ASHKU I DERVISHĖVE
(ilahi kushtuar besimtarėve tė devotshėm )
ē'ėshtė ky zė qė po dėgjohet
me plot gjynil e plot zjarrmi,
ėshtė ilahia qė po i kėndohet
Sheh Iljazit dhe Sheh Bakisė?
Nėpėr zemrat e dervishlinjėve
po pėrvlon e madhja dashuri,
ashku i pleqėve dhe i tė rinjėve
n'damarė t'gjakut paska hyrė.
Nuk ka mė mirė nė kėtė botė
edhe n'atė kur shkojmė n'xhehnet,
se tė thuash zemra ē'tė thotė
mos t'lėkundesh nga rruga e drejtė.
Po kėndojmė pėr Dinin tonė
qė nė shpirt thellė na flenė,
nuk do t'ndalemi gjer natėn vonė
amanetin ta ēojmė nė vend.
N'valle kėrcejnė i madhi e i vog'li
gjaku n'damarė po u gufon,
nuk ėshtė pahire,por ėshtė dogri
ta madhėrojmė Tarikatin tonė.
Qehret e dervishėve janė si nur
me atė ashk qė po kėndojnė,
i madhi jonė,po na jep destur
nga kjo rrugė,kurr mos t'lakojmė.
Krijoni Kontakt