Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Ervin Bejleri, Vini i Portokallisė

    INTERVISTA/ Flet aktori Ervin Bejleri (Vini i Portokallisė)

    “Portokallia”, trampolinė, por jo urė pėr mua

    Albert ZHOLI

    Nė bisedė ai ėshtė shumė i sinqertė, i qeshur dhe konkret. Nuk heziton tė thotė edhe gabimet e tija nė jetė, por dhe gėzimet dhe peripecitė. Nė shkollė ishte kėrkues dhe pse pedagogėt i jepnin pjesė teatrale qė atij s’i kanė pėlqyer. Mosmirėnjohjen e cilėson si vesin mė tė keq tė njeriut, sikundėr punėn e quan vlerė tė pakontestueshme. Pėr tė “Portokallia” ka qenė njė trampolinė pėr ecjen pėrpara, por dhe njė fat, pasi njohu Olėn, bashkudhėtaren e jetės. Pika mė kulmore e karrierės sė tij ėshtė filmi i fundit nė Itali “Shlyerja e mėkateve”, ku ai luan me shumė aktorė tė mėdhenj italiano-amerikanė.
    “Koleksioni i qelqit”, njė dramė qė ju kishit rolin kryesor...
    Ka qenė njė dramė shumė e mirė pėr mua. U vu nė skenė nė Festivalin e Regjisorėve tė Rinj. Ky festival i 2011-s ishte nė vitin e shtatė tė organizimit. Nė kėtė dramė kisha rolin kryesor, Tomin. Kjo shfaqje kishte Lorin Terezin si regjisor. E falėnderoj qė mė zgjodhi mua pėr kėtė rol, pasi tė kesh rolin kryesor nė njė dramė ēfarėdo ėshtė privilegj.
    Pas kėtij momenti?
    Pas kėsaj shkova nė Itali, pasi mė erdhi ftesė nga regjisori i shquar Italian Karlo Fusko (Carlo Fusco), pėr njė film pėr mafien italo-amerikane. Nė kėtė film pata 10 skena, afėrsisht 7 min film. Kėtė film e hap figura ime dhe e mbyll figura ime. Filmi titullohet “Vespro D’un Rinnegato”, “Shlyerja e mėkateve”. Nė film dua tė theksoj se, kam futur dhe disa batuta shqip, pasi u konsultova me regjisorin. Atij i pėlqeu ideja qė mund tė futej dhe njė gjuhė tjetėr e huaj, sepse filmi s’ėshtė tejet italian. Personazhi im ishte i njė njeriu qė vjen nė rritje, me origjinė nga Siēilia dhe qė jeton nė Amerikė
    Me kė luajtėt nė kėtė film?
    Unė nė fillim se dija kush luante nė kėtė film, por kur u njoha me aktorėt u befasova. Aty luanin Danny Glover (ka luajtur Presidentin Amerikan), Michael Madsen (amerikan), John Savage (amerikan), Steven Bauer, Hat Yamanouchi, Giovanni Martorana, etj…Pra, aktorė tė nivelit botėror. Ndjehesha shumė i emocionuar nė fillim.
    Si u ndjetė me shkollėn shqiptare tė aktrimit?
    Nė raport me aktorėt italianė kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta, nė zakone, tradita, kulturė aq mė tepėr nė Kalabri ku ka shumė arbėreshė. Ndėrsa, kur flitet pėr film ndryshon puna. Filmi ka kamera dhe kamera tė ha, do njė lojė mė tė mbledhur, njė lojė mė skrupuloze, mė tė brendshme, lojė sysh se sa ekspresioni tė jashtėm siē e ka teatri. Por ndryshe do tė thosha pėr aktorėt amerikanė. Ata kanė luajtur filma qė kanė fituar “Oscar”. Nė portretin e tyre, nė sytė lėvizės kishte diēka ndryshe nė konceptim. Por duhet tė themi se ne kemi gjak tjetėr, mesdhetar, kemi tjetėr temperament.
    Ku u xhiruan skenat e tua?
    Roli im u xhirua kryesisht nė Sicili nė Kapaēi. Ishte njė ambient i mrekullueshėm.
    Nuk patėt reagime nga mafia nė atė vend?
    As qė bėhet fjalė. Pėrkundrazi, tė gjithė na respektonin. U krijua njė atmosferė e kėndshme me banorėt. Filmi mbetet film. Ai ėshtė magjik.
    A krijuat relata me regjisorin Fusko (Fusco) gjatė xhirimeve dhe a ka ardhur ai ndonjėherė nė Shqipėri?
    Krijova relata shumė tė mira. Madje, ishte ai qė u afrua. Ishte njeri i thjeshtė, por me dije tė thella nė regjisurė. Nuk ka ardhur asnjėherė nė Shqipėri dhe ka shumė kuriozitet ta vizitojė. Mė ka dhėnė fjalėn qė do vijė sė shpejti pėr tė krijuar dhe njė distributor pėr filmin qė realizuam.
    Do tė vazhdosh kėtė bashkėpunim me regjisorin Fusko?
    Ajo s’ėshtė nė dorėn time, por di tė them qė ai ngeli i kėnaqur me lojėn time dhe mė ka pėrfshirė nė njė skenar tė ri, ku nė bosht tė skenarit do tė jenė marrėdhėniet Shqipėri-Itali si dhe emigracioni i madh i shqiptarėve nė fqinjin tonė perėndimor. Ka skena mė skafistė dhe prostituta. Ėshtė historia e njė djali tė vogėl qė ikėn nga Shqipėria.
    Ju jeni pjesė e tetarit Kombėtar nė dramėn “Henri i VI”, pjesa e dytė. Ē’pėrbėn pėr ju kjo pjesėmarrje nė Teatrin Kombėtar?
    Ishte njė fat pėr mua qė marr nė kėtė projekt gjigand njė nga tė paktėt e TK, pasi pėr herė tė parė TK ka fituar tė drejtėn tė marrė pjesė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė “Shekspirit” qė organizohet nė Londėr. Nė kėtė Festival, mė i madhi nė llojin e vet, marrin pjesė trupa nga e gjithė bota. Shqipėria ėshtė ndėr vendet e pakta tė Ballkanit qė merr pjesė nė kėtė Festival, pasi Rumania nuk merr pjesė. Po ashtu dhe Kroacia, Mali i Zi, etj… Pjesa qė kemi ne quhet ndryshe “Trilogjia e Henrit” ose “Trilogjia e Ballkanit”, ku pjesėn e parė tė Henrit tė VI e luan Serbia, tė dytėn ne dhe tė tretėn, Maqedonia. Kjo dramė ka 23 aktorė dhe regjisor ėshtė Adonis Filipi. Nė kėtė dramė janė mbledhur aktorėt mė tė mirė shqiptarė.
    Ēfarė ka qenė “Portokallia” pėr Vinin?
    Ka qenė njė eksperiencė e madhe dhe e mirė. Nė tė gjitha anėt, nga ana financiare, nga ana emocionale, nga ana familjare (pasi aty njoha Olėn, bashkėshorten time) ka qenė njė trampolinė shumė i mirė. Por pėr mua aq mbeti, njė trampolinė, qė nuk u bė kurrė urė. Tė ardhmen time dua ta ndėrtoj mbi filmin, mbi teatrin Pėr aq sa kohė qėndrova, ai spektakėl e kreu funksionin e duhur pėr mua si Ervin. U largova pėr disa arsye qė s’kanė vend nė kėtė intervistė.
    Ke hasur vėshtirėsi nė punė?
    Plot. Njė nga kėto ishte kur regjisori i filmit italo-amerikan mė tha se do tė kesh pėrballė njė aktor qė ka fituar OSCAR. U mobilizova totalisht duke studiuar skenarin. Moment tjetėr ka qenė kur isha student, kur pedagogu im mė ka dhėnė njė rol qė unė nuk e doja. Pedagogu nguli kėmbė qė ta merrja. Ai mė thoshte ti e bėn. Unė doja rol tjetėr. Si pėrfundim e mora rolin dhe dola shumė bukur. As vetė s’e besoja se e kisha luajtur unė. Pedagogu kishte ngelur shumė i kėnaqur. Po ta duash rolin, tė fillosh ta duash, ai do tė dojė dhe do realizohet.
    Nė sa filma artistikė ke marrė pjesė?
    Nė katėr filma. Pėr mua nuk janė pak dhe pse numri katėr nuk tregon sasi. Por nė ta kam mėsuar sa dy akademi. Filmi ka tjetėr format, tjetėr emocion, tjetėr plastikė. Kamera tė hipnotizon.
    Je penduar qė ke zgjedhur kėtė profesion?
    Nė jetė kam marrė disa kolpo. Si ēdo njeri. Ky profesion tė shtrėngon nga ana ekonomike nė momente tė caktuara. Aq mė tepėr qė nė Shqipėri s’ka aq hapėsira ky profesion. Disa herė kam menduar po sikur tė kisha marrė profesion tjetėr. Kam menduar sikur tė isha njė gazetar, tė isha inxhinier, ekonomist. Por kur kam qenė i qetė, larg vėshtirėsive kam thėnė me bindje tė plotė. Jo! Unė s’mund tė bėj profesion tjetėr, kam lindur pėr aktor. Nuk jam bėrė kurrė pishman.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Vini Cajės

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  3. #3
    Nje personazh shum i dashur , edhe mjaft i talentuar.... Shum suksese per Vinin
    t'i dua sytė,
    kanė thonjė tė mprehtė,
    paqen,
    gjer nė shpirt ma ējerrin.

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ej, po Nini Bules nga bohet ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    146
    ai eshte karakter tjeter

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anėtarėsuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ej, po Nini Bules nga bohet ???
    Ai eshte ne Usa ,jeton me te dashuren ( a te fejuaren ,nuk e di )
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ervin Bejleri, Vini i Portokallisė


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ervin Bejleri, Vini i Portokallisė


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ervin Bejleri, Vini i Portokallisė


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •