Close

Rezultati i Sondazhit: Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

Votues
14. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po! Ajo eshte identiteti im i mohuar.

    14 100.00%
  • Jo! Nuk me duhet.

    0 0%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #-19

    Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

    Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

    Kryeministri Berisha hodhi nje hap te rendesishem sa i perket nenshtetesise shqiptare, qe perkthehet si nje mundesi per t'ju dhene nenshtetesine shqiptare te gjithe bashkekombasve qe nuk e kane ate.

  2. #-18
    Edhe njė herė pėr shtetėsinė shqiptare

    Opinion e Shtunė, Shkurt 11th, 2012

    MENTOR NAZARKO

    Iniciativa e fundit e Kryeministrit pėr tė liberalizuar dhėnien e shtetėsisė shqiptare, sot pėr sot ėshtė thjesht njė ide verbale. Mund tė jetė thjesht njė shashkė e hedhur pėr tė prodhuar sistematikisht tituj tė parė, pėr tė mbajtur nė dorė iniciativėn politike, ose “topin e politikės”. Si e tillė, nuk do tė meritonte ndonjė vėmendje tė madhe. Por, nėse ajo shndėrrohet nė ndėrmarrje ligjore, do tė ketė shumė pasoja. Njė pjesė e mirė e kėtyre pasojave, veēanėrisht ato tė kėqija, duhet tė kuptohen qė tani, nė mėnyrė qė tė parandalohen. Pėr tė kuptuar pasojat e kėtij liberalizimi eventual, duhet ta vendosim atė nė kontekstin e duhur kohor dhe hapėsinor. Duhet ta sqarojmė edhe mė mirė, pasi ka pasur reagime tė papėrshtatshme si ato tė Aleancės Kuq e Zi, mbi tė ashtuquajturin diskriminim prej kėsaj iniciative tė bashkėpatriotėve tanė qė jetojnė nė shtete tė tjera, si Kosovė, Mal tė Zi etj., dhe komercializim tė shtetėsisė shqiptare. Ėshtė e vėrtetė se ka njė pjesė tė propozimit kryeministror qė synon tė “komercializojė” shtetėsinė shqiptare, duke shtuar dhe parimin e pasurisė, krahas parimeve tė tjera tė gjakut dhe tė tokės, universalisht tė pranuara pėr dhėnien e shtetėsisė. Por, s’ėshtė e vėrtetė se Kryeministri nuk ka premtuar dhėnien e shtetėsisė pėr tė gjithė individėt me kombėsi shqiptare. Madje, nėse i referohesh njoftimit zyrtar pėr shtyp dhėnė nė faqen e Kryeministrisė, aty shikohet se ideja e Kryeministrit i pėrfshin mė sė pari ata, si kontingjent pėr t’ua dhėnė automatikisht shtetėsinė shqiptare. Praktikisht, me kėtė pjesė tė idesė, Kryeministri po bėn realitet njė kėrkesė tė Aleancės Kuq e Zi, “njė komb, njė pasaportė”, a diēka e ngjashme tė hedhur mė parė. Por kjo s’do tė thotė se ky premtim kryeministror, si dikur kjo kėrkesė e Aleancės, nuk sjell pasoja pėr t’u alarmuar.

    Dekreti i 1994-s

    Ligji aktual pėr shtetėsinė ėshtė njė ligj shumė modern, i cili zėvendėsoi tė ashtuquajturin dekret tė 1994-s, pėr tė cilin foli Kryeministri me krenari, por qė vetėm pėr krenari nuk ishte. Ai dekret, qė garantonte dhėnien automatike tė shtetėsisė shqiptare tė gjithė individėve me kombėsi shqiptare, thjesht krijoi iluzion te njė numėr i madh kosovarėsh tė gjendur nėn diktaturėn serbe. Nė realitet, shtetėsinė mundėn ta merrnin vetėm njė numėr i vogėl. Shumica u end mė kot nga dyert e SHIK-ut te dyert e Presidencės dhe anasjelltas, sepse ligji nė fjalė nuk parashikonte as afate, as garanci, pa hyrė fare nė oportunitetin e njė mase, siē ishte dekreti i 1994-s. Ai dekret presidencial gjysmėfaqėsh, sė bashku me njė ligj tė komunizmit tė vitit 1954, gjithashtu shumė i shkurtėr, ishte tėrė baza ligjore qė u zėvendėsua me ligjin e 1998-s, aktualisht nė fuqi.
    Ligji i 1998-s i dha fund njė situate kaotike ku tė drejtėn e akordimit tė shtetėsisė e kishte nė dorė Presidenti, i cili nuk hezitoi t’ia jepte edhe ndonjė ambasadori tė akredituar nė Shqipėri, madje dhe pėr t’i ruajtur nga ndjekja penale nė vendin e tyre. Kishte ndonjė ambasador nė 1996-n, qė madje e kėrkonte shtetėsinė “pse Presidenti ia kishte dhėnė njė ambasadori tjetėr”, dhe kėtė e konsideronte si motiv tė mjaftė aplikimi. Nuk po merremi me pasojat mė tė rėnda tė tė ashtuquajturit dekret tė 1994-ės, sipas tė cilit u ishte dhėnė shtetėsia shqiptare shumė individėve qė mė pas u zbuluan si pjesėtarė tė Al Kaedės. Mbase SHIK-u i kohės nuk kishte aftėsitė t’i zbulonte. Pėr pasojė, s’mund tė fajėsohet Presidenti pse ua dha shtetėsinė shqiptare kėtyre individėve. Gjithsesi, me ardhjen e socialistėve nė pushtet, ushtarėt apo mėkėmbėsit e Bin Ladenit tė strehuar nė Shqipėri nuk patėn mundėsi tė pėrdornin mbrojtjen mė tė madhe qė u jepet individėve tė shtetėsisė shqiptare (Konventa Europiane), sepse u ekstraduan nė vendet e tyre, disa duke u dėnuar me vdekje sipas ligjeve tė shtetit tė origjinės.

    Ligji i 1998-s

    Ky ligj jo vetėm rregullon tė gjitha lidhjet e mundshme tė individėve me shtetin, sipas parimit tė gjakut, tė tokės dhe tė meritės, por dhe reflektonte ligjin e Zogut, i cili gjithashtu ishte shumė mė modern se i ashtuquajturi dekret presidencial i vitit 1994. Ai e shkurton kohėn e dhėnies sė shtetėsisė shqiptare sipas parimit tė tokės nga 5 vjet pėr gjithė tė huajt rezidentė nė Shqipėri, nė 3 vjet pėr individėt me origjinė shqiptare. Ligji qė ėshtė dhe sot nė fuqi, e zhvendosi autoritetin e dhėnies sė shtetėsisė te Ministria e Brendshme dhe i la Presidentit si kompetencė thelbėsore dhėnien e shtetėsisė shqiptare atyre individėve tė huaj qė kishin merita pėr kombin shqiptar.
    Tė ndryshosh ligjin e 1998-s, sipas Kushtetutės, duhet tė sigurosh njė shumicė prej tre tė pestave tė Parlamentit, pra 84 vota qė shumica nuk i ka. Duket e vėshtirė qė opozita tė pranojė tė japė votat pėr tė bėrė njė ndryshim ligjor, i cili mbart shumė pasoja jo thjesht shoqėrore, apo tė rendit publik. Por, megjithatė, le tė analizojmė disa prej pasojave qė do tė vinin nga ndryshimi i ligjit nė termat pėr tė cilat flet Kryeministri.

    Kategoritė pėrfituese dhe pasojat e liberalizimit tė Kryeministrit

    Kategoritė qė do tė pėrfitonin nga ftesa e Kryeministrit do tė ishin ata individė joshqiptarė qė do tė investonin 100 mijė euro dhe ata me origjinė shqiptare, pavarėsisht pasurisė.
    Duke u marrė me kategorinė e parė, atėherė afėrmendsh nė tė do tė bėnin pjesė kryesisht individė nga vende tė cilat kanė pasaportė mė pak tė vlefshme sesa ajo shqiptare pėr lėvizjen e lirė. Nėse do tė pranonim se legjislacioni pėr investitorėt e huaj ėshtė mė favorizues sesa pėr ata shqiptarėt, atėherė kjo lėvizje e re favorizuese nė dukje ngjan pa kuptim pėr investitorė perėndimorė. Ajo thjesht mund tė thithte ata investitorė qė vijnė nga vende qė kanė kufizime nė lėvizjen e lirė nė BE, si Turqia, Rusia, vendet arabe etj. Por qė duhet tė vendosnin: mė mirė avantazhet si investitor i huaj, apo avantazhet e lėvizjes sė lirė me pasaportėn shqiptare? Shumė e vėshtirė tė identifikosh individė normalė tė huaj nga kjo kategori qė do tė ndėrmerrnin njė risk tė tillė. SHISH-i, qė ka mė shumė informacione nė dorė, apo miqtė tanė perėndimorė, mes tė cilėve SHBA-tė (kujto WikiLeaks-in), kanė dhėnė paralajmėrime se kjo masė mund tė pėrdoret prej individėsh tė dyshimtė nga Rusia, Turqia, Afganistani etj. Pra Shqipėria do tė rrezikonte vullnetarisht tė shndėrrohej nė bazė individėsh problematikė.
    Nė fund tė fundit, tė premtosh pasaportė shqiptare pėr tė huajt do tė thotė tė shkosh kundėr prirjes globale tė fiksuar dhe me njė konventė europiane sipas sė cilės duhen reduktuar nė maksimum dyshtetėsitė.
    Por, kategoria e dytė ngjan mė interesante, ku sigurisht duhen shquar kosovarėt. Shqiptarėt e Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, tė cilėt e kanė lėvizjen e lirė nė hapėsirėn “Shengen”, nuk besohet se kanė ndonjė tėrheqje pėr pasaportėn e shtetit shqiptar, veēse pėr motive koleksionimi patriotik. Mbeten shqiptarėt e Kosovės si kontingjenti mė i dėshiruar.
    Njė ftesė e tillė pėr ta nė kėtė moment do tė thoshte ndikim mbase i padėshirueshėm nė negociatat pėr liberalizimin e vizave qė Kosova ka nisur me BE-nė dhe qė pritet tė pėrmbyllet nė fund tė vitit. Tė joshėsh kosovarėt tė marrin njė pasaportė tė Shqipėrisė krijon probleme dhe nuk dihet nėse qeveria “Berisha” e ka koordinuar njė ide si kjo me qeverinė “Thaēi”.
    Njė ftesė e tillė do tė thoshte dobėsim i subjektivitetit tė Kosovės nė diskutimet me Serbinė, e cila dhe pa tė pretendon se numri i shqiptarėve nė Kosovė ėshtė rritur artificialisht me shqiptarė Shqipėrie. Nė kushtet kur Serbia nuk e pranon regjistrimin qė u bė nė Kosovė para njė viti, atėherė aq mė shumė ajo do tė ketė mė shumė argumente nga ndonjė pėrmbytje masive e kosovarėve pėr pasaportė tė Shqipėrisė.
    Njė ftesė si kjo, do tė thoshte zgjerim i bazės elektorale tė Shqipėrisė me shqiptarė Kosove eventualisht nė favor tė PD-sė, diēka qė thuhet se u testua nė zgjedhjet e Tiranės. Ky do tė ishte njė kontingjent pa adresa tė sakta, sepse do tė ishte i lėvizshėm, pra problematik pėr zgjedhjet. Kjo ide ngjan me lėvizjen e Papandreut, qė para disa vitesh e legalizoi nė funksion ngushtėsisht elektoral dhėnien e shtetėsisė greke pėr minoritarėt. Kjo lėvizje ndodhi pasi grekėt morėn garanci nga Berisha se nuk do t’ua hiqte atyre shtetėsinė shqiptare. Papandreu besonte se ata qė do tė merrnin shtetėsinė greke do tė ndiheshin mirėnjohės ndaj partisė qė ua mundėsoi, diēka qė e beson dhe Berisha.
    Para PS-sė, qė mund ta refuzonte njė ligj tė tillė, qėndron risku i humbjes sė popullaritetit nė Kosovė. Shumė kosovarė e duan shtetėsinė e Shqipėrisė dhe do ta merrnin zėt atė parti qė do ta refuzonte.
    Siē shihet, njė lėvizje si ajo qė Kryeministri hėpėrhė e ka vetėm si balon prove, mund tė krijojė shqetėsim jo thjesht rajonal, jo thjesht mbarėkombėtar, por dhe ndėrkombėtar pėr shkak tė pasojave. Nuk shihen ndėrkaq pasoja pozitive, tė cilat do tė asnjanėsonin ato negativet dhe do tė na shtynin ta mbėshtesnim njė iniciativė si kjo. U orvatėm tė bėnim njė analizė duke u nisur nga pasojat, pa u marrė me qėllimet e njė iniciative si kjo, tė cilat i di mė i mirė i zoti i saj.

    panorama

  3. #-17
    Sipas artikullshkruesit, shqiptareve ne Mal te Zi dhe Maqedoni s'ka ē'ju duhet nenshtetesia shqiptare!

    Shqiptare qe jetoni ne Mal te Zi dhe Maqedoni a do ta merrnit shtetesine shqiptare?

    Une nuk mund ta besoj se nje shkupjan, nje tetovar, nje gostivaras, nje dibran, nje ulqinak etj nuk e desherojne nenshtetesine shqiptare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-02-2012 mė 11:38

  4. #-16
    Dydrinas, kėtė nėnshtetėsi kryministri e ka premtuar qysh mė 1992.
    Unė shumė do tė kisha dėshirė ta kisha nėnshtetėsinė dhe njė pasaportė shqiptare.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #-15
    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Dydrinas, kėtė nėnshtetėsi kryministri e ka premtuar qysh mė 1992.
    Unė shumė do tė kisha dėshirė ta kisha nėnshtetėsinė dhe njė pasaportė shqiptare.
    Nenshtetesia dhe bashke me te edhe pasaporta shqiptare nuk jane dhurata bamiresie, por jane shenja treguese se nje komb frymon jo vetem brenda 28748 km², por kudo ku ka shqiptare ne rajon dhe me tej.

    Kjo nuk eshte as shenje nacionalizmi, por eshte thjeshte nje mjet qe identifikon ata qe nuk e nderrojne kombin e tyre me asgje.

    Pse duhet ti mohohet nje shqiptari te Kumanoves apo te Manastirit nenshtetesia shqiptare dhe pasaporta shqiptare.

    Nuk eshte ndonje bamiresi qe mund te behet, nese shqiptareve u jep identitetin te cilin ata nuk e kane mohuar kurre gjate gjithe ekzistences se tyre.

  6. #-14

    shkrim brilant i dydrinasit

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nenshtetesia dhe bashke me te edhe pasaporta shqiptare nuk jane dhurata bamiresie, por jane shenja treguese se nje komb frymon jo vetem brenda 28748 km², por kudo ku ka shqiptare ne rajon dhe me tej.

    Kjo nuk eshte as shenje nacionalizmi, por eshte thjeshte nje mjet qe identifikon ata qe nuk e nderrojne kombin e tyre me asgje.

    Pse duhet ti mohohet nje shqiptari te Kumanoves apo te Manastirit nenshtetesia shqiptare dhe pasaporta shqiptare.

    Nuk eshte ndonje bamiresi qe mund te behet, nese shqiptareve u jep identitetin te cilin ata nuk e kane mohuar kurre gjate gjithe ekzistences se tyre.
    po mė habit pak dydrinas.
    ėshtė hera e parė qė lexoj njė shkrim prej teje dhe qė nuk duhet t'i hiqet as edhe njė presje.

    tė lumtė dydrinas djali!

    tash mebete vetėm tė lutemi ishalla nuk ėshtė kjo shakaja e radhės e kryministrit shqiptar qė shpesh di tė luajė me nervat ( pse jo edhe me dinjitetin, bile edhe ta vrasė atė dinjitet sic e ka vrarė kaq herė) e shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 11-02-2012 mė 12:48
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #-13
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Sigurisht qe Po.

  8. #-12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

    Kryeministri Berisha hodhi nje hap te rendesishem sa i perket nenshtetesise shqiptare, qe perkthehet si nje mundesi per t'ju dhene nenshtetesine shqiptare te gjithe bashkekombasve qe nuk e kane ate.
    Une sdo e kerkoj nji gje te till kurre, per faktin se serbet ket do kerkojn e te thot para bote se ja tani qe shqiptaret u riatdhesuan dhe tani jon mbi 6 milion.
    Ne ket menyr si mendon Saliu tamam permbushen prapagandat e akademis serbe se shqiptaret e veriut mbushen me ardhacak rrafshin e Kosoves.
    Evropa ose do duhej te na doj te bashkuar si nji shtet shqiptar ose te lej te lire te bashkjetojm si evropjan te barabart.me ket dua te them,te na i hapi porten si shqiptar te Kosoves ilirodardane.
    Sondazhin nuk e votova sepse mungon opcioni qe dua ti jap nji pergjigje.
    Menyra e marjes se asaj pasaporte nuk pasqyron deshiren e shqiptarve per te shpreh dashurin per shqiprin pore do politizohet sa nji dit breznis qe do vin ti sjell telashe se esht malok apo myzeqar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganimet : 11-02-2012 mė 13:55

  9. #-11
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sigurisht qe po
    do e merrja kudo qe te jem

  10. #-10


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-02-2012 mė 17:13

  11. #-9
    kjo pasaport e 1937-es,me ato udhezime te shkruara e me ate gegenishte te kullume,do me bante me te vertet te ndiesha mire e krenar!


  12. #-8
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

    Kryeministri Berisha hodhi nje hap te rendesishem sa i perket nenshtetesise shqiptare, qe perkthehet si nje mundesi per t'ju dhene nenshtetesine shqiptare te gjithe bashkekombasve qe nuk e kane ate.

    Te jem e sinqert kjo nisem nuk ka karakter kombetar por ekonomik.
    Se nje kines shtate pashaporta shqiptare te marri kinez ngel.



    Poko fleta majtas ka nje domethenie te madhe dhe jam dakorte te jete e shkruar ne pashaporten aktuale ,por ajo djathtas me mire grise.
    Mbreti ja mbathi kur duhet te rrinte me mbrojt interesat e shqiptarve lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  13. #-7
    iziii...

    pothuj ne te gjitha mbreterit ku shkeli cizmja e hitlerit,ia mbathen,por u rikthyen me kapitullimin e hitlerit...edhe ketu ku jam une tani,hiku ne angli,dhe u kthya me ndihmen e anglezve...kurse ne shqiperi,ne vend te mbretit zoge,u rivendos nje mbreter tjeter me emrin enver,dhe kete e beri me ndihmen e jugosllaveve e ruseve!

  14. #-6

    Kryeministri Berisha: Shtetėsi pėr ēdo shqiptar, kudo qė ndodhet

    Kryeministri Berisha: Shtetėsi pėr ēdo shqiptar, kudo qė ndodhet


    Nė njė akt simbolik tė nderimit nė 100 vjetorin e pavarėsisė, tė krijimit tė qeverisė sė parė shqiptare nė 4 dhjetor 1912, qeveria, nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha e zhvilloi sot mbledhjen e saj tė radhės, nė Muzeun Kombėtar tė Pavarėsisė nė Vlorė.

    Kryeministri Berisha, pas njė vėshtrimi historik tė krijimit tė qeverisė sė parė shqiptare nėn kryesimin e Ismail Qemalit, rrethanave nė tė cilat u krijua dhe parimeve tė saj, si dhe pasi shprehu mirėnjohjen mė tė thellė pėr qytetarėt e Vlorės, tė Tiranės dhe tė gjithė shqiptarėve pėr kremtimin me madhėshti tė 100 vjetorit tė pavarėsisė, shpalli nismėn e qeverisė pėr dhėnien e shtetėsisė, ēdo shqiptari qė aplikon pėr tė, pavarėsisht se ku ndodhet.

    “Ky ėshtė mesazhi i 100 vjetorit. Ne nuk po bėjmė asgjė, por vetėm po u kthejmė atyre njė tė drejtė, pėr tė cilėn kanė luftuar 100 vjet dhe u ėshtė mohuar 100 vjet. Nė kuadėr tė kėtij procesi, tė bashkimit me njėri tjetrin, tė bashkuar me Europėn, nuk mundet qė midis shqiptarėve, nė statusin aktual, tė ekzistojnė standarde mė tė vjetra, se ato qė ekzistojnė midis vendeve anėtare tė Bashkimit Europian.”

    Pėr realizimin e kėsaj nisme, u ngarkua ministri i Drejtėsisė pėr tė hartuar dhe dorėzuar sa mė shpejt nė parlament ligjin pėr shtetėsinė. Kryeministri Berisha ftoi opozitėn pėr tė punuar bashkė pėr kėtė ligj, ndėrsa bėri tė ditur se ky ligj do tė hyjė nė fuqi pas zgjedhjeve tė qershorit tė vitit 2013.

    http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17457

  15. #-5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mos o Sali Berisha po gabon rende, se vjen Akili na kercenon me izolim nga Evropa dhe lufte nga fqinjet. Shpresoj te mos genjehen shqiptaret, por kjo duhet te garantohet me Kushtetute.

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    JO, sepse Gjermania nuk na e lejon shtetesine dopio dhe te them te drejten shtetesine gjermane nuk dua ta humbas. Me pashaporte gjermane i kalon sportelet e aeroporteve te botes gjith "tangerllik"

  17. #-3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    llafe bosh, ka nje vit qe ka then per kete nenshtetesi dhe u kujtua sot per te ngarkuar ministrin e drejtesise per kete pune
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  18. #-2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Le te marrin bashkekombasit te gjithe pasaporta shqiptare, ....por pa arritur mire kjo Evropa do te na rivere rregjimin e vizave,....
    keto jane lojrat e berishes per te rritur numrin e perkrahesve, por ne dem te qytetareve te Shqiperise...
    Duaje te afermin tend si veten

  19. #-1
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Le te marrin bashkekombasit te gjithe pasaporta shqiptare, ....por pa arritur mire kjo Evropa do te na rivere rregjimin e vizave,....
    keto jane lojrat e berishes per te rritur numrin e perkrahesve, por ne dem te qytetareve te Shqiperise...
    perpose shqipetarve te kosoves,gjithe te tjeret levizin lirshem pa viza...ceshtje muajsh eshte kur dhe kosoves do i hiqen vizat

    atehere,cfare argumenti kunder do kesh,na sqaro pak ???
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  20. #0
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Bashkekombas! A do te merrnit nenshtetesine shqiptare?

    Kryeministri Berisha hodhi nje hap te rendesishem sa i perket nenshtetesise shqiptare, qe perkthehet si nje mundesi per t'ju dhene nenshtetesine shqiptare te gjithe bashkekombasve qe nuk e kane ate.
    Ne vendin me te varfer dhe me te korruptuar ne evrope, ku familje te tera marrin ushqime me lista, dhe ne pragun e mjerimit material dhe moral, kryeministri kerkon te zhvendose vemendjen nga keto plage sociale duke u hequr si nacinalist....kur shembujt jane fare prane te tmerreve e viktimave dhe pogromve, qe kane ardhur prej nacionalizmit i cili eshte rracizem...
    per cfare do t`u duhet nenshtetesia dhe pasaporta shqiptare, atyre qe s`e kane, apo i morri malli te shkojne ne vendin me te varfer dhe te korruptuar,..pervecse per show, se dhe vete rracizmi eshte show,...por shpejt evropa vendos rregjimin e vizave me Shqiperine, sepse u be nami pse nja 100 shqiptare kerkuan strehim politik, se ishin ne gjakmarrje dhe evropa paralajmeroi per rivendosje...mesa duket berisha do qe te rivendoset perseri regjimi i vizave,..cfare talljeje me qytetaret shqiptare,...po mire ja ben kur e votojne
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •