Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hektor.m
    Anëtarësuar
    08-01-2012
    Postime
    39

    Post Daï - Mârrja e shqipeve ( Official Video )

    Daï - Mârrja e shqipeve

    Hmmm spo them asgje , me mire ta ndegjoni vet kengen , ja vlen !
    Per mua reperi me i persosur lirikisht te shqiptaret .

    Kodi:
    http://www.youtube.com/watch?v=FXEJ61oOt7g



    Teksti :

    Jemi rrit n'udhkryq t'civilizimeve, n'tokë trillimeve,
    ku vendasi legjitimohet permes spastrimeve.
    Ku krrali e sulltani hala ta korrin frutin n'arë,
    Me kohë jon bo politikan e n'tendere mbillin farë.
    Me kohë, e kanë ndrru stilin jon armatos me tesha kat,
    Ni kravat si konop n'fyt: «proud to be» teknokrat
    Me koh, jon mbush sherr, po nuk po din me mshef marren,
    athu jom kurban ? e te kasapi pe lypi qaren !?
    10 vjet mbas luftes hala me kryp ma sherojn varren
    t'****** garen elektoralen kandidat me tetvjeqaren !!
    cdo dy vjet kcehet shota me premtime t'kota per vota,
    me dorë teme jepet kokrra fiton e s'amës rrota,
    cillet bota mbes i njejti magar me anekdota,
    o çorra mos mi boni rrafsh problemet i kom kodra !!
    krytar komune qe s'del pa trup-roja, tu i shpreh turp goja
    secilli ma „kali" se tjetri m'mashtrojn si mu kon „Troja".
    pregaditen 4 vjet qysh kurthin me ma gatu,
    t'gjallve jau vorrosin shpresat, e deknit i shtin me votu
    jo ska parti qe m'blen me rrejt bashk me ta n'fushat,
    n'jetë ngihna me realitet kurvnin se kom kafshat.. jooo

    N'zyre t'shtetit t'ri nxir pasaport per 2 jav dit,
    Me 100 euro hajni javt i shkurton dej n'2 dit.
    lidhesh zingjir me pisa i shet krejt e thu u nisa
    tu e lyp parajsen ondrrat t'fundosen n'lumin Tisa !!
    per s'gjalli kurr per mu spat interesim,
    a per s'dekni, qeveria mi fal 1000 euro domshperblim,
    llom'n'sherbim t'popullit me diplom t'bleme n'UP,
    koalicione hajnash secilla parti le t'shkon n'RR S !!
    Se premtimeve boshe, deshta, s'deshta, reshtat ja kom msu
    Mi kthejn si xhenaze teshat, n'shtrat, eshtrat, tu i vajtu !!
    Hala, si para luftes edhe pse liria erdhi
    Hala, pe shuni etjen me lot qe po i derdhi
    Per djalin, qe ma murren, per baben, e jetimit,
    E n'vorrin e tij t'shprazt i kom shti fjalt e premtimit.
    Fjalt e beses shiptrarit rren t'kullume monolugun,
    kur m'dhem zoora qorr, shkojn ma thirrin gjinekologun
    Kur shtresa e ndishme e popullit ka mbet n'dor t'profiterave,
    Mos u qudit qi t'shan nonë lokja para kamerave !!
    sa e sa ? vjet shkun qi t'ardhmes mi rat shkelm ?
    mi besu gojes juj, sa gojes gjarpnit qi ska helm.

    Per ata qe derdhen gjak jo hala s'osht shkru epopeja
    jon ka t'rrejn o Bac, hala pi ujkut dridhet kopeja,
    ti kan da robt n'5 shpi, me asi qi dej dje t'kan gri ,
    prap nen vllaznim bashkim ti kan mashtru, ti kan perzi !
    njona osht assimilu, tjetra n'perendim osht shpartallu
    njona pi t'keqes osht korruptu, bile, flamur ka ndrru
    ska mo, unitet n'Iliridë ska mo malsor n'Malsi
    ska mo, shqip n'Cameri, ska mo shqiponj n'Dardani
    e kan perzon as neper dasma se kan lon bajraktar,
    se burrecat e sotit t'urdhnave t'huj jon rroktar.
    s't'vet kush a je shqiptar, dojn me t'ndrru fis e far,
    m'imponojn simbole po kastriotin e kom thesar
    se Kur se don se don edhe ti past 6 yje n'ball,
    Jom shqipe krenar me dy krena sa t'jom gjall.
    Kom identitet se ndrroj qiftelin me violin
    Jom shqiptar sjom i perzim si bosne e hercegovin.
    .... rrojt tradit po kupilat ma kan flliq burrnin
    ma kan zhyt plisin ma kan zbeh faqebardhsin
    per pavarsin, qafirat, mi kan shfrytzu fjat
    qi me ma kojt ma shum karroten, ma kan ly me mjalt...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga hektor.m Lexo Postimin
    Daï - Mârrja e shqipeve

    Hmmm spo them asgje , me mire ta ndegjoni vet kengen , ja vlen !
    Per mua reperi me i persosur lirikisht te shqiptaret .

    Kodi:
    http://www.youtube.com/watch?v=FXEJ61oOt7g
    http://www.youtube.com/watch?v=FXEJ61oOt7g


    Teksti :
    Bravo eshte kenge shume e bukur ,me sakte e goditur per ate kohe qe ne shqipetaret po kalojme. Ka ardhur koha e injoranteve ,e halabakeve ,e hajduteve edhe e krimineleve edhe populli i thjeshte ka vuajt e vuajtja vazhdon pa fund per popullin Shqipetare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •