepruesi i tij nuk e konsideron asgjë."

    4- "Heshtja është përgjigja më e mirë që ia jep mendjelehtit."

    5- "I mençuri kur hesht mendon, kur flet e përmend Zotin dhe kur shikon merr mësim."

    6- "Njerëzit më të mirë të këtij ummeti pas profetit janë: Ebu Bekri dhe Omeri."

    7- "Secili që më vjen duke pretenduar se unë jam më i mirë se Ebu Bekri dhe Omeri do ta dënoj për shpifje."

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Omeri, radijallahu anhu, thotë:

    "لست بالخب ولا الخب يخدعني"

    “Nuk jam hileqar e as që lejoj hileqari të më mashtron”.

    Normale është që të mos jetë hileqar Omeri, radijallahu anhu, mirëpo gjithashtu, pasi që është mendjendritur dhe mendjeprerë, nuk lejon që ndonjë hileqar ta mashtron.

  16. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Jahja ibën Muadhi, rahimehullah, thotë:

    الدنيا ذات اشتغال، والآخرة دار أهوال، ولا يزال العبد بين الأشغال والأهوال حتى يستقر به القرار، إما إلى جنة وإما إلى نار.

    “Në dynja angazhime e në ahiret trishtime. Kështu vazhdon njeriu të kalon nga angazhimet në trishtime deri sa të përfundon udhëtimi i tij, o në xhenet o në zjarr”.

    Marrë nga “Ez-Zuhd” të Imam Bejhakiut, fq 248

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Hasen el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Njeriu është i dobët dhe i pafuqishëm, andaj le të ngarkohet aq sa mund të bartë. Sepse, nëse ngarkohet me detyra të shumta, ekziston frika nga përtesa dhe braktisja e punëve''.

    Poashtu ka thënë: ''Sëmundja e pastron trupin ashtu siç e pastron zekati pasurinë''.

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Shafiu, rahimehullah, ka thënë: "Mirësia e dynjasë dhe ahiretit qëndron në pesë gjëra:

    - Pasuria e shpirti;

    - Pengimi i të keqës;

    - Fitimi hallall;

    - Petku i devotshmërisë;

    - Bindja në Allahun në çdo rast". ("Busta-nul-Arifin", fq. 130).

  19. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    - Humbja e durimit është fatëkeqësia më e madhe e kohës.

    - Mëkatet e shumta e prishin zemrën.

    - Takimi me të dashurit e largon brengën.

    - Kopshti i dijes është më i bukur se sa kopshti i bozulokut.

  20. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, thotë: "Të dashurit e Allahut janë ata që trashëgojnë jetën e këndshme, shijojnë begatinë e tyre, për shkak të gradës së lartë në lutje të Dashurit të tyre dhe për shkak të ëmbëlsisë së dashurisë ndaj Tij që kanë gjetur në zemrat e tyre. Dynjaja atyreve u bëhet mirë vetëm duke e përmendur Ate, kurse ahireti vetëm me Faljen e tij, kurse xhenneti me shikimin në Te".

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •