Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibën Tejmije, rahimehullah, ka thënë: "Bamirësia dhe devotshmëria të bëjnë zemërgjërë dhe të qetë, saqë njeriu e ndien vehten të gjërë dhe të lehtë.

    Imoraliteti dhe kopracia e shtypin shpirtin, e ulin dhe nënçmojnë. Shpirti koprrac dhe amoral e ka përzier njërën me tjetrën, andaj në momentin e vdekjes do të nxjeret shpirti me vështirësi sikurse që nxjeret therra nga leshi i lagur.

    Shpirti bamirës, i devotshëm dhe i dlirë, të cilin e ka pastruar njeriu, ngritet, zgjërohet, fiton lavdi dhe fisnikëri, kurse në momentin e vdekjes del nga shpirti sikurse pika e ujit që del nga goja e ibrikut ose sikur qimeja nga tlyni". ("El-Fetava", 10/630).

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibën Xhevziu, rahimehullah, ka thënë: "Allahu ka njerëz që nuk kënaqen pa i mbledhur të gjitha veprat e mira, ata mundohen maksimalisht të fitojnë çdo dije, përpiqen në çdo punë, durojnë në çdo vlerë, e nëse u dobësohet trupi dhe nuk mund ti bëjnë këto vepra, atëherë nijeti e zëvendëson, sepse ata çdo herë mundohen të jenë të parë". ("Sajdul-Hatir", fq. 245).

  3. #43
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Këshilla të arta nga Hasen el-Basriu:

    1. Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.

    2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.

    3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.

    4. Në një kohë të caktuar bëje vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!

    5. Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!

    6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lind dhe forcohet përmes përballimit të problemeve.

    7. Ngadhënjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.

    8. Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!

    9. Nëse lodhesh me nje punë, atëherë ndërroje atë ose ngadalësoje ritmin, por mos pusho!

    10. Mendo mirë, pasiqë puna nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh apo të shkruash. Njeriu që mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.

    11. Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shikoje rezultatin e asaj që ke mësuar!

    12. Në punët mendore – mësim, 2-3 orë pandërprerë mjaftojnë.

    13. Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë - ashtu që të të zhvillohet aftësia e të folurit!

    14. Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohen fjalori dhe shprehjet tuaja dhe të të forcohet mbamendja!

    15. Pas përfundimit të mësimit, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime!

    16. Pjesët që i ke mësuar diskutoji me shokët.

    17. Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.

  4. #44
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Këshilla të arta:

    1. Buzëqesh çdoherë, sepse dhëmbët e tu nuk janë avret.

    2. Çdoherë thuaje fjalën e vërtet, ajo t’i ngritë ambiciet dhe ta shton dashurinë.

    3. Largoju polemikës, sepse ajo e helmon zemrën tënde dhe të shokut tënd.

    4. Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty, ky është argument se ti i çmon ata.

    5. Arsyetoji të tjerët, sepse ti realitetin nuk e di.

    6. Porosia e të Dërguarit tonë ndaj njërit prej shokëve te tij: “Mos u zemëro! Mos u zemëro! Mos u zemëro!”

    7. Porosia e të Dërguarit tonë: “Përhapeni selamin mes jush, është rruga jonë drejt dashurisë.”

    8. Dhuroni dhurata, që të duheni.

    9. Mësoju të dëgjosh, sepse të tjerët i duan çdoherë ata që dëgjojnë.

    10. Syrin tënd bëje si syri i bletës që nuk sheh pos lulet, e jo sy mize që sheh vetëm të ndytat.

    11. Respektoji mendimet e atyre që janë përreth teje dhe çmoji ato.

    12. Bëju modest ndaj të gjithëve, mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka zbritur në fund të fundit.

    13. Mëso të falësh çdoherë, sepse ajo që gjendet tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme.

    14. Këshillo me urtësi dhe butësi, sepse feja është këshillë!

    15. Bashkoju gëzimeve dhe pikëllimeve të të tjerëve, ndërto histori me ata që të kujtojnë në kujtimet e jetës së tyre.

    16. Mbylle derën e mallkimit! Enesi i ka shërbyer Muhamedit, alejhi selam, 10 vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë i qortuar. A mendoni se një i ri në moshën e Enesit nuk gabon!?

    17. Mësoju të jesh i qetë dhe i durueshëm, këto dy cilësi i do Allahu dhe i do i Dërguari i Tij, alejhi selam.

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Njeriu i ka pesë ditë:

    1- ditën e kaluar, dita që i ka ikur dje dhe nuk i kthehet kurrë më deri ne Kiamet;

    2- dita e pranishme, dita të cilën e jeton sot;

    3- dita e ardhshme, dita që do të vjen nesër, andaj secili duhet të pyet veten çka kemi përgatitur për nesër;

    4- dita e premtuar, dita e vdekjes, e pas saj ose për xhenet ose për xhehenem;

    5- dita e zgjatur, dita të cilën do ta jetojmë në ahiret.

    Kush futet në xhenet i thuhet:

    - këtu do të jetosh dhe kurrë nuk do të vdesësh;

    - gjithmonë do të jesh i ri dhe kurrë nuk do të plakesh;

    - gjithmonë do të jesh i shëndosh dhe kurrë nuk do të sëmuresh;

    - gjithmonë do të kënaqesh dhe kurrë nuk do të vuash.

    Kurse kush futet në xhehenem do ti ketë katër dëshira:

    - dalje nga xhehenemi,

    - lehtësim të dënimit,

    - vdekjen ne xhehenem, dhe

    - ujë nga banorët e xhenetit. Mirëpo asnjëra dëshirë nuk do tu plotësohet.



    Bekir HALIMI

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Ibrahim bin Ed’hemi kaloi pranë tregut në Basra, dhe njerëzit u mblodhën përreth tij. I thanë atij:

    “O Ebu Is’hak, ç’është me ne, bëjmë dua, por nuk kemi përgjigje në duatë tona?!”

    Ai u përgjigj:

    Për shkak se zemrat tona kanë vdekur me dhjetë gjëra:

    1. Ju e dini Allahun për Zot, por nuk i kryeni obligimet ndaj Tij.

    2. Ju po pretendoni se e doni Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo e keni lënë mënjanë Sunetin e tij.

    3. Ju e lexoni Kur’anin, por nuk punoni sipas tij.

    4. Ju i hani dhe i shfrytëzoni të mirat e Allahut, por nuk e falënderoni Allahun për to.

    5. Ju po thoni se shejtani është armik i juaji, por ju po pajtoheni me të në çdo gjë.

    6. Ju po thoni se Xheneti është i vërtetë, por nuk po punoni për të.

    7. Ju po thoni se xhehenemi është i vërtetë, por nuk jeni duke punuar që të ikni nga ai.

    8. Ju po thoni se vdekja është e vërtetë dhe gjithsesi do të ndodh, por nuk jeni përgatit për të.

    9. Kur të zgjoheni nga gjumi, merreni me të metat e njerëzve, ndërsa i harroni të metat e juaja.

    10. I varrosni të vdekurit e juaj, e ju nuk po merrni mësim nga kjo.

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij “El-Vabil Es-Sajjib” tregon se njerëzit në namazin e tyre ndahen në pesë kategori:

    Një: Kategoria e atij që i bën padrejtësi vetes dhe e kryen atë me mangësi, pra ka mangësi në marrjen e abdesit, kohën e faljes, përkufizimet dhe shtyllat e faljes, namazit.

    Dy: Ai që kujdeset për kohën, përkufizimet, shtyllat e dukshme të namazit, për abdesin, mirëpo nuk e posedon luftën kundër nepsit dhe cytjeve, andaj cytjet dhe mendimet e llojllojshme e angazhojnë atë prej namazit të tij.

    Tre: Ai që kujdeset për përkufizimet, shtyllat dhe i lufton cytjet dhe mendimet që e angazhojnë prej namazit, pra ky njeri lufton armikun që të mos ia vjedh namazin, andaj na qenka në namaz dhe në xhihad.

    Katër: Ai që kur nis ta fal namazin e fal në mënyrë të plotë, duke u kujdesur për përkufizimet dhe shtyllat e namazit, e gjithë zemra e tij është në funksion të kujdesit ndaj këtyre rregullave që të mos i humbë asnjë gjë prej tyre, madje i tërë preokupimi i tij është ta fal ashtu si duhet, të plotë dhe pa mangësi. Pra zemra e këtij njeriu është e preokupuar me namazin dhe adhurimin e Allahut, subhanehu ve teala në te.

    Pesë: Ai që e fal namazin sikur kategoria paraprake, por me këtë ai e ka marrë zemrën e tij dhe e ka venduar para Allahut, duke e shikuar me zemrën e tij përplot dashuri dhe madhërim të Allahut, madhështinë e Allahut, sikurse është duke e parë Atë, kurse cytjet dhe mendimet janë tretë tërësisht. S’ka mbet perde mes këtij njeriut dhe Allahut. Dallimi mes këtij njeriut dhe tjerëve në namaz është sikurse dallimi mes qiejve dhe tokës. Ka njeri është i preokupuar tërësisht me Allahun në namazin e tij dhe është i kënaqur tërësisht në te...

    Kategoria e parë do të dënohet, e dyta do të llogaritet, e treta i ka të shlyer mëkatet, e katërta do të shpërblehet, kurse kategoria e pestë do të jetë afër Allahut, sepse ka hise në mesin e atyre që kënaqësi të tyre kanë namazin, e ai që është i kënaqur në namazin e tij në dynja do të jetë i kënaqur me afërsinë me Allahun në ahiret, e do të jetë i kënaqur me Allahun edhe në dynja. Ai që është i kënaqur me Allahun me të do të jetë çdo kush i kënaqur, kurse syri i kujt nuk është i kënaqur me Allahun, do ti copëzohet shpirti nga dhimbja se nuk ja arrit ta merr me vete tërë dynjanë.

    Shiko në cilën kategori je ti?!

    O Allah na bën prej atyre që e falin namazin dhe e kanë paraqitur zemrën e tyre para Allahut!



    Bekir HALIMI

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Zemrat e ngurtësuara:

    - Nuk ka ndëshkim më të madh për robin sesa ngurtësimi i zemrës dhe të qenurit larg All-llahut.

    - Zjarri është krijuar për t’i shkrirë zemrat e ngurta.

    - Zemrat më të distancuara nga All-llahu janë zemrat e ngurta.

    - Kur zemra ngurtësohet, syri thahet ( nuk loton ).


    - Ngurtësimi i zemrës vjen si pasojë e tejkalimit të normës në katër gjëra:

    1.Në të ngrënë dhe në të pirë

    2.Në gjumë,

    3.Në të folur

    4.Dhe përzierje me njerëzit.


    - Ashtu siç nuk i bëjnë dobi ushqimi dhe pirja trupit kur është i sëmurë, po kështu edhe kur zemra sëmuret nga lakmia e tekave dhe epsheve, nuk i bën më dobi këshilla.

    - Kush dëshiron të ketë zemër të kulluar, le t’i japë përparësi bindjes ndaj All-llahut kundrejt tekave të tij.

    - Zemrat e dhëna pas tekave dhe epsheve vetjake, qëndrojnë po aq larg sa ato janë të dhëna pas këtyre tekave.

    - Zemrat janë enët e All-llahut në tokë, dhe më e dashura prej tyre te Ai është zemra e butë dhe e kulluar.

    - Ata i angazhojnë zemrat e tyre me këtë botë, të cilat po t’i angazhonin me All-llahun dhe botën tjetër, do të jetonin sipas kuptimeve të fjalëve të Tij dhe provave të dëshmuara, duke zbuluar urtësi të fshehta dhe përfitime të këndshme.

    - Nëse zemra ushqehet me përkujtime, ujitet me meditime dhe pastrohet nga papastërtitë, do të shohë çudira dhe do të frymëzohet me urtësi.

    - Jo çdokush që përpiqet të jetë njohës dhe i urtë, arrin të jetë i tillë, sepse njohësit e vërtetë dhe të urtit realë janë ata që zemrave të tyre i kanë dhënë jetë duke shuar tekat, ndërsa ata që vrasin zemrën për të gjallëruar tekat, njohja dhe urtësia në gjuhët e tyre është e huazuar( nuk buron nga sinqeriteti ).

    - Shkatërrimi i zemrës vjen nga shkujdesi ( gafleti ) dhe për shkak se ndihet e siguruar nga ndëshkimi i All-llahut, ndërsa gjallërimi i zemrës bëhet me frikë -respekt dhe përmendje të Zotit.

    - Nëse zemra nuk lakmon në sofrat e dynjasë, do të jetë e dhënë pas sofrave të Ahiretit, së bashku me të ftuarit e tjerë, ndërsa n.q.s. jepet mbas sofrave të dynjasë, do i humbasë ato të Ahiretit.

    - Përmallimi për takimin me All-llahun është ilaç që e qetëson zemrën nga egërsia e dynjasë.

    - Kush e lidh zemrën me Zotin e tij, do të qetësohet dhe rehatohet, ndërsa kush e lë t’i vërtitet nëpër njerëz, do çoroditet dhe stresohet së tepërmi.

    - Dashuria për All-llahun nuk hyn në një zemër që është e pushtuar nga dashuria për dynjanë, përveçse aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës.

    - Kur All-llahu e do dikë nga robërit e Tij, e dallon me dashurinë e Tij dhe e frymëzon ta adhurojë Atë. Përmendja me gjuhë dhe bindja me gjymtyrë mbeten preokupimi i tij.

    - Zemra sëmuret siç sëmuret trupi dhe shërimi i saj bëhet nëpërmjet pendimit dhe dietës parandaluese. Ajo bëhet e ndyrë ashtu siç bëhet e ndyrë pasqyra, dhe pastrimi i saj bëhet me përmendjen e Zotit. Ajo zhvishet ( nga të mirat ) ashtu siç zhvishet trupi nga rrobat dhe veshja, stolisja e saj është devotshmëria. Zemra ndjen uri dhe etje ashtu siç ndjen trupi, dhe ushqimi i saj është njohja e All-llahut, dashuria për Të, mbështetja tek Ai, pendimi dhe bindja.

    - Kujdes! Ruaju nga shkujdesi ndaj All-llahut, i Cili jetës tënde i ka vënë afat, ditëve dhe frymëmarrjeve të tua u ka vënë numër të caktuar, Ai nuk ka nevojë për askënd dhe asgjë, ndërsa ti ke domosdoshmërisht nevojë për Të.

    - Ai që heq dorë nga mbështetja te vetja në kërkimin e kësaj bote, të pozitës, apo shpëtimit nga armiku i tij duke iu mbështetur All-llahut, duke ia besuar dhe dorëzuar çështjen Atij, zgjedhjes më të mirë prej Tij dhe kënaqet me atë që All-llahu i jep, do të shpëtojë nga mërzitë, brengat dhe pikëllimet. Ndërsa ai që këmbëngul të mbështetet vetëm te vetja e tij, do të bjerë në vështirësi, lodhje, mundime, gjendje të keqe, nuk shijon jetë të qetë dhe zemra e tij nuk ndien gëzim, punët nuk i ka të mira, nuk ka shpresa të shëndosha dhe as rehati të qëndrueshme. All-llahu ua ka lehtësuar njerëzve rrugën për tek Ai, por u ka fshehur të ardhmen nëpërmjet caktimit të Tij, ndaj kush kënaqet me fatin e tij, i dorëzohet zgjedhjes së Zotit dhe i bindet vendimit të Tij, e largon atë perde duke e qetësuar zemrën tek Zoti i tij.

    - Ai që i mbështetet All-llahut, nuk i lutet dikujt tjetër vec Tij, nuk e kundërshton All-llahun dhe nuk tregohet i rezervuar ( në lutje ) ndaj Tij.

    - Kush merret me veten e tij, nuk ka kohë të merret me të tjerët dhe kush i përkushtohet Zotit të tij, nuk ka shumë kohë të merret me veten e tij.

    - Sinqeriteti është dicka që engjëlli nuk e di, që ai ta shkruajë, armiku i tij nuk e njeh, që ta shkatërrojë dhe as nuk mahnitet me të vetë personi që ta zhvlerësojë.

    - Pranimi ( të kënaquarit me kaderin ) është qetësimi i zemrës me rrjedhën e caktimeve dhe vendimeve të Zotit.

    - Njerëzit i dorëzohen dynjasë në varësi të preokupimeve që kanë për të.


    - Zemra sillet në gjashtë sfera, nuk ka të shtatë. Tre janë sfera të larta dhe tre janë të ulëta. Sferat e ulëta janë:

    1.Dynjaja që i stoliset

    2.Vetvetja që i pëshpërit

    3.Dhe armiku (shejtani ) që i shkakton vesvese.

    Këto janë sferat e ulëta nëpër të cilat qarkullojnë shpirtat. Ndërsa sferat e larta janë:

    1.Dituria që ia qartëson çështjet,

    2.Arsyeja e shëndoshë që e udhëheq tek e drejta

    3.dhe i Adhuruari të cilit ia kushton ibadetin

    Zemrat udhëtojnë nëpër këto sfera.


    - Ndjekja e qëllimeve dhe shpresa për një jetë të gjatë, është burimi i çdo shthurjeje. Kjo sepse ndjekja dhe plotësimi i qëllimeve e verbëron njeriun nga njohja e të vërtetës dhe nga dëshira për të arritur atë, kurse shpresa për një jetë të gjatë e bën atë të harrojë Ahiretin dhe e shmang nga përgatitja për të.

    - Robi nuk mund ta shijojë aromën e çiltërsisë nëse i bën qejfin vetes (në gabime) apo u bën qejfin të tjerëve (kundrejt së vërtetës).

    - Nëse All-llahu ia do të mirën robit të Tij, e bën atë që ta pranojë gjynahun e tij dhe të mos merret me gjynahet e të tjerëve. E bën të jetë bujar me atë që posedon dhe moslakmues (zahid) në atë që posedojnë të tjerët dhe e bën të jetë i durureshëm ndaj lëndimeve që has. Ndërsa nëse All-llahu ia do të keqen robit të Tij, ia përmbys këto parime.


    - Ambicia dhe synimi i lartë e bëjnë njeriun të ketë lidhje me tri gjëra:

    1.Njohjen e ndonjë cilësie të përsosur (të All-llahut), ku nëpërmjet njohjes së saj, atij i shtohet më shumë dashuria për Të.

    2.Nxjerrja në pah e një mirësie, duke bërë që t’ia shtojë falënderimin dhe bindjen.

    3.Përkujtimi i ndonjë gjynahu të bërë, i cili ia shton pendimin dhe frikën.

    Nëse ambicia dhe synimi i njeriut lidhen me diçka tjetër përveç këtyre, atëherë do të endet nëpër luginat e vesveseve dhe iluzioneve.


    - Kush dashurohet pas dynjasë, ajo e shfaq veten shumë të vlefshme tek ai, ndaj e shndërron atë në shërbëtor dhe rob të nënshtruar ndaj saj.

    - Ndërsa kush ia kthen shpinën dynjasë, ajo sheh vlerat e tij, dhe i vihet atij në shërbim e nënshtruar.

    - Njeriu e përfundon udhëtimin e tij dhe arrin aty ku dëshiron, duke iu përmbajtur rrugës së vërtetë, si dhe duke shfrytëzuar një pjesë të natës për vazhdimin e udhëtimit, por nëse udhëtari i shmanget rrugës dhe fle të gjithë natën, si dhe kur ai do të arrijë qëllimin e tij?!




    Nxjerrur nga libri El Feuaid - Ibn Kajim El Xheuzije

  9. #49
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: ''Me të vërtetë Imani është fjalë, vepër dhe nijet tek Ehli-Sunneti, dhe kanë transmetuar me shumë se një prej dijetarëve se ka ixhma (koncenzues) për këtë çështje.'' [El-Iman, faqe 241]

  10. #50
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Një porosi e artë nga Imam Ibën Kajimi, rahimehullah

    “Koka e devotshmërisë dhe bamirësisë është: sinqeriteti në zbatimin e të vërtetës. Askush nuk mund të triumfon karshi Allahut, andaj ai që është me Allahun, a ka kush mund të triumfon kundër tij, ose ti bëjë ndonjë të keqe. Nëse një njeri ka Allahun me vete, prej kujt duhet të frikohet, e nëse nuk e ka Allahun me vete prej kujt duhet të shpreson, e kujt duhet ti beson dhe kush do ta ndihmon përveç Tij.

    Nëse një besimtar e zbaton të vërtetën ndaj të tjerëve, por fillimisht ndaj vetes dhe këtë vepër e bën për hir të Allahut dhe me ndihmën e Allahut, askush nuk mund ti del përpara. Madje nëse edhe qiejt, toka dhe kodrat i bëjnë kurthe, atij do t’i mjaftojë Allahu dhe do ti jep zgjidhje dhe rrugëdalje.

    Besimtari dështon për shkak të mangësive në këto tre gjërat ose në dy prej tyre, ose në njërën prej tyre.

    Ai që vepron për të kotën, nuk ndihmohet nga Allahu, e nëse i vjen ndonjë ndihmë anësore, është ndihmë pa përfundim, pra ndihmohet një kohë të caktuar dhe kjo vepër nuk ka ndonjë përfundim pozitiv. Pas kësaj ai humb dhe dështon, e mbetet i dështuar dhe i nënçmuar.

    Nëse një besimtarë mundohet të thërret në të vërtetë, mirëpo këtë vepër nuk e bën për hir të Allahut, por e bën për të fituar lavde, falënderim apo shpërblim prej njerëzve, ose qëllimi kryesor i tij është arritja te një synim i kësaj bote, kurse kjo që bën është mjet për të arritur te ky synim, ky njeriu nuk ka garantuar ndihmën e Allahut, sepse Allahu i ka garantuar ndihmën dhe fitoren vetëm atij që flijon në rrugën e Tij dhe lufton për të qenë Fjala e Allahut më e Larta, e jo për atë që e bën këtë veprim për vetveten ose epshin dhe pasionin e tij. Ky njeriu nuk është nga të devotshmit e as nga bamirësit. Nëse i vjen ndonjë ndihmë i vjen aq sa ka të vërtetë me te, sepse Allahu vetëm të vërtetën e ndihmon. Nëse ndodh që pushtetin ta kenë ithtarët e to kotës, kjo ndodh për shkak dhe aq sa do të kenë durim në veprimet e tyre.

    Durimi çdo herë del triumfues e nëse ky durimtari është edhe ithtar i të vërtetës, atëherë del triumfues dhe me përfundim të mirë”. (“A’lamul-Muvekiin”, 2/178).

  11. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Imam Ahmedi, rahimehullah, thotë:

    “Isha duke ecur në rrugën time dhe më behu një hajn, i cili i vjedhke njerëzit, e pas një kohe të njëjtin hajn e pash në xhami duke u falë. Shkova dhe i thash: kjo formë e marrëdhënieve nuk i përshtatet madhërisë së Allahut, subhanehu ve teala. Allahu nuk ta pranon namazit përderisa ti merresh me aso vepra.

    Hajni i tha: o Imam... mes meje dhe Allahut janë të mbyllura shumë dyer, andaj dëshirova që ta lë të hapur një derë...

    Pas disa muajve shkova në Mekë për të kryer haxhin, gjatë tavafit e pash një njeri, i cili ishte kapur për mbulesën e Qabesë e thoshte me përgjërim: u pendova te Ti... më mëshiro... kurrë më nuk i kthehem gjynaheve karshi Teje...

    E shikova edhe më mirë këtë rënkues pendimtar, i cili i përgjërohej Zotit të vet, kur ç’të shoh, ky ishte ai hajni i asaj dite e thashë më vete: la një derë të hapur me Allahun, e Allahu i hapi të gjitha dyert...

    Andaj, kujdes! Mos i mbyll të gjitha dyert mes teje dhe Allahut, azze ve xhel-le, edhe nëse je i zhytur në mëkate dhe ke bërë mëkate të shumta, sepse një derë e hapur mund të hapë shumë dyer tjera...

    O Allah! Na mëshiro dhe na prano pendimin tonë! Amin!

  12. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Martesa është prej furnizimit, rizkut të cilit ua ndanë Allahu njerëzve, pasi që vetëm Ai është Furnizuesi i vërtetë në këtë jetë. Ashtu sikurse i furnizon njerëzit me mall, shëndet, autoritet, pasuri, varfëri, sëmundje, bela, etj ashtu i furnizon edhe me martesë...filani martohet me filanen...Për këtë duhet ta dimë se çdo furnizim që na vjen nga Allahu është mirësi...

  13. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Shejh Sharavi, rahimehullah, thoshte:

    “Mos adhuro Allahun...për shkak të furnizimit!

    Mos adhuro Allahun .... për shkak të pozitës!

    Mos adhuro Allahun... për të fituar të mirat e dynjasë!

    Por...adhuro Allahun ... sepse adhurimi të shpie te kënaqësia e Tij!

    Nëse fitimi i Kënaqësisë së Allahut është synimi yt, atëherë kjo do të sjell çdo gjë që dëshiron ti!

  14. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    “Për vlerën e madhe që ka namazi në fenë Islame ishte porosia e fundit që dha Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, para se të ndahet nga kjo jetë: “Kujdes për namazin dhe ato që i keni në pronësi” (Sahih, Ibën Maxhe), pasi që asnjë vepër nuk mund të krahasohet me namazin dhe nuk mund të arrin pozitën e tij. Krejt kjo sepse namazi është shtyllë e fesë dhe është detyrë e myslimanit, nga e cila nuk amnistohet në asnjë rast. Namazi është obligimi i Allahut ndaj besimtarit, shtylla e fesë, vija ndarëse mes jobesimtarëve dhe besimtarëve, kushti i shpëtimit dhe rroja e besimit”

    Ebul-Hasen Nedeviu, “Katër shtyllat”, fq. 25

  15. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:


    (( الصَّلَوَاتُ الخَمْسُ ، وَالجُمُعَةُ إِلَى الجُمُعَةِ ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ مُكَفِّراتٌ لِمَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتُنِبَتِ الكَبَائِرُ )) رواه مسلم .

    “Pesë namazet, Xhumaja deri në Xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre, nëse njeriu u largohet mëkateve të mëdha”. Muslimi


    Imam Belkini, duke e komentuar pjesën e hadithit: “i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre” thotë:

    “Njerëzit në lidhje me mëkatet ndahen në disa kategori:

    - Njeriu që s’ka aspak mëkate, këtij i takon ngritja e gradave;

    - Njeriu që ka mëkate të vogla, por nuk insiston në to, ato i falen nëse ky largohet prej mëkateve të mëdha dhe e arrin vdekja me besim;

    - Njeriu që ka mëkate të vogla, por insiston në to, këtij i falen këto mëkate me veprat e mira që i bën.

    - Njeriu që ka mëkate të mëdha dhe mëkate të vogla; të voglat i falen me vepra të mira, kurse të mëdhatë me pendim”.

    Bekir Halimi

  16. #56
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

  17. #57
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Hudhejfetu Ibnul-Jeman radij-Allahu 'anhu ka thënë:

    "Hipokrizia sot është shumë herë më e keqe sesa hipokrizia në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)."

    E pyetën:

    "Si ka mundësi?"

    Ai tha:

    "Sepse në atë kohë hipokritët mundoheshin ta fshehnin hipokrizinë e tyre, ndërsa sot njerëzit e shfaqin hapur hipokrizinë e tyre."
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  18. #58
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Bota është tri ditë:

    Sa për të djeshmen, ajo u zhduk, së bashku me të gjitha që ishin në të.
    Sa për nesërmen,mbase ju nuk mund ta shihni kurrë atë.
    Sa për të sotmen, ajo është e juaja, kështu që punoni në të.

    (Hasan el-Basri)
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  19. #59
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Thotë Umeri radijAllahu anhu:

    "Allahu e mëshiroftë atë njeri që na udhëzon në përmirsimin e gabimeve tona"
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  20. #60
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Thotë Ibën Kuddameh, rahimehullah:

    "Selefit i kan dashur ata njerëz qa ua kan tërhek vërejtjen ndaj gabimeve, kurse ne në të shumten e rasteve i urrejm ata që na këshillojnë apo qortojnë"
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •